Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Mbi 300 refugjatë ukrainas mbërrijnë në Shqipëri

    Mbi 300 ukrainas në Shqipëri/ A është e përgatitur Shqipëria për një valë refugjatësh të luftës?

    Emri:  850x600_rere1646850047.jpg

Shikime: 133

Madhësia:  41.5 KB

    Një burim pranë ministrisë së Jashtme shqiptare tha për Lapsi.al se në të gjitha takimet që pati përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrel këtë të martë, ai mori garanci se në rast të përshkallëzimit të krizës humanitare në Ukrainë, Shqipëria do të hapë dyert për refugjatët që i ikin luftës.

    Zyrtarët shqiptarë mësohet se i dhanë përgjigje pozitive kërkesës së Borrel dhe premtuan se vendi ynë do të bëjë pjesën e vet në strehimin e refugjatëve.

    I njëjti burim tha për Lapsi.al se deri më tani, numri i shtetasve nga Ukraina që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë janë rreth 300 persona. Një pjesë e tyre, rreth 10 persona kanë kërkuar azil politik. Të tjerët janë strehuar tek të njohur apo pika kontakti që kanë krijuar përmes të tretëve.

    Në Shqipëri ekziston një frymë solidariteti për refugjatët ukrainas, që janë kryesisht të moshuar, fëmijë dhe gra që i largohen bombardimeve ruse, ndërsa luftën me rusët po e përballojnë burrat nga 16 deri në 65 vjeç.

    Por Shqipëria ende nuk ka një plan se sa refugjatë mund të përballojë, se sa do të jetë kostoja e pritjes të tyre dhe ku do të strehohen ata. Deri më tani është rënë dakort parimisht, që refugjatëve ukrainas t’u krijohen kushtet e nevojshme për strehim, por kapacitetet e strehimit janë të pakta.

    Aftësitë për pritjen e refugjatëve nga vendi ynë u duk sikur u testuan në pritjen e afganëve që mundën të arratisën nga regjimi taleban.

    “Sherri” i stisur i kryeministrit Rama me ndjekësit në Facebook, mikpritja spektakolare në aeroportin e Rinasit dhe akomodimi në vilat bregdetare rezultoi të ishin një fluskë sapuni. Strehimi i afganëve në Shqipëri përfundoi si një operacion i paguar nga shoqatat e Soros, ndërsa një pjesë e afganëve vazhdojnë të jetojnë në hotelet në bregdet.

    Në anën tjetër, sirianët që ikin nga kampet e Greqisë dhe futen në territorin shqiptar, shpesh dergjen rrugëve në kërkim të lëmoshës. Pak javë më parë, një prej tyre u gjet i pajetë në trotuarin e “Rrugës së Durrësit” në Tiranë, ndërsa të disa të tjerë kanë ngrirë në borë gjatë dimrit që kaluam.

    LAPSI.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mbi 300 refugjatë ukrainas mbërrijnë në Shqipëri

    A do të strehojë Shqipëria refugjatë lufte nga Ukraina? Zbardhet takimi Çuçi-Borrell

    Emri:  Cuci-Borrell-8.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  26.2 KB

    Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi priti në një takim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëherazi zv.presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell.

    Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë i Shqipërisë me të gjitha organet e Bashkimit Europian duke përfshirë zbatimin e ligjit në fushat kyçe të politikave strategjike që lidhen me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Evropiane.

    Në këtë drejtim theksoi ministri Çuçi, Politika e Sigurisë së Shqipërisë është 100% në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, veçanërisht në lidhje me paketën e sanksioneve ndaj Rusisë.

    Duke u ndalur te lufta, Ministri i Brendshëm risolli në vëmendje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së faktin se Shqipëria ishte ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që deklaroi mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, si dhe dënoi agrsionin e pajustifikuar rus.

    Në lidhje me flukset e mundshme migratore të njerëzve që ikin nga Ukraina për shkak të luftës, ministri Çuçi shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkërenduar përpjekjet me vendet anëtare të BE-së për të përballuar këtë krizë të re. Ai solli në vëmendje faktin se Shqipëria ishte vendi i parë që aktivizoi mekanizmin e mbrojtjes së përkohshme në rastin e afganëve që lanë atdheun e tyre pasi talebanët morën pushtetin.

    Gjatë takimit u vlerësua gjithashtu edhe angazhimi i KE për mbështetje me instrumente konkrete për rritjen e kapaciteteve të sigurisë, përfshirë edhe atë kibernetike.

    LAPSI.al

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 26-02-2016, 20:21
  2. Muxhahedinet iranianë mbërrijnë në Shqipëri, Irani kërcënon Tiranën
    Nga Akili-A në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 01-06-2013, 05:54
  3. Mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e ish mbretit Zog
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-11-2012, 10:08
  4. Përleshje me grushta mes deputetëve ukrainas
    Nga {A_N_G_E_L_69} në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-05-2012, 06:03
  5. A është mirë që në Shqipëri të futen refugjatë nga vënde më të varfëra?
    Nga Sykaltri-GB-US në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 09-10-2003, 12:22

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •