Një javë më parë me dt. 27 maj 2022 sipas të përditëshmes italiane Corriere della Sera botuar nnga Alvise Armelini me titull ` Britania e Madhe dëshëron të përfshijë Ukrainën në Komonuelth`, thekson një propozim alternative të Kryeministrit britanik Boris Johnson për krijimin e një 'Commonwealth Evropian' në dallim nga Bashkimi Europian, në të cilën duhej patjetër të përfshihej Ukraina dhe më vonë edhe Turqia, dhe vëndet e Ballkanit Perëndimor të cilat janë akoma të pa integruara në BE.
Kryeministri britanik Boris Johnson po përpiqet të krijojë një bllok të ri të kombeve evropiane që do të bashkonte Ukrainën, pjesën më të madhe të Evropës Lindore dhe Turqinë në një fazë të mëvonshme, sipas mediave italiane të premten.
E përditshmja Corriere della Sera e quajti idenë një "Commonëealth Evropian" dhe e përshkroi atë si "një sistem të ri aleancash politike, ekonomike dhe ushtarake - alternativë ndaj Bashkimit Evropian".
Vendet në bllokun e ri do të bashkohen nga "diferenca e tyre ndaj Brukselit" dhe kritika ndaj reagimit tepër të ndrojtur të Gjermanisë ndaj agresionit rus në Ukrainë, sugjeroi raporti.
Johnson së pari ia dorëzoi idenë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kur ai udhëtoi për në kryeqytetin ukrainas më 9 prill, dhe qeveria e tij që atëherë ka lobuar fort në Kiev mbi këtë propozim.
Britania do të jetë udhëheqëse e aleancës së re euroskeptike dhe anti-ruse, e cila do të shtrihet në Ukrainë, Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani, si dhe Turqinë "potencialisht, në një fazë të mëvonshme", tha gjithashtu ai.
Raporti i Corriere u shkrua nga një prej korrespondentëve të saj në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, bazuar në burime anonime që janë "në dijeni të bisedimeve" dhe po marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë në Zvicër
(UK wants to include Ukraine in ‘European Commonwealth’: Report (aa.com.tr).
Po çfarë përfaëson vetë Commonwealthi?
Komonvelthi (angl. Commonëealth) ose Commonëealth of Nations është bashkësi e shteteve te Perandorisë së dikurshme të Britanisë së Madhe, që i lidh interesi i përbashkët ekonomik. Ndikimi shekullor i Britanisë së Madhe në pjesët e ndryshme të botës ka lënë gjurmë në ecurintë ekonomike, të tregëtisë, kulturës, politikës së shteteve, sepse ato për një kohë të gjatë kanë qenë të shfrytëzuara. Perandoria e dikurshme koloniale filloi të shkatrrohet. Shumë shtete fituan pavarësinë e tyre.
Me qëllim që t’i shfrytqëzojë lëndët e para prej territoreve të dikurshme të Britanisë së Madhe, në një anë, dhe plasimin e prodhimeve të veta industriale, nga ana tjetër, formohet bashkësia e Komonveltit. Bashkëpunimi i Britanisë së Madhe dhe i shteteve të Komonveltit është në interes të përgjithshëm ekonomik. Tregu i Britanisë së Madhe mund t’ua ofrojë prodhimet industrialeshteteve të Komonveltit, e prej tyre të sigurojë lëndët e para për industrinë dhe artikujt ushqimor (Komonuelthi - Wikipedia).
Shtetet që janë pjesë e komonwealth -it të udhëhequr nga Britania e Madhe. Kur u krijua Komonuelthi Britanik i Kombeve. Vendet anëtare të Komonuelthit përfshijnë 17 vende (pa llogaritur Mbretërinë e Bashkuar), të cilat quhen edhe Mbretëritë e Komonuelthit.
Popullsia e përgjithshme e vendeve të Komonuelthit është rreth 1.8 miliardë, që është rreth 30% e popullsisë së përgjithshme të planetit. Zyrtarisht, kreu i këtyre shteteve njihet nga monarku britanik, i cili përfaqësohet nga guvernatori i përgjithshëm.


Kjo nuk i pengon shumicën e vendeve pjesëmarrëse të mos njohin autoritetin e kurorës britanike, gjë që në asnjë mënyrë nuk ndikon në statusin e tyre brenda Komonuelthit. Fillimisht nuk është një organizatë politike dhe për këtë arsye Britania e Madhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në politikën e anëtarëve të saj.
Jo të gjitha vendet që përbëjnë Komonuelthin sot kishin lidhje koloniale me Perandorinë Britanike (Shtetet që janë pjesë e komonëealth -it të udhëhequr nga Britania e Madhe. Kur u krijua Komonuelthi Britanik i Kombeve (farbitis.ru).
Kryeministri britanik Boris Johnson i cili u bë Kryeministër më 24 korrik 2019 ka manaxhuar punët e Komonuelthit të kombeve (britanik) sepse ka qënë edhe Sekretari i Jashtëm nga viti 2016-2018 dhe ka përgjegjësinë e përgjithshme për punën e Zyrës së Jashtme dhe Commonëealth, me fokus të veçantë në: Drejtorinë e Strategjisë, Sigurinë Kombetare, inteligjencë, Problemet honorike.
Si Ministër për Bashkimin, Kryeministri punon për të siguruar që e gjithë qeveria të veprojë në emër të të gjithë Mbretërisë së Bashkuar: Anglisë, irlandës së Veriut, Skocisë dhe Uellsit.
Një Komonuelth Europian ku mund të përfshihen vëndet e Europës lindore përfshi dhe vëndet e Ballkanit Perëndimor, mund të ketë një përparësi për Shqiprinë dhe Kosovën sepse në këtë mënyrë ne mund të jemi plotësisht nën ombrellën Anglo-Amerikane dhe sigurisht do të jemi pjesë e Gjeo-strategjisë Anglo-Amerikane e cila nuk vë re problemet fetare të shteteve si psh., Turqisë, Shqipërisë , Kosovës, Bosnjë Hercegovinës (ashtu si dhe NATO).
Natyrisht Comonuelthi do të ketë po ato ligje dhe rregulla që ka Komonuelthi Britanik siç përshkruhen më sipër dhe ato janë më shumë ekonomike dhe financiare, por e rëndësishme është se një Comonuelth Europian mund ti japë rrugëzgjidhje më të shpejtë integrimit për shkak të pengesave të shumta që ka struktura e BE, përfshi dhe ato që nuk shprehen si problem i popullsisë myslimane, por ka disa përparësi që nuk i ka BE, sepse në një Komonuelth të ardhshëm Europian do të ketë një gjuhë të unifikuar si anglishtja ( në dallim nga BE), shtetet e përfshira të lindjes dikur të Bllokut Komunist (përveç Turqisë) kanë interesa dhe kulturë realitivisht të përafërt, dhe si investimet do të jenë po aq të mëdha se dhe ato të BE. Mund të përfshihet këtu edhe monedha e përbashkët e cila mund të jetë paundi britanik ose edhe Dollari amerikan si një opsion ndaj monedhës Euro.
Dihet se egziston edhe një Komonuelth tjetër në Euroazi ai CIS (Komonuelthi i shteteve të pavarura të drejtuara nga Rusia) të cilat përdorin monedhat nacionale për tregëti ose rublën, por CIS nuk ka atë GDP që kanë Anglo-Amerikanët.
Alternativat ekonomike që i janë hapur Ballkanit perëndimor nga BE si, Procesi i Berlinit, Ballkan i Hapur ose Minishengen, kanë hasur kontradikta të vështira për tu zgjidhur gati të papajtueshme midis Kosovës dhe Serbisë, por janë opsione që mund të prosperojnë ekonomitë tonë të vogla ballkanike dhe të ulin tensionet politike dhe etnike.
Sidoqoftë, duke parë se BE ka kontradikta të mëdha ekonomike kryesisht, të cilat janë ashpërsuar për shkak të luftës në Ukrainë, alternativa e Kryeministrit Boris Johnos e përmëndur në Davos, gjithashtu mund të jetë edhe më interesante për ne vëndet e vogla, sepse dihet që politikat ekonomike dhe sociale britanike janë më liberale në raport me vëndet e BE.