Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 79
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Vizita e Pauell, eshte e rendesise se vecante per Shqiperine,por jo per qeverine Shqiptare.
    Motivet qe shtyjne Nanon per te firmosur cdo marreveshje me Ameriken,pamvaresisht se jane te drejta,ne thelb perkojne me deshiren e zotit Nano qe te firmose cdo marreveshje qe i jep jetegjatesi pushtetit te tij personal.A nuk eshte nje shembull dhe marreveshjet me Berishen.Kujtojme se Nano vone kur u perball me dy rezoluta te Bashkomit Europian qe te hiqte dore nga kokefortesia per tu bere President i vendit,sulmet ne KPD ndaj Metes etj vetem qe te realizonte endren e tij.
    Ai nuk do te ndalet deri sa te mos kete me terren.Fati ende po i buzeqesh per ironi te varferise se shqiptareve.
    Amerikanet kane thene dhe sterthene se nuk mbeshtesin indivitet por strukturat shtetrore.Marredheniet me ameriken do te jene te mira sepse vete shqiptaret shikojne atje mikun dhe aleatin stradegjik.
    tE PRESIM ZHVILLIMET DHE TE VOTOJME KUNDER POLITIKAVE PER PUSHTET PERSONAL QE RRENOJNE SHQIPTARET.
    E pershendes kete vizite te Pauell,dhe kerkoj te informohem per mesazhet qe do te percjell.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #23
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Me kujtohet pritja qe iu be James A. Baker ne shesh...pas kesaj fotoje , e pas komenteve...

    Ne vazhdojme te ngopemi me lugen bosh.
    Po c'rendesi ka...mjafton qe ka optimizem ne rradhet e forumistave.
    Nuk dua te diskutoj gjera qe jane sterthene, po po them thjesht qe Nano me Lirin, le mos te fluturojne me pras ne b*the.
    Amerika nuk do marre nen sqetull nje shtet me udheheqje socialiste.
    Summertime baby!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ne demokraci qeverite jane kalimtare, kete e dijne shume mire amerikanet...

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kollin Povelli dhe Mustaf Nanoelli

    Mustaf Nana mprehi shpaten..
    edhe i her per situaten..

    shekulli shkruan:

    --------

    Ethet Folklorike tė njė vizite tė rėndėsishme

    Nga Mustafa Nano

    Ja disa nga titujt, hamendjet, shqetėsimet, mistifikimet e shtypit e tė mjedisit politik shqiptar gjatė ditėve tė fundit, qė paraprinė vizitėn e Sekretarit tė Shtetit Amerikan, Collin Powell:
    Bashkė me sekretarin amerikan tė shtetit, do tė mbėrrijnė 40 gazetarė. 5 televizione shqiptare do tė transmetojnė “live” e hap pas hapi tė gjithė vizitėn, qė nga hapja e barkut tė avionit nė Rinas, nga ku do tė dalė bujtėsi i nderuar, e deri nė momentin, kur avioni do ta rimarrė po nė barkun e vet. 150 snajpera do tė kontrollojnė situatėn nga lartėsitė e ndėrtesave “strategjike” tė Tiranės, pėrgjatė gjithė rrugės qė do tė pėrbėjė itinerarin kryeqytetas tė Collin Powell-it. Do tė bllokohet telefonia celulare, sepse ka gjasa qė terroristėt ta marrin nė telefon e ta kėrcėnojnė mikun amerikan. 15 islamikė tė dyshuar pėr lidhje me terroristėt antiamerikanė, do tė jenė nėn vėzhgim non stop prej forcave speciale shqiptare e amerikane, pėr tė mos thėnė qė do tė ndalohen, shenjė kjo e interpretueshme nė mėnyrė ekskluzive si njė filoamerikanizėm i pakonkurrueshėm i politikės shqiptare. Marines-at zbarkojnė nė Tiranė pėr tė garantuar jetėn e kryediplomatit tė Washington-it. Pėrgjatė bulevardit qendror tė Tiranės, fare ulėt me tokėn, do tė fluturojnė helikopterė spiunė, ekuipazhi i tė cilėve do tė jetė i gatshėm pėr tė kryer aksione tė emergjencės nė zonėn ku do tė lėvizė Powell-i dhe entourage-i i tij, ndėrsa nė qiell do tė fluturojnė avionė spiunė pėr tė njėjtin qėllim. Makinat do tė ndalen pėr pesė orė, pasi do tė bllokohet trafiku nė tė gjithė Tiranėn.
    Ecim mė tutje: Fatos Nano monopolizon vizitėn. Sherr nė leadership-in shtetėror pėr saktėsimin e detajeve tė vizitės dhe pėr dozimin e arsyeshėm tė takimeve tė njėrit apo tjetrit shqiptar me amerikanin e rėndėsishėm. Fatos Nano fton zemėrgjerėsisht apo nėn trysninė e llogarive tė brendshme – pėr ta zbutur, thonė – kryetarin e PD-sė nė pritjen nė Pallatin e Kongreseve. Ky i fundit do tė ketė rast t’i japė dorėn e t’i thotė nėn sytė e bėrė katėr tė kamerave voyeur-iste shqiptare “How are You Mr. Powell”?, qė nė njė pėrkthim tė lirė nė shqip do tė thotė “tungjatjeta, he burri i dheut”. Sipas alkimistėve mendjehumbur tė shtypit shqiptar, pėr tė cilėt vlera politike e ēdo politikani do tė ecė pėrpjestimisht me distancėn fizike qė do t’i ndajė ata nga pėrfaqėsuesi i shtetit mė tė fuqishėm tė botės, kjo “njatjeta”, sė bashku me ndonjė foto tė rastit, do tė bėjė qė kapitali politik i pėrftuar tė shpėrndahet edhe tek tė tjerė nė kurriz tė kryeministrit Nano, i cili ishte pėrgatitur ta hante i vetėm si njė i babėzitur kėtė tortė diplomatike. Dhe kėshtu me radhė, dokrrat nuk kanė tė mbaruar.
    Eshtė rasti kėtu pėr t’u distancuar vendosmėrisht nga kjo media, nga ky shtyp e nga kjo politikė e budallallepsur, provinciale e folklorike. E ndiej veten – ka me siguri edhe shumė tė tjerė si unė – tė mbuluar me goxha siklet kur mendoj qė jam nė njė farė mėnyre ingranazh i kėsaj makine mediatike e kur mendoj qė jam i pėrfaqėsuar nga kjo politikė e nga kėta politikanė, dhe nė kėtė mes nuk ėshtė se i lejoj vetes tė marr pozėn e njė qytetari sui generis tė kėtij vendi. Ēėshtja ėshtė shumė e thjeshtė: Njė trajtim i tillė folklorik i njė vizite njimend tė rėndėsishme na nxjerr zbuluar nė komplekset e rėnda prej provinciali e nuk na lė tė hyjmė nė mėnyrė racionale nė brendėsi e nė thellėsi tė kėsaj ngjarjeje nė veēanti e ndaj zhvillimeve gjithfarėsoji nė pėrgjithėsi. Nuk ėshtė se nuk ėshtė bėrė qetėsisht nga mė shumė se njė njeri shpjegimi i kėsaj vizite dhe i rėndėsisė sė saj, por urtėsia e skrupujt mediatikė kanė kaluar pa u vėnė re nė berihajn e madh tė festivalit tė mikpritjes.
    Do tė mė vinte shumė keq nga ana tjetėr, nėse ky shkrim do tė mė merrej si njė qėndrim qėllimisht tekanjoz apo si qėndrim prej qejfit pėr tė qenė kundėr rrymės. Do tė mė vinte keq akoma mė shumė, nėse ndonjė karafil i frymėzuar ideologjikisht, politikisht e kulturalisht si antiamerikan, do tė gjente tek ky shkrim arsye pėr tė mė konsideruar fėt e fėt edhe mua si mik tė kauzės sė tij. Do tė mė vinte keq, pasi e vėrteta ėshtė qė e klasifikoj veten ndėr ata shqiptarė qė e duan Amerikėn mirėfilltazi e nė mėnyrė tė pakondicionuar, dhe nuk heq shumė pėr tė bėrė dallimin midis kėtij feeling-u e qėndrimeve kritike qė – si shumė tė tjerė – kam nė ndonjė rast pėr drejtuesit e kėtij shteti tė madh demokratik. Pėrveē kėsaj, jam prej kohėsh i bindur se marrėdhėniet me SHBA-tė janė tė njė rėndėsie tė pallogaritshme pėr tė tashmen e pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Nė kėtė kuptim, edhe ata shqiptarė qė emocionalisht apo ideologjikisht nuk ndihen shumė amerikanė, nė pikėpamje patriotike e pragmatike nuk kanė nga t’ia mbajnė, gjė qė nuk u heq tė drejtėn megjithatė pėr tė mos rėnė dakord me superfuqinė.
    * * * * *
    Po ē’dreqin ke qė nervozohesh me kėtė sjellje tė vetvetishme proamerikane tė shtypit e tė medias shqiptare? – mund tė mė pyesė ndokush. Mua nuk mė nervozon asnjė lloj proamerikanizmi nėpėr botė; aq mė pak, proamerikanizmi shqiptar. Pėr tė qenė mė i saktė, mua mė bezdis antiamerikanizmi. Por nė situatėn konkrete, mė nervozon diēka tjetėr. Mė nervozon sė pari hipokrizia e demagogjia proamerikane e antiamerikanėve shqiptarė, tė cilėt janė tė strehuar prej shtatė vitesh nė bunkerin e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė. Mė nervozon sė dyti loja qė bėn njė pushtet, i cili, edhe nėse nuk shquhet si antiamerikan, shquhet dobare si proamerikan rrethanash e si proamerikan nga nevoja. Mė nervozojnė sė treti broēkullat qė thuhen e idiotėsitė qė bėhen. Ē’kuptim ka qė pesė televizione tė transmetojnė “live” njė ngjarje tė rėndėsishme? Kudo nė raste tė tilla lidhen marrėveshje, dhe e drejta e transmetimit tė drejtpėrdrejtė i lihet vetėm njė televizioni. Pėrveē kėsaj, logjika mė e thjeshtė e marketingut tė thotė se, nė rastin e njė transmetimi tė drejtpėrdrejtė “pesēe”, audience-a do tė ndahet nė pesė pjesė, gjė qė do tė thotė paradoksalisht se televizioni mė i shikuar nė ato momente mund tė jetė ndonjė tjetėr, qė ofron diēka alternative, fjala vjen sport, koncert, film, a ku di unė. Mė tej, ē’kuptim ka lajmi absurd se, pikėrisht kėto ditė, 15 islamikė tė dyshuar pėr lidhje me terrorizmin janė vėnė nėn vėzhgim konstant? Nėse kėta dyshohen pėr lidhje tė tilla, kėta duhet tė jenė nėn vėzhgim edhe nė ditėt e tjera, kur Powell-i do tė jetė kushedi se ku, por jo nė Shqipėri. Nėse ėshtė i vėrtetė ky lajm, kemi tė bėjmė atėherė thjesht me njė fushatė publicitare kundėr terrorizmit e jo me luftėn reale kundėr terrorizmit. Mė tej akoma, historitė me marines-a, snaipera tė ardhur nga Washington-i, helikopterė, avionė, plane sekrete tė ruajtjes sė VIP-it tė huaj, bllokim total tė telefonisė celulare, etj, janė tė denja pėr tė lozur me kureshtjen e fėmijėve, por nuk i thonė asgjė njė publiku serioz e tė pjekur.
    A kanė kuptim tė gjitha kėto? Cila ėshtė domethėnia? Janė po aq domethėnėse, sa do tė jenė interpretimet e sotme e tė nesėrme tė palėve politike e tė rekrutėve tė tyre mediatikė, sipas tė cilave vizita e Powell-it favorizoi x-in e dėmtoi y-in. Kėto interpretime nga njėra anė janė tė gatshme e nuk kanė lidhje me ecurinė apo thelbin e vizitės, nga ana tjetėr i japin peshė nė mėnyrė absurde kuotave politike tė filanit e fistekut nė kancelaritė perėndimore e shpėrfillin opinionin qė populli shqiptar ka pėr politikanėt e vet. Ky opinion tashmė ėshtė i qartė: Jo Powell-i, por edhe sikur Shėn Pali t’i begenisė, ky popull ua ka hequr vizėn atyre.

    -------------

    Mustafa thote:

    """Po ē’dreqin ke qė nervozohesh me kėtė sjellje tė vetvetishme proamerikane tė shtypit e tė medias shqiptare? – mund tė mė pyesė ndokush. Mua nuk mė nervozon asnjė lloj proamerikanizmi nėpėr botė; aq mė pak, proamerikanizmi shqiptar. Pėr tė qenė mė i saktė, mua mė bezdis antiamerikanizmi. Por nė situatėn konkrete, mė nervozon diēka tjetėr. Mė nervozon sė pari hipokrizia e demagogjia proamerikane e antiamerikanėve shqiptarė, tė cilėt janė tė strehuar prej shtatė vitesh nė bunkerin e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė.."""



    Po mir o Mustaf Klosi i KGB-se...po "proamerikanizmi" yt era Komitet Qendror a nuk te nervozon fare..??
    Era myku i vjen nga myku i magazinave me librat stoqe .."Rreziku anglo-Amerikan" dhe "Imperializmi dhe Revolucioni"....

    Mustaf Kalemi.. dili Klosit ne Gjyq si deshmitar e thuaj se ti i ke marre fondet rregullisht nga Shiku..e lehtesoje mikun tend se akuzohet se ka bere "rrush e dyshek bordellosh" rrogat e agjenteve..




    ......

  6. #26
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Eshte shume komik fakti qe koshienca dhe ndergjegjia e nanos(agjent) eshte kaq e ndjeshme per sinqeritetin e kortezive te shqiptareve per boten dhe njekohesisht kaq e verber dhe e pajete per cmimin qe ka mendimi i tij cimcakez , ne borderote e shikut apo blloqet e Kokedhimes.

    Nje mercenar qe moralizon i ngjan gramafonit qe luan cdo disk.

  7. #27
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Shume mesim i vlefshem Shen Albani, puna eshte se kete mesim: - Qe jo vetem qeverite e jo vetem ne demokraci, por ēdo GJE eshte KALIMTARE, perfshire ketu dhe JETA. - ne duhet ta respektojme per vete dhe jo te duartrokasim e dekorojme me zjarr e PERULESI SKLLAVI ēdo person qe rruga e shpie nga anet tona.

    E VETMJA gje qe MBETET e ka vlere ne kete bote, eshte; NDERI DHE KRENARIA. Dhe besoj je me i nderuar kur te duartrokasin se sa kur duartroket te tjeret.

  8. #28
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Ej a ka mundesi te mos na publikoni gazetat ktu se ilexojme dyhere, njeher te shtypi dhe njeher et forumi. Ate ctrl+c me ctrl+v e kemi kuptuar shume mire dhe po pati mundesi stop se u bete te merzitshem. Po mundet publikoni mendimet dhe analizat tuaja, lerini gazetat.
    Sa per zonjen qe do darkonte me powellin, une do darkoj me tonin dhe me prince charlsin ne labour club te lagjes javen tjeter, cfare pyetje do ti bej tonint, meqe dhe ti do i besh nje pyetje powellit dhe i krahasojme pasaj ke forumi.........
    Sa per powellin dhe vizitene tij, boll se na hapet syt duke bere investigime te tipit powell versus berisha, nano, bush e ku ta di une. Edhe per ata qe su ndahet shpirti nga frenchet, pavaresisht se i kane serbet favoritet e tyre dhe na e kane fut sakrahut ne te tjereve, vetem nje gje mos harroni se te mos ishte usa sdo kishte shqiperi sot, as kosove te cliruar, prandaj respekt heres tjetr kur flisni. ok
    me respekt
    sn0mi

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    PRESIDENTI ZBON KRYEMINISTRIN

    Komentuesi

    Duke lene presidencen shqiptare kryediplomati i ardhur nga karriera rigoroze e ish gjeneralit-diplomat Kolin Pauell, permes nje gjesti te natyrshem, ka kryer nje levizje kuptimplote. Ka hipur ne makinen e rrethuar per siguri dhe ne ast ka zbritur prej saj, duke u nisur ne kembe drejt portes se jashtme te presidences shqiptare. Ka kryer ne kete menyre ecjen drejt kryeministrise neper bulevard me kembe, duke pershendoshur dhe dialoguar fragmentarisht me qytetaret e gjendur ne trotuar. Perbri tij eshte ndodhur zevendeskryeministri dhe ministri i jashtem Ilir Meta, nderkohe qe kryeministri Fatos Nano e ka pritur tek dera e selise kryeministrore. Protokolli i kesaj vizite mbi kater oreshe e sekretarit amerikan te Shtetit Pauell duket se ka qene i kursyer per kryeministrin. Mesa duket ky kursim i percaktuar ne nje fare menyre edhe nga presidenca, nuk eshte kapercyer edhe pas ngrenies dreke me Presidentin Moisiu nje dite me pare ne diten perkuese te 1 Majit ne lokalet e preferuara te Dajtit. Kryeministri Nano eshte perjashtuar ne rrethana ende te panjohura nga protokolli ceremonial i dekorimit te zotit Pauell nga Presidenti i Republikes Moisiu me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu". Nderkohe qe zera sherbyesish diplomatike dhe nepunesish prane dy selive kryesore shteterore flasin per nje moment te ri marredheniesh mes dy krereve te larte te shtetit. Natyrisht ne kumtin e pamjes se kryediplomatit amerikan me teper lexohej shprehja platoniane :" Njeshi dhe shumesia jane e njejta gje". Por mosprezenca e kryeministrit ne aktin ceremonial te dhenies nga Presidenti Moisiu ,te urdhrit te propozuar prej zotit Nano, mund te justifikohet vetem me shprehjen e Barletit ne gojen e Heroit Kombetar: " se dua te jem mik i vyrtytit dhe jo i fatit". Mes kohes se pohuaar zyrtarisht per takimin Nano-Pauell dhe asaj reale te zgjatjes se takimit ka nje pasaktesi 10 minuteshe. Nderkohe qe disa detaje te tjera te qemtuara gjate qendrimit mbi kater oresh te Sekretarit Pauell ne Tirane, te lene shijen e nje spostimi te vogel dhe te rishfaqjes se problemeve qe brejne marredheniet mes krereve politike dhe shteterore te vendit.

    Mungesa e kryeministrit ne "shetitjen publiko-diplomatike" te zotit Pauell ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", do te pasoje hamendesime te tjera ne ditet qe vijne. Nderkohe qe zbardhja e detajeve ne fjalekembimet mes dy krereve ne fjale dhe raportet e ketij dialogu me dialoget e tjere te realizuar mes ketij protagonisti amerikan dhe protagonisteve te skenes politiko-administrative te vendit, do ta na japin mundesi te njohim qendrime dhe zhvillime te ardhme. Lenia e dhuratave te pergatitura ne duart e protokollit kryeministror, por edhe pasazhi kuptimplote i njeres prej pergjigjeve te kryeministrit Nano ne konferencen e shkurter per shtyp ne kryeministri, ku theksohet:" Une e garantova Sekretarin Poeell se politika, qeveria, dhe shoqria shqiptare e shohin me simpati t thell pranin dhe ndihmn e vazhdueshme dhe moitorimin n rritje t agjensive dhe Qeveris amerikan pr arritjen e ktyre qllimeve t prbashkta", jane imtesira te nje qejfmbetjeje shperthyese mes lidereve te kryeqytetit tone. Vizita e investuar permes publicitetit kryeministror si nje moment rikonfirmues per kryeministrin dhe kryetarin e Partise Socilaliste Nano, ne te vertete u administruara ndryshe prej presidentit Moisiu dhe per arsye te homologesise edhe prej zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem Meta.

    KJ
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #30
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-04-2003
    Postime
    62
    amin insh all-llah
    5 vjet jane fiks

    per sahanlepiresit e amerikes
    gjithmone e me shpesh me vjen keq qe vendi ime ka njerez kaq te ulet dhe pa pike krenarie

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  3. Hillary Clinton emėrohet Sekretare e Shtetit Amerikan
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 18:19
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Sekretari i mbrojtjes amerikane viziton Tiranen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 09:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •