Ukraina kryeson tabelën e medaljeve të Lojërave Paraolimpike Dimërore


BBC raporton se Ukraina ka kryesuar tabelën e medaljeve në ditën e parë të Lojërave Paraolimpike Dimërore në Pekin, me tre të arta dhe shtatë medalje në përgjithësi.

Delegacioni udhëtoi për në Kinë pavarësisht pushtimit rus, me 20 atletë që garuan.

Biatleti Grygorii Vovchynskyi fitoi medaljen e parë të Ukrainës duke ia kushtuar garën e tij paqes në Ukrainë.

Atletët rusë dhe bjellorusë u ndaluan të konkurrojnë në lojëra.


Gazeta Mapo

https://gazetamapo.al/ukraina-kryeso...pike-dimerore/