Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Debati për naftën, zelli i Belindës dhe Adriatik Lapaj si eskortë ambasadash

    Një deklaratë e Belinda Ballukut tre ditë më parë, shkaktoi bujë, pasi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës bëri gabimin që në një rrethanë me tension psikologjik për shkak të rritjes së çmimit të naftës, ofroi leksione morale për përdorimin e kufizuar të automjeteve.

    Në fakt Balluku prej zellit të tepërt për t’i dalë në krahë Shefit kërkoi kot belanë, pasi struktura e çmimit të naftës që përdoret në vendin tonë, lidhet me bursën ndërkombëtare (sepse importohet) dhe paketën e taksave mbi karburantin, këto të fundit janë nomenklaturë e ministrisë së Financave, ministria e Ballukut s’ka lidhje fare.

    Por nomenklatura e taksave mbi karburantet nuk është thjesht problem fiskal, por mbi të gjitha është problem strategjik që lidhet me mënyrën se si një shtet vendos të maksimalizojë eficencën e resurseve natyrore.

    Shqipëria është vend prodhues nafte, por naftën që prodhon e eksporton jashtë vendit, industrinë përpunuese e ka asgjësuar dhe konsumin e brendshëm e përballon duke blerë jashtë vendit.

    Kjo është një përthyerje arbitrare, një paradoks që vijon prej dekadash dhe që mbi të gjitha tregon se sektori hidrokarbur i vendit është i minuar dhe i krisur në tabanin e tij dhe jo thjesht në vicklat fiskale apo spekulimet e çmimeve të bursës të grosistëveve, të cilët shteti i disiplinon me një të rënë të bilbilit nëse dëshiron.

    Asgjësimi i rafinerisë

    Sot prodhimi vendas i naftës nuk ndikon dot në tregun e karburanteve sepse në Shqipëri nuk prodhohen karburante qëkurse Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh nuk ekziston më si infrastrukture e rafinimit të naftës bruto me destinacion prodhimin e dieselit dhe benzinës (për më teper, ky objekt përfundimisht po kthehet në skrap, pra për një kohë të pacaktuar, Shqipëria nuk do mund të prodhojë dot karburante).

    Duke qenë i varur nga tregu i huaj i karburanteve, tregu jonë detyrimisht do reflektojë çmimet e atij të huaj, plus taksat me të cilat ngarkohet sipas legjislacionit tonë financiar.

    Aktualisht i gjithë prodhimi vendas i naftës bruto, shkon në pjesën më të vogël të tij (rreth 150 mijë ton në vit) për dy rafineritë vendase të cilat prodhojnë vetëm produkte të rënda, kryesisht bitum dhe solar (light fuel oil) ngaqë teknologjia e tyre nuk u mundëson prodhimin e karburanteve dhe në pjesën më të madhe, pra ajo që prodhon Bankers Petroleum (përafërsisht 1 milion ton duke përjashtuar detyrimin e tij në natyrë ndaj Albpetrolit) shkon në eksport.

    Kur kompania e rafinimit ARMO ishte shtetërore dhe vendburimet e naftës nuk eksportonin prodhimin e tyre, të themi në fillim të viteve 2000, KPTHN arrinte të mbulonte me karburante (me diesel pasi benzina super nuk prodhohej prej kohësh për shkak të problemeve të teknologjisë, dhe lënda e parë për prodhimin e saj, pra benzina virgine eksportohej që atëherë) maksimumi mbulonte deri në 30 % të nevojës vendase e cila ishte gjithmonë në rritje.

    Pra në kushtet aktuale shteti nuk mund të ndikojë absolutisht në çmimin e karburanteve që tregtohen, përveçse të reduktojë taksat, dhe natyrisht, nëpërmjet levave të tij të shmangë abuzimet siç ishin këto të ditëve të fundit kur çmimi nga pikat e pakicës ngrihej gjatë ditës megjithëse produkti ishte furnizuar disa ditë më parë me një çmim të caktuar e të qartë në dokumentacionin shoqërues të importit.

    Për të ardhmen, e vetmja gjë që mund të bëhet është të mendohet për inkurajimin e ndërtimit të një rafinerie, nga shteti ose privatët, me kapacitet të arsyeshëm, e cila duhet të përpunojë të paktën një pjesë të prodhimit vendas, produkti i së cilës (edhe me subvencion nga shteti) të jetë i destinuar për furnizimin e biznesit vendas, si psh të ndërtimit (që duke qenë sektor kryesor i ekonomisë duhet ndihmuar), sidomos të mekanikës bujqësore, pra për fermerët, për anijet e peshkimit, apo qoftë edhe për sektorin e transportit publik, të cilët kanë impakt direkt në ekonominë vendase.

    Argumenti dhe batuta

    Një ndër organizatorët e protestës për rritjen e çmimit të naftës, Adriatik Lapaj, i përmendi sot ministres Balluku parukerinë dhe eskortat, ndërsa është e paqartë se si lidhet parukeria me një problem të rëndë të sektorit hidrokarbur.

    Emri:  7741E473-2CC8-4DC1-975F-3C19EC114CD5.jpg

Shikime: 125

Madhësia:  46.6 KB

    Zoti Lapaj është një aktivist i angazhuar i së ashtuquajturës shoqëri civile, ai në disa raste ka pozuar dhe me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, duke demonstruar hapur mbështetjen në fonde dhe konjukturë që projektet e kësaj ambasade i japin Lapajt.

    Mirëpo për shkak dhe të afërsisë dhe varësisë që ka me rrjetën e projekteve, zoti Lapaj e ka shumë të thjeshtë të interesohet pak dhe të mësojë se në vitin 2016 qeveria e Edi Ramës i kaloi rafinerinë e Ballshit një biznesmeni amerikan të quajtur Larry Sargeant, i cili ishte proxy dhe zgjatim i studios amerikane të lobimit “Ballard partners”, të cilën qeveria e Ramës e kishte pajtuar për të forcuar marrëdhëniet në Uashington e për pasojë dhe për të garantuar mbrojtje nga zgjatimi i ambasadës në Tiranë.

    Historia e amerikanëve të ARMO-s ishte maskarada e fundit që i dha dërrmën finale rafinerisë që sot ka shkuar për skrap, ndërsa debatet publike mbi këtë sektor të ekonomisë, falë zellit të Belinda Ballukut për të mbrojtur “Shefin” po e shndërrojnë problemin në një spektakël batutash, ku sonte Adriatik Lapaj nga pozitat e një eskorte ambasadash, ka orientuar debatin te parukeria e Belindës me batuta dylekshe./ Hashtag.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Debati për naftën, zelli i Belindës dhe Adriatik Lapaj si eskortë ambasadash

    Perveç purukerise te Ballukut dhe fotografive te Lapajt ne Shqiperi me duket se mungon nje studim se çfare eshte bere me naften,rafinimin dhe perfitimin. Mbase jemi i vetmi popull qe nuk dime se çfare behet me naften ! As ku shkon,as sa shkon dhe se çfare behet me ate nafte qe shkon ? Lere pastaj se kush fiton e sa fiton..

    Ketu,per naften,do duhej ndonje komision parlamentar,qe jo vetem te kuptohet e kaluara por te nxirret ndonje mesim per te ardhmen. Po kush ta beje piktori apo doktori,qe e kthyen naften ne kete gjendje. Per kete,pastaj nuk mbetet gje tjeter, mbetet vetem qe te meremi me parukerit dhe fotografit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 12-03-2022 më 11:35

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Debati për naftën, zelli i Belindës dhe Adriatik Lapaj si eskortë ambasadash

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Perveç purukerise te Ballukut dhe fotografive te Lapajt ne Shqiperi me duket se mungon nje studim se çfare eshte bere me naften,rafinimin dhe perfitimin. Mbase jemi i vetmi popull qe nuk dime se çfare behet me naften ! As ku shkon,as sa shkon dhe se çfare behet me ate nafte qe shkon ? Lere pastaj se kush fiton e sa fiton..

    Ketu,per naften,do duhej ndonje komision parlamentar,qe jo vetem te kuptohet e kaluara por te nxirret ndonje mesim per te ardhmen. Po kush ta beje piktori apo doktori,qe e kthyen naften ne kete gjendje. Per kete,pastaj nuk mbetet gje tjeter, mbetet vetem qe te meremi me parukerit dhe fotografit.
    Komisionet parlamentare nuk kane dhene asgje ne keto 30 vite. Organet e drejtesise duhet te kishin iniciuar hetime serioze e te pavarura rreth keqmenaxhimit te naftes ne dekadat e fundit. Mirepo kur drejtesia funksionon njesoj si OJQ-te, per ç’arsye u shpenzuan miliona euro per te?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Debati për naftën, zelli i Belindës dhe Adriatik Lapaj si eskortë ambasadash

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Komisionet parlamentare nuk kane dhene asgje ne keto 30 vite. Organet e drejtesise duhet te kishin iniciuar hetime serioze e te pavarura rreth keqmenaxhimit te naftes ne dekadat e fundit. Mirepo kur drejtesia funksionon njesoj si OJQ-te, per ç’arsye u shpenzuan miliona euro per te?
    Te verteta jane te dyja, si drejtesia dhe si komisionet nuk kane funksionuar.

    Por nuk do ishte keq sikur perpara nje komisioni te dilnin qe nga Nano,Berisha e Rama dhe te shpegonin privatizimet,vjedhjet-shperdorimet qe jane bere mbi naften. Dhe sidomos mbas politikaneve te ftoheshin dhe specialistet shqiptar por edhe te huaj dhe te jepnin njefare mendimi...

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Debati për naftën, zelli i Belindës dhe Adriatik Lapaj si eskortë ambasadash

    Rafinerine e Ballshit thuhet se nuk po e shesin skrap por po e cmontojne dhe e po e dergojne ne Maqedoni ku me sa duket do ndertojne nje rafineri.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Debati për naftën, zelli i Belindës dhe Adriatik Lapaj si eskortë ambasadash

    Citim Postuar më parë nga King Bardhyl Lexo Postimin
    Rafinerine e Ballshit thuhet se nuk po e shesin skrap por po e cmontojne dhe e po e dergojne ne Maqedoni ku me sa duket do ndertojne nje rafineri.
    Nuk eshte çudi edhe te jete e vertete,nuk eshte se jemi ndonje popull i zgjuar edhe nuk e bejme edhe kete. Ka rrezik qe edhe naften t'ja japim falas Maqedonise dhe pastaj te na shesin benzinen. Pastaj Zhgaravitsi-kryeminister thote qe nafta jone nuk vlen per asgje ...!

    Si çdo gje ne ate vend nuk dihet se çfar behet,si behet dhe kush e ben. Ma ha mendja se jemi vend egzemplar nga fshehtesia persa i perket informacionit qe del ne popull.

  7. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Debati për naftën, zelli i Belindës dhe Adriatik Lapaj si eskortë ambasadash

    Rrespekt pafund për këto protesta madhështore ! Duke kërkuar vetëm uljen e cmimit, mos vallë po merreni me simptomën dhe jo me shkakun e vërtetë të gjendjes. Mendoj se duke u marë me simptomën po i kërkojmë xhelatit të na liroj pak litarin. Shkaku është vetë xhelati me politikën 8 vjeçare antishqiptare të rënim, falimentim, shpopullim, shkombëtarizim të vendit.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Debati për naftën, zelli i Belindës dhe Adriatik Lapaj si eskortë ambasadash

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Rrespekt pafund për këto protesta madhështore ! Duke kërkuar vetëm uljen e cmimit, mos vallë po merreni me simptomën dhe jo me shkakun e vërtetë të gjendjes. Mendoj se duke u marë me simptomën po i kërkojmë xhelatit të na liroj pak litarin. Shkaku është vetë xhelati me politikën 8 vjeçare antishqiptare të rënim, falimentim, shpopullim, shkombëtarizim të vendit.
    As we have already stressed, the mass evacuation of the Albanians from their triangle is the only effective course we can take. In order to relocate a whole people, the first prerequisite is the creation of a suitable psychosis. This can be done in various ways.
    -Vaso Cubrilovic-

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar King Bardhyl për postimin:

    Neteorm (13-03-2022)

  10. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    201

    Për: Debati për naftën, zelli i Belindës dhe Adriatik Lapaj si eskortë ambasadash

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nuk eshte çudi edhe te jete e vertete,nuk eshte se jemi ndonje popull i zgjuar edhe nuk e bejme edhe kete. Ka rrezik qe edhe naften t'ja japim falas Maqedonise dhe pastaj te na shesin benzinen. Pastaj Zhgaravitsi-kryeminister thote qe nafta jone nuk vlen per asgje ...!

    Si çdo gje ne ate vend nuk dihet se çfar behet,si behet dhe kush e ben. Ma ha mendja se jemi vend egzemplar nga fshehtesia persa i perket informacionit qe del ne popull.
    Na kane dhene shah dhe mat. Nuk kemi nga ja mbajme.

Tema të Ngjashme

  1. Një letër e hapur për naftën
    Nga shoku_tanku në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-05-2010, 09:34
  2. Arrestohet Adriatik Kroi
    Nga Michigan2005 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2005, 20:37
  3. Korridori Adriatik-Jon
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2004, 04:23
  4. Bandat dhe zelli i GSH-se..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-09-2004, 09:27
  5. Tragjedi tjeter ne Adriatik!
    Nga shkodra13 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 04-08-2002, 06:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •