Gani Geci i kundërpërgjigjet 'ashpër' Shpresim Ukës pasi ai e akuzoi se ka punuar për Serbinë
Gani Geci i kundërpërgjigjet 'ashpër' Shpresim Ukës pasi ai e akuzoi se ka punuar për Serbinë
20 vjet pas vrasjes së Bardhyl Ajetit, vazhdon heshtja e Prokurorisë: “U vra sepse demaskoi vrasjet politike”
U mbushën plotë dy dekada që nga vrasja e gazetarit të guximshëm të ‘Bota sot’, Bardhyl Ajeti.
I vrarë më 3 qershor të vitit 2005, në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit, vrasja e gazetarit Ajeti edhe sot mbetet një mister. Nuk ka informacione të reja, nuk të arrestuar për këtë rast.
Të paktën këtë na e konfirmon edhe Prokuroria me heshtjen e saj.
Heshtja e prokurorisë zbulon se nuk ka diҫka për të thënë. Asnjë informacion të ri nga kjo vrasje e dy dekadave më parë.
“Bota sot” ka pyetur këtë institucion nëse ka ndonjë zhvillim të ri të hetimeve nga kjo vrasje, mirëpo nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
I lënë pas nga drejtësia, Bardhyl Ajeti nuk është harruar nga bashkëpunëtorët e ata që e ndjekën punën e tij.
Për përkushtimin dhe guximin e tij, foli veprimtari Saim Tahiraj.
Ai thotë se sa herë që vijnë përvjetorët e dëshmorëve, na sjellin me vete dhembje por edhe krenari, sepse dhanë jetën për lirin tonë në luftë ballë-përballë me armikun shekullorë.
Tahiraj: Shkrimet e guximshme të Bardhylit për të demaskuar vrasjet politike dhe për të thënë të vërtetën, ishin shkaktari kryesorë që e ekzekutuan kriminelët që pikërisht qëndronin prapa këtyre vrasjeve
ImageSaim Tahiraj.Foto galeri
“Sa herë që vijnë përvjetorët e dëshmorëve që u v
https://www.botasot.info/politika-la...sjet-politike/
Kush i akuzoi Qerim e Ibrahim Kelmendin për vrasjet e pas luftës në Kosovë
Kush i akuzoi Qerim e Ibrahim Kelmendin për vrasjet e pas luftës në Kosovë
Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, i dënuar me 30 vite burgim për vrasjen e policëve të UNMIK’ut në vitin 2004, i kishte akuzuar publikisht vëllezërit, Ibrahim dhe Qerim Kelmendi për krijimin e një grupi pas luftës, që kishte bërë dhjetëra vrasje të pjesëtareve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mehmeti kishte deklaruar se kishte ekzistuar një grup i njerëzve që i kishin kryer disa prej rasteve më të rënda kriminale të pasluftës, përfshirë vrasjet politike.
Dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale kishte deklaruar se grupi kishte më shumë persona, por, që katër ishin më të rëndësishmit, derisa, përmende vëllezërit Ibrahim dhe Qerim Kelmendi.
Cak i këtij grupi të krijuar pas luftës së fundit, kishte qenë vrasja e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa, Mehmeti shton se nga grupi janë ekzekutuar Tahir Semaj, Sebahate Tolaj e disa persona të tjerë.
“Grupi ka pas hala ma shumë njerëz që i kanë mbështetë, po katër veta janë kanë kryesorë. Në Vitomiricë të Pejës, e kam pa që grupi përbëhet prej shumë personave, siç është Qerim Kelmendi, Ibrahim Kelmendi, Nezir Kelmendi ka pas plotë persona që e kanë mbështet grupin, aty kam pa edhe kam dëgju shpesh herë se grupi ka cak sulmin e anëtarëve të LDK-së, veçanërisht disa njerëzve që janë kanë dëshmitarë… Tahir Zemaj veç ka qenë i vramë, Sebahate Tolaj, Ilir Selimaj e shumë personave të tjerë. Grupi ka punu edhe është formu në fund të vitit 2001, skam qenë pjesë e atij grupi, por, është formuar prej Qerim dhe Ibrahim Kelmendit, ish themeluesit të LPK-së”, kishte deklaruar ai.
Mehmeti kishte shtuar se ky grup kishte marrë përkrahjen e fytyrave të njohura në vend, e që vrasja e parë ishte ajo e Smajl Hajdarajt, që u bë nga pjestarë të këtij grupi.
“Pas një kohe ky grup e ka marrë edhe përkrahjen e …. Qerimi u shku personalisht ka folë me… pasi këta i kanë kry disa vrasje, i kanë kry disa vrasje pastaj Qerimi me udhëzimin e Agron Sylejmanit ka shku te … dhe e ka kërku përkrahjen e tina për me vazhdu me vrasje të tjera. Vrasjet e para janë kryer me urdhër të Ibrahim Kelmendit. Masanej vrasjet tjera që kanë fillu në fund të 2002 fillim të 2003-tës, kanë fillu me përkrahjen e …Fillimisht vrasja e Smajl Hajdarajt, që është kry me udhër të tina, edhe ka ndërhy në konfliktin që ka qenë në familjen Elshani – Kelmendi, ky e ka përkrahë familjen Elshani, kur e ka marrë përkrahjen e … ka ndodhë vrasja e Tahir Zemajt, Ilir Selimajt dhe Sebahate Tolajt. Nuk muj me thanë sa saktësisht, por, janë ma shumë raste se 5 vrasje që unë personalisht kam informacione të dorës së parë se ky grup i ka vra. Ilir Selimaj, Smajl Hajdaraj, Sebahate Tolaj dhe Tahir Zemaj”, ka thënë ai.
Dëshmitari kishte deklaruar se grupi kishte qenë aktiv prej pas luftës, deri në vitin 2004-të. Shton se e kishin kryer edhe një vrasje në vitin 2011-të.
“Grupi u kanë aktiv prej mas luftës, unë kam qenë aktiv prej 2003-tës deri në 2004-tën. Në 2004-tën është prishë, masanej kanë vazhdu me do shantazhe do gjana, përvec që dyshohet se kanë qenë të përfshinë në një vrasje në vitin 2011-të, është vra një person në Fushë Kosovë, për shkak se ka pas dyshime se mundet me nxjerrë informacione kundër grupit. Ka fjalë që gjitha indikacionet qojnë se një person prej grupit tonë e ka bë atë vrasje.
Xhemajl Mustafa jam intervistu prej policisë e kam dhanë mendimin tem, informacionet e mija, ma nuk më kanë kontaktu, nuk muj me thanë grupi jonë, por, dikush prej grupit tonë ka pas kontakt me vrasësit, nuk e di me emër, por, dikush prej grupit tonë ka pas dijeni edhe ka dijeni”, thotë ai derisa e përmend Agron Sylejmanin si njërin nga vrasësit e Xhemajl Mustafës. Këta katër janë aktiv, Faik Shaqiri, Agron Sylejmani, Qerim Kelmendi, Florim Ejupi. Pelqimin e ka dhanë qysh më ka thanë mu… me Ibrahim Kelmendin. Ibrahim Kelmendi është motori i tyre. Ibrahimi dhe Qerimi e kanë shti në këtë far valle”, thotë ai, teksa i përmend arsyet për vrasjen e Tahir Zemajt dhe Sebahate Tolajt.
“Kanë pas konfrontime me Tahim Zemaj qysh prej kohës së luftës. Janë kanë dy arsye për vrasjen e saj, ka qenë shoqe e Tahir Zemajt, edhe e dyta që ka qenë arsyeja se po e hetonte vrasjen e Tahir Zemajt. Mu fillimisht më ka thanë Agroni a do me e vra ti. Nuk mujsha me shku me vra dikë pa e njohë, është zvarrit puna, në nëntor të 2003-tës është vra, një person që është dënu për këtë vrasje nuk e ka kry vrasjen, është dënu Bedri Krasniqi e ka kry vrasjen Faik Shaqiri dhe Florim Ejupi. Unë kam dhanë deklaratë me 17 dhjetor 2014-të për vrasjen e Sebahate Tolaj edhe e kam shpjegu detaje ka e kam marrë informacionin, vetë anëtarët e grupit kanë kallxu kush kanë e kanë vra, kush ka me e vra kë, kanë qenë biseda të lira, s’kemi pas sekrete për me i kallëxu këto sene. Sebahate Tolaj prej kur është bë grupi është kanë cak me u vra, kur është vra e di që grupi ka marrë një përkrhaje të fortë prej vëllait të Lah Ibrahimaj. Një përson që e ka pagu vrasjen, nuk nina i sigurt nëse ja përmendi emrin, se është shumë i fuqishëm, i ka pagu 25 mijë euro për vrasjen e Sebahate Tolajt”, kishte deklaruar ai.
https://www.botasot.info/aktuale-laj...tes-ne-kosove/
Rrëfimi i nënës, si u vra pas luftës ish luftëtari i UÇK-së
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 08-07-2025 më 13:23
Azem Syla urdhërova vrasjen e Gecit
Prej kujt ishte kërcënuar Shaqir Krasniqi?
Deklaratat e Shaqir Krasniqit në institucione rreth kërcënimeve
Shaqir Krasniqi kishte dhënë deklaratë në institucione para së të vritej. Në njërën nga to ai përmend me emër e mbiemër personin që siç pretendonte i kishte organizuar prita për ta vrarë.
Prokuroret dhe gjykatsat jan te koruptuar te gjithe............
PDK -JA O KON NE PUSHTET..........
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 09-07-2025 më 07:13
Salihaj: SHIK-u ka qenë organizatë ilegale dhe kriminale e udhëhequr nga Kadri Veseli e Hashim Thaҫi
Krijoni Kontakt