Emri:  Screen Shot 2022-03-14 at 11.20.42 PM.jpg

Shikime: 126

Madhësia:  36.7 KB

Protesta para kryeministrisë vazhdon nga qindra qytetarë.

Protestës kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar qytetarë të ndryshëm. Nënë Liza pjesë e kësaj proteste ka bërë thirrje kundër rritjes së çmimeve.

Ajo theksoi se pensioni që marrin nuk mjafton as për t’u ushqyer…

“Pensionet nuk dalin për bukë. Kryeministri t’i dalë përpara këtij populli dhe t’i japin përgjigje këtij populli për hallet e shumta. Ukraina është në Shqipëri, Rusia po i bien Ukrainës, por ne na ra shteti jonë, na ra në shtëpinë tonë…Shtëpitë tona janë shkatërruar, Ukraina është në Shqipëri se na i bane copë shpiat me fadroma dhe polici”, tha ajo.

Një tjetër protestues i bëri thirrje kryeministrit Rama të reagojë duke theksuar se nuk është turp të protestosh, por turp është të thuash jemi në luftë dhe të shkosh në Dubai.

“Jemi sërish në ditën e pestë të protestës, të dinjitetit të qytetarëve, të rezistencës. Shqiptarët nuk kanë turp të protestojnë, të bashkohen. Kryeministri i cili i vë gishtin e turpit qytetarëve të vet, duhet të kuptojë së shumica janë në shesh, duke izoluar në vetmi prapa dyerve të herkurave. Turp është të vjedhësh, turp është të lësh popullin të varfër, turp është të thuash jemi në luftë dhe të shkosh në Dubai. Turp është kur bombat bien në Ukrainë dhe viktimat janë në Shqipërui. Turp është të mbash një vend më të varfrin në rajon, turp është të mos i japësh shëndetësinë qytetarëve, turp është ti mbash më të varfër në rajon, një popull pasuria a së cilës është më e larta në rajon. Ne dolëm për dinjitetin tonë, qytetarët dalin për hallin e vet, as për hallin e kryetarit apo të politikanit të radhës,. Sot jemi mbledhur sërish për t’i thënë që nuk dorëzohemi. Kërkojmë një jetë ashtu siç e meritojmë.”, u shpreh ai.

Koha Jone