Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,453
    Postimet në Bllog
    17

    Rama-diplomacia: Putin vendos Shqipërinë në listën e vendeve armiqësore

    Emri:  auto_putin1646654074.jpg

Shikime: 83

Madhësia:  36.5 KB

    Qeveria ruse miratoi një listë të vendeve dhe territoreve të huaja që kryejnë veprime jomiqësore kundër shtetit, kompanive dhe qytetarëve rusë.

    Në të bën pjesë dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pjesë e listës janë të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Tajvani, Ukraina, Zvicra dhe të gjitha vendet e botës që vendosën sanksione ekonomike dhe masa të tjera ndëshkuese për të dënuar tentativën për pushtim të ushtrisë së Moskës në Ukrainë.

    Ky urdhër është përgatitur në kuadër të Dekretit të Presidentit Vladimir Putin, “Për procedurën e përkohshme të përmbushjes së detyrimeve ndaj disa kreditorëve të huaj”. Rusët dhe kompanitë ruse, si dhe vetë shteti, të cilët kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga kjo listë, do të mund t’i paguajnë ato në rubla.

    Sipas qeverisë, për këtë, debitori mund t’i kërkojë një banke ruse të krijojë një llogari të veçantë në emër të një kreditori të huaj dhe të transferojë pagesa në të, në ekuivalentin e rublave me kursin e këmbimit të Bankës Qendrore në ditën e pagesës. Procedura e përkohshme zbatohet për pagesat që i kalojnë 10 milionë rubla në muaj.

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,453
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rama-diplomacia: Putin vendos Shqipërinë në listën e vendeve armiqësore

    Rusia kufizon hyrjen në vend për “shtetet armike”, mes tyre edhe Shqipëria

    Emri:  -640-0-5400909-20220325t092805z-710663972-rc2l9t96e0yp-rtrmadp-3-russiageorgiaabkhazia-ls-164848.jpg

Shikime: 21

Madhësia:  33.8 KB

    Rusia po përgatit viza për qytetarët e vendeve që i konsideron si "armiqësore".

    Kështu, po përgatitet një dekret vizat, i cili do të kufizojë hyrjen në Rusi të qytetarëve të "vendeve armike me Rusinë".

    "Po përgatitet një dekret për hakmarrjen e vizave, i cili do të kufizojë hyrjen e qytetarëve të vendeve armike në Rusi", tha ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.

    Qeveria ruse ka miratuar më parë një listë të vendeve dhe territoreve që po kryejnë veprime armiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj.

    Në listë përfshihen Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, vendet e BE-së, Britania e Madhe, Ukraina, Mali i Zi, Zvicra, Shqipëria, Andorra, Islanda, Lihtenshtajni, Monako, Norvegjia, San Marino, Maqedonia e Veriut, si dhe Japonia, Koreja e Jugut, Australia, Mikronezia , Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.

    Vendet dhe territoret në listë i vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë.

    ORA NEWS

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2021, 12:00
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-06-2016, 13:01
  3. NYT: Shqiperia, ne listen e vendeve per tu vizituar ne 2014
    Nga Qyfyre në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 20-01-2015, 11:33
  4. Rama, darkë me pesë ambasadorë të vendeve arabe
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-10-2013, 19:15
  5. Diplomacia britanike në konfliktin Italo-Jugosllav për Shqipërinë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-09-2013, 08:09

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •