Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,450
    Postimet në Bllog
    17

    Vjedhja e shekullit: Dokumentat nxjerrin në dritë lidhjen e Erion Veliaj me Alqi Bllakon

    Dokumentat që nxjerrin zbuluar lidhjen okulte Veliaj-Alqi Bllako

    Emri:  veliaj-bllako-4.jpg

Shikime: 47

Madhësia:  35.6 KB

    Prej disa ditësh në rrjetet sociale është bërë virale një video ku kryebashkiaku Veliaj dëgjohet gjatë fushatës elektorale të thotë se puna dhe sukseset e tij do të ishin të pamundura pa kontributin e Alqi Bllakos. Fakti se përse ky fragment ka ngjallur kaq shumë interes, pas arrestimit të ish deputetit socialist është i thjeshtë. Ai lidhet me marrëdhënien e tyre të veçantë.

    Menjëherë pasi Bllako kopsiti letrat për ngritjen e inceneratorit të Tiranës, që ka të njëjtët pronarë me atë të Elbasanit dhe të Fierit, të cilët bashkë me ish deputetin akuzohen sot për korrupsion nga SPAK, Veliaj e emëroi atë drejtor të Ujësjellës Kanalizimeve të kryeqytetit. Ai e sponsorizoi për një vend fitues në listën e Tiranës, të cilën e drejtonte vetë dhe e ndihmoi fort gjatë fushatës në pranverën që shkoi.

    Emri:  WhatsApp-Image-2021-04-03-at-11.24.34.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  66.0 KB
    Veliaj dhe Bllako gjate fushates se 25 prillit

    Po përse kjo lidhje e veçantë?

    Me siguri që ajo është farkëtuar në periudhën kur të dy ishin pjesë e hallkave që konspironin për ngritjen e inceneratorit të Tiranës, që do t’u kushtojë shqiptarëve në fund afërsisht 430 milionë euro. Dokumentat e bëra tashmë publike nga Komisioni Hetimor Parlamentar dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, e konfirmojnë këtë marrëdhënie speciale të dyshes Veliaj- Bllako.

    Historia fillon në momentin kur Ministria e Mjedisit, në të cilën Bllako ishte sekretar i përgjithshëm, vendosi të marrë miratimin e Bashkive Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë, të cilat do të mbanin gjallë inceneratorin duke dërguar aty mbetjet e tyre. Gjatë një korrespondence mes ministrisë së Ekonomisë, asaj të Mjedisit dhe Bashkisë është kërkuar që të jepej miratimi i katër bashkive të qarkut të Tiranës, që do të digjnin mbetejet e tyre dhe do të paguanin inceneratorin. Por, procedura është kryer duke marrë vetëm firmën e Veliajt dhe duke i anashkaluar tre të tjerat, që në atë kohë mund të kundërshtonin sepse drejtoheshin nga opozita.

    Alqi Bllako është në brendësi të gjithë kësaj praktike dhe dokumentat zyrtare siglohen për djeni të tij (poshte).

    Emri:  bllako.jpg

Shikime: 38

Madhësia:  21.9 KB

    Në një dokument ai i përgjigjet një shkrese të ish ministrit , Arben Ahmetaj. Duke qenë se inceneratori i Tiranës do të grumbullonte mbetjet e qarkut të Tiranës, ministri i Financave i kërkon me shkrim homologut të tij të mjedisit, miratimin e këtyre institucioneve për të shkuar përpara me projektin (letra poshtë).

    Emri:  bllako-1.jpg

Shikime: 34

Madhësia:  32.5 KB

    Këtu hyn në lojë Veliaj. Me ndihmën e tij, Alqi Bllako bën një manovër për t’i lehtësuar punën e fitimit të tenderit inceneratorit. Atij i jepen atributet e krejt qarkut të Tiranës. Pasi merr miratimin e tij, Bllako nuk i drejtohet më kryetarëve të bashkive, Kamëz, Kavajë dhe Vorë (poshte) duke e quajtur aferën të përfunduar.

    Emri:  bllako-2.jpg

Shikime: 39

Madhësia:  34.9 KB

    “Kontrata koncesionare është një kontratë problematike, pasi që në hyrje të saj thuhet shprehimisht se koncensionari do të furnizohet me mbetje nga të gjitha njësitë përbërëse të qarkut Tiranë, konkretisht Bashkia Tiranë, Vorë, Kavajë dhe bashkia Kamëz, duke cënuar kështu autonominë e këtyre të fundit lidhur me çështjen e mbetjeve urbane, pasi nga asnjë korrespondencë, nuk rezulton që këtyre t’iu jetë marrë pëlqimi për të qenë pjesë e kontratës koncesionare”, tha në hapje të komisionit hetimor deputetja Jorida Tabaku. Që diçka ishte e dyshimtë këtë e vërtetoi dhe fakti se si shkuan paratë në familjen Bllako.

    Fiks një vit pas kësaj korrespondence, inceneratori i Tiranës fillon të paguajë me 10 mijë dollarë në muaj si inxhinjer babain e Alqi Bllakos.

    Por dritë- hijet e kësaj afere nuk përfundojnë këtu. Sepse për t’i bërë të mundur Bllakos këtë manipulim, kryebashkiaku i Tiranës duhet të hidhte edhe një hap tjetër. Ai duhet të jepte miratimin për ngritjen e inceneratorit, pa e kaluar sipas ligjit në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Por sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak.

    “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill”, theksohet në dokumentin e KLSH.

    Por Veliaj nuk ka vepruar kështu. Tashmë ekziston dokumenti (poshtë) se ai i është drejtuar Alqi Bllakos duke i thënë se Bashkia e Tiranës është dakord që inceneratori të ngrihet.

    Emri:  auto_hoxha11640769463.jpg

Shikime: 41

Madhësia:  44.1 KB

    Pra gjithçka është e qartë se, që skema e planifikuar të funksiononte, duhej që Veliaj të manipulonte duke firmosur pa mandatin e Këshillit Bashkiak dhe që Alqi Bllako ta thellontë këtë manipulim duke e paraqitur këtë “OK” të Veliajt si miratimin nga të katër bashkitë e qarkut Tiranë.

    Vetëm pasi kjo lidhje u forcua në ditë të vështira, “Lali” e mori Alqin si drejtor të ujësjellës kanalizimeve, ai e promovoi në vend fitues në listën e deputetëve të Tiranës dhe u angazhua fort në fushatë për të.

    Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,450
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vjedhja e shekullit: Dokumentat nxjerrin në dritë lidhjen e Erion Veliaj me Alqi Bllakon

    SPAK s’ka vlerë për ndëshkim, por për vizatim

    Vala e re e arrestimeve të SPAK, që mund t’i hajë kokën edhe deputetit të dytë socialist, është thjeshtë një procedurë në raport me të vërtetën që tani e dinë të gjithë: atë se në krye të priamidës së kësaj mega grabitjeje qëndron një njeri i vetëm, Edi Rama.

    Edhe vetë kryeministri e ka kuptuar se kjo tani nuk është më një sekret. Po të kthehesh pak ditë pas në kohë dhe të rishikosh dëshminë që ai dha në komisionin hetimor për inceneratorët, mbrojtja e vetme që i bëri vetes konsistonte në faktin se “nën hundën time është vjedhur, por unë nuk kam ditur gjë”.

    Nga ai dialog i gjatë mbetën të skalitura në memorje shprehjet e Ramës se “mishi është i dobët”, “jeta politike nuk është hapsirë ëngjëjsh”, “ka edhe njerëz që korruptohen”, se “kryeministri nuk merr dot vesh se ç’mund të bëjë Lefter Koka pas shpinës së tij”, se ai nuk ishte “supervizor”, se vartësit nuk e kishin informuar që “koncesionari nuk i dispononte kapitalet e nevojshme”, etj.

    Po a ka njeri që e beson këtë përrallë, aq më tepër kur njeh sëmundjen e drejtimit të Ramës për të kontrolluar deri në detaje edhe sistemin piramidal të ngritur prej tij, ku urdhëri nga lart mbivendoset mbi ligjin? Natyrisht që jo.

    Këtë dëshmon edhe historia e deputetit Alqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar lejen e Kuvendit për arrestim. Vallë rastësisht e vuri Rama në listat e PS në Tiranë, këtë anonim, madje në një vend më të sigurtë se Pandi Majko, Fatmir Xhafaj apo Mimi Kodheli që i kishte pasur ministra? Jo, përgjigjja është e qartë: sepse ai duhej t’i shpenzonte një pjesë të milionave për fushatën e partisë. Vetëm kjo gjë shpjegon katapultimin e tij në një vend më të sigurtë se elefantët e PS-së. E njëjta logjikë u ndoq edhe me Lefter Kokën në Durrës. Ndonëse dihej se SPAK ia kishte bërë gati letrat, Rama e futi në të njëjtën listë ku gjendej edhe vetë dhe, vetëm pasi ai siguroi votat që i kërkoheshin, u detyrua të jepte dorëheqjen pasi akuzohej se kishte përvetësuar 3.5 milionë euro pagesa nga inceneratorët.

    Por, këto dy raste nuk janë të vetmet.

    Fakti se e gjithë hierarkia shtetërore u detyrua të firmosë kundër ligjit, të shmangë tenderimet ndërkombëtare, të prodhojë 9 procedura brenda një dite të vetme, të dërgojë mbi 20 milionë euro në Fier ende pa u vënë asnjë tullë për ngritjen e inceneratorit, dëshmon se ky nuk është një nga ato skandale ku ca çapaçulë ia punojnë shefit pas shpine.

    Edi Rama është që në kërthizën e kësaj afere dhe këtë e dëshmoi edhe me qëndrimin që mbajti, kur në kulmin e akuzave dhe bërjes publike të dokumentave sakandalozë të vjedhjeve, ai zhvilloi një mbledhje PS-je, në barkun e inceneratorit të Elbasanit, pikërisht për të treguar se njësoi si ai ishin të tërë pis, madje edhe ata që nuk patën firmosur apo urdhëruar.

    Ai është pjesë e saj sepse vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë krizën e madhe energjitike dhe atë të çmimeve, t’i dërgojë pagesa të arrestuarve në mungesë Zoto dhe Mërtiri, që përmes një sistemi kompanish guacka, fshihen pas inceneratorit të Tiranës.

    Po atëherë shtrohet pyetja: pse po ia dorëzon kryeministri drejtësisë bashkëpuntorët e vet në këtë skemë? Pse ai nuk bëri asnjë rezistencë për mbrojtjen e Bllakos duke deklaruar se është i gatshëm ta hedhë në duart e SPAK-ut? Përgjigjja është e thjeshtë: Sepse ndonëse pa dëshirë dhe pa qejf, falë presionit ndërkombëtar, ai është detyruar të bëjë disa koka turku.

    Në rastet Koka dhe Bllako nuk duhet pasur asnjë iluzion se kemi të bëjmë me drejtësi reale, ato flasin për një drejtësi të negociuar. Edi Rama e dinte me kohë që SPAK do vepronte mbi ish ministrin e mjedisit dhe ai e “dorëhoqi” me kohë duke i mbikqyrur vetë edhe tekstin e largimit. Edhe për Bllakon nuk ishte një sekret, kur thuhej se ai ishte caku i fundit ku do të arrinte Prokuroria e Posaçme. Pra ende shefi i qeverisë vigjëlon mbi procesin dhe e kontrollon atë. Por pavarësisht nga fakti se kjo nuk është, as një drejtësi e vërtetë dhe as e pavarur, efekti që ajo po prodhon e ka një të mirë. Ndonëse SPAK nuk do të ketë kurrë fuqi, jo për të shkuar tek Lefteri, por tek koka reale e kësaj mega vjedhjeje, fakti që po merret, dalja në shesh e disa të vërtetave edhe ashtu gjysmake, po i shërbejnë disi publikut. Edhe me pafuqinë e tyre, “heronjtë e fëmijëve tanë” po na bëjnë një nder, sepse edhe duke mos pasur këllqe për t’i ndëshkuar grabitësit e mëdhenj, sëpaku ata po na ndihmojnë për t’i njohur më mirë ata.

    Lapsi.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,450
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vjedhja e shekullit: Dokumentat nxjerrin në dritë lidhjen e Erion Veliaj me Alqi Bllakon

    Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

    Emri:  veliaj-incenerator.jpg

Shikime: 25

Madhësia:  28.0 KB

    Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj është kapur sot në krim që dënohet deri me dy vjet burg, duke gënjyer në dëshminë e tij para komisionit hetimor. Në debatin e tij me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku, ai është munduar të dredhojë gjatë duke përmendur proceset që ka fituar ndaj Tabakut, duke nxjerrë kontratat e Lulzim Bashës kur drejtonte Tiranën, duke u fshehur për dy standartet e drejtuesve lokalë demokratë në qytete të tjera, por duke refuzuar më shumë se gjysëm ore ti përgjigjet një pyetje të thjeshtë: “Pse ka tejkaluar kompetencat e këshillit Bashkiak, për ti hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës dhe duke firmosur vetë ersonalisht për një gjë që nuk i takonte”.

    Dhe i gozhduar pasi kjo pyetje iu përsërit mbi 20 herë ai u detyrua të nxirrte një dokument tjetër, në vend të atij që i kërkoohej për të thënë që si kruebashkiak kishte vepruar me miratimin e këshillit.

    Kur mbaroi debati i zjarrtë Jorida Tabaku tha: “Veliaj genjeu ne betim. Gjatë përgjigjeve ai iu refererua një vendimi te Keshilli Bashkiak të muajit shtator 2017, nderkohe qe me nënshkrimin e tij i ka hapur rruge Inceneratorit që në mars 2017 (shiko poshtë dokumentin origjinal)”.

    Pra për të mbrojtur firmën e tij të paligjshme Erion Veliaj lexoi një dokument tjetër që kishte lidhje me buxhetin e bashkisë dhe jo me miratimin e projektit për inceneratorin.

    Emri:  auto_hoxha11640769463.jpg

Shikime: 27

Madhësia:  44.1 KB

    Nisur nga ky debat i nxehtë, Lapsi.al është përpjekur të spjegojë se pse kjo shkresë dhe ky nënshkrim u kthyen në mollë sherri?

    Për të kuptuar këtë duhet njohur pak historia e kësaj afere. Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua që do të ndërtonte djegësin e Tiranës i cili do të financohej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.

    Sipas të dhënave të mëvonshme që nxori Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe i bëri publike opozita, kjo qe një ndërmarrje korruptive që do ti kushtonte publikut shqiptar tre fish më shtrenjtë. Po cili qe roli i Veliajt në këtë ‘grup të strukturuar” që dyshohet se ka ndyer duart në një grabitje?

    Me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të kësaj vepre, që i jepte më shumë para të arrestuarve që sot janë në kërkim, Stela Gugalla dhe Klodian Zoto Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të këshillit bashkiak. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” thekson KLSH.

    Lapsi.al

Tema të Ngjashme

  1. Erion Veliaj, 103 tenderë të dyshimtë për 6 muaj
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2018, 20:13
  2. Napoli: Vjedhja e bibliotekës së shekullit të 16
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-12-2013, 14:11
  3. Erion Veliaj me mision antiamerikan ne SHBA
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-02-2011, 06:40
  4. Erion Veliaj: G99 do të shkrihet me PS-së
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 11:27
  5. Erion Veliaj per zerin e Amerikes
    Nga DJAL_BERATI në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 15:38

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •