Babai Rrëfen për Vrasjen e Gazetarit Bekim Kastrati
Babai Rrëfen për Vrasjen e Gazetarit Bekim Kastrati
Pretendon se ka fakte se Glauk Konjufca ka qenë pjesë e SHIK-ut
Adem Salihaj - SHIKu atentat ndaj meje - Kuvendi Kosoves
Si kishte reaguar presidenti Rugova për atentatin ndaj tij?
Bekim Kastrati e Besim Dajaku u vranë nga SHIK-u
Presidentja Osmani dekoroi Bekim Kastratin e Besim Dajakun
Prishtinë, 3 nëntor 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i dekoroi, post mortem, me urdhrin “Hasan Prishtina” Bekim Kastratin e Besim Dajakun.
Kastrati e Dajaku u dekoruan për kontributin e tyre për lirinë dhe demokracinë në Kosovë.
Dekorimi i tyre u bë në 20-vjetorin e vrasjes së tyre. Vrasja e tyre cilësohet si vrasje politike, ndonëse rasti i vrasjes mbetet ende i pandriçuar.
Presidentja Osmani bëri thirrje për vendosjen e drejtësisë.
“Njëri me kontribut në fushën e lirisë së fjalës e tjetri për mbrojtjen e institucioneve të vendit janë dëshmi e kohës dhe njëherësh ftesë për vënien e drejtësisë në vend. Ata do të pushojnë të qetë kur drejtësia të marrë një epilog, sepse janë kontribuues për lirinë dhe demokracinë në vend”, është shprehur Osmani në ceremoninë e dorëzimit të dekoratës.
Bekim Kastrati ka qenë gazetar i gazetës “Bota sot”, ndërsa Besim Dajaku ka qenë pjesë e stafit të sigurimit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ata janë vrarë më 19 tetor të vitit 2001, në mbrëmje, në një pritë, në hyrje të fshatit Llaushë të komunës së Skenderajt. Në këtë attentat është plagosur rëndë Gani Geci.
(r.m.)
NAIM MIFTARI
“Unë kam urdhëruar të vritet Gani Geci”: Ish-agjenti i SHIK-ut publikon videon e Azem Sylës
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka publikuar një video të Azem Sylës derisa flet për Gani Gecin.
Në këtë video, dëgjohet Syla të thotë se 99 apo 100% është i bindur se ka urdhëruar të vritet Gani Geci.
Miftari përmes llogarisë së tij në Facebook, ka postuar një video, ku shihet ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, i cili nuk e kishte mohuar atë që e thotë Gani Geci, për një vendim të shtabit, i cili pati urdhëruar vrasjen e tij gjatë luftës.
NAIM MIFTARI
Syla kishte deklaruar se nuk i kujtohet saktësisht urdhri, por qëndron pas tij.
“Nuk më kujtohet nëse është lëshua një deklaratë nga shtabi, por unë qëndroj pas saj, po them 99, 100 për qind”, kishte deklaruar Syla.
Ndërsa Miftari thotë se, tani këta të njëjtit po vajtojnë dhe po thonë se akuzat po vinë nga Serbia, që sipas tij nuk është e vërtetë.
Sipas Miftarit, kjo video tregon se nga po vinë akuzat kundër UÇK-së.
“Dosjet e munguara në OVL e PDK-së:
Azem Syla 99%, 100% unë kam urdhëruar të vritet G. Geci.
Tani po vajtojnë, thonë akuzat po vinë nga Serbia, jo nga ata, jo nga këta, jo opozita.
Nuk është e vërtetë kjo. Ky insert tregon se akuzat vinë nga rrahja e gjokseve të Shtabit të Rognerit tu pi raki, uiski me meze e tu hëngër pula të pjekura në helli!”, shkruan Miftari në Facebook.
Vrasja në pritë e luftëtarit Hajdar Ahmeti (Dushi) / 19 vjet pas vrasjes së hetuesit policor, asnjë i arrestuar
NGA: IDRIZ MORINA MË: 26 MAJ 2022 NË ORA:
Babë e birë, kishin zgjedhur t’i shërbenin atdheut. Hasani, babai dhe i biri Hajdari, ishin pjesëmarrës në Betejën e lavdishme të Koshares.
Plumbave të luftës u qëndruan që të dy. Nuk pësuan asnjë goditje. I biri Hajdari, ishte shkolluar në Akademinë Policore në Tiranë, dhe i vazhdonte studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Por, gjatë luftës, i kishte ndërprente studimet. Kishte vendosur të luftonte, dhe mund të vritej për atdhe!
Goditje familjare
Hajdar Ahmeti, do të fillonte të punonte në Policinë e Kosovës, derisa një ditë do të këputej shpresa e jetës së tij.
Edhe babai nuk do t’i rezistonte pikëllimit për djalin e vrarë pabesisht dhe egërsisht, nga armiqtë e shtetit, të lirisë dhe pavarësisë, siç i quante vrasjet politike Presidenti Rugova.
Në ndërkohë do t’i vdiste edhe nëna!
Hasani ishte nga familja e respektuar në Dukagjin, e Zeqë Tahirit nga Reka e Keqe e Gjakovës.
Familja e Hasanit, kishte pesë fëmijë, katër djem dhe një vajzë.
Ndërsa, Hajdari e ka lënë pas trashëgimtarin Dariel Ahmeti, i cili është duke ndjekur studimet në kolegjin universitar në AUK.
Hajdari si duket ishte bërë pengesë për krimin e organizuar. Si polic hetues, që ishte zotuar, se nuk do të korruptohej, se nuk do të dorëzohej para asnjë presioni, dhe se veç vdekja mund ta ndalte, ai u vra në atentat.
Vrasja e tij, duket të jetë nga më mizoret.
Jo shumë larg shtëpisë së tij, derisa po kthehej nga puna në shtëpi, me 6 shtator 2003, 8 ditë para se t’i mbushte 27 vjet, një grup i organizuar vrasësish ia zënë pritën
Siç raportohet, fillimisht i ishte vënë një pengesë në urën nga do të kalonte me veturë ai. Sapo del ta largojë pengesën, qëllohet me armë zjarri.
Policia ende nuk e ka zbardhur rastin dhe as që duket se është e gatshme ta bëjë këtë.
Në nderim të tij, është vendosur një pllakë përkujtimore për luftëtarin, dhe po ashtu i është vënë emri një rruge.
Emri i tij është gdhendur edhe në pllakën përkujtimore për policët e rënë në detyrë.
Kësaj vrasje, si shumë vrasjeve të kryera nga grupet e organizuara dhe të lidhura me politikën, i është kushtuar shumë pak rëndësi edhe nga mediat në përgjithësi, përveç gazetës “Bota sot”, rrallë ndonjë medium që ka shkruar, si pak vite më parë, që ky rast është trajtuar nga InDoks.
https://www.botasot.info/aktuale-laj...e-i-arrestuar/
Djali i Smajl Hajdarajt përlotet në studio
https://www.youtube.com/watch?v=DADhppRv7A8
Nazim Bllaca - Tregon krimet qe jane bere, pendim flen i qete ne (boten tjeter)ne paqje
E verteta esht ktu
Ndryshuar për herë të fundit nga Akuamarini : 21-01-2024 më 08:51
Nazim Bllaca - Tregon krimet qe jane bere
E verteta esht ktu
"BALLAFAQOHEMI LIVE", "PO RREN" / FATON RAMADANI I KUNDËRPËRGJIGJET SHPRESIM UKËS
Krijoni Kontakt