Rruga që duhet ndjekë Kosova, është nga Shqipëria, e jo nga Kina-Nga Helidon Kastrati (Vuçiterni-a)
Në radhë të parë dua sqaroj të gjithë popullin shqiptar të Kosovës, që ka ardhur koha të mos besojë më një pjesë të politikanëve, e as parti, diplomat, profesor e PHD e as analistët në TV-të e ndryshme që mashtrojnë për injorancë, apo me dashje kundër popullit tyre.
Kam 15 vite që dëgjojmë e lexojmë: Të gjithë flasin për njohje nga 113 apo 114 shtete dhe këta drejtuesit e Kosovës e quajnë arritje! Po asnjeri si thotë, popullit shqiptar të Kosovës ( Jo kosovarëve definicion e Kushtetutës Atisari ) që ky është një mashtrim ordiner!
Vendet e OKB-së me të drejtë vote janë 193, dhe 5 nga këto janë kanë të drejtën e vetos, që do të thotë se 1 nga këto 5 shtete voton kundër, Kosova nuk pranohet në OKB.
Shtetet që kanë veto janë, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina.
E drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit së Kombeve të Bashkuara është fuqia e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara) për të vënë veton ndaj çdo rezolute e njohje.
Kjo sjell që Kosova të mos ketë kurrë një vend në OKB ose juridikisht të jetë shtet i njohur me të drejta të plota, për shkak se do ti duhet jo vetëm 2/3 e votave, 129 por edhe zero shtete me veto kundër, duke ditur që 2 nga shtete me të drejtë vetoje janë kundër nesh edhe aleatit tonë SHBA gjithashtu, pra bëhet fjalë për Rusinë dhe Kinën.
Sikur Amerika të arrijë të bindë Rusinë pas disa vitesh, kur nuk do të arrijë të bindë ose imponojë Kinën. Edhe nëse ne do të arrinim nëpërmjet një marrëveshje Serbinë duke shitur Kosovën që Rusia ta njihte kjo, përsëri nuk do të ndodhte, pasi dragoi i madh Kina nuk ka për ta lejuar një gjë të tillë për shkaqe gjeostrategjike për krahinën e pavarur kineze, Taivanin dhe detin kinez.
Të ndalemi te Kina dhe Tajvani për ata që se njohin gjeostrategjinë ose historinë politike të këtyre vendeve.
Republikës Popullore të Kinës (PRC; e njohur zakonisht si “Kina”) dhe Republika e Kinës (ROC; i njohur zakonisht si “Tajvan”).
Kina ose PRC ka arritur të fitojë rezolutën 2758 me ndihmën e Shqipërisë që të kthejë me të drejtën e Kinës në OKB e duke nxjerrë jashtë qeverinë e Tajvanit që përfaqësonte Kinën. Keshtu bota tani njeh Kinën dhe Tajvanin si provincë të saj. Vota u arrit më shumë se 2/3 e votave pa asnjë shtet me vote kundër.
Roli i Shqipërisë në marrjen e rolit të sotëm që ka Kina.
Çështja e PRC e përfaqësimit në OKB u vendos për herë të parë në rendin e ditës për sesionin e 16 të punimeve të Asamblesë së OKB-së, më 19 shtator 1961 deri më 23 shkurt 1962. Punimet u mbajtën në një situatë të tensionuar ndërkombëtare.
Delegacioni shqiptar kryesohej nga ministri i Jashtëm Behar Shtylla, zëvendësministri Halim Budo. SHBA u detyrua të pranonte vendosjen e çështjes në rendin e ditës. Një numër shtetesh kërkonin çështjen aderimi në Kinës të OKB-së, madje edhe aleaten e saj Anglinë.
Kryetari i Partisë Komuniste Kineze, Mao Zedong, fillimisht përmes një udhëtimi sekret të vitit 1971 të ndërmarrë nga Henry Kissinger për të vizituar Çu En Lai. Pas debateve dhe diskutimeve, më 25 tetor 1971, u arritur të pranohet mocioni i Shqipërisë për të njohur Republikën Popullore të Kinës, si Kina e vetme ligjore. Ky mocion u miratua si Rezoluta 2758 e Asamblesë së Përgjithshme.
Kështu kjo rezolutë vendosi që të mos njihej më Tajvani, por Republika Popullore e Kinës dhe e gjitha kjo ndodhi me ndihmën e Shqipërisë.
Që po të kthehemi në politikën tonë, Kosova për Kinën smund të “ndahet” e të njihet prej Kinës pasi kjo shkon kundër vullnetit saj, me Tajvanin edhe krijon një precedent bumerang për të, përkundër luftës së saj 30-vjeçare që Tajvani të mos njihet. Kina nuk ka gjë kundër Shqiptarëve. Mund ta them haptazi se Kina na ka një borxh të madh historik ne shqiptarëve, por pas shumë vitesh përballje me botë dhe SHBA-në për ta marrë këtë veto, sot i bie ta përdorë kundër nesh. Kjo është fatkeqësia e fatit…
Po ana juridike, ligjet dhe politika janë rrathë me shume dalje, që shqiptarët duket se ende nuk po dinë ti përdorin.
Pse e them këtë…
Për Kinën “ndarja” ka probleme juridike edhe precedentë jo “bashkimi”
Nëse Shqiptaret do të dini ta luanin politikën mirë, ata do të mund ta kërkonin anëtarësimin e Kosovës në OKB jo si ndarje, por si një bashkim që do ndryshonte konceptin dhe kjo nuk i shkon kundër Kinës dhe as Rusisë që kërkon të marrë disa rajone separatiste në Ukrainë, dhe Kinës sepse edhe ajo kërkon që të marrë Tajvanin dhe ta bashkojë me veten.
Kosova i bashkohet Shqipërisë=Shqipëria. Edhe ne më vonë mund të luajmë me nocionet.
Tajvani i bashkohet Kinës=KINA, ndoshta ne një qeverisje të llojit Hong Kong.
Në këtë mënyrë, Kosova sdo kete kurre Kinen Armike se ska pse e do kete Usa mike gjithnje e shumta keqes do marre Apstenim ne politiken ejashtme qe sdo ta pengonte bashkimin poltikisht e juridikisht sdo kete asnje mundesi 0.
Siç e thamë më lart, që Kosova të marrë një ulëse ne OKB është pamundur dhe ky është mashtrimi që të gjithë sa kam përmendur me lart nga politika dhe klasa shoqërore që kanë ndikim mediatik po mashtrojnë popullin shqiptar të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen…
Por pyetja është si mund të ndodhë kjo? Se kjo nuk është diçka e zorshme duhet shumë punë, por disa muaj nga ana administrative, por nga ana juridike kjo është e pamundur për shkak të Kushtetutës Ahtisari (Kushtetutë antidemokratike edhe shume diskriminuese për popullin shqiptar të Kosovës dhe shqiptarët në rajon).
Te ndalemi pak tek Kushtetuta Ahtisari…
Ajo parandalon çdo referendum që ka të bëjë me Ligje kushtetuese -Kostitucionale
Kushtetuta Ahtisari nuk lejon asnjë ligj të kalojë pa 2/3 e minoriteteve ( shkurt minoritetit serb ku kanë 10 vende në parlament edhe pa u votuar fare! ) ku vetëm ky numër përbën më shumë se 2/3 e asaj që kërkohet.
Kushtetuta Ahtisari është antidemokratike sepse nëse minoriteti nuk arrinë të zgjedhin 10 deputetë ato marrin qyl jo në mënyrë demokratike … që të ndalojnë në Parlament çdo Votim që duhet.
Kjo është e para herë në Botë si precedent, që 2/3 e pakicës të ndalojë 100% të shumicës ?
Te mendojmë sikur minoriteti = 10% psh
2/3 e 10% = 7.5 %
Ku është parë më herët në botë që 7.5% të ndalojë vullnetin e 92.5% !
Nuk ka asnjë precedent në bote (bota ka dy sisteme 50%+1 në raste rralla ose 2/3=75% për zgjidhje me konsensus. Por asnjëherë nuk lejon 7.5% të ndalojë 92.5… Kështu i bie të jenë 98% që të arrije diçka,e kjo 98 % me kujton vetëm kohën e diktaturës së Enver Hoxhës në komunizëm).
Atëherë vëllezër dhe motra, nëna e baballarë kjo është padrejtësi ndaj popullit tonë shqiptar në Kosovë, diskriminim.
Këtë na dha Kushtetuta Ahtisari që do ta barazoja me helm në venat tona, për të mos krijuar një shtet të dytë Shqiptar, po edhe akoma me keq të përbashkët Shqiptar e ta minimizojnë me shtet multietnik!
Për turpin tonë dhe dëshirat e të huajve, një shtet multietnik nuk ekziston në fqinjin e Kosovës, Maqedoninë e Veriut, ku atje janë mbi 30 për qind shqiptar!
Pse ?… Sepse Shqiptaret pranojë standarde të dyfishta!? Pse Europa dhe Perëndimi mbyll sytë! Pse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk flasin por kanë ngecur tek njohja e gjuhës në mënyrë shumë të zbehtë, jo si shtet formues !
Pse Kosova nuk flet !?
Pse Shqipëria njohur symbyllas Maqedoninë e para!? Të kishte vendosur kushte për shqiptarët, ashtu siç po bën Bullgaria sot !?
Këto janë turpet e veprimeve të politikanëve tanë, po jo kaq edhe analisteve edhe mediave tona që kanë mbyll sytë e gojën me hipokrizinë e tyre.
Unë që po shkruaj jam vetëm një dashamirës i popullit tim. Patriot e rrjedh nga familje patriotësh që s’kam frikë të evidentojë e të them atë që mendoj dhe nuk arrij dot të kuptoj padrejtësitë dhe kur ato na vijnë jo vetëm nga armiqtë tanë, por edhe vendet që na quajnë Aleat!
Dikush do të thotë, se kush jam unë që flas për Kosovën?… Unë do i përgjigjesha që jam një shqiptar me origjinë nga Drenica, i lindur në Durrës, e njëjta familje e Presidentes së Kosovës zonjës Vjosa Osmani. Se ai Xhaxhai që përmendi në Parlamentin e Shqipërisë, që është xhaxhai nënës së saj, është gjyshi im nga baba, Sulejman Kastrati Vuçiterni-a. Por këto shtetet e huaja që “na e duan” të miren na ndanë në 1913 një pjesë në Kosovë e një pjesë në Shqipëri, e fatkeqësisht sot po na ndan edhe politika e politikanët tanë, duke mos treguar të vërtetën e hidhur popullit tonë që është një e s’ka dy e tre….Ka vetëm një Kosovë që është krahinë e Shqipërisë, kosova shqiptare ose Dardania. Çdo iluzion për të krijuar një shtet Kosovar është i rremë e antikombëtar që të kalojë sa më shumë kohë, edhe që juridikisht nuk ndodh, që brezat e rinj ta harrojnë Historinë e krahinës së tyre shqiptare….
Tani te kthehemi tek Kosova nga ana Juridike:
1. Nëse Kosova nuk merr dot ulëse për shumë vite, dhe nuk njihet juridikisht çfarë mund të bëjë Kosova?
2. Nëse Kosova nuk mund të bëjë Referendum për tu bashkuar me Shqipërinë, çfarë mund të bëjë Kosova!?
Këto janë 2 pyetje shumë legjitime. E duket sikur nuk ka dritë në tunelin juridik. Çdo veprim bilateral nuk do të njihej nga OKB.
Të sqarojmë:
Opsioni 1. Nuk arrihet, veto e Kinës që Kosova të bëhet shtet
Opsioni 2. Nuk arrihet se nuk ka në Kushtetute të bësh referendum për vetëvendosje, ndryshime ligje konstitucionale pa kaluar në parlament edhe të ndryshosh Kushtetutën nuk arrin dot se duhet 2/3 e pakicës serbe që është e pamundur.
Atëherë duhet një opsion i 3-të!
Si mund të zgjidhet opsioni numër 3 që të jetë nga ana Juridike pa probleme. Se ne shqiptarët se kemi fuqinë të shkojmë kundër të gjithë botës.
Opsioni 3 ka vetëm një opsion. Kushtetuta Ahtisari të çohet në gjyq në konventën e Gjenevës për mos përshtatje të popullit të Kosovës dhe si antikonstitucionale kundër Human Rights.
Çfarë do të thotë:
Bëhet kërkesë sipas Konventës së Gjenevës, 12 Gusht 1949.
Që të hedhë poshtë vendimin e Kushtetutës Ahtisari ose si gabim ose si version kalimtar e ti japë të drejtën Popullit të Kosovës të organizojë Referendum, e drejtë që e ka çdo komb i lirë në botë për ndryshimin e Kushtetutës, vetë e hartuar nga Ligjëvënësit e Kosovës me të drejtë mazhoritare duke hequr 2.3 e pakicës pasi kjo nuk ka sens. (Edhe Maqedonur kur u nda nga ish-Jugosllavia ka ratifikuar shumë ligje me këtë konventë).
Kosova duhet të përgatitet të fitojë këtë betejë ndërkombëtare duke ditur se ka sukses edhe në Hagë, për njohjen e shtetit të saj, duke treguar që kjo Kushtetutë nuk është demokratike e ne asnjë mënyrë nuk mund të mbahet peng, për asnjë arsye nga 7.5% e një popullsi kushdo qofte ajo, serbe apo shqiptare pa dallim etnie, feje dhe ngjyre. Edhe sepse nuk ka asnjë precedentë në botë që ta mbrojë këtë veprim.
Jam i sigurtë me një përgatitje të duhur, Kosova që ta fitoje opsionin numër 3, për të ribërë Kushtetutën e saj dhe të votojë me referendum në mënyrë ligjore dhe juridike. Duke ndryshuar çdo ligj antidemokratik e me 2/3 e pakicave.
Kështu do i hapet rruga një refendumi për bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë që do ta çonte Kosovën të devijonte tek opsionet 1-2 në pamundësi të njohjes së shtetit Kosovës por në shtet akoma më të madh dhe më jetik, më normal: Shtetit Shqiptar, Shtetit të përbashkët. Që do ta çonte automatikisht Kosovën si me trampolinë, në OKB, në BE pa viza ( pasaportë Shqiptare) në NATO për mbrojtje e territorit të saj… tani në duart e 5 milion Shqiptarëve dhe jo një pakicë e papërfillshme administrative.
Kështu Kosova do të kontribuonte për veten, shqiptarët e Maqedonisë që të kërkojnë të drejtat e tyre dhe pse jo edhe Lugina që gjendet nën kthetrat e Serbisë.
Atëherë që të konkludojmë edhe njëherë…
Nuk ka Kosovë të pavarur me Kushtetutën e Ahtisarit.
Nuk ka Kosovë Shqiptare, por mutietnike në këtë formë.
Nuk ka shtet të njohur nga OKB-ja me opsionet e njohjeve nga 113-114 shtete e bla-bla…
Ka vetëm një Kosovë, të bashkohet me Shqipërinë që është rruga më e thjeshtë edhe më shkurtër që të çon në integritetin e popullit shqiptar të Kosovës.
Rruga që po ndiqet deri më tani është e gabuar, e pandershme, e gjatë dhe të çon në Kinë me një derë të mbyllur, që nuk ka kush të të degjojë! Kurse rruga që po sugjeroj është e drejtë edhe në interesat e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Shkurt në OKB edhe sikur ta njohin Kosovën 192 vende, nëse Kina nuk e njeh, nuk bëhet vend anëtar i OKB-së.
Siç thonë britanikët, nëse nuk je i zoti që të bëhesh lojtar vetë, atëherë do të ngelësh përherë një lojë në duart e të tjerëve.
-Nga Helidon Kastrati (Vuçiterni-a)-