Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Ekskluzive/ Arrestohet në Itali me 20 kg kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku! Droga kapt



    Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë në pranga! Arrestimi i tij është bërë nga policia italiane, pasi është kapur me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto.

    TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë në pranga për trafik droge! Arrestimi i tij është bërë nga policia italiane, pasi është kapur me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto.

    Report Tv mëson nga burime ekskluzive se arrestimi i tij është bërë në 27 maj 2022, ku gjatë operacionit të bërë nga policia italiane i janë gjetur edhe 20 kg kokaine e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 1 mln euro.

    Ai është prezantuar Policisë Italiane si Agim Kajmaku datëlindja 6 korrik 1971, që është dhe identiteti i ish-kryebashkiakut të Vorës. Nga sa mësohet, Kajmaku e kishte fshehur sasinë e drogës në vazo me lule, por nuk ka arritur që t'i shpëtojë policisë italiane. Kujtojmë që ai, para se të bëhej kryebashkiak i Vorës, merrej me biznesin e fidanëve, farërave dhe plehrave, me firmën e tij që quhej “Kajmaku shpk” e ku merrej me “prodhim, shitje, tregim shumë e pakicë farash, fidanëve, pemëve frutore e dekorative, etj., punim i sipërfaqeve të gjelbërta, parqe, dekore urbane…”.

    Operacioni vijon dhe Italia ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Policisë Shqiptare.

    Kush është Agim Kajmaku?
    Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.

    B.K./Shqiptarja.com

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Ekskluzive/ Arrestohet në Itali me 20 kg kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku! Droga

    Emri:  FB_IMG_1655040921636.jpg

Shikime: 61

Madhësia:  46.6 KB

    Kush e mbrojti Agim Kajmakun?

    Dy javë më parë, Kajmaku u arrestua në Itali me 20 kg drogë të fshehura në banesë. Në Shqipëri ai u akuzua për fshehje të deklarimit të tij kur u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës. Për 8 muaj, iu arratis policisë shqiptare, nuk e gjenin dot.

    Befas u sëmur dhe u shtrua në një spital privat, ndërsa të nesërmen Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku e liroi nga të gjitha akuzat. Arsyetimet lidheshin me ndryshimin e rrethanave të gjykimit, gjendja e tij shëndetësore dhe se ai nuk rrezikonte të largohej nga Shqipëria.

    Ky nuk është rasti i parë që një i zgjedhur i partive politike ka të shkuar kriminale. Qartazi ata përdorin paratë e aktiviteteve të paligjshme për të prodhuar vota. Diku blejnë një votë, diku paguajnë "çunat problematikë" për të kërcënuar votuesit, e diku shkojnë u marrin kartat e identitetit.

    Investojnë në fushatë, sigurojnë mandatet dhe paturpësisht krenohen duke thënë se na zgjodhi populli. Po cili popull? Administrata? Militantët? Pensionistët që i gënjeni çdo fushatë? Ata që i kërcënoni deri edhe me jetë?

    Mobilizimi i votës që bëjnë këta nuk është më tepër se 30%. Çfarë ndodh nëse aktivizohet edhe 70% e qytetarëve që nuk shkojnë të votojnë?

    Kjo është arsyeja se përse në Vorë, në Mallakastër, në Kavajë, në Vaun e Dejës, në Klos, janë vendosur njerëz që nuk përfaqësojnë qytetarët, por kryetarin e partisë që bashkëinvestuan për atë post. E njejta gjë funksiononte dikur edhe në Durrës, në Elbasan po ashtu.

    A janë këta njerëzit më të mirë të mundshëm për të përfaqësuar qytetin? A nuk ka të rinj të shkolluar Vora, më të mirë se Kajmaku që mund ta drejtojë atë bashki? A nuk ka njerëz të ndershëm Shqipëria për t'i zgjedhur? Përse duhet të votojmë njerëz që kanë ardhur nga burgu e do të përfundojnë në burg?

    Nëse beson se vota jote nuk shitet e as nuk blihet, nëse mendon se vota jote nuk kërcënohet, nëse mendon se nuk ja ke borxh votën askujt por të ardhmes së familjes, atëherë aktivizoje atë. Ata kanë vetëm 30%, kanë vetëm 1/3 e votave dhe po qeverisin duke përfaqësuar edhe shumicën tjetër që nuk voton.

    Ndaj jepi vlerë vendimmarrjes tënde që mos të të përfaqësojnë njerëz me të shkuar kriminale!

    Nisma #Thurje.

Tema të Ngjashme

  1. SPAK: Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, akuza korrupsion
    Nga Neteorm në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-07-2021, 23:08
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2016, 10:24
  3. Itali: Arrestohet në Peruxhia 37 vjeçari shqiptar për trafikim kokaine
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2015, 09:54
  4. Arrestohet dhe me pas lirohet kryebashkiaku socialist i Vlorës, Shpëtim Gjika
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 31-03-2015, 22:56
  5. Droga, pranga ish- volejbollistit, fshehu 250 gr kokainë në stomak
    Nga {A_N_G_E_L_69} në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 18-11-2010, 14:53

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •