Edi Rama: Kjo është protesta më e turpshme. Edhe sikur të mbushet sheshi me 300-fish, nuk heq asnjë taksë
Kryeministri Rama ka dalë sonte në ora 20.00 live nga zyra e tij për të sulmuar protestën e këtyre ditëve para kryeministrisë. Ai tha se kjo është protesta më e turpshme në historinë e Shqipërisë. Edhe sikur të mbushen me 300-fish numri i tyre unë do të nuk heq asnjë taksë nga ato që kam deklaruar. Qeveria ka një Paketë Sociale për të gjithë, por protestuesit janë shtyrë nga politika të na denigrojnë fytyrën e Shqipërisë para botës në kushtet kur jemi në luftë.
Me tej kryeministri theksoi se sa të jem në këtë zyrë nuk lëviz asgjë nga ato që po bëjë. Fatura e energjisë elektrike nuk do rritet, kurse taksat për karburantet nuk do të hiqen.
Koha Jone
Krijoni Kontakt