Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 79
  1. #61
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Se pari Nano ka qene vetem per nje vit kryeminister i nje shqiperie "normale" dhe pa tensione e konflikte te brendshme, situate qe ai vete e siguroi. Se dyti Nano ka vizituar deprpartamentin e shtetit vazhdimisht dhe ka takuar pa perjashtim te gjithe sekretaret e shtetit amerikan qe nga 97.

    Se treti Nano eshte i vetmi kryeminister qe me politiken e tij te jashtme ka bere qe shteti amerikan te shpalose respektin dhe vleresimin me te madh per miqesine me shtetin shqiptar dhe qe vete sekretari i shtetit amerikan te vizitoje Tiranen per te vleresuar dhe cmuar kete miqesi. Ne gjuhen e politikes respektin ta paguan ai qe te viziton.

    Berisha nuk kishte asnje rol nderhyrjen e amerikes qe ndodhi 6 vjet me pas. Por edhe sikur ai te kishte marre nje garanci te tille, reagimi i tij ishte lejimi i kontrabandes me te fuqishme me ate shtet qe vetem 5 vjet me vone do vriste mijera shqiptare. Per informacion cdo dite shqiperia transportonte 10 mije tone nafte te perpunuar ne Serbi, sasi e mjaftueshme per nevojat e 5 milione banoreve.
    E sa per angazhimin e Nanos ne ate konflikt te kujtoj se ishte vete Thaci qe deklaroi ne mes te New Yorkut se pa Nanon nuk do kishte lufte ne Kosove. Cdo perpjekje diplomatike pro-UCK, mbeshtetje me inteligjence, rekrutim mercenaresh, trainim, dhe akomodim te UCK ne shqiperi e koordinoi Nano.

    Ne listen e amerikes per vende qe perkrahin terrorin ne kohen qe ne u angazhuam ne kete organizate ishte Siria, Jemeni, Libani, Iraku, Afganistani, Irani, Sudani etj etj.
    Gjermania, Franca, Italia etj etj nga te cilat keta terroriste kryejne aktivitetin e tyre jane shoqeri te hapura dhe qe nuk i mbeshtesin apo i pranojne keto aktivitete. Ndryshimi ia ben muuu.

    Ne tetor te 96 votuan 34% me pak shqiptare se ne Maj te 96. Ne kete periudhe firmat ishin ne kulmin e tyre dhe pasi u vertetua se keto firma do vazhdojne te ekzistojne nqs pushteti i Sales qendron sigurisht qe askusht nuk deshte te lozte bixhoz me milionat e kursyera ne llogarite e firmave.

    Ja disa pjese te raportit te departamentit te shtetit ne 96-97.

    We urge the Albanian authorities to respect the right of their citizens to demonstrate peacefully. We are deeply troubled by reports of beatings and other acts of intimidation directed against persons identified with the opposition and against representatives of the media.
    Our recently issued Human Rights Report expressed our concern over the political path followed by the Government of Albania during 1996. We hope that, as Albania seeks to emerge from its present crisis, it will recommit itself to basic principles of democracy, human rights, and the rule of law.

    We have urged the President and Government of Albania and all political leaders to work together to address the current crisis. We regret that today, under these difficult circumstances, the Parliament went forward with the reelection of President Berisha. This step is likely to increase polarization, rather than facilitate a solution.
    We are also concerned that the state of emergency declared by the Parliament is being used to stifle legitimate free expression. We strongly regret the introduction of censorship. While the Government has the right and responsibility to undertake measures to prevent anarchy, such powers should not be used as an excuse for repressing legitimate dissent. "

    Politika e jashtme shqiptare sot eshte me e fokusuar se kurre ne drejtimin e duhur. Ajo nuk eshte me nje politike e dyerve te shqyera, ku aspirohej perendimi me antaresime ne arabi, as eshte ajo politike bajraktare qe eleminon cdo aleance strategjike kur mbeshtetja per partine nuk sigurohet. Nano ka arritur te gjeje interesa te perbashketa me ameriken dhe kjo e ben ate teper te suksesshem ne mardheniet me kete shtet dhe ne politiken e jashtme. Ndryshe pra nga Berisha qe aleancat i bazonte ne ideal dhe qe kure nuk i "dha" gje mbrapsh amerikes, Nano jo vetem e provoi veten nje partner besnik dhe teper frutdhenes por mbi te gjitha ai u afirmua si nje individ progresist dhe politkan teper i frytshem ne keto mardhenie kur ai pikerisht mbeshtet dhe pajtohet pa kushte me ate cka amerikes i pelqen me shume se gjithcka tjeter, interesit i saj. Nano diti ta veje interesin amerikan ne interes te shqiptareve dhe deri tashme mardheniet e tij me ameiken vetem kane pare ngritje te vazhdueshme.
    Por Nano ruan mardhenie teper te mira dhe korrekte edhe me partnere strategjike si Italia, ku Berluskoni gjithashtu aleat besnik i amerikes edhe pse i djathte, e konsideron Nanon tashme si mik personal.

    Per fat te keq ai ka harruar te vizitoje Buharane qe Sala i ra kryq e terthor.

  2. #62
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Zoti i leshte, na ngjalle kujtime te hidhura me ate raportin e state department, po mos u merzit se prite kur te dali albi me nanje gazete apo orku me cifte. Ka dhe brar ktu so, te uroj good luck me replikat. Dhe mos u lodh me i bind njerzit me arsye se mka dale goja mrapa veshit po kot e ke, rrezik jane ne payroll.

    Edhe nje gje, me ka mare malli per te pare dhe njehere seancen kur u rizgjodh Sala president. Sa turp, a e mani men si shpertheu salla, deputete, te ftuar ne llozhe, simpatizante te selia PD qe degjonin me artoporllante te shperthenin ne duartrokitje te zjarrta, tamam si delegatet sy patembur qe durtrokisnin arritjet e partise dhe realizimin e planit 5 vjecar me sukses ne kongrese.

    Anyway, dua te them se je pak jo realist ne analizat qe i ben nanos. Nuk mund te krahasosh nanon me salen pasi sala ishte anormal, ndersa nano eshte nje figure qe eshte zhvilluar dhe ndryshuar duke ju pershtatur kushteve, dhe mund te themi se ka arritur dicka ne kuptimin e drejtimit te shtetit dhe implementimin e institucioneve te demokracise.

    Megjithate, ai ka treguar se kur vjen puna ke luftimi i korrupsionit dhe krimit te organizuar, ka treguar qe eshte i kompromentuar. Ndoshta ketu ndikon dhe e kaluara e pasur e tij me figura si Gaz Demi e te tjere. Tani, sic ka qene Al Kapone ne amerike, jane dhe miratexhikes e demat ne shqiperi, dhe ne po kalojme nepermjet ate faze, megjithate koha ka ndryshuar dhe nuk i takon nanos te vashdoje qe me njeren dore tye denoncoje korrupsionin dhe doren tjeter ta mbaje te qypi i bashibozukve e trafikanteve. Nano po e tregon se ska forca te shkeputet, ndoshta eshte shume i perlyer, anyway ska rendesi, puna eshte se ne po jetojme nje moment kyc dhe nese arrijme ta kapim momentumin sic thone inglezat, mund ti fitojme 8 vitet e humbura me merhumin e humit.

    Tani, amerika, per interesat e saj strategjike, plus dhe si mirenjohje per qendrimin e shqiperise ne krizat e fundit do mundohet te na kreditojne qe te rrisim ekonomine tone dhe pozicionin ne rajon, por kur te perballohen me praktikat korruptive bashibozuke, deri diku kriminale te administrates shqiptare plus nai informacion per pagesa nen dore per ket apo ate ton heroine nga durresi, do merziten deri ne ate pike sa te thone lerini kafshet te hane veten se sbehen njerez, edhe up ne prap ne lufte me mullaret duke i gjujt henes me kallash.

    Anyway, ktu s'eshte vec faji i nanos, ktu ka faj popullata qe vashdon te idolizoje te fortin, ti japi kredit atij qe eshte ikorruptuar duke e quajtur te zote dhe me e keqja, te vashdojete votoje bardhe e zi duke e mbajtur veten ne nje cikel te mbyllur qe veshtire se do dali.

    Tani ndryshojme ne gje duke u shprehur te forumi, veshtire, megjithate te pakten nga ana intelektuale te shprehemi drejt per hir te vertetes, edhe se na prodhon apo analizon truri pak me shume se atyre qe i gjithe aktiviteti mendor u perfshihet ne nje fjali te vetme.

    So ky ishte mendimi im.

    Pershendetje, sn0mi

  3. #63
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Degjo shoku lesh

    Ti nuk meriton debatin sepse je nje mashtrues i rendomte !!!!!


    Mashtrimi nr 1


    Thua se nga Shqiperia futeshin ne Serbi 10 mije ton nafte ne dite.

    Neper rruget e Shqiperise nuk mund te kalojne dot bote me te medha se 10 ton . Atehere 10 000 : 10 = 1000

    Po e zeme se asnje bot nuk c'doganohej, vetem vula ne pasaporten e shoferit apo pritja e radhes per te kaluar shkon te pakten 10 min ne cdo pike kalimi te kufirirt.

    Atehere 1000 bote x 10 min = 10 000 min : 60 = 166 ore : 5 pika doganore (bllata,thana,kapshtica,kakavija dhe Durresi) = 33 ore

    Pra per te qene e vertete genjeshtra jote duhet qe jo vetem 5 doganat te punojne nonstop vetem me maune dhe me asgje tjeter por duhet edhe qe dita te kete 33 ore .


    Mashtrimi nr 2


    Pjesmarrja ne zgjedhjet lokale te tetorit ka qene 70% te cilit po ti shtojme 34% = 104% ..... hahahah avash shoku lesh se e ke shqyer thesin.


    Mashtrimi nr 3

    The qe 90% e vendeve te KI figurojne ne listen amerikane te terrorit dhe pastaj solle Sirine, Jemenin, Libanin, Irakun, Afganistanin, Iranin, Sudanin qe me llogarine time bejne 7 vende.

    KI ka me shume se 50 vende atehere me cfare matematike 7 perben 90% te 50 ?????


    Prandaj shoku lesh keto rrenat nese i shpik vete mendoji me mire nese ti thone te tjeret perpunoji njehere vete se ku i dihet mbase nuk je leshezuar komplet. Sidoqofte jam kurioz ta di genjen per pasionin e diskutimit apo vertet i beson ato qe thua ??


    Nese ti ben fajtor per ate kontrabande shtetin atehere fare bukur kushdo mund te thote qe per shkak te trafikut te droges dhjetra kg te se ciles kapen cdo jave nga policia italiane me prejardhje portet shqiptare.... nano mund te quhet pa problem pablo escobar...... megjithese padrino sic e therrasin te vetet tingellon me mire.

    Thaci deklaron edhe qe Kosoven e ka cliruar ai vete dhe sa per ato qe thote per nanon te cilit ia anulloi ftesen ne kongresin e partise se tij nuk me vjen shume cudi sepse qeveria e partise se nanos ishte e vetmja ne bote qe e njohu si kryeminister, por se sa ka akomoduar, ndihmuar, armatosur apo rekrutuar fatos nano shko se ta thote gaz demi se ne ate periudhe tosi gdhihej dhe ngrysej tek Lady Diana me kryetrafikantin e droges ne fjale qe e kishte emeruar edhe shef te sherbimeve qeveritare..... i zhveshur nga cdo funksion partiak apo shteteror.

    Ky njeri perpara luftes ka qene kunder nderhyrjes ushtarake amerikane, kerkonte beogradin si kryeqytet per kosoven si dhe cilesonte uck organizate kriminale ...... perfundimi .... shtylle kurrizore e uck .... hahahahah

    Kuptohet qe ato qe ti i atribon nanos jane thjesht mashtrime dhe genjeshtra sepse nuk je i zoti te japesh qofte edhe nje fakt te vetem per ti mbeshtetur.

    Deri dje nuk e dije se cfare ishte viza e kuqe ndersa sot percakton
    rolet per te...... :-)

    Thua qe nano ka takuar te gjithe sekretaret e shtetit nga 97 ne fakt vetem dy jane dhe ai qe ka takuar realisht eshte Powell sepse Albright shume shume mund ti kete dhene doren me ndonje cep ceremonie nderkombetare pasi takim me te nuk ka pasur kurre.

    Sigurisht qe vizita e Powellit ishte respekt por qe jo domosdoshemrisht duhet perkthyer si respekt per Nanon sepse fjala vjen edhe Bejkeri erdhi kur ne pushtet ishte Ramiz Alia por nuk besoj se mendon se erdhi per te nderuar ate. Prandaj ne gjuhen diplomatike respekti te behet atehere kur eshte reciprok dmth kur pritesh me nderime si i ftuar nga homologu yt <> ne rastin konkret Bushi pasi Nano eshte perfaqesues i mazhorances. Por sikunder ta thashe ai ka qene tre here kryeminister 12 vjet shef opozite dhe mazhorance dhe pervec athines dhe romes nuk ka zhvilluar asnje vizite zyrtare tjeter ne perendim ..... cilido drejtues tjeter shteti i pas 92 eshte pritur me shume se nano ..... nuk besoj se ka nevoje per koment tjeter.

    Ato raportet qe ke nxjerre aty jane te para 6 vjeteve dhe stonojne jo pak me nje takim te vitit 03.


    Sidoqofte nuk ben keq te sjellesh edhe raportin pas vrasjes se Azem Hajdarit kur kryeministri ia mbathi ne maqedoni, raportin per vjedhjen e votave ne 01, edhe deklarat per trafikun e qenieve njerezore apo te droges, edhe deklaratat e kreut te komisionit te jashtem ne kongres per nje qeveri komuniste, them silli sepse jane me te fresketa.

    Me vjen realisht sh mire qe berluskoni e ka anashkaluar kohen kur nga Tirana zyrtare leshoheshin deklarata se ne rast vizite nuk do ta priste askush.

    Nano nuk shkon ne buhara por ne sharm el sheikh qe nuk eshte shume larg nga buharaja, flitet e njejta gjuhe, i njejti popull por ndryshojne cmimet ..... ne sharm el sheikh shkoje miliarderet e naftes te modes apo te industrise... tani kane filluar te shkojne edhe ata te droges.


    P.S Kam vetem nje lutje kur te mashtrosh kerko ndihme .

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Leshator, ti ke te drejte ne 70% te atyre qe thua, por mos u merr me kta qypat e forumit qe mbajne foton e xhaxhi Sales tek muri ashtu sic mbanin foton e Enverit dikur. Ketyre ju ka bo Sala magji, e kush e di ca i ka bo tjeter... Une kom heq dor qyshkur nga replikat se nuk han kta pyk fare. Sidoqofte, per ceshtjen e gjykates evropiane nuk jam dakord me ty. Nuk besoj qe Evropa eshte inferiore kundrejt ameikes ne asnje aspekt. Amerika eshte shtet i ri, jabanxhi si i thone, kurse Evropa eshte djepi i se drejtes, qysh nga koha e te drejtes romake. Amrika kerkon te imponoje vullnetin e saj si shteti me i fuqishem ne bote tani per
    tani, por kjo sdo te thote se ka te drejte. Une per vete isha pro
    firmes per mosgjykimin e shtetasve amerikane te kapur ne shqiperi jo sepse me duket e drejte, perkundrazi nese do ishim shtet me ***** qe sja ka nevojen te fortit do i tregoja deren amerikes, por ne gjendjen e mjeruar ku jemi tani sna ngelet vecse ti bejme qefin me te fortit e te fitojme avantazhe qofte edhe nese ajo qe bejme diktohet nga perfitime gjeopolitike.

  5. #65
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Orku

    Mosha jote duhet te jete teper e papershtatshme per te bere qe ti te hiqesh si kopetent ne shume gjera. Nje autobot nafte eshte mesatarisht 32 tonesh. Gjate asaj periudhe vetem ne Gjirokaster jane blere 48 autobote jo 32 por 40 tonesh per te cilet une mund te te them edhe emrat e pronareve. Qe nga Shkodra e deri ne Bajze rruge ne te cilen ka shume pak trafik, jane hapur mbi 30 pika karburanti me shume se ckishte gjithe Tirana. Une per kete me ty nuk do zihem me e lagu s'e lagu, pasi ti kerkon te me sheshes dengla per ate realitet qe une e kam prekur me dore. Nqs te ka dale nga mendja apo nqs nuk e di fare, te kujtoj se ndermarrja 'Shqiponja" e PD binte cdo jave nga nje vapor me nafte ne ate kohe ne Durres, qe e transportonte jo me autobote por me tren (emrin e trenistit duhet ta gjesh vete). Me keto para u sponsorizua edhe fushata 2 milione dollareshe e Saliut per referendumin e kushtetutes, shifer te cilen vete PD e konfirmoi.

    Per te tjerat une nuk po komentoj se menyra e debatit tend eshte e tille qe ofendon dhe inteligjencen e bufit.


    Snomi une personalisht e shikoj politiken e jashtme te Nanos si optimale, dmth me e mira e mundshme per shqiperine. Eshte e pa vend dhe e genjeshtert te pretendosh se Nano apo kushdo tjeter mund te beje nje pune shume here me te mire ne luftimin e korrupsionit. Mos harro se Nano erdhi ne pushtet ne nje komb qe skishte asnje polic ne rruge dhe qe korrupsionin e kishin kthyer ne tradite dhe ne te vetmen menyre jetese.

    Amerika e di shume mire se lufta kunder korrupsionit ka limitet e veta dhe se kete lufte e djathta shqiptare eshte totalisht e paafte ta fitoje, sepse ishte pikerisht e djathta ne shqiperi gjate pushtetit te se ciles korrupsioni lindi, u zgjerua dhe u konsolidua si fenomen. Cfare i pelqen amerikes nga Nano per mendimin tim eshte fakti se Nano megjithese ne mes te korrupsionit ka arritur te themeloje dhe te ndertoje nje shtet mjaft solid dhe te qendrueshem, dhe nje shoqeri teper liberale dhe me shume pak konflikte te brendshme. E gjithe kjo ne nje kohe kur vetem 5 vjet me pare shqiperia ziente nga prishja e ekuilibrit dhe konfliktet e brendshme qe e cuan ne prag te luftes civile. Ky quhet civilizim dhe amerika ne fund te fundit ka deshire te jape e te marre me kombe te civilizuara dhe jo me kombe qe katandisen si ne ne 1997. Amerika e pelqen Nanon se Nano kerkon te gjeje qellime dhe synime te perbashketa me ameriken, si dhe te perputhi interesat tona me te. Se Nano nuk eshte politikan me karakter hakmarres dhe bajraktaro-mesjetar te cilin sot e ke mik neser e ke armik. Nano gjen veten tek parimet e interesit amerikan per progres, perparim dhe begati duke u solidarizuar me me te fortin dhe me te fuqishmin, duke injoruar moralet boshe dhe duke aplikuar nje politike e diplomaci sa dinake aq edhe te mencur e cila i sherben ne fund te fundit interesit tone si komb. Pra tek mbeshtetja e Nanos Amerika ka gjetur VLERA reale.

    Nano e ka bere kete dhe ja pse kritiket e tij jane kaq bosh dhe varfanjak kur kritikojne Nanon se cfare apo si ka qene opinioni i tij politik per kete apo ate ceshtje 5 vjet me pare. Forca e Nanos qendron tek fleksibiliteti i tij. Ai e dredh si ta doje e mira dhe ky ne fund te fundit eshte morali i politikes amerikane gjithashtu.

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    Nano e ka bere kete dhe ja pse kritiket e tij jane kaq bosh dhe varfanjak kur kritikojne Nanon se cfare apo si ka qene opinioni i tij politik per kete apo ate ceshtje 5 vjet me pare. Forca e Nanos qendron tek fleksibiliteti i tij. Ai e dredh si ta doje e mira dhe ky ne fund te fundit eshte morali i politikes amerikane gjithashtu.
    Ata qe e dredhin leshator, e kane emrin prostituta. Ti mbase je shume i zgjuar qe te gjesh vlera edhe tek prostituta. Amerikanet i perdorin prostitutat per aq kohe sa u duhen, dhe i flakin ne rruge sic bene ne 1998, me ish drejtorin e institutit te mesimeve maksiste leliniste te Tiranes, shokun e nderuar Nano.

    Njerez si Nano jane te skeduar ne Washington si njerez te padeshiruar, pasi amerikanet edhe pse jane popull tolerant, e kane tolerancen zero per komunizmin dhe komunistet e kallepit Nano.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #67
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ata qe e dredhin quhen politikane, kurse ata qe e mbajne drejte quhen murgjer. Poltika eshte menyra me standarte per ti sherbyer sot interesit si personal ashtu edhe kolektiv apo kombetar. Ky interes ne shume raste varion dhe ndryshon sipas situates, po keshtu duhet te beje edhe politika.

    Keto ne thelb jane rregullat e mbijeteses dhe te perparimit qe vlejne per cdo sistem jete mbi kete rruzull.
    Vete politika amerikane ne esence eshte dridhe sa te mundesh. Historia e saj eshte e mbushur plot e perplot me shembuj kompromisesh dhe marveshjesh te fshehta kunder moralit qe i prezantohej publikut. Vete politika si koncept eshte hipokrite dhe e paskrupullt ndryshe do ishte jo-rezultative. Politikanet e suksesshme nuk jane kuaj karroce qe dine te ecin vetem ne nje drejtim, por dhelpra finoke qe dine te bejne kompromise, te tolerojne dhe te bashkjetojne edhe me kundershtarin me te keq. Keto jane normat e politikes moderne te shekullit qe kaloi dhe te ketij shekulli qe po jetojme. Vete aplikimi i kesaj politike quhet CIVILIZIM.

    Le te falenderojme zotin pra qe kete here kemi mbajtur ne pushtet nje individ qe di ta luaje sic e kerkon interesi pro-paqe dhe pro-stabilitet i brendshem, kaq te pelqyeshem nga amerika, dhe qe akoma s'kemi rene ne doren bajraktaro mesjetare te se djathtes qe akoma politiken e ben me moton hakmarrese "Gjaku lahet me gjak" sic beri dikur deri sa na katandisi ne prag te luftes civile.

    Amerikanet pra kane olerance zero jo per komunizmin por per ate ideologji apo subjekt qe i kercenon interesin. Deri sa komunizmi perfaqesonte nje kercenim te tille ata nuk e toleruan edhe duke shkelur vete normat dhe principet baze (vete kushtetuten e tyre) mbi te cilat eshte ngritur madheshtia e ketij kombi. Tashme te qenit komunist nuk has asnje rezistence nga askush ne amerike, bile 9 kandidate nga 12 ne listen e kandidateve per president ne zgjedhjet e fundit ishin socialiste, komuniste apo te se majtes ekstreme. Amerika pra nuk i idealizon qellimet e saj sic ben ti. Per aq kohe sa asaj i kercenohet interesi ajo do luftoje kete kercenim edhe sikur ky ti vije nga nje komunitet engjejsh. Ja pse anti-Nanot sot shpalosin nje natyre me karakter shume te afert me komunizmin pasi jane ne fund te fundit idealiste. Kurse Nano ne te kunderten eshte kapitalist tipik, i paskrupullt, hileqar, dredharak dhe teper i fokusuar tek interesi.


    P.S.
    Per dijenine tende Nano ka takuar pa perjashtim te gjithe sekretaret e shtetit qe nga 97 e ketej, bile dha edhe nje seminar ne Harvard per politiken ne Ballkan. New York Times dhe Wall Street Journal e kane vleresuar disa here si nje lider teper konstruktiv dhe pasionant te amerikes. Ambasadoret amerikane ne shqiperi e kane pasur zyren e Nanos si zyren e tyre te dyte. Pra asnjelloj refuzimi nuk ka hasur Nano nga Amerika deri me sot. Sigurisht amerika nuk mund te beje nje mbeshtetje te hapur ndaj tij pasi ajo perpiqet te jete asnjeanese per sa i perket politikes se brendshme ne shqiperi, por deri me sot mardheniet Nano(PS)- Amerike kane qene teper intensive, korrekte dhe te rregullta. Amerika kurre nuk e ka konsideruar PS si parti komuniste dhe per ironi ambasadoret amerikane disa here jane akuzuar nga shtypi i PD si "komuniste" per bashkpunimin me PS.

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    MISTERI I ANEKSIMIT TE NANOS

    Nga Gavrosh Levonja

    Ndryshimet ne protokollin e vizites se sekretarit amerikan te Shtetit, Kolin Pauell, si pasoje e te cilave ra ne sy njefare menjanimi i Nanos nga roli i pretenduar i protagonistit, del se kane qene nje manover e kujdesshme e pales amerikane, ne menyre qe Kryeministri i Shqiperise te mos e shfrytezonte viziten e Pauellit per te fituar kapital politik.

    Ky eshte konkluzioni i vetem qe mund te nxirret, neqoftese lexon artikullin "Vizita e Paullit ngjall rivalitetet ne Ballkan", botuar te henen ne "Eashington Post". Ne shkrimin ne fjale, qe mban firmen e Al Kamenit, nder te tjera thuhet se xhelozite fillonin qe kur gazetaret maqedone dhe kroate e pyesnin Pauellin se cila ishte arsyeja qe kishte zgjedhur Shqiperine si vend per te nenshkruar "Karten e Adriatikut". Por, sipas "Eashington Postit", te keqen me te madhe do ta vuanin shqiptaret. Kjo sepse vizita e sekretarit te Departamentit te Shtetit acaroi edhe nje here marredheniet e lidereve kryesore te vendit, duke ndezur konfliktet dhe xhelozite. Sipas mediave shqiptare, ata u vune ne gare per te perfituar sa me shume nga vizita e Pauellit ne Tirane. Sipas "Eashington Postit", Kryeministri Fatos Nano, beri te gjitha perpjekjet qe gjate oreve te qendrimit te sekretarit amerikan te Shtetit ne Tirane, te "eklipsonte" Presidentin Alfred Moisiu dhe ministrin e Jashtem, Ilir Meta. Ai qe para vizites filloi te manipulonte qe te ishte interlokutori i vetem i tij. Nano arriti deri aty, sa kerkoi qe edhe Kart-n e Adriatikut ta nenshkruante ai dhe jo ministri i Jashtem, Ilir Meta. Ne fund artikulli mbyllet me frazen se "...ndersa ne Shtetet e Bashkuara qendrimi i Pauellit ne Tirane nuk u pasqyrua fare nga mediat, per shqiptaret ajo vizite disaoreshe nuk do te harrohet shpejt..."

    Sic shihet, aktiviteti i Kryeministrit Fatos Nano per te fituar kapital politik nga vizita kateroreshe e Kolin Pauellit ne Tirane, nuk kishte kaluar pa rene ne sy te amerikaneve, te cilet nuk mund te lejonin qe nje nga kokat drejtuese te superfuqise boterore te perdorej si nje instrument per te kontribuar ne karrieren politike te nje politikani si Fatos Nano. Tashme perfaqesuesit diplomatike amerikane ne Tirane, si dhe ata qe merren me Shqiperine e Ballkanin ne State Department, jane familjarizuar me lojerat e politikaneve shqiptare, te cilet edhe letrat e telegramet e urimit, te ardhura nga pertej oqeanit mundohen t'i shfrytezojne duke u dhene publicitet, ndonese zakonisht telegrame e letra te tilla, te cilat jane standarde per gjithe shtetaret e globit, perpilohen dhe dergohen nga kompjuterat ne institucionet perkatese. Meqe ra fjala, ditet e fundit, mediat prane Nanos publikuan ne faqet e para tituj te tille si: "Berluskoni merr Nanon per te pare Milanin", pa vene ne dukje se me Kryeministrin italian ne stadiumin "Meazza" ishin gjithe pjesemarresit e aktivitetit politik te zhvilluar ne Itali. Aq me teper do te ishte e patolerueshme qe amerikanet te beheshin pre e lojerave te Nanos, po te kihet parasysh se, se shpejti ne Shqiperi do te zhvillohen zgjedhjet lokale dhe kongresi i Partise Socialiste, ku eshte ne loje dhe e ardhmja politike e Fatos Nanos. Keshtu, dhe "proamerikanizmi" i shfrenuar i tij, mbeshtetja per luften ne Irak dhe marreveshja per mosdorezimin e shtetasve amerikane ne gjykatat nderkombetare, nuk jane pare pa njefare dyshimi, ndonese amerikanet, te interesuar per zgjerimin e koalicionit "antiSadam" e inkurajuan ate. Per me teper, qe diku, ne Uashington jane te arkivuara deklaratat e dikurshme antiamerikane te Kryeministyrit shqiptar, duke filluar qe nga marreveshja e vitit 1993, me te ndjerin Andrea Papandreu, per "Nje Ballkan pa Ameriken".

    Si perfundim, i perjashtuar ne momentin e fundit nga protokolli i dekorimit te Kolin Pauellit ne Presidence, si pasoje e shetitjes se ketij ne shoqerine e ministrit te Jashtem, Ilir Meta, apo improvizimi i takimit joprotokollar me liderin e opozites, Berisha, aksionet e Nanos ne bursen politike pesuan nje renie te konsiderueshme. Dhe, duke pasur parasysh proamerikanizmin ne mase te shqiptareve dhe sensibilitetin e tyre edhe ndaj reagimeve deri dhe banale te zyrtareve amerikane, mendja ta do qe karriera politike e Fatos Nanos te jete nje rruge e mundimshme. Kjo eshte dhe arsyeja qe Nano tashme eshte me i interesuari qe kater oret e qendrimit te shefit te State Departmentit ne Tirane te harrohen sa me shpejt.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,321
    Postimet nė Bllog
    22
    Leshator, kur ti flet per "politike" apo "maredheniet shqiperi-amerike" mua me duket se po lexoj ZP apo ndonje Erion Brace.

    Edhe Gavrosh Levonja e ka kuptuar edhe pse pak me vone qendrimin amerikan ne viziten e fundit, por leshatori nga amerika, aha. E ke zgjedhur tamam te goditur emrin qe mban.

    Mos u shqeteso, ndryshe nga Orku, Albo nuk e harxhon fjalen me njerez qe nuk dine asgje dhe hiqen sikur dine gjithcka. Vazhdo te gjesh inspirim tek figura e Fatos Nano, pasi se shpejti Nanon do ta braktisin te gjithe me keq se cfare e kane braktisur, dhe do te kete nevoje edhe per mbeshtetjen tende.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Amnesty International: 'Jo' ratifikimit tė paktit me SHBA


    TIRANE (16 Maj) - Amnesty International i ka kėrkuar Shqipėrisė qė tė mos i pėrulet presioneve dhe tė refuzojė cdo lloj marrėveshje pėr Gjykatėn Penale Ndėrkombetare, qė pėrjashton tė akuzuarit nga ndėshkimi. Mė 2 maj, qeveria Shqiptare nėnėshkroi njė marrėveshje dypalėshe me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku u ra dakord qė asnjė shtetas amerikan qė akuzohet nga kjo Gjykatė tė mos ekstradohej pa marrė mė parė konfirmimin e SHBA. 'Amnesty International' i ka kėrkuar parlamentit shqiptar qė tė mos e ratifikojė marrėveshjen. "Askush, pavarėsisht kombėsisė nuk duhet t'i shpėtojė ndėshkimit pėr krimet qė konsiderohen mė tė kėqijat ndaj njerėzimit" , thotė Amnesty International. "Kėto marrėveshje janė tė jashtėligjshme, pėrderisa shkelin detyrimet qė ēdo shtet ka, pėr tė siguruar se njerėzit pėrgjegjės pėr krimet e renda sipas ligjit dėrkombėtar, tė dalin para drejtėsisė", thuhet mė tej. "SHBA po kėrkon qė ēdo person i akuzuar pėr krime tė rėnda duhet tė kthehet nė atdhe pa ndėshkimin e merituar dhe duke pėrfituar lehtėsira nga gjykata vendase", thuhet nė kėtė deklaratė. dxh/anjo (BalkanWeb)

    ----------------------
    ---------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  3. Hillary Clinton emėrohet Sekretare e Shtetit Amerikan
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 18:19
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Sekretari i mbrojtjes amerikane viziton Tiranen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 09:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •