Perpara se tė dilte Facebook, pėrpara se tė dilte Google, pėrpara se tė dilte Instagram, pėrpara se tė dilnin dhjetra e qindra portale nė gjuhėn shqipe nė Internet, pėrpara se tė dilte smartphone, ishte njė faqe e vetme me adresėn ForumiShqiptar.com. Tė gjithė 20 vjeēarėt e sotėm shqiptarė nė mbarė botėn kanė lindur nė tė njėjtin vit qė ka lindur edhe komuniteti i ForumiShqiptar.com. Forumi shqiptar bėri histori pasi ishte nisma e parė nė fillimet e Internetit ku komunikimi dhe prezantimi bėhej eksluzivisht nė gjuhėn shqipe. Kish faqe dhe portale tė tjera mė tė hershme se forumi, por tė gjitha ishin nė gjuhė tė huaj. Arsyeja tjetėr pėrse forumi shqiptar ishte i veēantė ishte pasi fokusi i tij nuk ishte mbi prezantimin e Shqipėrisė e shqiptarėve pėr botėn jo-shqipfolėse. Fokusi i forumit shqiptar ishte mbi vetė shqiptarėt. Tė mundėsonte lėvrimin e lirė tė lirisė sė fjalės mes shqiptarėve dhe tė ngrinte njė komunitet eksluzivisht shqiptar, pa kufij tokėsorė, dialektorė apo fetarė. Tė gjithė ishin tė mirėpritur nė komunitetin tonė pėr aq kohė sa ishin shqiptarė dhe nė gjendje tė komunikonin nė gjuhėn shqipe.
Qindra mijėra shqiptarė nga 150+ shtete tė botės frekuentuan forumin qė nė vitet e para tė tij. Forumi u kthye ne vendtakimin e pėrditshėm tė shqiptarėve nė mbarė botėn. Nė asnjė qoshe tjetėr tė Internetit nuk do tė mund tė diskutoje me shqiptarė nga tė gjitha trojet tona etnike, me diasporėn shqiptare tė gjithė botės, me studentėt shqiptarė qė shkolloheshin jashtė vendit dhe me albanofilėt e botės qė kishin njė interes tė jashtėzakonshėm pėr historinė, kulturėn e gjuhėn e popullit shqiptar. Njė grup i vogėl nismėtarėsh tė komunitetit, artikuloi edhe Misionin e Forumit. Nė atė dokument do tė gjeni tė artikuluar disa nga shtyllat kryesore mbi tė cilin komuniteti u krijua: njohja, ruajtja e trashėgimi i gjuhės, kulturės, historisė, artit shqiptar nga vetė antarėt e kėtij komuniteti. Dhe shtylla tjetėr e fortė, njė besim i patundur nė respektimin e lirisė sė fjalės, tė ndėrgjegjes, tė besimit tė ēdo shqiptari pa dallime krahinore, pa dallime fetare, pa dallime partiake, pa dallime kulturore. Motoja e jonė ishte dhe vazhdon tė jetė: "Shqiptarė tė bashkuar pėr njė Shqipėri tė bashkuar!" Me pak fjalė, bashkimi i njė populli tė ndarė si ai shqiptar, nuk fillon me slogane e nisma politike, por fillon me secilin prej nesh. Roli i madh qė forumi luajti nė lėvizjen kombėtare ishte njehsimi i vetėdijes kombėtare tė shqiptarėve tė traumtatizuar nga shekuj ndarje fizike dhe plagėve tė mėdha tė krijuara nga pushtimet e ideologjitė e djallėzuara tė kohės. Kėto plagė fizike dhe mendore duan kohė qė tė shėrohen, dhe liria nuk ishte diēka e lehtė pėr shqiptarėt qė tė pėrqafohej. Pėr shekuj me rradhė shqiptarėt nuk kishin njohur e shijuar lirinė! Dhe misioni i forumit ishte pėrpjekja jonė pėr ti kujtuar shqiptarėt se jemi brezi i bekuar qė tė jetojmė nė kohė paqe dhe me njė teknologji tė avancuar si Interneti qė na lejon tė mbajmė lidhjet e kontaktet pavarėsisht largėsive fizike.
Jo tė gjithė shqiptarėt e kuptuan apo vlerėsuan siē duhet nismėn tonė. Jo tė gjithė shqiptarėt e vlerėsojnė siē duhet lirinė e demokracinė. Disa prej tyre e panė kėtė nismė edhe si kėrcėnim tė mentalitetit tė mykur shqiptar tė kėtyre 600 vjetėve tė fundit. Kjo nuk na pengoi apo dekurajoi ne nė misionin tonė. Pėrkundrazi, kjo na tregoi ne se puna jonė e pėrkushtuar po jepte rezultatet e duhura. Shpresa jonė ėshtė qė me kohėn, edhe kėta shqiptarė tė vlerėsojnė lirinė si tė shenjtė, dhe tė pranojnė mendimin ndryshe tė shqiptarėve. Se sa tė suksesshėm kemi qenė nė kėtė drejtim, ia lėmė kohės tė gjykojė. Qėllimi ynė ishte njė qėllim fisnik, mė i lartė se interesat politike, mė i lartė se interesat e ngushta personale.
Sot forumi shqiptar nuk gėzon mė atė pjesmarrje tė madhe tė shqiptarėve si nė vitet e mėparshme. Ky ėshtė njė evolucion i natyrshėm jo vetėm pėr forumin por pėr shumė nisma tė tjera tė ngjashme. Njerėzit sot janė tė marrosur pas ekraneve tė telefonave dhe shpenzojne gjithė kohėn e tyre nė rrjete sociale ku bėjnė vetėm llogje fjalėsh. Dallimi mes komunitetit tonė dhe kėtyre rrjeteve sociale ėshtė se ne respektojmė lirinė tuaj dhe nuk censurojmė fjalėn e mendimin tuaj. Dallimi tjetėr i madh ėshtė se forumi shqiptar ėshtė njė thesar i kulturės shqiptare: ne nuk promovojmė llogje fjalėsh, ne promovojmė thesaret e kulturės shqiptare dhe bukurinė e mendimit tė lirė shqiptar. Kur hyni e dilni nga rrjetet sociale ju do tė argėtoheni duke vrarė kohėn tuaj tė lirė kot. Kur hyni e dilni nga faqet e forumit, ju do tė mėsoni diēka tė re mbi kulturėn, artin, historinė, apo mendimet e lira tė bashkėpatriotėve tuaj. Nėse ka vend pėr njė sugjerim me vend sot ėshtė pikėrisht ky: mos e humbni kohėn nėpėr rrjete sociale tė huaja por rikthehuni nė komunitetin mė tė vjetėr shqiptar nė Internet! Jo vetėm qė do tė ndiheni mė mirė kėtu, jo vetėm qė do tė mėsoni diēka tė re, por shikojeni edhe si njė detyrim si prind e si shqiptar pėr brezat e rinj: ėshtė detyra jonė qė tė ruajmė e trashėgojmė tek brezi i ri atė qė brezi para nesh na la ne trashėgimi! Kjo ėshtė arsyeja pėrse komuniteti i forumit shqiptar ekziston! Janė me qindra mijėra fėmijė tė vegjėl nė moshė shkolle nė Shqipėri, Kosovė, Mal tė Zi, Maqedoni, Greqi, Itali e mbarė botėn, qė kėrkojnė diēka shqiptare dhe e gjejnė vetėm nė faqet e kėtij forumi. Ky ėshtė thesari i akumuluar nė kėto 20 vjet nė faqet e kėtij forumi qė duhet ruajtur e trashėguar. Dhe kjo nuk ėshtė detyra e stafit tė forumit, kjo ėshtė detyra e tė gjithė patriotėve shqiptarė.
Uroj qė brezi i ri i 20 vjeēarėve tė sotėm tė vazhdojė kėtė stafetė tė bukur tė kėtij komuniteti shqiptar nė Internet. Komuniteti ka nevojė pėr pjesmarrjen tuaj, pėr mendimet tuaja tė lira, dhe mbi tė gjitha, pėr ruajtjen, pasurimin, dhe trashėgimin e kėtij thesari kulturor qė do tė gjeni nė faqet e kėtij forumi. 20 vjet janė njė kohė e gjatė nė jetėn e njė njeriu, por nuk ėshtė njė kohė e gjatė nė historinė e njė populli tė moēėm si ai shqiptar.
Ju ftoj tė lini nė kėtė temė kujtimet tuaja nė kėto 20 vjet!
Albo
Ruaj Lidhjet