Qytetarėt francezė iu drejtuan tė dielėn kutive tė votimit pėr tė votuar nė raundin e parė zgjedhjeve presidenciale, ku u konfirmuan dy kandidatėt tė cilėt do tė pėrballen nė raundin e dytė.
Presidenti Emanuel Makron dhe Marin Le Pen do tė jenė dy kandidatėt tė cilėt do tė pėrballen nė raundin e dytė tė zgjedhjeve presidenciale nė Francė, njė pėrsėritje e zgjedhjeve tė 2017-s, ku Makron arriti tė fitonte ndaj politikanės se ekstremit tė djathtė.
Qendrat e votimit u mbyllėn nė orėn 18:00, ndėrsa nė qytetet e mėdha si Parisi dhe Marseja ato u mbajtėn hapur edhe mė gjatė.
Pjesėmarrja nė kėto votime ishte rreth 65%, mė e ulėta kjo qė nga viti 2002.
Makron konsiderohet favorit pėr tė fituar njė mandate tė dytė, por sipas rezulateteve tė raundit tė parė rivalja e tij, Marin Le Pen, ka ngushtuar epėrsinė dhe tė dy mund tė kenė njė pėrballje tė fortė nė balotazhin e 24 prillit.
Euronews
Krijoni Kontakt