Banka Boterore leshon kritikat e rradhes mbi qeverine shiptare. Orsalia Kalanxopulos, drejtoreshe ne Banken Boterore per rajonin e Ballkanit: "Shqiperia deshiron te jete pjese e Europes, por pa ditur menyren se si". Ceshtjet qe duhen te zgjidhen dhe ku do te fokusohen kerkesat e bankes ne takimet e ardhshme
"Shqiperia deshiron te jete pjese e Evropes, por si do te arrihet kjo? Ku do te gjenden burimet e rritjes? Si do te zhduken pabarazite qe ekzistojne? Si te gjendet mundesia per ta mbajtur rinine ne vend, qe te ajo mos migroje?", keto jane pyetjet qe ka parashtruar ndaj autoriteteve shqiptare, ne nje interviste te dhene per "Zerin e Amerikes", drejtoresha rajonale ne Banken Boterore, fill pas nje vizite ne Shqiperi. Ajo eshte shprehur se, gjate muajve te ardhshem do te diskutohet pikerisht per zgjidhjen e ketyre ceshtjeve me autoritetet shqiptare. "Te gjitha ato ndertesa pa leje, ne cdo pjese te vendit, jane shprehje e qarte e mungeses se kontrollit nga ana e shtetit, pra qe gjerat behen mbi bazen e meritokracise, pra mbi bazen e favoreve", eshte shprehur ajo. Gjate diskutimit te programeve te ndryshme qe ka ne Shqiperi, zyrtarja e BB kerkon qe udheheqesit shqiptare te kene nje vizion te qarte per vendin dhe si e shikojne ata Shqiperine pas 10-20 vjetesh.
Zonja Kalanxopulos, fillimisht, me lejoni t'ju uroj per detyren qe keni filluar kohet e fundit si drejtoreshe dhe bashkerenduese rajonale per Evropen Juglindore dhe rajonin e Azise Qendrore. Kohet e fundit ju ishin ne Shqiperi, cilat jane pershtypjet e para te vizites suaj atje, e kam fjalen per ecurine e tranzicionit, krahasuar me vende tjera ne tranzicion?
Kjo ishte vizita ime e pare ne Shqiperi, megjithate mund te them se kjo nuk ishte vizita ime e pare ne Shqiperi, per arsye se une jam greke dhe ngjashmeria midis dy vendeve eshte e madhe. Shqiperia eshte nje vend qe ka ecur shume perpara gjate 10 vjeteve te fundit. Te ardhurat jane katerfishuar, nga 300 ne 1.200 dollare per fryme. Kjo per ne ekonomistet qe merremi me vendet ne zhvillim, eshte nje perparim i madh. Por, ndersa shikon kete perparim, shtim te te ardhurave per fryme dhe pakesim te varferise, shume gjera lene per te desheruar dhe kane mbetur prapa. Dhe kjo eshte pjese e zhvillimit. Institucionet vazhdojne te jene te jene te dobeta dhe nevojitet me teper pune per ndertimin e institucioneve qe funksionojne mire. Nga ana tjeter, infrastruktura, natyrisht, vazhdon te kete teper probleme. Une udhetova me makine ne pjesen me te madhe te vendit dhe mund te them se nuk kisha pare nje gjendje te tille te rrugeve qe prej shume vitesh, kur isha ne Afrike, 10-15 vjet me pare. Pra, me te vertete, mbetet nje rruge e gjate per te pershkruar, megjithate, duhet te theksoj se vendi ka bere shume perpara, qe nga koha e ndryshimit te regjimit.
Duke u ndodhur para kufizimeve buxhetare, dhe duke ditur pamundesine e tyre per te siguruar menjehere sherbimet e infrastruktures, qeverite e vendeve te ndryshme ne zhvillim, i kane hapur sektoret e tyre te infrastrukures ndaj investitoreve private. Kjo nuk po ndodh ne Shqiperi. Cfare programi ka banka per privatizimin e infrastruktures ne Shqiperi, kam ketu parasysh sektorin energjetik, qe faktikisht, po pengon zhvillimin e metejshem te Shqiperise?
Ne ne Shqiperi kemi projekte per energjine, per rruget, ujesjellesin, programi i Bankes Boterore ne Shqiperi eshte shume gjitheperfshires, pra ai mbulon pothuajse cdo aspekt te ekonomise. Vetem nje numer i vogel vendesh te botes kane nje program kaq te gjere. Energjia eshte ne qender te programeve tona dhe ato te qeverise dhe pasojat e mungesave ne energji mund te shihen edhe ne nivelin e te ardhurave te vendit. Sektori energjetik mund te privatizohet, por kjo duhet bere me shume kujdes, per arsye se kemi te bejme me shume elemente, qe nga gjenerimi, e deri tek shperndarja e energjise, dhe nese nje nga hallkat e ketij zinxhiri, nuk funksionon sic duhet, i gjithe sistemi shkaterrohet, gje qe ka ndikime te rrezikshme tek mbare ekonomine dhe vendin. Pra, privatizimi eshte pjese e rendit tone te dites ne Shqiperi, por ai duhet bere nje kohen e duhur dhe kur ky sektor te kete arritur ne nje nivel te tille, qe mund te terheqe investitore te huaj. Ndoshta kjo mund te ndodhe ne te ardhmen e afert, sepse sipas mendimit tim, ky sektor po behet gjithnje e me qendrueshem. Nga ana tjeter, duhen gjetur investitore te huaj, te cilet te kene me sasine e nevojshme te parave per te investuar ne kete proces privatizimi, ne menyre qe ky sektor te behet sa me i efektshem. Banka Boterore dhe IFC-ja (Korporata Financiare Nderkombetare) po e ndjekin me shume kujdes kete sektor. Pervec sektorit energjetik, ka edhe sektore te tjere, te cilet mund te privatizohen me me lehtesi, mund te permend ketu sektorin e telekomunikacionit, qe tashme ka hyre ne rrugen e privatizimit, nje tjeter sektor mund te jete ai i ujesjellesit, ai i perpunimit te mbeturinave, por kjo do te varet nga gjendja e tregut, aftesia e investitoreve per te paguar. Dua te shtoj ketu, se edhe rruget mund te ndertohen nga sektori privat.
Banka ka patur ne Shqiperi nje sere projektesh lidhur me reformen administrative dhe ne pergjithesi per reformen insitucionale ne Shqiperi, qe kane te bejne direkt me korrupsionin. A shikoni ndonje rezultat konkret ne zbatimin e ketij programi?
Korrupsioni eshte nje fjale, por do te thoja se ai eshte nje e keqe me shume fytyra nese do ta quaja keshtu. Nuk ka vetem nje menyre te vetme per ta luftuar ate. Banka ka ne Shqiperi programe per menaxhimin e shpenzimeve ne sektorin publik, permiresimin e efikasitetit dhe kontabilitetit te shpenzimeve publike, duke bere vleresimin e kontabilitetit te vendit, duke u siguruar qe ligji i prokurimit te funksionoje sic duhet, qe burimet e sektorit publik te prokurohen sic duhet. Mund te them se ne kete fushe ka disa arritje, por qe ato te jene te qendrueshme dhe per te pare rezultate me baze te gjere, duhet qe institucionet ekzistuese te funksionojne me mire. Duhet te them se edhe per dike, qe e viziton Shqiperine per nje periudhe te shkurter kohe, si edhe une, per nje jave, mund te shohesh shenjat se sistemi i kontrollit nuk funksionin sic duhet. Te gjitha ato ndertesa pa leje, ne cdo pjese te vendit, jane shprehje e qarte e mungeses se kontrollit nga ana e shtetit, pra qe gjerat behen mbi bazen e meritokracise, pra mbi bazen e favoreve. Gjate diskutimit te programeve te ndryshme qe kemi ne Shqiperi, ne kerkojme qe udheheqesit shqiptare te kene nje vizion te qarte per vendin, si e shikojne ata Shqiperine pas 10-20 vjetesh. Shqiperia deshiron te jete pjese e Evropes, por si do ta arrihet kjo, ku do te gjenden burimet e rrritjes, si do te zhduken pabarazite qe ekzistojne, si te gjendet mundesia per ta mbajtur rinine ne vend, qe te ajo mos migroje. Gjate muajve te ardhshem, pikerisht per keto ceshtje duam te bisedojme me udheheqesit shqiptare.
Marre "Zeri i Amerikes"
Krijoni Kontakt