Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 94
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Historiku i Tiranes

    1-Mbresa prej udhetarev, studjuesve dhe shkrimtareve te huaj dhe vendas mbi Tiranen.



    Te flasesh per Tiranen – qytetin, fushat rreth tij, popullsine, arkitekturen e banesave, e cdo gje qe ka te beje me te – nuk eshte edhe aq e lehte.

    Gjeja e pare qe te vjene nder mend eshte se po flet per nje qytet te themeluar ne shekullin e XVII-te dhe qe u shpall kryeqytet vetem ne shekullin e XX-te. A nuk eshte ky paradoks? Tirana nje qytet I shekullit te XVII-te te shpallet kryeqytet, kur shume qytete te tjera si Apollonia, Durresi, Shkodra, Korca, Kruja, jane me te lashte se ai dhe I perkasin epokes para kristjane. E megjithate kjo nuk eshte forte e cuditshme se e tere historia e popullit shqiptar eshte e mbushur me paradokse.

    Disa nga udhetaret, studjuesit, tregtaret, politikanet, konsujt qe e kane pare Tiranen, qe kane shkelur tokat rreth saj, qe kane prekur banesat e ketij qyteti, qe kane jetuar me ate popullsi, e qe kane qene mysafire te sofres tiranase, na kane lene ne kujtimet e tyre.

    Une nuk isha I afte qe te shprehesha me mire se ata, prandaj ne vend te hyrjes se kesaj eseje, vendosa fjalet dhe kujtimet e tyre, te lena per kete qytet. Ja c’thone ata:



    · “Rruga per ne Tirane eshte e karrocueshme dhe e mire. Kjo eshte e vetmja rruge e mire qe kam pare qysh kur kalova ne token turke disa muaj me pare……

    Tirana (12.000 banore), duke patur nje rruge te mire per ne port, po shkon drejt lulezimit. Pazari ishte plote e perplote me katundare me kostume te ndryshme nga ata te Elbasanit. Tirana eshte themeluar me (rreth) 1600 nga nje bej I pasur, I cili ia vuri emrin ashtu per te perkujtuar nje ngadhenjim turk ne Teheran te Persise. Bejleret e sotem te Tiranes, Toptanasit, te cilet e quajne veten pasardhes te Topiajve te vjeter, jane shume te njohur…..”



    EDITH DURHAM:”Brenga e ballkanasve” fq 318-319



    ·“Tirana dhe fushat e saj me ben nje pershtypje shume te kendshme…..

    Gjeja qe me habiti me shume qe qyteti, ne te cilin une pandehja se do te gjeja nje cerdhe te erret dhe te ndyre, porse e gjeta te paster, te bukur e te shtrire mbi nje fushe ujeshumte plot me kopshte dhe peme….Nder te gjitha rruget e qytetit ecnin ca vija te vogla uji qe lajne dhe pastrojne cdo ndyresire. Xhamite e pikturuara me ngjyra te ndryshme, te ndertuara ne nje stil te bukur dhe te rrethuara me plepa dhe selvi, kulla rokoko e hijshme e sahatit, te gjitha keto – me levizjen e gjalle te popullit qe ne dite te caktuara mbush tregun, duke pershkruar me qerre te shumta te terhequra prej buajsh – bashkohen ne nje pamje origjinale qe s’e kam pare askund tjeter ne Shqiperi….”

    THEODOR IPPEN:”Shqiperia e vjeter” fq 170



    “Ne me pake se tridhjetepese kilometra prej Durresit, arrijme ne kryeqytetin e shqiperise, ne Tirane, ku ndodhet nje nga mjediset unikale qe mund te gjenden, nga bukuria natyrore. Nje shoqerim I mendimeve ketu, mund te kujtoje shatervanin e Trevit ne Rome… Duket sikur natyra e ka zgjedhur Tiranen per nje paraqitje te te gjithe tipareve te maleve, qe e rrethojne gjithandej qytetin. Keni aty edhe shkembin e cveshur, edhe kodrat e pyllezuara, majat me debore dhe cdo gje qe mund te perftoje perfytyrimi, me ngjyra dhe forma”



    FAIK KONICA:”Vepra” fq 368


    H. Hekar, konsulli I Frances ne Shkoder, I terhequr nga disa ane te jashtme, me 1858 shkruante se:”Tri ore nga Kruja ne mes te nje fushe te punuar ne menyre te shkelqyeshme, ne te cilen ndodhen ekonomi te shumta dhe te pasura bujqesore, eshte Tirana. Hyrja e Tiranes kur vjen nga Shkodra, eshte e kendshme; djathtas dhe majtas jane dy xhami te bukura te mbuluara me piktura te shkelqyera; pak me larte, nje kulle katrore ne te cilen eshte nje sahat. Rruget e saj te gjera nga cdo ane kane rrekera uji te rrjedhshme qe sjellin freski ….Nga te gjitha qytetet e Shqiperise, Tirana eshte ai qe ka me teper nje karakter oriental, gje e lehte (kjo) per t’u kuptuar kur dihet se me gjithe emrin e saj I cili ben te besosh per nje origjine te lashte – ky qytet, po t’I besosh tradites (se vendit) qe themeluar para rreth 250-vjeteve”



    ZIJA SHKODRA:”Qytetet shqiptare…” fq 375



    ·Studiuesi italian B.Pelegrini duke folur per qytetet shqiptare me 1905, e konsideronte Tiranen si nje qender agrarozejtare me “banesa te mira”.



    ZIJA SHKODRA: Po aty . fq 375



    ·Myderizi shkruan:”Mirpo, nji gojedhane e vjeter e ruejtun edhe sot ne Bende, Malesi e Tiranes, tregon se ne fushe ku asht ngrefe qyteti I ri, andej pak ma poshte nga asht Kroi I Shengjines, ka qen dikur nje qytet I madh I quejtun Tirane ne te cilin Skenderbeu e kishte zakon te haje dreken, gjithe sa here I takonte te shkoje prej Kruje ne Petrele e viceversa”

    O. MYDERIZI:”Tirana 1604-1937” fq 28

    S.JASA dhe XH.MACI:”Tirana” doreshkrim fq 50

    “Tirana eshte nje qytet, qender nenprefekture, ne prefekturen e Durresit te provinces se Shkodres, ne Shqiperi…Ka 17.000 fryme. Eshte nje qytet I bukur dhe terheqes, buze nje fushe te bukur e shume prodhuese, me rruge te gjera dhe te sheshta, me ujera rrjedhese dhe me nje pazar e treg te madh e te frekuentuar”



    SAMI FRASHERI:”Shqiperia dhe shqiptaret” fq 183
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    2-tirana Ne Shekullin Xix Dhe Ne Fillim Te Shkullit Xx

    TIRANA NE SHEKULLIN XIX DHE NE FILLIM TE SHKULLIT XX

    “Nga kronikat e udhetarit Evlija Celebi ne vitin 1662, kuptojme se Tirana po zhvillohej me shpejtesi. Pevec asaj pak popullsie qe ndodhej aty, qyteti filloi te popullohej nga banore perreth, dhe me vone, me te ardhur nga Kruja. Kjo ndodhi sepse qyteti shtrihej ne nje fushe te begate dhe ne nje pozite shume te favorshme gjeografike.

    Per rreth 180-vjete, Tirana do te sundohej nga pasardhesit e familjes se themeluesit, me I shquari nder te cilet qe Ibrahim Pasha (nipi I Sulejman Pashes), I cili sundoi per disa dhjetvjecare gjate shekullit XVIII.[1]”

    Tokat pjellore, pozita e favorshme gjeografike, klima e mire, shtimi I popullsise ne menyre te ndjeshme, ben qe sunduesit perreth Fushe-Tiranes ta shihnin me lakmi kete qytet te ri dhe te mendonin se gjeja me e mire per ta ishte ta shtinin ne doren e tyre qytetin dhe rrethinat. “Qyteti I ri qe rritej e zbukurohej cdo dite, terhoqi vemendjen e Kapllan Pashes se Krujes, Bushatllive te Shkodres dhe Ali pashe Tepelenes, sepse ndodhej ne kufi te pashalleqeve te medha. Keshtu, Tirana do te behej shkak lufte per 60 vjete, duke filluar nga mesi I gjysmes se dyte te shekullit XVIII.[2] ”

    Keshtu me njera tjetren rivalizuan dy familjet e medha, ajo e Bargjineve dhe ajo e Toptaneve.



    Pas vdekjes se Ahmet bej Bargjinit – ky ishte djali I Ibrahim Pashes – ngelen si trashegimtare te tij, djali Karaman beu dhe kater vajzat. Pas vdekjes se te jatit, Karaman beu u thirr nje dite si mik ne Kruje nga familja e Kapllan pashe Toptanit dhe prej andej nuk u kthye me gjalle. Tiranasit e qane pinjollin e fundit te familjes Bargjini dhe tashme syte u drejtuan nga vajzat.[3]

    Gjate kesaj kohe qyteti ishte rritur dhe zhvilluar ne fusha te ndryshme te jetes, por populli I Tiranes ishte I tronditur. Rreziku me I madh atyre u vinte prej deres se Toptaneve te Krujes, te cilet arriten te helmonin edhe pinjollin e fundit Bargjinas. Tani qyteti numeronte nje popullesi rreth dymbedhjet mije banore, dymije shtepi, katerqind e tetedhjete dyqane e punishte zejtarie.[4]

    Tashme synimi i Toptanasve ishte martesa e kater djemeve te tyre me kater vajzat e Ahmet bej Bargjinit, vetem keshtu ata do te arrinin te trashegonin cifligjet dhe pasurite e Baregjineve, qe tashme ishin denuar te vuanin duke mos pasur trashegimtare ne vije mashkullore. Endrra e Kapllan pashe Toptanit ishte bere realitet, djemte e tij trashegonin pothuajse te gjitha pronat e Bargjinasve, ai vet u zhvendos per te jetuar ne Tirane. Keshtu per rreth 70-vjete gjate shekullit XIX, qyteti u sundua nga Kapllan Pasha dhe pasardhesit e tij…Me kete nuk u pajtua Haxhi Et’hem beu, si sternip I Sulejman Pashes. Pas nje lufte qe zgjati jo pak, sundimi I Tiranes kaloi plotesishte tek Toptanet dhe kundershtaret e tyre ben paqe.[5] Gjate kesaj kohe qyteti ishte zmadhuar shume dhe ishte ndare ne gjashte lagje. Qytetaret mundoheshin qe te ndertonin dicka ne te mire te vetes apo qofte edhe te komunitetit. Ne 1834 u ngrit nje medrese dhe nje biblioteke me libra turqisht dhe arabisht, ndersa ne 1862 u ngrit postetelegrafi, ne 1856 u ngrit nje kishe katolike dhe ne 1873 nje ortodokse. Ne kete kohe sic shihet moren hov ndertimet komunitare, qe viheshin ne sherbim te popullsise. Me 1848 mbi Erzen u ngrit nje ure, prej familjes se pasur te Beshireve, edhe sot kjo ure mban po te jejtin emer. Edhe mbi lumin “Lane” u ngriten dy ura, ajo e Tabakeve dhe ajo e Terzive.[6]



    Sami Frasheri thote se ne fund te shekullit XIX popullsia e Tiranes ishte rritur ne 17.000 banore.[7]

    Pervec te tjerave ne Tirane ishte hapur edhe nje dege e Bankes bujqesore “Zirnaet Bankasi” e Stambollit. Ne vitin 1901, konsulli freng Degrand, pervec pershkrimit qe I ben zhvillimit te qytetit te Tiranes nga ana urbanistike, ekonomike e shoqerore, duke e paraqitur si nje qytet me origjinalitet dhe me nje pejzazh te bukur, shenon se kishte nje popullsi prej rreth 25.000 banore.[8]



    Keshtu nese mund te perllogarisim shume shkurte, sipas te dhenave, Tirana ne:



    - 1830 sipas J.Mylerit (udhetarit austriak) kishte 13.000 banore

    - ne fund te shekullit XIX sipas Sami Frasherit ajo arrin ne 17.000 banore

    -dhe ne 1901, ne fillim te shekullit XX, popullsia arrin ne 25.000 banore, sipas konsullit freng Degrand.



    Kjo ishte Tirana gjate shekullit te XIX dhe fillimit te shekullit XX- me ndryshimet politike, demografike, dhe arkitekturore.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    3-tirana Gjate Rilindjes Kombetare

    Administrativisht Tirana ishte e lidhur me prefekturen e Durresit, te provinces se Shkodres ne Shqiperi.[9]

    Ne Tirane pervec administrates osmane sundonte edhe kasta e bejlereve Toptanas, emri I te cileve ishte me I degjuar se ai I autoriteteve pushtuese. Nga familja e madhe e Toptanasve u dallua shume Seremedin Seid Toptani, I cili qe ne rinine e tij perqafoi idealet kombetare te patrioteve te Rilindjes dhe u be nje veprimtar I shquar I kesaj levizje.[10] Ne vitet 1870-1871 Seid Toptanin e gjejme ne Stamboll, ku bashke edhe me shume patriote te tjere te shquar si; K.Kristoforidhin, P.Vasen, J.Vreton, H.Tahsinin, I.Qemalin, S.Frasherin, etj, bejne perpjekje per te caktuar nje alfabet te perbashket per gjuhen shqipe dhe per te themeluar nje shoqeri kulturore shqiptare, qellimi I se ciles do te ishte ngritja e shkollave shqipe.[11]

    Shtepia e tij ne Tirane u be nje vater patriotizmi. Aty u strehuan shume rilindas te shquar, per t’iu larguar presionit te autoriteteve turke.

    K. Kristoforidhi, duke ndenjur ne shtepine e tij ka dhene edhe mesime ne gjuhen shqipe.[12]

    Seid Toptani ne vitin 1848, duke qene student ne Paris mori pjese edhe ne revolucionin francez te atij viti.[13]



    Ne 3 shtator 1903 nenkonsulli i Austro-Hungarise ne Durres, Dr.Kiatovski njofton se :”Per te ndihmuar ne perhapjen e shkrimit shqip dhe ne perballimin e shpenzimeve, ne nje numer qendrash u krijuan shoqeri te vogla te fshehta te pajisura edhe me arkat e tyre.”[14]

    Keto shoqeri u krijuan edhe ne Tirane dhe te pakten qe nga 28 Nentori I 1898, ne Tirane pati shkolle shqipe, megjithe pengesat dhe represionet e Perandorise Osmane.[15]

    Seid Toptani ka ndikuar ne formimin e “Lidhjes se Prizerenit” dhe ka qene antar I “Komitetit te Stambollit”. Ai eshte nje nga nenshkruesit e “Memorandumit te Shqiptareve”, paraqitur ministrit te jashtem te Austro-Hungarise, me date 20.06.1878, per mbrojtjen e te drjetave shqiptare ne Kongresin e Berlinit….ky eshte nje nga aktet kryesore diplomatike te Rilindjes Kombetare.[16]

    Nder djemte e Seidit, me shume u shqua Murat Toptani, I cili bashke me Ibrahim Dalliun, themeluan ne Tirane klubin “Bashkimi”, nje shoqeri kulturore, qe propogandonte pavaresine e Shqiperise prej Perandorise Osmane dhe mesimin e gjuhes shqipe neper shkolla.[17]



    Nje rilindas tjeter shume I shquar eshte edhe Hafiz Ibrahim Dalliu, I cili lindi ne nje familje atdhetare ne Tirane, me 1878. Pati mbaruar Medresene dhe kish ndjekur per dy vjete shkollen e larte ne Stamboll.

    Ai eshte nga mesuesit e pare te gjuhes shqipe, nismetar dhe nje nga pedagoget e pare ne Normalen e Elbasanit. Si atdhetare I flakte, I.Dalliu u perndoq dhe u burgos nga regjimi osman, por as torturat dhe as burgu nuk do ta detyronin te hiqte dore nga ceshtja kombetare, per te cilen nuk do te nguronte te merrte edhe pushken.[18]

    I moshuar I.Dalliu vazhdonte te jepte mesim ne Medresene e Tiranes, kur me 1947, u arrestua per agjitacion dhe propaganda. I cfilitur nga torturat hoxhiste, doli nga burgu me amnisti me 1949 dhe vdiq ne vitin 1952.[19]



    Kur me 23 korrik 1908, Komiteti Xhonturk shpalli Kushtetuten, ose “Hyrijetin” (Lirine, sic u njoh ne Shqiperi), si I gjithe populli shqiptar, ashtu edhe tiranasit e priten me gezim kete ngjarje, me shprese se kushtetuta do t’u jepte te drejta kombetare te gjithe popujve te roberuar. Per te treguar gezimin e tij, populli tiranas u mblodh ne kuvend te “Rrapi I Tabakeve”, nje shesh plot me rrapa te medhjenj qe perdorej per kuvende popullore. Aty lidhi besen per te forcuar solidaritetin politik dhe shoqeror ndermjet banoreve, ne dobi te atdheut…[20]
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    Urime Indriti je vertete per tu pasur zili per keto tema qe sjell.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    A s'gjeten Tiranasit nje burr te ndershem tiranas e ta votojne per Kryetar Bashkie po shkojn e votojne nje kelish labi e kelish i mafies se Vlores sikurse eshte edvin pederi.. e jo vetem aq por po ja falin edvinit dhe tokat e Toptanasve qe ti bej ai grataciela per sorrollopin e partise punes qe ja zgerlaqen Rilindasin Ibrahim Dalliun burgjeve..

    pis milet..

    Te shitur per nje tollon gjize dje e sot per nje buzqeshje te edvin Nano klosave te Terbacit..
    Fryksa..e dallkauker..

  6. #6
    seksi dhe i rrezikshem Maska e qerosi
    Anėtarėsuar
    15-03-2004
    Vendndodhja
    dhome e guzhine
    Postime
    232
    ..indriti respekte....ja te pakten dime historine e kryeqytetit!
    Ergo cogito, ergo sum!

  7. #7
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    A s'gjeten Tiranasit nje burr te ndershem tiranas e ta votojne per Kryetar Bashkie po shkojn e votojne nje kelish labi e kelish i mafies se Vlores sikurse eshte edvin pederi.. e jo vetem aq por po ja falin edvinit dhe tokat e Toptanasve qe ti bej ai grataciela per sorrollopin e partise punes qe ja zgerlaqen Rilindasin Ibrahim Dalliun burgjeve..

    pis milet..

    Te shitur per nje tollon gjize dje e sot per nje buzqeshje te edvin Nano klosave te Terbacit..
    Fryksa..e dallkauker..
    ... Brar, ne rradhe te pare Tirana nuk eshte vetem qytet i Tiranasve, por i gjithe shqiptareve pasi eshte kryeqytet i Shqiperise dhe Tiranc 100% te paster gjen shume rralle, dhe ka nga te gjitha krahinat e Shqiperise, pasi Tirancit e kane per tradite qe nuk ja mbyllin deren mysafirit ...
    ... Persa i perket Ed Rames, ate e votuan si alternativen me te mire, pasi u velen me gjetjet qe i bente Berisha pa pike lidhje dhe kuptimi, duke filluar qe nga Kelmend 100% mafioz e i korruptuar deri ne rryl te fytit e deri tek Brojke bukuroshja qe nuk e donte me as partia vet, e duke vazhduar me Mustafaj e Ngjele cullufen ...
    ... Sa per klysha komunistash vetem Brojka ben perjashtim se te tjeret jane klysha e sterklysha komunistash e klysha sigurimsash ...
    ... Keshtu duke pare midis alternativave komuniste-sigurimse e kurvaro-pederaste vendosen per here te pare per Ed Rromen, pasi ishte surrat i ri, per here te dyte vendosen se kishte punuar pak per qytetin dhe se kishte perballe nje medioker si Ngjela ...
    ... Sa per fryksa Brar, s'besoj se kam njoft nei Tironc fryks deri sot, ai qe te ka lone ty pershtypjen e fryksit, t'u ka heq per Tironc, pasi shumica kshu hiqen, sidomos kto Tironcat e 10-vjeēarit te fundit qe e kane emrin Bordhi dhe e kane shpine te Oli Demi ...

    ... respekte Brar ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #8
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Skuadra e qytetit "SK Tirana"

    ... Nje pjese e rendesishme e qytetit te Tiranes eshte dhe skuadra e saj e futbollit "SK TIrana" ...
    Mė 16 gusht 1920, atdhetari P. Nika, sė bashku me zotėrinjtė e nderuar A. Erebara, P. Jakova, A. Hoxha, A. Koja, P. Berisha, A. Zajmi, H. Fortuzi, B. Pazari, L. Berisha, S. Frashėri, H. Alizoti, A. Gjitomi e V. Fekeēi formuan Shoqėrinė Sportive "Agimi". Parėsore nė kėtė shoqėri ishte loja e futbollit, ndaj, qė nė tetorin e po atij viti, skuadra e saj zhvilloi ndeshjen e parė me "Juventusin" e Shkodrės. Nė vitin 1925 u zgjodh Kėshilli Drejtues i Shoqėrisė "Agimi", i pėrbėrė prej zotėrinjve A. Zajmi, S. Stėrmasi, B. Toptani, I. Gjinali e A. Koja. Gjatė kėtij viti u zhvillua edhe takimi i parė ndėrkombėtar me "Cernagorec" tė Cetinės. Me nismėn dhe kėmbėnguljen e zotėrinjve S. Stėrmasi, A. Erebara, A. Zajmi e A. Koja, "Agimi" nė vitin 1927 mori emrin Sportklub Tirana.
    Gjatė periudhės 1927-30, S.K. Tirana zhvilloi shumė ndeshje miqėsore brenda vendit. Sipari i kampionateve kombėtarė tė futbollit nė Shqipėri u ngrit mė 6 prill 1930. Nė fund tė kėtij kapionati bardheblutė u renditėn nė kryė tė klasifikimit duke u shpallur kėshtu kampionėt e parė shqiptarė. Tė njėjtin rezultat arriti S.K. Tirana nė 6 prej 7 kampionateve tė paraluftės sė Dytė Botėrore, duke dominuar bindshėm skenėn e futbollit shqiptar. Ai ishte i pari ekip shqiptar qė futi pėr herė tė parė nė drejtim rolin fiks tė trainerit, si dhe i pari ekip shqiptar qė tėrhoqi pranė tij njė trainer tė huaj, hungarezin Samo Singer mė 1934.
    Kampionatet e pasluftės, S.K. Tirana i filloi mirė, duke u renditur i dyti nė atė tė vitit 1945, pas humbjes nė finale prej Vllaznisė sė Shkodrės. Por shpejt ai do tė binte pre e regjimit komunist tė instaluar nė Shqipėri. Nė fillim tė marsit 1946, nė kinema "Nacional" tė Tiranės, direktivat nga lart do t'i ndėrronin emrin nga S.K. Tirana nė "17 Nėntori", pėr t'i mohuar atij traditėn. 10-vjeēari qė pasoi kaloi nė tė njėjtėn atmosferė mbytėse, qė u bė akoma mė e rėnduar me lindjen e dy tė privilegjuarave tė sistemit, nėn shembullin e simotrave tė tyre nė Bashkim Sovjetik e vendet e Europės Lindore: "Partizani" (skuadėr e Ministrisė sė Mbrojtjes) e "Dinamo" (skuadėr e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme). Dhjetėra lojtarė tė talentuar tė Tiranės u "rrėmbyen" nė vite prej kėtyre kuēedrave tė sportit shqiptar. Si pasojė e gjithė kėtyre, gjysma e parė e kėtij dhjetvjeēari (1947-57) u karakterizua nga luhatje tė mėdha nė ecurinė e Tiranės. Diametralisht e kundėrt qe paraqitja nė gjysmėn e dytė tė tij: njė paraqitje e denjė dhe e qėndrueshme, falė stabilizimit tė formacionit.
    Nė vitet 1958-64, Tirana vazhdoi tė pėrfaqėsohej denjėsisht e renditja nė kampionate luhatej rreth vendit tė tretė. Por kėto vite nuk ishin veēse preludi i asaj qė pėrgatitej: rikthimi i Tiranės nė lavdinė e paraluftės, nėn drejtimin e tė paharruarit Lym (Myslym) Alla. Nė kampionatin e 22-tė kombėtar, Tirana shpallet Kampion pas 28 vjet "agjėrimi". Kėtė sukses ajo e pėrsėrit edhe njė vit mė vonė, por gjeneralėve tė Partizanit e xhelatėve tė Dinamos kjo ju duk njė sfidė e hapur: Tirana u pėrjashtua nga kampionati i sezonit 1966-67 ndėrkohė qė kishte siguruar titullin tre javė para pėrfundimit, titull qė nuk mund t'i kalonte askujt tjetėr pėrveēse Dinamos. Megjithė kėto makinacione e padrejtėsi tė papara kundėr saj, Tirana arriti tė shpallej kapione edhe dy vite tė tjerė rresht, duke demostruar njė epėrsi tė plotė mbi tė gjithė kundershtarėt (1968 vetėm 2 humbje, 1969-70 vetėm 1 humbje).
    10-vjeēari 1971-80 u karakterizua nga luhatje tė mėdha nė ecurinė ė Tiranės, me renditje nė kampionat qė shkonin nga vendi i dytė nė atė tė trembėdhjetė e fitoren e dy Kupave tė Republikės. Ndėrrimi i menjėhershėm i njė brezi tė tėrė lojtarėsh mbylli kėshtu njė cikėl tė sukseshėm pėr Tiranėn. Por agjėrimi kėsaj radhe nuk do tė zgjaste shumė. Nė sezonin 1981-82 Tirana rishpallet kampione, duke pėrsėritur kėtė sukses edhe 3 herė tė tjera gjatė 10-vjeēarit 1981-90, krahas fitores sė 3 Kupave te Shqipėrisė. Gjatė kėtyrė viteve Tirana arriti suksese edhe nė Kupat e Europės, dhe lojtarėt e saj pėrbėnin bazėn e pėrfaqėsueses mė tė suksesshme qė Shqipėria ka patur.
    Nė vitet 1991-95 Tirana (qė nė gusht 1991 rimori emrin e saj tė vėrtetė), ashtu si e gjithė shoqėria e sporti shqiptar, pėrjetoi njė periudhė tranzicioni e luhatjesh, tė karakterizuar nga largimi i pothuajse tė gjithė lojtarėvė jashtė vendit. Por Tirana nuk duron tė jetė pėr shumė kohė larg vendeve tė nderit. Kėshtu mė 1995 ajo u rishpall kampion 5 javė para pėrfundimit tė kampionatit e arriti tė grumbullojė plot 12 pikė diferencė nga vendi i dytė. Por tanimė bėhet fjalė jo pėr histori, por pėr tė tashmen qė tė gjithė e njohim. Tirana vazhdon tė dominojė skenėn e futbollit shqiptare e t'u dhurojė emocione e gėzim tifozave tė saj tė pėrjetshėm, atyre qė ndjehen tironas e qė mendojnė se bardheblu nuk ėshtė thjesh njė pasion, por njė fe, nje besim.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Skutho, e nolt ajo 'bordhi' plako . E kom nigju edhe una kte barcaletin. Oli Demi, hahaha. Hallall plako se qeke dhe tifoz i tirones. Vetem ce do qe ate presidentin e kena b***zi. Hajt mo.

    Mos u merr me brarin (po nuk e pate replikimin me te per gallate sice kom una), se ai eshte i smur nga smundja e antikomunizmit, si ai demi kur shef ngjyren e kuqe. Se di brari se tironsat e puro jone injoronta komplet dhe hajn akoma buke e gjiz e qep.

    Si i lind ne tiron me ngeli pak qefi qe historia qytetit tim qeka kaq bajate, hamam ktu e ca banja atje. Ka lezet durrsi me histori antike, ka amfiteater dhe statuja te lashtesise, jo si ne, mburrena me pazar katunaresh. Hajt mo. Shyqyr qe kena tironen e re dhe bllokun.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    Manokell ti edhe brari boll na e perzite temen me politike e racizem, te pelqeu te shkruash dicka te hajrit shkruaje ste pelqeu mbathje jashte pa e perplasur deren.
    Na merzitet me keto kudo politike e racizem, shkoni diskutoni atje ku eshte tema per keto.

    Besoj se do me kuptosh Braro.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rama: Berisha nė pushtet, fundi jonė
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  3. Vet)Vrasja e kryetarit tė Komitetit Ekzekutiv tė Tiranės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  4. Planifikimi urbanistik i qėndrės sė Tiranės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Historiku i burgut te Tiranes
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •