A PO T’ BAN REZA?
(Ngjarje e vėrtetė)
Ishim vetėm unė dhe baba. Ishte dimėr i ashpėr. Kishim vetėm njė dhomė, ku zienim por edhe flinim nė tė. Nuk di se si ndodhi, na u prish reza e derės.
Njė ditė erdhi njė shok i babės, tė cilin e pritėm sa s’bėhet mė mire. Sapo u ul, e vėrejti se nuk po mbyllej dera.
- Shka ka ajo derė qi s’po mshelet?,- pyeti
-S’e di bre, ni rezė ju ka prishė e na mėrdhiu,- ia ktheu baba.
-Qu gjajma ni shrafciger,-mė tha.
Shkova tek njė fqinj, e gjetėm kaēavidėn dhe ia solla.
Pėrnjėherė ma mori dhe pėr dy minutė e rregulloi rezėn. Biles, e provoi disa herė se si mshilej.
-Qe sa punė ka pasė, ama duhet mu kanė ustah,-na tha.
-Po valla, faleminerės e Zoti te ruejtė! Na kurtalise,-e uroi i ati.
Tė nesėrmen erdhi.
-A po ju ban reza? se pėr qata erdha.
-Po, po, mirė asht, - thamė.
Serish, pas dy ditėsh,- ”Hej, a po ju ban reza?”
Prap pas tri ditėsh, “qysh asht reza?”
Pas njė java, “ a asht reza mirė?”
-Po bre burrė, po, mirė asht,-ia ktheu baba, ama, e hetova se ėshtė shumė i nevrikosur.
Njė ditė erdhi, ia ngjiti rezės dhe po rrapullon me te. Everėrejti se reza ėshtė mire.
-Erdha kajstile me e kqyrė rezėn. Mirė koka,-dhe shkoi.
Si duket baba u lodh mė pyetjet e “ustait”. Tash e mora vesh se ka me ba naj nam. Mori njė ēekiē, i qepoi rezės sa ē’ pati fuqi dhe e bėri fije m’fije. Foli diēka vet me veti, doli drejtė nė pazar, kshte blerė njė rezė tė re, erdhi ia ngjiti derės.
-E vallahi nuk mujta me e durue ma shumė tuj m’thanė “a po t’ban reza, apo t’ban reza”?
Tash i tham e kam ble rezėn e re e ja msheli gojėn.
Krijoni Kontakt