Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Ekonomia po shkon drejt rėnies

    Cani: Ekonomia po shkon drejt rėnies

    “Reformat jo tė plota, situata poltike me ndryshimet e shpeshta nė qeveri, niveli i ulėt i investimeve tė huaja”

    TIRANĖ - “Ritmet e ritjes sė ekonomisė shqiptare nė periudhėn 1998-2002 konsiderohen tė larta. Megjithatė, ato kanė shfaqur njė tendencė rėnėse pėrgjatė gjithė peridhės. Banka e Shqipėrisė vlerėson se ngadalėsimi i normės sė rritjes ekonomike ėshtė pasojė e kryerjes jo tė plotė tė reformave strukturore, nivelit tė ulėt tė investimeve tė huaja, konjukturave tė pafavorshme ndėrkombėtare, tė krijura pas ngjarjeve tė shtatorit 2001, qetėsimi disi i aktivitetit ekonomik dhe rritjes ekonomike, pas rritjes mjaft tė lartė nė vitet ‘98-‘99”. Kėto janė aryset kryesore tė rėnies sė rritjes ekonomike, sipas raportit tė guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, i cili do tė lexohet tė martėn nė parlament. Sipas raportit nė fjalė, rritja ekonomike nė vitin 2002 ėstė mė e ulėta nė krahasim me periudhėn 1998-2002 dhe me devijim 1.3 % prej synimit tė shpallur nė fillim tė vitit (6 pėr qind). Pothuaj tė gjitha degėt e ekonomisė kanė manifestuar ritme rritjeje mė tė ulėta se parashikimi, sidomos bujqėsia dhe industria.

    Prodhimi industrial

    “Prodhimi industriual pėr vitin 2002 u rrit me 2%, duke pasur rimin mė tė ulėt, nė krahasim me degėt e tjera. Industria, mė shumė se ēdo degė tjetėr, ka vuajtur problemet me energjinė elektrike, tė cilat janė tė pranishme tė paktėn prej tre vjetėsh. Tashmė ėshtė e qartė pėr tė gjithė se zgjidhja e kėtij problemi ėshtė jetike pėr zhvillimin e vendit, por mė duhet tė theksoj se situata ėshtė edhe mė shqetėsuese. Nga vrojtimet qė Banka e Shqipėrisė ka bėrė periodikisht pranė bizneseve tė industrisė, ėshtė theksuar se situata energjitike e vendit ka ēuar nė zbehjen e optimizmit tė zhvillimit tė bizneseve pėr tė ardhmen, qė do tė thotė se mund tė vihet nė rrezik qėndrueshmėria e rritjes ekonomike”,- shkruan Cani nė raportin e tij.

    Ndėrtimi

    Guvernatori e konsideron degėn e ndėrtimit si njė sektor qė vazhdon tė ruajė ritme tė larta rritjeje. Pėr vitin 2002 vlerėsohet se prodhimi i kėsaj dege tė jetė rritur me 9%. “Megjithatė, ndėrtimi po shfaq njė tendencė ngadalėsimi nė zgjerimin e aktivitetit. Kjo ėshtė njė prirje e natyrshme, si pasojė e ndėrtimeve tė shumta nė 10 vitet e kaluara dhe plotėsimin e kėrkesave, por nė njė periudhė afatshkurtėr ndikojnė edhe pėrpjekjet e formalizimit tė aktivitetit tė ndėrtimit”.

    Investimet e huaja

    Raporti vlerėson se nė tėrėsi rritja mė e ulėt ekonomike pėr vitin 2002 ka qenė pasojė edhe e njė niveli mė tė ulėt tė investimeve tė huaja dhe tkurrjes sė shpenzimeve kapitale, por edhe e zhvillimeve politike, tė cilat u shoqėruan me ndryshime disi tė shpeshta nė qeveri. Investimet e huaja direkte kanė rėnė me 31 % nė krahasim me vitin 2001. Duke pasur parasysh qė situata politike dhe makroekonomike e vendit ėshtė e ngjashme me atė tė njė viti mė parė, rėnia e investimeve tė huaja i dedikohet mungesės sė privatizimeve tė objekteve strategjike, sidomos Bankės sė Kursimeve dhe Alb-Telekomit. Sipas Canit, shpenzimet kapitale janė realizuar nė nivelet mė tė ulėta. Konkretisht, nė vitin 2002 u kryen rreth 73% tė shpenzimeve kapitale tė planifikuara, kundrejt 96% tė njė viti mė parė. Shpenzimet kapitale faktike pėr vitin 2002 janė ulur me 13.8%, krahasuar me vitin e kaluar

    Papunėsia

    Shqipėria ka ende njė normė tė lartė papunėsie, prej 15,8%. Zgjerimi i aktivitetit privat dhe investimet publike ende nuk janė nė ritme tė tilla, qė tė gjenerojnė vende tė mjaftueshme pune. Nė fund tė vitit 2002 numri i tė punėsuarve arriti nė 921 mijė vetė. Tė punėsuarit nė sektorin bujqėsor pėrbėjnė 57 % tė tė punėsuarve gjithsej, nga 71.5% njė vit mė parė. Lėvizja drejt qyteteve si dhe zgjerimi i sektorit privat kanė thithur pjesė tė konsiderueshme tė kėsaj fuqie punėtore. Kėshtu, punėsimi privat nė sektorin jobujqėsor zė 23% tė punėsimit gjithsej, nga 11% njė vit mė parė.

    Tė ardhurat pėr frymė

    Fakti qė ekonomia shqiptare ka siguruar rritje ekonomike pėr tė pestin vit radhazi ka bėrė qė tė ardhurat pėr frymė po ashtu tė rriten. Pėr vitin 2002 tė ardhurat pėr frymė, tė llogaritura si PBB, e shprehur nė dollarė nė raport me popullsinė e vendit, vlerėsohen mesatarisht 1500 dollarė amerikanė. Ky nivel tė ardhurash mbetet ndėr mė tė ulėtit e rajonit. Dėrgesat e emigrantėve vazhdojnė tė jenė njė burim i rėndėsishėm tė ardhurash pėr familjet shqiptare. Pėr vitin 2002 ato llogariten 606.8 milionė dollarė, duke siguruar mbulimin prej 52.5% tė deficitit tregtar.

    Inflacioni

    Norma vjetore e inflacionit pėr vitin 2002 arriti nė 2.1%. Zhvillimet nė ēmimet e konsumit shfaqin njė tendencė tė ndryshme nga njė vit mė parė. “Nėse nė vitin 2001 inflacioni mbeti nė nivele relativisht tė ulėta dhe brenda objektivit, presionet pėr inflacion mė tė lartė u rritėn nė dy muajt e fundit, duke bėrė qė norma e inflacionit nė fund tė vitit tė arrinte nė 3.5%. Viti 2002 fillon me norma tė larta inflacioni, gati sa dyfishi i kufirit tė sipėrm tė objektivit”,- shpjegohet nė raport. Normat mė tė larta se objektivi ishin tė pranishme pothuajse gjatė gjithė vitit dhe u ulėn ndjeshėm nė dy muajt e tij tė fundit. Norma mesatare vjetore e inflacionit ėshtė rritur nga 0.4 nė 0.1% nė vitet 1999-2000, nė 3.1 dhe 5.4% pėrkatėsisht nė vitet 2001 dhe 2002, si pasojė e njė ambienti ekonomik mė inflancionist gjatė vitit 2002. Sipas kėtij raporti, ndėr faktorėt mė tė rėndėishėm qė vepruan nė ecurinė e inflacionit mund tė pėrmenden: rritja e parasė jashtė bankave tej parashikimeve nė periudha tė caktuara tė vitit, nėnēmimi i monedhės sė vendit nė gjysmėn e parė tė vitit, rritja e ēmimeve tė produkteve ushqimore nė tregjet prej nga importon Shqipėria dhe njė inflacion mė i lartė se objektivi nė eurozonė, rritja e ēmimit tė energjisė elektrike nė dhjetor tė vitit 2001, e cila u mbart me ēmimet e mallrave tė konsumit, sidomos nė gjysmėn e parė tė vitit. Gjithashtu, situata energjitike e pastabilizuar veproi si njė faktor i rėndėishėm pėr ēmime mė tė larta. Kushtet klimaterike, si moti i ftohtė nė fillim tė vitit dhe pėrmbytjet e vjeshtės, ndikuan mė tepėr nė rritjen e ēmimit tė transportit dhe, pėr rrjedhojė, tė produkteve ushqimore, rritja spekulative e ēmimeve, sidomos nė pragfestat e fundvitit.

    Financat publike

    Nė raport theksohet se “ecuria e treguesve tė buxhetit pėr vitin 2002 u kushtėzua nga mungesa e tė ardhurave tė privatizimit: nga tėrheqjet e depozitave si dhe nga ulja e parashikimit pėr rritjen ekonomike, gjė qė do tė thoshte mė pak tė ardhura pėr buxhetin”. Prandaj, thuhet nė raport, pėr tė ruajtur ekuilibrin e kėtyre treguesve dhe pėr tė respektuar objektivat sasiorė, u veprua me njė kontroll rigoroz nė kryerjen e kėtyre shpenzimeve.

    Zhvillimi i sistemit bankar

    Gjendja e sistemit bankar shqiptar pėr vitin 2002 vlerėsohet e shėndetshme. Aktiviteti i sistemit bankar ėshtė zgjeruar me rreth 21 miliardė lekė ose 3.4% nė terma realė. Fitimi i realizuar ėshtė 3.9 miliardė lekė. Aktualisht veprojnė 14 banka tregtare, tė cilat zgjeruan rritjen e tyre me 9 degė dhe 1 agjenci tė reja. Megjithatė, shprehet Guvenatori nė raport, nė krahasim me njė vit mė parė ritmet e zgjerimit tė aktivitetit bankar dhe treguesit e rentabilitetit kanė njė pėrkeqėsim tė lehtė. Tė ardhurat neto, tė shprehura nė raport, me aktivet mesatare dhe fondet e veta tė bankave kanė rezultuar 1.2 dhe 19.1% nga 1.5 dhe 21.6%, qė ishin njė vit mė parė. Kjo situatė pasqyron ndikimin qė pati paniku i shkaktuar nė sistemin bankar nė muajin mars-prill tė vitit 2002. Banka e Shqipėrisė konkludon se sistemi bankar ėshtė i shėndoshė, por qėndrueshmėria e tij mbetet ende e brishtė.

    Norma e papunėsisė 15,8%.
    Numri i tė punėsuarve 921 mijė vetė.
    Tė ardhurat pėr frymė
    Pėr vitin 2002, mesatarisht 1500 dollarė amerikanė.


    Pse ėshtė ngadalėsuar rritja ekonomike

    Kryerja jo e plotė e reformave strukturore
    Niveli i ulėt tė investimeve tė huaja
    Tkurrja e shpenzimeve kapitale
    Zhvillimet politike dhe ndryshimet e shpeshta tė qeverisė
    Konjukturat e pafavorshme ndėrkombėtare, tė krijuara pas ngjarjeve tė shtatorit 2001
    Qetėsimi disi i aktivitetit ekonomik i rritjes ekonomike, pas rritjes mjaft tė lartė nė vitet ‘98-‘99


    Disa faktorė specifikė qė kanė ndikuar nė rritjen e inflacionit gjatė 2002

    -Inflacioni i vitit qė sapo mbyllėm vijoi tė reflektojė rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike tė aplikuar nė dhjetor 2001, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė sektorin e mallrave tė patregtueshme. Sipas vlerėsimeve, kjo rritje ėshtė transmetuar gradualisht dhe tėrthorazi edhe nė sektorin e mallrave tė tregtueshme.
    -Situata energjitike e pastabilizuar konsiderohet si faktor qė mbajti nėn tension tė vazhdueshėm ecurinė e ēmimeve tė konsumit, kryesisht nė drejtim rritės, sidomos nė sektorin e shėrbimeve edhe gjatė vitit 2002.
    -Moti i ftohtė i fillimvitit si dhe pėrmbytjet e muajit shtator ndikuan nė ritjen e ēmimeve tė transportit dhe, pėr rrjedhojė, edhe tė ēmimeve tė produkteve ushqimore.
    -Situata e panikut e krijuar nė sistemin bankar shqiptar.

    Parashikimi i rritjes ekonomike nė fillim tė vitit 6%
    Rritja ekonomike pėr vitin 2002 4.7%
    Industria 5% Realizimi 2%
    Bujqėsia 3% Realizimi 2.1%
    Ndėrtimi 11.5% Realizimi 1.9%
    Transporti 11% Realizimi 10.1%
    Shėrbimet 6.5% Realizimi 5.5%

    Faktorėt qė penguan rritjen e dėshiruar tė prodhimit bujqėsor e blegtoral edhe gjatė vitit 2002

    -Niveli i ulėt organizativ nė kėtė sektor, qė shprehet nė praninė e fenomenit tė copėzimit tė tokės nė ngastra gjithnjė e mė tė vogla, nė shkallėn ende tė prapambetur tė mekanizimit dhe tė teknologjisė bujqėsore, nė mungesat e theksuara tė organizimit tė marketingut tė produkteve tė vendit.
    -Infrastruktura e pazhvilluar e zonave rurale, sidomos nė pjesėn veriore tė vendit
    -Kapaciteti i ulėt i aftėsive konservuese tė produkteve bujqėsore dhe blegtorale
    -Lėnia nė hije e kėtij sektori nga ana e sistemit bankar, qė pasqyrohet nė njė mbėshtetje mjaft tė ulėt me burime tė nevojshme financiare.

  2. #2
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    MEKATET E EKONOMISE SHQIPTARE

    Nga Fatos Cocoli

    Ekonomia shqiptare kaloi nje vit te veshtire me 2002 dhe eshte ne mes te nje viti te pasigurt 2003. Kete e perforcon raporti i Guvernatorit te Bankes se Shqiperise qe do mbahet perpara Parlamentit. Rritja ekonomike vitin e kaluar ishte me e vogel se parashikimi (4.6 nga 6% qe ishte shpresuar). Si perhere, kriza energjitike luajti rolin e luanit. Por ne zhvillimin e paket ndikuan edhe ndryshimet e shpeshta te qeverise, mosprivatizimi i Bankes se Kursimeve dhe Albtelekomit, permbytjet e shtatorit 2002 dhe perkeqesimi i situates ne ekonomine boterore pas sulmeve terroriste. Ne mars te ketij viti, rritja e forte e cmimit te naftes si rezultat i pershkallezimit te krizes ne Irak, i vuri kapak tendencave te ndrojtura te biznesit per te marre veten dhe investuar.

    Rritja e bujqesise gjate vitit 2002 arriti ne 2,1 perqind, nga 3 perqind qe ishte parashikimi ne fillim te vitit dhe nga 1,4 per qind qe ishte ne vitin 2001. Fakti qe bujqesia u rrit me shume se ne vitin 2001 eshte shume pozitiv. Tregon se bujqit i besojne tokes dhe mendojne ta punojne e te kujdesen per te. Shume syresh kane blere traktore te perdorur ose te rinj(duke perfituar nga kredia japoneze) dhe po gezojne frutet e investimit ne teknologji, krahas shlyerjes se kredive e borxheve. Kontributi i bujqesise vleresohet ne masen 33,3 per qind te prodhimit te pergjithshem te vendit. Ne pakesimin e rritjes vjetore te bujqesise(nga ajo e parashikuar) kane ndikuar faktore te mbartur nga e kaluara, si shkalla ende e ulet e mekanizimit, copezimi i tokes ne ngastra shume te vogla, infrastruktura e prapambetur e zonave rurale, infrastruktura e prapambetur tregtare, niveli i ulet i teknologjise dhe organizimit. Krahas ketyre, ka patur dhe faktore qe lidhen me situatat e krijuara ne vitin 2002 dhe vecanerisht permbytjet ne fund te muajit shtator. Nderkohe vazhdon ulja e peshes specifike te prodhimit bujqesor e blegtoral tek prodhimi i pergjithshem i vendit, ne dobi te rritjes se vellimit te puneve ne ndertim, transport dhe sherbime. Industria per vitin 2002 u rrit me 2 perqind, duke shenuar rritjen me te ulet ne krahasim me sektoret e tjere. Faktori kryesor qe ka ndikuar ne renjen e ritmeve te rritjes se industrise vleresohet te jete kriza e tejzgjatur energjitike. Kjo krize ka ndikuar dhe ne rritjen e pesimizmit per zhvillimin e bizneseve ne te ardhmen.

    Tutje shifrave dhe qendrimeve zyrtare, ekonomia shqiptare edhe gjate vitit te kaluar njohu nje shkalle te larte informaliteti. Me kete kuptojme fshehjen e shume detyrimeve qe sipermarrjet kane ndaj shtetit. Kur vete numri nje i bankes sone qendrore deklaron ne nje leksion te mbajtur pak dite me pare me studente te Fakultetit te Gazetarise ne Tirane se burse shqiptare nuk do te kemi per aq kohe sa firmat e rregjistruara ne te te paraqesin bilance false, cdokush mund te kuptoje se mashtrimi i biznesit me shtetin eshte masiv dhe vijon i patrazuar. Ai realizohet se pari ne fshehjen e fitimit real te kompanive. Prej ketej shqetesimi real i kryebankierit te Shqiperise perpamundesine e kryerjes se operacioneve te shitjes dhe blerjes se aksioneve ne vendin tone. Ky lloj tregu financiar ka si rregull numer nje mirebesimin dhe informacionin e sakte mes firmave per rezultatet e veprimtarise se tyre. Kurse tek ne eshte nje katrahure informacioni financiar, ku firmat e eksperteve te autorizuar kontabel blihen nga biznesmenet si te ishin nje kilogram mish apo patate. Nga ana tjeter, ende tek ne, banka me e madhe e vendit, Banka e Kursimeve nuk jep qofte edhe nje lek kredi per ekonomine. E megjithate kjo strukture ngerthen me shume se 55 perqind te kursimeve te popullates, ose mbi 800 milione dollare dhe euro. U fol gjate vitit 2002 per krijimin e programeve pilot te kreditimit. U angazhuan banka jone qendrore dhe ministria e Financave qe BK-ja te krijonte programe te tilla. Deri tani asnje shenje konkrete qe kjo banke te ndihmoje me para-kredi ndonje dege me te ardhme te ekonomise sone, p.sh. turizmin apo bujqesine shqiptare.

    Shkalla e larte e mospagimit te detyrimeve fiskale (taksat doganore dhe tatimet) ben qe shteti yne te kete perhere pak mjete financiare ne dispozicion per te ndihmuar biznesin me infrastrukture. Nga ky rreth vicioz mund te dilet kete vit vetem ne rast se politikanet ne pushtet do t'i marrin seriozisht punet fiskale me biznesin dhe do ta formalizojne ate ne pjesen me te madhe. Kjo pse gati i gjithe biznesi i sotem, duke perfshire edhe firmat me serioze, fsheh te ardhurat dhe fitimin.

    ..................
    ..................


    Shqiperise i duhen disa nderhyrje te menjehershme qe ekonomia te rimarre veten.
    Ja trendryshimet kryesoret qe jane te mundshme.
    1- Qetsimi i menjehershem i politikes
    2-Ndarja e taksave ne menyre me efikase si dhe heqja e njemije e nje pengesave per pagimin e tyre si dhe per hapjen e biznesit
    3-Ligji per tokat
    Te treja keto jane te realizueshme. Une mendoj se keto reforma do ta conin rritjen e ekonomise ne 9-10%

    Nuk jane te vetmet nderhyrje qe duhen bere por mendoj se jane me te domosdoshmet dhe nuk duan ndonje gje te madhe te behen.
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. Ekonomia e plackitjes dhe ekonomia e tregut
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-10-2012, 14:33
  2. Ekonomia (S.K.ZH.E.S.)
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 22:01
  3. Ekonomia dhe rikthimi i rolit te shtetit
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-04-2003, 09:26
  4. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16
  5. Ekonomia shqiptare - Nga Tirana!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-04-2002, 10:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •