Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    SHBA: Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright

    Emri:  albright-768x768.jpg

Shikime: 199

Madhësia:  30.8 KB

    Ish-Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, ka vdekur të mërkurën në moshën 84-vjeçare, ka bërë të ditur CNN-i.

    Albright ishte sekretare në kohën kur në Kosovë u zhvillua lufta. Ajo vlerësohet se pati ndikim të madh për të bindur SHBA-në dhe botën për krimet serbe që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe.

    Në nderim të punës së saj, në Prishtinë vite më parë është ngritur edhe një bust i saj. Ajo ishte Sekretare e Shtetit në periudhën 1997-2001, kur president i SHBA-së ishte Bill Clinton.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright

    Ndarja nga jeta e ish-Sekretares së Shtetit, Berisha: Mbeti deri në fund të jetës një avokate e shkëlqyer e Kosovës

    Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright.

    Në një reagim në Facebook Berisha, shprehet se Albright ishte një mike e shquar e kombit shqiptar.

    Statusi:

    Nderim dhe mirenjohje per miken e shquar te kombit tone, Madeleine Albright!

    Te dashur miq, ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright mbylli syte pergjithmone.

    Zonja Albright ishte nje mike e shquar e kombit shqiptar. Ajo vizitoi disa here Shqiperine dhe Kosoven. Une kam patur rastin qe ta pres ate ne Tirane si ambasadore e SHBA ne OKB. Ne krye te diplomacise se SHBA Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright u be promotore e fuqishme e angazhimit te diplomacise boterore dhe fuqive ushtarake te Aleances se Atllantikut te Veriut per çlirimin e dy milione shqiptareve ne Kosove. Ajo mbeti deri ne fund te jetes nje avokate e shkelqyer e Kosoves.

    Me kete rast duke u perulur me nderimin me te madh dhe mirenjohjen me te thelle para kujtimit te ndritur te Sekretares Albright i lutem Zotit qe shpirti i saj i mire te gjeje paqen e metituar. Amin!

    Emri:  berisha-4-768x963.jpg

Shikime: 167

Madhësia:  21.7 KB

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright

    Kush ishte Madeleine Albright, ish-Sekretarja e Amerikës që u bë pjesë e çlirimit të Kosovës

    Emri:  auto_EO_BXEnX0AAta001648067445.jpg

Shikime: 168

Madhësia:  33.6 KB

    Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA, ka ndërruar jetë sot në moshën 84 vjeçare. Ajo arriti në SHBA si një vajzë e re nga Çekosllovakia e shkatërruar nga lufta, përpara se ajo të bëhej ikonë politike dhe feministe. Albright ishte rritur në një familje që iku nga nazistët dhe komunistët në Europën e mesit të shekullit të 20-të. Vdekja e Albright nga kanceri u konfirmua nga familja e saj nëpërmjet një prononcimi për mediat këtë të mërkurë.

    Kush ishte Madaleine Albright
    Albright ishte figurë qendrore në Administratën e Bill Clinton. Madeleine Albright, e cila shërbeu si Sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në 2001, nxiti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s në 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

    Ajo ka shërbyer më parë si ambasadore e Klintonit në Kombet e Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 1997. Albright ishte fytyra e politikës së jashtme të SHBA-së në dekadën mes fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër Terrorit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, një epokë e shpallur nga presidenti George Ë. Bush si ‘rend i ri botëror’.

    Albright e quajti veten një “amerikane mirënjohëse”
    E lindur në Pragë në vitin 1937, Albright, atëherë Madeleine Korbel, iku në Angli me familjen e saj në vitin 1939, më pak se dy javë pasi Gjermania naziste pushtoi Çekosllovakinë. Ndërsa familja e saj ishte me prejardhje hebreje, ajo u rrit si katolike. Familja e Albright jetonte në bodrumin e një apartamenti në Notting Hill përpara se të kthehej në Pragë pas Luftës së Dytë Botërore. Ata u shpërngulën në SHBA në vitin 1948 pas marrjes së Çekosllovakisë nga komunistët. Familja e saj përfundimisht u vendos në Denver, ku babai i saj punoi si dekan i shkollës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Denverit.

    “Kam jetuar në shumë e shumë vende”, kishte thënë Albright në vitin 2020. Albright, e cila u diplomua në Kolegjin Ëellesley dhe mori një diplomë master në Universitetin e Kolumbisë, u martua me Joseph Albright në vitin 1959. Çifti pati tre vajza dhe u divorcua në vitin 1982. Ajo nuk u martua përsëri. Përpara se të bëhej sekretarja e 64-t e SHBA-së, Albright punoi për fushatën presidenciale të vitit 1972 të Edmund Muskie, një senator demokrat amerikan nga Maine, dhe më vonë u bë asistente e tij.

    Ajo gjithashtu punoi si profesoreshë e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Georgetoën nga viti 1982 deri në 1993. Presidenti Barack Obama i dha Albright Medaljen Presidenciale të Lirisë më 2012. Pas karrierës së saj diplomatike, Albright, autorja e disa librave, duke përfshirë një kujtim të vitit 2003, u bë simbol i fuqizimit të gruas. “Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk ndihmojnë njëra-tjetrën”, ishte fjalia e famshme e Albright.

    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-04-2020, 15:07
  2. Ndërron jetë në moshën 95 vjeçare ish- regjisori i ”Tom & Jerry” dhe ”Popeye”
    Nga Akuamarini në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2020, 15:42
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2015, 15:14
  4. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 20-02-2014, 04:10
  5. Ben Gazzara ndërron jetë në moshën 81 vjeçare.
    Nga MI CORAZON në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2012, 23:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •