Klodian Tomorri
Masat e shpallura nga qeveria pėr kontrollin e ēmimeve tė karburanteve dhe kėrcėnimet e kryeministrit me shtetėzim tė kompanive nė rastin mė tė mirė janė njė operacion i rreme me shumė propagandė dhe zero pėrfitim pėr publikun. Por nėse zbatohen mė tė vėrtetė ato mund tė kenė pasoja katastrofale.
Imagjinoni njė stacion karburanti nė Vermosh, qė shet 50 litra naftė nė ditė dhe njė tjetėr ne qendėr tė Tiranės shet 5 mijė litra nė ditė. Ēfarė ndodh pasi qeveria tu pėrcaktojė kėtyre tė njėjtin marzh fitimi? Stacioni i parė do tė falimentojė. Por nėse njė stacion karburanti ėshtė furnizuar njė ditė mė parė me ēmim 230 lekė pėr litėr, ndėrsa tjetri ėshtė furnizuar sot me cmim 150 lekė pėr litėr. Ēfarė ndodh kur bordi i administrimit do tė pėrcaktojė ēmim tė njėjtė pėr tė dyja pikat? Tregtari i parė do tė falimentojė.
Kontrolli i ēmimeve do tė forcojė monopolin nė tregun e karburanteve duke ēuar nė falimentimin e kompanive mė tė dobėta financiarisht dhe duke e pėrqėndruar tė gjithė tregun nė dorėn e mė tė fuqishmit. Por ka dhe njė pasojė tjetėr mė tė rrezikshme. Nėse ēmimi i pėrcaktuar e bėn tregtimin e karburanteve pa interes, tregtarėt do tė mbyllin qepenin. Nė treg nuk do tė ketė mė karburant ose ai do tė tregtohet fshehtas nė tregun e zi me ēmime tė rritura. Gjithmonė kjo ėshtė pasoja finale e kontrollit tė ēmimeve.
Por a ka qeveria mekanizma tė tjerė nė dorė pėr tė mbrojtur qytetarėt nga spekullimet dhe rritja e papėrballueshme e ēmimit tė naftės? Pėrgjigja ėshtė po. Sė pari transparenca e ēmimeve. Agjencitė shtetėrore duhet tė publikojnė ēdo ditė formimin e ēmimit tė karburanteve. Qė nga dalja nga magazinat doganore e deri tek marzhet e fitimet qė aplikohen nė ēdo hallkė tė tregut. Transparenca e ēmimeve eliminon asimetrinė e informacionit mes shitėsve dhe blerėsve duke shmangur spekullimin.
Sė dyti, krijimi i rezervės sė sigurisė. Sot Shqipėria ėshtė njė vend pa rezervė. Ligji i detyron kompanitė tė kenė sasi rezervė pėr konsumin e 90 ditėve nė depot e tyre. Por edhe pse fizikisht kjo rezervė mund tė jetė nė depo, ajo nuk ka asnjė efekt nė zbutjen e ēmimeve sepse karburanti nė depo ėshtė pronė e furnitorėve tė huaj. Kompanitė e tregtimit tė karburanteve e nxjerrin atė nga depo me ēmimin ditor tė bursės. Ndaj kur ēmimi i naftės nė bursė arrin nivele tė papėrballueshme edhe rezerva e pretenduar e sigurisė sė Shqipėrisė shitet me tė njėjtin ēmim.
Prej 6 vjetėsh tashmė, Sekretariati i Energjisė deklaron se rezerva e Shqipėrisė nuk ėshtė konform direktivės sė BE-sė duke i kėrkuar qeverisė tė miratojė ligjin pėrkatės. Por pėr 6 vjet me radhė qeveria e ka zvarritur ligjin. Arsyet se pse kuptohen.
E thėnė shkurt, rezerva e sigurisė duhet tė jetė shtetėrore. Shqipėria ėshtė njė vend qė prodhon mesatarisht 1 milionė tonė naftė nė vit. Nga kėto 100 mijė tonė i kalojnė qeverisė nė formėn e rentės. Njė pjesė e tė ardhurave qė qeveria merr nga renta, por dhe ato qė merr nga taksimi i karburantit tė gatshėm mund tė pėrdoren pėr tė financuar blerjen graduale e rezervės sė sigurisė. Madje njė pjesė e kostos mund ti kalohet edhe vet kompanive.
Kur ēmimi i naftės kėrcėn nė nivele tė papėrballueshme, atėherė qeveria hyn nė treg dhe merr nė kontroll furnizimin me karburant tė vendit pėrmes rezervės sė sigurisė. Kaq mjafton pėr tė zgjidhur krizėn e karburanteve. Ēdo gjė tjetėr ėshtė keqqeverisje dhe populizėm. Etatizmi ėshtė vetėm streha e fundit e kėtyre. Pavarėsisht eksitimit qė mund tė shkaktojė tek njė pjesė e publikut, qė ndihet i vjedhur.
Krijoni Kontakt