Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 79
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Pauell mbėrrin tė premten nė Tiranė, do tė takohet me Nanon

    TIRANE (29 Prill) - Mbėrrin tė premten nė Tiranė pėr njė vizitė zyrtare, sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell. Mėsohet se Pauell do tė zhvillojė njė takim me kryeministrin shqiptar Fatos Nano. Marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe SHBA-sė cilėsohen mjaft tė mira, sidomos pas mbėshtetjes qė vendi ynė i dha koalicionit antiterrorist tė udhėhequr nga SHBA pėr rrėzimin e regjimit tė Sadam Huseinit. Nė kuadėr tė kėtij koalicioni Shqipėria dėrgoi nė Irak njė njėsi ushtarake tė pėrbėrė nga 70 komando, pėr njė mision paqeruajtės. Nga ana tjetėr mjaft firma shqiptare i janė pėrgjigjur kėrkesės amerikane pėr tė marrė pjesė nė rindėrtimin e Irakut tė pasluftės. anjo/ro (News 24/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Vizita e Powell ne Tirane do ta "kthjelloje" Nanon. Presim te lexojme fjaline e dyte te Powell kur te prononcohet ne Tirane, pasi fjalia e pare do te jete falenderimi per luften ne Irak dhe mbeshtetjen e Shqiperise. Nano duhet te mjaftohet me nje vizite te Powell ne Tirane dhe jo me nje vizite te Nano ne Washington qe Nano ka 13 vjet qe e enderron. Kontrast i madh ky kur mendon se gati te gjithe presidentet dhe kryeministrat e Polonise, Cekise, Hungarise, Bullgarise kane qene te ftuar speciale ne Washington perpara fillimit te luftes.

    Asnje prej ketyre vendeve nuk i ka dhene luftes ndihmen e pakushtezuar qe i dha Shqiperia.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Une do thoja e mjere Shqiperia qe gjeti te hyje ne radhet e Bullgarise,Rumanise , Cekise e vendeve me te varfera te rajonit,vendeve ku lulezon prostitucioni,krimi, e gjithe te ligat e njerezimit.
    -------------------
    -----------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje lufte, per nje ftese

    Lajmi per viziten e Sekretarit Amerikan te Shtetit Kolin Pauell, te premten ne Tirane, ka bere qe deliri i Fatos Nanos dhe stafit te tij te ngushte, te mbizoteronte ne paraditen e djeshme, atmosferen e korridoreve te Keshillit te Ministrave. Vete Kryeministri, ndoshta ka patur te drejte per kete. Jo vetem per faktin se ajo shenon viziten e trete te nivelit kaq te larte, te zyrtareve amerikane ne Shqiperi, gjate ketyre 12-13 viteve. Dhe as per faktin se ajo mund te vertetoje se sa te drejte kishte Kryeministri, kur pranoi t'i jape SHBA, pa asnje ekuivok, mbeshtetjen per luften ne Irak. Me shume se keto, Nano dje duket se ka ndjere me prane se asnjehere tjeter gjate karrieres se tij politike, aromen e Salles Ovale te Shtepise se Bardhe.

    Te asaj salle, te cilen deri tani e ka vizituar zyrtarisht me nje ftese te Presidentit Klinton, vetem ish-Presidenti Berisha. Por, ne maj 2001, Shtepine e Bardhe arriti ta vizitoje e te takohet me Presidentin Bush, edhe ish-Kryeministri Meta. Fatos Nano, eshte i vetmi nga VIP-at e politikes shqiptare, qe nuk ka mundur te shtrengoje doren me nje President amerikan. Nje vend goxha bosh ky, ne koleksionin e madh te trofeve te liderit te mazhorances, po te kemi parasysh edhe kompleksin e politikaneve tane ne pergjithesi dhe te se majteve ne vecanti, per raportet me Uashingtonin. Aq me teper, qe ish-Presidenti Meidani ka arritur te takohet me Klintonin me 24 prill 1999 gjate Samitit per 50 vjetorin e NATO-s dhe ne Shkup, ne veren e po atij viti. Ndersa Presidenti Moisiu u takua me Bushin, gjate Samitit te Prages dhe ne pervjetorin e pare te sulmeve te 11 shtatorit, ne SHBA.

    Pasneser, Fatos Nano pritet te firmose me Kolin Pauell, marreveshjen per mosdorezimin nga ana e Shqiperise, te zyrtareve dhe ushtarakeve amerikane, prane Gjykates Penale Nderkombetare. Me pas, axhenda parashikon edhe nje dalje me te, para gazetareve. Veprime qe gjithesesi, nuk mund te cojne ne delir, humorin e nje politikani si Nano.

    Burimet diplomatike thane se shume shpejt, Presidenti Bush pritet te zhvilloje ne Sallen Ovale, nje takim me perfaqesuesit me te larte te shteteve te koalicionit kunder regjimit te Sadamit. Ndaj me shume se rikonfirmimin e mbeshtetjes se SHBA per Shqiperine, pas fitores se luftes ne Irak, Nano pret nga Pauell ftesen per te vizituar Shtepine e Bardhe. Nje ftese qe pas rrisqeve ne raportet me Brukselin, per shkak te angazhimit pa asnje ekuivok te Qeverise shqiptare perkrah veprimit ushtarak mbi Bagdad, pritet te realizoje, endrren e jetes politike te liderit te PS.

    Korrieri
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    do te takoj Colin Powell

    do ta pyes personalisht Zt.Powell mbi viziten e tij ne shqiperi te premten . jam e ftuar me date 7 maj ne "annual dinner -foreign policy association" ku te ftuarit e nderit jane pikerisht Colin Powell and Javier Solana. keni ndonje pyetje qe mund te percjell?

    duket dicka teper interesante dhe tani jam dhe me entuziaste pasi vet ai do te ket vizituar shqiperine keto ditet e fundit dhe mund te me jap pershrypje te freskta.

    kata
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Katana, beji nje pyetje te tille:

    Most of the countries that supported the US position in Iraq are countries from central and Eastern Europe. Albania was one of these countries that offered its support to US unconditionally. I guess my question is: Will there be a "realignment of US interests in Europe" now that the war in Iraq is over? What are the short and long term commitments of US in Eastern Europe in general, and Albania in particular?

    Kjo eshte pyetja qe une do ti beja Sekretarit te Shtetit. Do te ishte me shume interes, te pakten per mua.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514

    Kush do dekorate te vije ne shqiperi...

    Nano-Moisiut: Pauell tė dekorohet me urdhėrin "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu"

    Marre ne Balkanweb



    Kolin Pauell
    TIRANE (30 Prill) - Kryeministri Fatos Nano i ka propozuar presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, dekorimin e Sekretarit amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell, me urdhėrin "Gjergj Kastriot Skėnderbeu, nė kuadėr tė vizitės qė ai do tė zhvillojė nė Tiranė pas dy ditėsh. Ky dekorim do t'i akordohet Pauellit me motivacionin, "Pėr vizionin e tij tė veēantė, lidershipin dhe rolin e tij tė ēmuar nė mbėshtetje tė demokracive tė reja, qė ndajnė vlera tė njėjta me Shtetet e Bashkuara dhe pėr vlerėsimin e tij tė veēantė pėr rėndėsinė e Shqipėrisė dhe Europės Juglindore nė lidhje me stabilitetin rajonal dhe njė Europė nė paqe; pėr angazhimin e tij personal pėr zgjerimin e NATO-s, duke pėrfshirė dhe partnerėt fqinjė tė Adriatikut, si dhe pėr inkurajimin dhe mbėshtetjen pėr integrimin e Shqipėrisė nė institucionet euroatlantike; pėr vėmendjen e tij personale dhe mbėshtetjen entuziaste ndaj pėrpjekjeve tė Shqipėrisė pėr t'u bėrė njė shoqėri e vėrtetė demokratike dhe konsolidimin e marrėdhėnieve tė shkėlqyera me Shtetet e Bashkuara; pėr mbrojtjen e vendosur nė pėrmbushjen e vizionit tė presidentit Bush, pėr njė Europė tė bashkuar, tė lirė dhe tė begatė, si dhe pėr vlerėsimin prej tij tė kontributit tė dhėnė nga Shqipėria nė krijimin e kėtij realiteti dhe Pėr njohjen e kontributit tė tij tė pakrahasueshėm si njė lider botėror dhe njė luftėtar i paqes"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nano i propozon Moisiut: Sekretari Pauell tė dekorohet me urdhėrin “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”

    TIRANE, 30 prill - Kryeministri Fatos Nano i ka propozuar presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, dekorimin e Sekretarit amerikan tė Shtetit, Kolin Pauell, me urdhėrin "Gjergj Kastriot Skėnderbeu, nė kuadėr tė vizitės qė ai do tė zhvillojė nė Tiranė pas dy ditėsh. Ky dekorim do t'i akordohet Pauellit me motivacionin, "Pėr vizionin e tij tė veēantė, lidershipin dhe rolin e tij tė ēmuar nė mbėshtetje tė demokracive tė reja, qė ndajnė vlera tė njėjta me Shtetet e Bashkuara dhe pėr vlerėsimin e tij tė veēantė pėr rėndėsinė e Shqipėrisė dhe Europės Juglindore nė lidhje me stabilitetin rajonal dhe njė Europė nė paqe; pėr angazhimin e tij personal pėr zgjerimin e NATO-s, duke pėrfshirė dhe partnerėt fqinjė tė Adriatikut, si dhe pėr inkurajimin dhe mbėshtetjen pėr integrimin e Shqipėrisė nė institucionet euroatlantike; pėr vėmendjen e tij personale dhe mbėshtetjen entuziaste ndaj pėrpjekjeve tė Shqipėrisė pėr t'u bėrė njė shoqėri e vėrtetė demokratike dhe konsolidimin e marrėdhėnieve tė shkėlqyera me Shtetet e Bashkuara; pėr mbrojtjen e vendosur nė pėrmbushjen e vizionit tė presidentit Bush, pėr njė Europė tė bashkuar, tė lirė dhe tė begatė, si dhe pėr vlerėsimin prej tij tė kontributit tė dhėnė nga Shqipėria nė krijimin e kėtij realiteti dhe Pėr njohjen e kontributit tė tij tė pakrahasueshėm si njė lider botėror dhe njė luftėtar i paqes".
    Radio 21
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Sekretari amerikan i Shtetit viziton Tiranėn pėr tre orė. Takime me Moisiun, Nanon dhe Metėn

    Pauell ndėrron planin, tė premten nė Tiranė

    Ishte parashikuar qė marrėveshja mes Shqipėrisė, Kroacisė dhe Maqedonisė tė firmosej nė Uashington

    TIRANE-Kur Departamenti i Shtetit po i jepte dorėn e fundit detajeve tė takimit katėrpalėsh SHBA-Shqipėri-Kroaci- Maqedoni, njė ndryshim i papritur i axhendės bėri qė vendi i firmosjes sė marrėveshjes tė zhvendosej nė Tiranė. Sipas burimeve zyrtare, nėnshkrimi i dokumentit tė pėrbashkėt mes tre vendeve ballkanike qė do tė angazhohen pėr program tė njėjtė dhe bashkėveprim nė lidhje me anėtarėsimin nė NATO, ishte parashikuar qė tė bėhej nė Uashington mes tre Ministrave tė Jashtėm tė kėtyre vendeve. Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtėm Ilir Meta me homologėt e tij maqedonas dhe kroat, do tė hidhte firmėn nė prani tė sekretarit tė Shtetit, Kolin Pauell, pas pak ditėsh nė Departamentin e Shtetit. Por lėvizjet e nėndheshme diplomatike dhe njė koincidencė me tur vizitash tė sekretarit amerikan bėnė qė plani tė modifikohet duke sjellė tė premten pėr tre orė krahun e djathtė tė presidentit Bush. Vizita blic nė Tiranė e tij duket e njė rėndėsie tė veēantė po tė kihet parasysh se ai nis sot njė tur nė disa vende tė Evropės dhe tė Lindjes sė Mesme. Shefi i diplomacisė amerikane do tė jetė sot nė Madrid tė Spanjės me kryeministrin Aznar, tė enjten do tė bėjė njė ndalesė nė Itali pėr tė zbritur nė Rinas tė premten nė mėngjes. Tė premten nė drekė, ai do tė fluturojė nė drejtim tė Sirisė dhe tė dielėn nė Liban. Nėnshkrimi i marrėveshjes trepalėshe nė Tiranė dhe jo nė Shkup apo Zagreb u cilėsua dje nga qarqet zyrtare si njė sukses diplomatik i qeverisė. Stafi i ministrit tė Jashtėm Meta kishte disa ditė qė po pėrgatitej pėr vizitėn nė SHBA dhe takimin me sekretarin e Shtetit. Gjithsesi dje ndryshimi i planit, nga diplomacia shqiptare u komentua si njė vlerėsim pėr kontributin e Shqipėrisė gjatė luftės pėr ēlirimin e Irakut.

    Axhenda

    Nga qeveria dje u njoftua dhe axhenda e vizitės disaorėshe tė Pauellit. Sekretari i Shtetit do tė zbresė nė aeroportin “Nėnė Tereza “ herėt nė mėngjes pėr tė zhvilluar takimin e parė me kreun e shtetit Alfred Moisiu. Mė pas nė Kryeministri ai do tė takohet me kryeministrin Fatos Nano dhe zv/kryeministrin e ministrin e Jashtėm Ilir Meta. Axhenda vijon me nėnshkrimin e marrėveshjes sė pėrbashkėt Shqipėri-Kroaci-Maqedoni pėr bashkėpunim dhe programe tė pėrbashkėta pėr anėtarėsimin nė NATO ku Pauell do tė shprehė mbėshtetjen pėr kėtė ēėshtje. Zėdhėnėsi i kryeministrit, Dalipi njoftoi se mė pas Pauell dhe Nano do tė firmosin marrėveshjen “Ndėrmjet Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėr dorėzimin e personave nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale”. Ky dokument nuk ėshtė firmosur nga shumė shtete evropiane tė cilėt kanė aderuar nė “Statusin e Romės” dhe janė angazhuar qė tė dorėzojnė pranė Gjykatės Penale Ndėrkombėtare amerikanėt qė ndiqen penalisht nga kjo Gjykatė. Nė pėrfundim Nano dhe Pauell do tė dalin nė njė konferencė tė pėrbashkėt pėr shtyp. Ndėrsa marrėveshja qė do tė firmoset mes Ministrave tė Jashtėm tė Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kroacisė, njė nismė qė zuri fill nė Samitin e Tiranės nė 12 shkurt do tė shprehė se tė tre vendet e rajonit do tė hartojnė njė strategji tė pėrbashkėt pėr anėtarėsimin nė NATO.


    NATO, Marrėveshja Shqipėri-Kroaci- Maqedoni

    TIRANĖ--Nė Samitin e Tiranės nė 12 shkurt 2002 tre presidentėt e Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kroacisė pėrkatėsisht Moisiu, Trajkovski dhe Mesiē nė prani edhe tė ambasadorit amerikan nė Tiranė, Xhefri, nėnshkruan njė deklaratė ku shpreheshin se tė tre vendet pas samitit tė Pragės do tė bashkėpunonin me programe dhe strategji tė pėrbashkėta pėr t’u anėtarėsuar nė NATO. Detyrimet ligjore dhe ato teknike qė rridhin prej kėsaj deklarate u caktuan qė tė ishin pjesė e punės sė Ministrive tė Mbrojtjeve pėrkatėse. Tė premten, dokumenti do tė marrė formė vendimmarrėse duke u nėnshkruar edhe nga Ministrat e Jashtėm tė tre vendeve dhe nga sekretari i Shtetit Kolin Pauell, i cili do tė shprehet pėr mbėshtetje tė fuqishme tė SHBA-sė nė kėtė drejtim.


    Marrėveshja Pauell-Nano: Jo dorėzimit tė amerikanėve qė ndiqen nga Gjykata Ndėrkombėtare Penale

    TIRANE- Kryeministri shqiptar dhe sekretari amerikan i Shtetit do tė firmosin tė premten “Marrėveshjen, ndėrmjet Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėr dorėzimin e personave nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale”. Sipas qeverisė, Ambasada e SHBA-sė nė Tiranė ka propozuar “Marrėveshjen ndėrmjet qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, mbi dorėzimin e personave nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale”.
    Marrėveshja synon mosdorėzimin e “personave” qė ndodhen nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale dhe bazohet nė nenin 98 tė Statutit tė Romės pėr krijimin e Gjykatės Ndėrkombėtare Penale, i cili parashikon qė Gjykata nuk mund tė veprojė me njė kėrkesė pėr dorėzim ndaj njė shteti, kur kjo e ēon kėtė shtet nė njė shkelje tė njė marrėveshje ndėrkombėtare me njė shtet tė tretė.
    Nė marrėveshje shprehet synimi i palėve pėr tė hetuar dhe ndjekur penalisht veprat penale tė parashikuara nga Statuti i Romės pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale, brenda juridiksionit tė tyre. Nė tė parashikohet qė qeveria e Republikės sė Shqipėrisė nuk do tė dorėzojė apo transferojė nė asnjė mėnyrė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare Penale, ose nė njė entitet ose vend tė tretė me qėllim dorėzimin, apo transferimin nė kėtė Gjykatė, tė zyrtarėve tė tanishėm, apo tė mėparshėm tė qeverisė, tė tė punėsuarve, ose personelit ushtarak, apo nėnshtetasve tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte interesant se si Nano e kompani po perpiqen ta shesin viziten e Powell si nje vizite vetem per te takuar Nanon. Takimin e pare Sekretari nuk do ta beje me Nanon por me presidentin e vendit Moisiu.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  3. Hillary Clinton emėrohet Sekretare e Shtetit Amerikan
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 18:19
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Sekretari i mbrojtjes amerikane viziton Tiranen
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 09:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •