Emri:  Putin-3-1536x864.jpg

Shikime: 4884

Madhësia:  35.2 KB

Këshilli i Evropës e ka përjashtuar zyrtarisht Rusinë për shkak të pushtimit në Ukrainë.

Në një deklaratë, Këshilli i Evropës thotë se “Federata Ruse nuk do jetë më anëtare e Këshillit të Evropës që sot, pas 26 vitesh anëtarësim”.

Është hera e parë që një shtet përjashtohet nga Këshilli i Evropës që prej themelimit të tij.

Vendimi vjen një ditë pasi Rusia i parapriu përjashtimit të pritshëm duke u tërhequr nga Këshilli, institucioni që hartoi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Siç raportonte Reuters, ky vendim ka pasoja konkrete.

Konventa për të drejtat e njeriut do të ndalojë së zbatuari për Rusinë dhe rusët nuk do të mund të apelojnë më në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër qeverisë së tyre.

Në foton e mëposhtme tregohet momenti kur flamuri rus hiqet nga rreshti i flamujve përpara godinës së Këshillit të Evropës.

Emri:  keshilli-i-evropes.jpg

Shikime: 35

Madhësia:  54.2 KB

Koha Jone