Pas Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur para Bashkisë së Tiranës.
Protestuesit poshtë zyrës së Kryebashkiakut të revoltuar bëjnë thirrje: O Erion o legen, prite popullin se po vjen.
Nuk dihet itinerari që do të ndjekin protestuesit, ndërkohë pritet që të shkojnë drejt sheshit “Skëndërbe”.
Që prej 6 ditësh është zhvilluar protestë në Tiranë por edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Ndërkohë edhe ditën e nesërme është paralajmëruar për protestë në orën 17:00 para kryeministrisë. Po ashtu protesta kanë paralajmëruar edhe studentët në orën 11:00.
Qytetarët kërkojnë që qeveria të marrë masa për krizën që është krijuar në vendin tonë.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt