Punëtorët e Kantierit Detar, nxjerrin drejtorin nga zyra e tij



DURRES (29 Prill) - Në Kantierin Detar të Durrësit ka shpërthyer revolta e punëtorëve. Ndërsa opinioni ishte përqëndruar te protesta e banorëve të zonës së Kënetës, lindi problemi në Kantier. Punonjësit e tij, të cilët kërkojnë pagesën e sigurimeve shoqërore prej 18 vjetësh dhe pagesën për kohën e grevës, hynë sot në zyrat e administratës së kantierit dhe nxorrën nga zyrat drejtorin dhe punonjësit e administratës, duke uzurpuar zyrat. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë prefekti i Durrësit, por ata janë të pakënaqur nga biseda dhe premtimet e tij ndaj kërkojnë negocim me qeveritarët. Një pjesë e punëtorëve janë zhvendosur për në qendër të qytetit, ku janë grumbulluar për të protestuar banorët e zonës së Kënetës. anjo .anjo/anjo (News 24/BalkanWeb)

---------------------
-----------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?