Ja dhe ajo qe une quajta "kthjellim i Nanos" me lart. Te njejten dite qe qeveria Nano rimiraton mareveshjen Nano-Powell, te njejten dite Nano u ben thirrje te tijeve qe te japin me shume rezultate ne luften kunder krimit te organizuar. Bile Nano dje "uronte" edhe Berishen per anetaresimin si vezhgues ne nje grupim politik te se djathtes europiane.
Nano: Forconi luftėn ndaj trafiqeve
TIRANĖ-Kryeministri Fatos Nano i kėrkon drejtuesve kryesorė tė institucioneve nė forcimin e luftės kundėr trafiqeve tė paligjshme dhe krimit tė organizuar, duke kėrkuar arrestimin e grupeve kriminale. Kryeministri Fatos Nano mbrėmė zhvilloi njė takim me drejtuesit e institucioneve tė angazhuar drejtpėrdrejt nė luftėn kundėr krimit dhe trafiqeve, nė kuadėr tė Memorandumit tė Bashkėpunimit tė firmosur mes Kryeministrit dhe drejtuesve tė tyre. Nė kėtė takim merrnin pjesė ministri i Rendit Publik, Luan Rama, prokurori i pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, drejtori i SHISH-it, Kujtim Hysenaj, drejtori i pėrgjithshėm i Policisė, Bajram Ibraj dhe shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, Pėllumb Qazimi. Nė kėtė takim kryeministri Nano pas shkėmbimit tė informacionit me autoritetet e institucioneve kryesore tė pėrfshirė nė aksionin e gjėrė tė luftės kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve tė tė gjitha llojeve u shpreh pėr intensifikim tė bashkėpunimit dhe tė bashkėveprimit midis kėtyre institucioneve nė pėrmbushjen e detyrimeve pėr luftė pa kompromis kundėr krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale. Kryeministri nė veēanti vuri theksin nė hartimin e njė planveprimi tė azhornuar dhe tė detajuar brenda javės sė ardhshme, i cili do tė pėrfshijė, jo vetėm tė drejtat dhe detyrat e kėtyre institucioneve, por edhe nevojat financiare tė tyre nė plotėsimin e detyrave tė ngarkuara, qė nga marrja e informacionit deri te goditja e elementėve dhe grupeve tė pėrfshira nė kėto trafiqe ilegale. Njė vėmendje tė veēantė, kryeministri i ka kushtuar pėrpjekjeve tė kėtyre institucioneve pėr tė dokumentuar dhe plotėsuar kėrkesat ligjore nė marrjen dhe fiksimin e provave tė nevojshme pėr dėnimin e merituar dhe ligjor nga drejtesia, tė kėtyre elementėve dhe grupeve kriminale. Nė kėtė takim u vendos krijimi i njė grupi tė pėrbashkėt koordinimi pranė Ministrisė sė Rendit, i cili do tė pėrbėhet nga specialistė dhe ekspertė tė fushes nga institucionet e sipėrpėrmendura. Ky grup koordinimi do tė bėjė tė mundur pėrpunimin me shpejtėsi tė informacioneve dhe pėrcaktimin e strategjisė dhe veprimeve operacionale pėr goditjen nė kohė tė krimit dhe trafiqeve.
B.Hoti
Krijoni Kontakt