Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Plakut Biden i shket prapë gjuha: "Putini nuk duhet të jetë në pushtet!"

    Emri:  Screenshot_20220327-225450_Chrome.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  41.1 KB

    Shtëpia e bardhë dhe diplomacia amerikane po mundohen të korigjojnë me urgjencë deklararat e presidentit Biden në Poloni, që u etiketuan nga senatori republikan, Jim Risch si “gafë e tmerrshme”. Risch e qortoi Bidenin duke i kërkuar të qëndrojë “brenda skenarit” pas fjalimit që u komentua si thirrje për ndryshim regjimi në Rusi.

    Joe Biden sulmoi Vladimir Putinin në një fjalim emocionues në Varshavë të shtunën, duke thënë: “për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

    Ai gjithashtu paralajmëroi Putinin që të mos i projektojë ambiciet e tij jashtë Ukrainës: “as mos mendoni të prekni një centimetër të territorit të NATO-s”.

    Të nesërmen, Shtëpia e Bardhë u detyrua të korigjonte me shpejtësi thirrjen e presidentit Biden. “Qëndrimi i presidentit ishte se Putini nuk do të lejohet të ushtrojë pushtet mbi fqinjët e tij apo rajonin”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

    Ndëra sekretari i shtetit Blinken tha se Shtetet e Bashkuara nuk parashohin një ndryshim të regjimit në Rusi. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një konferencë shtypi në Jerusalem, së bashku me kryeministrin e Izraelit.”Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë ‘ndryshim regjimi’ në Moskë apo askund tjetër në botë” tha ai.

    Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron reagoi të dielën, më 27 mars, kundër këtyre deklaratave dhe “përshkallëzimit të fjalëve dhe veprimeve”, një ditë pas komenteve të Joe Biden, që e përshkroi liderin autokrat rus si një “kasap” i cili “nuk mund të qëndronte në pushtet”.

    “Nuk do të përdor këtë lloj fjalori sepse unë vazhdoj të diskutoj me presidentin Putin”, deklaroi kreu francez i shtetit, i cili kërkoi të shmanget “përshkallëzimi i fjalëve, veprimeve” për të “ndaluar luftën që Rusia nisi në Ukrainë”.

    Biden e pati etiketuar Putinin si një kasap pasi vizitoi refugjatët ukrainas. Presidenti amerikan kaloi gati një orë takim me refugjatët, gra dhe fëmijë, të cilët u larguan nga Ukraina.

    Komenti i presidentit amerikan erdhi pasi Rusia bombardoi Lviv, një qytet në Ukrainën perëndimore rreth 245 milje nga kufiri me Poloninë.

    Pas zhurmës që këto qëndrime shkaktuan në SHBA dhe tek aleatët perendimorë Sekretari i Shtetit Antony Blinken u mundua të korigjojë qëndrimin të dielën duke qetësuar se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkonin ‘ndryshim regjimi’ në Moskë.

    Lapsi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Plakut Biden i shket prapë gjuha: "Putini nuk duhet të jetë në pushtet!"

    Plaku,plaku por deri tani e ka fituar luften e propagandes ! Plaku,thoshte qe Rusia do pushtoje Ukrainen dhe e gjithe bota se besonte ! Edhe ketu qe e quan Putinin "kasap",Plaku do ti prishi strategjine e bombardimeve mbi gjithçka qe ben Rusia,qe eshte e njejta strategji bombardimesh shkaterruese mbi vendbanimet e popullsine si ne Siri e si ne Ceçeni.
    Plaku deri tani eshte gjithmon nje hap perpara te tjereve.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Plakut Biden i shket prapë gjuha: "Putini nuk duhet të jetë në pushtet!"

    Ajo qe po ngjet ne Ukraine, po nxjerr ne dukje edhe nje krisje te madhe mes vete administrates amerikane, mes dy kampeve. Shtepia e Bardhe dhe Departamenti i Shtetit, qe perfaqesojne me se mire interesat e Soros dhe klubit te Davos, dhe Pentagonit. Biden dhe kompani, se bashku me ustallaret e tyre ne media qe ne amerikane i quajne "neo-cons" (konservatoret te rinj) i fryjne flakeve te luftes dhe duan te shohin pershkallezimin e konfliktit ne Ukraine nepermjet NATO dhe Rusise. Dhe per t'ia arritur ketij qellimi, mundohen me cdo kusht duke perdorur mediat qe kontrollojne, qe te bindin popullin amerikan se Amerika duhet te hyje ne konflikt. Nga ana tjeter, gjeneralet amerikane ne Pentagon, e shikojne kete si nje "loje nukleare" dhe i kane dhene nje mesazh te qarte e te prere Shtepise se Bardhe, presidentit dhe gjithe kampit tjeter: "O jepini ju fund ketyre lojerave kete cast, ose do ti japim ne fund per ju! Nuk do te kete konflikt me Rusine!"

    Plakut Mere i duhet te hedhi poshte fjalet qe nxorri nga goja pak ore me pare. Dhe kryediplomatit amerikan i duhet te dali e te thote se nuk kane plane apo punojne per te rrezuar Putinin nga pushteti. Halli i Plakut Mere dhe gjithe klases se korruptuar politike ne Washington D.C eshte se Ukraina ishte nje biznes fitimprures familjar per ta, dhe femijet e tyre jane te gjithe te implikuar ne pislleqet ne Ukraine. Prandaj frika ndaj Putin, pasi ai jo vetem qe ua prishi biznesin familjar ne Ukraine, por tani po i tregon edhe botes lidhjet familjare te njerezve ne pushtet ne Amerike me Ukrainen dhe laboratoret biologjike te saj.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-03-2022 më 09:21

Tema të Ngjashme

  1. Presidentit Biden i shket gjuha: "Do të kemi një rend të ri botëror"
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2022, 22:42
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-11-2015, 11:49
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-07-2013, 10:16
  4. Biden:"Nese Izraeli vendose te sulmoje Iranin nuk do t'a ndalojme"
    Nga gerrard73 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 13:13
  5. " Thuaje SOT " , nesër mund të jetë shumë "vonë" ! ! !
    Nga new-miri në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 30-05-2008, 17:46

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •