"Nuk ka mjet mė tė mirė tė ēmosh njė popull,
se sa tė vėresh gjėndjen e shkollave te tij."
ZEF JUBANI
Arsimi si pjesė e superstruktures te shoqėrisė nė tėrėsi ka pėr funksion te pajisė me dije brezin e ri per ta
bėrė atė forcė lėvizėse per zhvillimin e gjithanshėm te vendit. Arsimimi i njė populli ėshtė pjesė pėrbėrėse e
historisė sė tij, i kushtėzuar nga rrethana tė caktuara politike, shoqėrore dhe ekonomike. Janė pikėrisht kėto
rrethana qė nė vėnde dhe popuj tė ndryshėm tė botės nuk kanė patur tė njėjtin ritėm tė zhvillimit arsimor si nė
kohė ashtu edhe nė cilėsi.
Shqipėria si pjesė pėrbėrse e Evropės, me njė pozitė tė favorshme gjeografike, qė njohu tė gjitha rendet
ekonomike-shoqėrore nga bashkėsia primitive, nė atė skllavopronar, feudal, kapitalist e atė socialist, kryesisht
pėr arsye politike, nuk eci me tė njėjtin ritėm nė drejtim tė zhvillimit asimor nė krahasim me vėndet e tjera. Kjo
jo pėr arsyje se populli shqiptar nuk ka qėnė arsimdashės, por duke u bėrė shesh luftrash dhe duke njohur
pushtues tė njė pas njėshėm me qėndrime shekullore, u privua nga mundesitė reale per tė patur nje arsim dhe
shkollė kombėtare, ndėrkohė qė funksiononin shkolla nė gjuhė tė huaja.
PERPJEKJET E PARA PER SHKOLLAT DHE MESIMIN SHQIP
Ne pėrkujtojme sot 135 vjetorin e shkollės sė parė kombėtare laike shqipe tė hapur nė Korcė mė 7 mars tė vitit 1887, ndėrkohė qė pėrpjekje pėr hapjen e shkollave dhe mėsimin e gjuhės shqipe janė bėrė edhe disa shekuj mė parė.
Le tė hedhim nje vėshtrim tė shkurtėr nė tė kaluarėn e largėt lidhur me ēėshtjen nė fjalė:
Institucione edukimi kanė ekzistuar edhe nė kohėn e vonė antike dhe mesjetare tė hershme si ato tė
edukimit fizik dhe ushtarak, tė edukimit fetar etj. Periudha e sundimit romak ndikoi nė futjen e elementeve tė
latinishtes se vjetėr nė gjuhėn e popullsisė vėndase, nė kulturėn materiale dhe atė shpirtrore, por pa arritur tė
romanizohej sic ndodhi me ndonjė popull tjetėr nė Ballkan. Periudha bizantine dhe ajo e pushtimit bullgar
ndikuan fuqishėm nė pėrhapjen e institucioneve fetare tė krishtera, megjithse periudha e lindjes sė principatave
feudale shqiptare nė shek 12-14 po krijonin premisa per lavrimin e gjuhės, kulturės e artit me karakteristika
vėndase, arbėrore etj. Ajo qė e ndėrpreu kėtė zhvillim ishte padyshim pushtimi osman me zgjatjen e tij 5
shekullore.
Sundimi osman shėnoi periudhėn mė tė errėt nė historinė e popullit shqiptar nė tė gjitha fushat e jetės.
Pėrpjekjet pėr ekzistence, pėr ruajtjen e identitetit te gjuhės, kulturės etj, ndeshėn nė pengesa tė mėdha. Tė
vetme institucione qė mbijetuan nė disa krahina te vėndit ishin kishat ortodokse dhe ato katolike, tė cilat u vunė nė vėshtiresi pėr shkak tė politikės islamizuese qė ndoqi pushtuesi osman. Ne veprėn e saj "Brenga e Ballkanit" anglezja Mis Edith Durham duke folur pėr kėtė proces midis tė tjerave shkruan: "Islamizmi gjatė gjithė kohės ka zhvilluar njė propogandė tė pandėrprerė...Metodat varfanjake tė kristianizmit, tė krahasuara me metodat bujare e dorėhapta te islamizmit, streha e mjeruar e kishės dhe xhamia e re, mjaftonin pėr tė bindur njė popull krejt te
paditur se e para po vdiste ndėrsa e dyta ishte ne lulėzim." (faqe 203). Megjithatė duhet tė theksojmė qė zonat e
thella te Malėsise nė Shqipėrinė e Veriut i rezistuan mė mirė ketij fenomeni, duke ruajtur besimin e mėparshėm
tė fesė katolike, ndėrsa nė disa krahina tė Shqipėrisė sė Jugut u ruajt besimi i mėparshėm ortodoks, i vėnė nė
vartesi te Patrikanės Greke tė Stambollit. Ndarja e popullit shqiptar nė besime tė ndryshme fetare (katolike,
ortodokse e muslimane), e dėmtoi shumė unitetin e kėtij populli si nė aspektin politik, ekonomik e kulturor,
duke e bėrė mė tė lehtė nėnshtrimin e tij.
Nė rrethanat e njė analfabetizmi total, tė vetmit qė dinin shkrim e kėndim ishin priftėrinjtė, tė cilėt
edhe pse nė gjuhė tė huaj luajtėn rol pozitiv nė mbajtjen gjallė tė kombėsise shqiptare. U shquan nė vecanti
priftėrinjtė katolikė, qė nė krahasim me ata ortodoksė, ishin mė tė pėrgatitur. Nė gjirin e tyre pati shumė nga
ata qė shėrbesat fetare i bėnin nė gjuhėn amtare, apo nė kolegjet dhe seminaret franceskane krahas gjuhėve te
huaja, u mėsonin nxėnėsve shkrim e kėndim nė gjuhėn shqipe. Ka mjaft tė dhėna nga dokumentacioni i shek 17 dhe 18 mbi funksionimin pranė kishave katolike tė shkollave me kararerit fetar ku gjuha bazė ishte latinishtja, por nė tė njėjtėn kohė nga klerikė tė vecantė shfrytėzoheshin edhe pėr mėsimin e gjuhės dhe gramatikės shqipe. Si tekste mėsimore u pėrdorėn veprat e Frang Bardhit, Pjetėr Budit, Pjetėr Bogdanit etj. Te tilla shkolla ishin
me dhjetra, ku ndėr mė tė njohura ishin ato te shek. XVII, ne Velė e hapur nga ipeshkvi i Lezhės, nė Kurbin tė Mirditės (1632), nė Pllanė dhe Blinisht (1638), Himarė, Shkodėr, Kosovė etj etj.
Eshtė e vėrtetė qė gjatė periudhes tė socializmit nuk iu dha vendi i merituar pėrpjekjeve per mėsimin e
shqipes ne shkollat fetare si dhe kontributit qė mund tė kenė dhėnė shumė nga klerikėt e kohės, por tė flasėsh
pėr shkolla kombėtare nė kuptimin e saktė tė kėtij koncepti qė nė fillimet e shek.17, nuk ėshtė shumė e
argumentuar. Gjithashtu ti quash autorėt e parė qė filluan botimin e veprave tė tyre nė gjuhėn shqipe si
iluministė, apo si rilindas tė parė ata qė hapėn kėto shkolla, ėshtė e parakohshme pėr faktin se akoma
iluminizmi evropjan ishte nė fazėn fillestare te tij. Fillimi i iluminizmit dhe i Rilindjes Kombėtare ėshtė i lidhur me rrethana te caktuara ekonomike e shoqėrore, pikėrisht me fillimin e lindjes sė marrėdhenive kapitaliste nė
prodhim dhe borgjezisė sė re.
Kjo situatė pak a shumė e ngjashme, lidhur me shkollat dhe mėsimin e gjuhės shqipe, vazhdoi deri nė
vitet para Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, kur mėsimi bėhej fshehurazi, me libra dhe pa libra, nė dyqane e
bodrume, nė shtėpira ose shkolla te huaja. Vetėm nė Shkodėr dhe Manastir funksiononin disa shkolla private pėr djem dhe vajza, tė njė niveli tė ulėt si nga pikpamja e programit ashtu dhe nga ana metodike e pedagogjike.
(H. Myzyri, "Shkollat e para kombėtare shqipe", fq.39-40.) Megjithatė pėrpjekjet e mėsipėrme kanė rėndėsi tė vecantė historike dhe duhen vlerėsuar pozitivisht sepse ato shėrbuen si nxitje pėr patriotėt shqiptarė brenda dhe
jashtė vėndit pėr tė kordinuar mė mirė veprimtarinė e tyre dhe pėr ta detyruar Portėn e Lartė qė tė njihte
zyrtarisht hapjen e shkollave kombėtare nė gjuhėn shqipe.
SHKOLLA DHE ARSIMI SHQIP DETYRE KRYESORE E RILINDJES KOMBETARE
Iluminizmi ishte ideologjia e re qė lindi ne Evropė kundėr errėsirės dhe prapambetjes mesjetare nė
fillimet e shek tė shek. 18. Si njė lėvizje e borgjezisė sė re ajo pėrgatiti terrenin pėr fillimin e revolucioneve
kundėr rendit feudal, pėr ti hapur rrugė zhvillimit dhe pėrparimit shoqėror. Si nė tė gjitha vėndet evropjane kjo
ideologji ndikoi edhe nė Shqipėri. Ajo u pasqyrua nė programin e Rilindjes Kombėtare tė mesit tė shek 19, nga pėrfaqėsuesit e parė te saj , N. Veqilharxhi, Jeronim de Rada etj. Duke qėnė se levizja kombėtare shqiptare
filloi nė rrethanat e pushtimit tė huaj osman, pėrpara saj dilnin detyra mė tė vėshtira sic ishte ajo luftės pėr
ēlirim, bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet autonom ose tė pavarur, zhvillimin e arsimit, shkollės dhe
kultures kombėtare. Realizimi i tyre kėrkonte bashkimin e popullit nė luftė dhe sidomos kapėrximin e pėrēarjes
fetare. Ky bashkim mund tė bėhej vetėm duke rritur ndėrgjegjen kombėtare duke vėnė patriotizmin mbi ndjenjat fetare. Kėtij qėllimi i shėrbeu parrulla e njohur e Pashko Vasės se "Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria".
Pėr rritjen e ndėrgjegjes kombėtare dhe tė ndjenjave patriotike u shrytėzua edhe trashėgimnia historike si psh origjina e lashtė pellazgjike e popullit shqiptar, luftrat heroike tė udhėhequra prej Skėnderbeut, lavrimi i
letėrsise shqipe ku nė poezitė lirike e patriotike i bėhej jehonė bukurisė sė natyrės dhe patriotizmit te popullit
shqiptar etj. U shquan nė kėtė drejtim patriotėt si Zef Skiroi, Jeronim de Rada, vellezerit Frasheri, Ndre Mjeda, A. Z. Cajupi, etj.
Detyrė e rėndesishme e Rilindjes Kombėtare ishte lufta pėr shkrimin dhe shkollėn shqipe, e pare kjo jo
vetėm ne planin kulturor, por edhe nė atė ideopolitik. U desh njė angazhim i madh pėr arritjen e suksesit nė kėtė fushė, duke filluar qė nga botimi i abetareve dhe tė librave nė gjuhen amėtare, te pėrdorimit tė njė alfabeti tė
pėrbashkėt, ngritja e ndonjė shtypshkronje, dhe sidomos pėr nxjerrjen e lejės pėr botim e librave dhe mė vonė
pėr hapjen e shkollave. Meritė tė veēantė nė kėto drejtime pati diaspora shqiptare me shoqėrite patriotike,
sidomos ato tė Stambollit dhe tė Rumanisė. Ndėr patriotėt e parė qė u shquan nė kėtė fushė ishin N.
Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi , Thimi Mitko, Vėllezėrit Frashėri etj, etj.
Periudha pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare te Prizrenit shėnoi njė rėnie te pėrkoheshme ne luftėn e
armatosur per liri, por i dha njė shtytje pozitive lėvizjes pėr hapjen e shkollave shqipe. U shquan nė kėtė drejtim pėrveē Vėllezėrve Frashėri edhe Jani Vrejto, Pashko Vasa, Hoxha Tahsini e Koto Hoxhi. Ata botuan njė seri
librash tė tjera shkollore, si Gramatikėn, Gjeografinė, Historinė e Pėrgjithshme, Dituritė, Vjershat dhe
mėsonjetoret e para, Arithmetikėn, Mirėvetinė (mėsime morali) etj. (H. Myzyri "Shkollat e para kombėtare
shqipe", f 46-47.) Ndėrkohė qė nė Shqipėri funksionin njė numėr i konsiderueshėm shkollash nė gjuhėn turke,
greke dhe latine, u rrit presioni nga ana e patrioteve rilindas pėr ta berė legale futjen e gjuhės shqipe nė kėto
shkolla, kėrkesė e cila ose u la pa pėrgjigje ose u refuzua si nga Porta e Lartė, ashtu edhe nga Patrikana Greke e Stambollit dhe Pleqėsia e Mitropolisė sė Korcės. Ishte pikėrisht ky presion nė rritje si nga patriotėt shqiptarė
brenda dhe jashtė vendit, ashtu edhe nga mbėshtetja qė ata gjetėn nga popullsia arsimdashėse, qė Porta e Lartė,
tė detyrohej tė jepte lejen per hapjen e shkolles se parė shqipe nė qytetin e Korcės.
ĒELJA E SHKOLLES SE PARE SHQIPE NE QYTETIN E KORCES.
Ēelja e shkollės sė parė shqipe nė qytetin e Korcės nuk ishte as veprim i ēastit as edhe dėshirė e njė
personi te vetem. Ēelja e saj ishte rrjedhim llogjik i tė gjitha pėrpjekjeve qė patriotet brenda dhe jashtė vendit
bėnė qė nė mesin e shek. te 19. Mund te lindė pyetja : Pse pikėrisht ne Korcė u dha leja pėr hapjen e shkolles
shqipe, kur dėshira dhe pėtpjekje pėr mėsimin e gjuhės amtare eksistonte nė tė gjitha krahinat nga veriu deri nė jugė te Shqiperisė?
Korēa ishte qyteti i dytė me rėndėsi ne Vilajetin e Manastirit nė fundin e shek te 19, qėndėr e
rėndėsishme tregtare, ku dy tė tretat e popullsisė ishte ortodokse. Nė kėtė qytet kishte 3 shkolla nė gjuhėn turke dhe katėr shkolla nė gjuhėn greke. Shkollat greke nga njera anė dhe kleri grek ortodoks nga ana tjeter krijuan
njė atmosferė helenizimi, gjė tė cilėn nuk e dėshironin as popullsia vendase dhe as Porta e Lartė. Pavarsisht nga presioni dhe efektet negative te politikes shkombėtarizuese, popullsia qytetare dhe sidomos ajo fshatare e
Qarkut te Korēės (Kolonje, Pogradec, Bilisht), ruajtėn gjuhėn, zakonet e traditat tradicionale amėtare.
Gjithashtu nga Korca dhe qarku i saj pati shumė atdhetarė nė kolonitė shqiptare te mėrgimit, sidomos nė
Rumani, Bullgari dhe gjetkė, tė cilėt i ruajtėn lidhjet me vendlindjen. Ishte pozitive fakti qe patriotėt rilindas pėrveē popullsisė tė krishterė gjetėn mbėshtetje edhe tek ajo muslimane nga radhėt e tė cileve pati patriotė si Ohran Pojani dhe Alo Dishnica, qė pėrveē se kontribuan financiarisht, morėn pjesė edhe nė komitetin e fshehtė
kombėtar tė ngritur nė qytet, krahas Jovan Kosturit dhe Thimi Mitkos, komitet i cili u angazhua nė pėrgatitjen e kushteve materiale dhe financiare per hapjen e shkolles shqipe.
Nė pėrgjigje tė kerkesave te kėtij komiteti, u mblodhėn vullnetarisht nga popullsia vendase dhe patriotėt e shoqėrisė sė Bukureshtit njė sasi tė hollash si dhe godinėn ku do hapej kjo shkollė, pikėrisht nė shtėpinė e bėrė dhuratė nga Diamandi Terpo, anėtar i shoqerisė sė Bukureshtit. Po kjo shoqėri dėrgoi edhe njė kontigjent tė
librave shkollorė. Nga ana tjetėr patriotėt shqiptarė nė Stamboll, veēanėrisht vėllezrit Frasheri, pas disa
pėrpjekjeve tė pėrseritura nxorėn lejėn pėr hapjen e shkollės shqipe nėn emrin e Pandeli Sotirit dhe dėrguan nė Korēė mėsues pėr dhėnie mėsimi.. Kėshtu, pas njė pėrpjekje dy vjecare mė 7 mars tė vitit 1887 u cel shkolla e parė kombėtare laike nė Korēė. Hapja e kėsaj shkolle u vlerėsua si njė fitore e madhe e Rilindjes Kombėtare
Shqiptare. Ajo u prit me entusiazėm nga banorėt vendas, ashtu. sic pati edhe reagime jo pozitive nga rrethe tė
caktuara! Te gjithė patriotėt pėrshėndetėn njėri tjetrin per fitoren e arritur. Thimi Marko nė letrėn qė i shkruante V. Dodanit shprehej: " Dėshira jonė u mbarua; shkolla shqipe u hap, druri qė vumė nė dhet ketu e dy vjet, sot
lulėzoi dhe dha pemė tė ėmbla..." ( H. Myzyri vep. e cituar, fq 60.), ndėrsa poeti i shquar N. Frashėri i kushtoi Mėsonjtores se parė njė poezi, ku midis te tjerave thote:
"Lumja ti! moj Korē'o lule!
Q'i le pas shoqet e tua
Si trimi nė ball'u sule,
Ta paēm pėr jetė hua."
poezi tė cilėn e recitoi nė sokaket e kėtij qyteti pak kohė mė parė edhe Presidenti i ynė, i frymėzuar nga
ledhatimi i flokėve te dėborės qė i binin mbi supe!!!
Nėn shėmbullin e shkollės sė Korēės, disa javė mė vonė u ēelėn shkolla shqipe nė Pogradec, nė Rekė dhe Ohėr dhe u bėnė pėrgatitje nė Ersekė, Leskovik, Elbasan etj. Disa vite mė vonė me kontributin e familjes sė
Qirjazėve u hap edhe shkolla e parė pėr vajza (23 tetor 1891) me mėsuese Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, Fanka Eftimiu, Polikseni Luarasi etj. Funksionimi i kėtyre shkollave ndeshi ne vėshtiresi nga qėndrimi jo mirėdashės i qeveritarėve turq apo e klerit orthodoks. Shumė nga partiotėt u persekutuan dhe sakrifikuan edhe jetėn e tyre
pėr ēėshtjen e arsimit kombėtar si P. Sotiri, P. K. Negovani, P. N. Luarasi, Mati Logoreci, Gjecovi etj..
Populli shqiptar, si njė nga popujt mė tė vjetėr ne Ballkan, vitalitetin e vet e tregoi me ruajtjen bres pas
brezi te gjuhės amtare si gjuhė e folur. Pushtuesit shekullorė i imponuan asaj mjaft huazime, shkrime me
alfabetet e tyre, por nuk arritėn ta asimilonin atė. Nė kushtet e njė analfabetizmi te plotė u takonte bijve tė saj tė pakėt, qė kishin kryer shkollat e huaja, tė viheshin nė drejtim tė perpjekjeve pėr ēeljen e shkollave amtare, duke i konsideruar ato si pjeseė tė pandaė tė luftės pėr liri e pavarėsi. Edhe pse te kufizuara nė numėr ato qė nė fillim ndikuan nė rritjen e ndėrgjegjes kombėtare.
Problem qė duhej zgjidhur pėr funksionimin normal tė shkollave shqipe ishte edhe ēėshtja e alfabetit. Ishin nė pėrdorim mė shumė se 3-4 tė tilla, gjė qė nuk i shėrbente ēėshtjes se unitetit kombėtar dhe lavrimit tė gjuhės shqipe. Ky shqetėsim u kapėrxye me mbledhjen e Kongresit te Manastirit nė nėntor 1908, ku pas diskutimeve tė gjata u vendos pėrdorimi i alfabeteve tė shoqerisė Bashkimi tė Shkodrės dhe ai i shoqėrise sė Stambollit, duke i lėnė rrugė tė hapur alfabetit te tanishėm tė shqipes, bazuar nė shkronjat latine. Me tė u hodhėn bazat pėr formimin e gjuhės letrare shqipe, gjuhė e cila u sanksionua me vendimet e Kongresit tė Drejtshkrimit te Gjuhės Shqipe
nė nėntor tė vitit 1972 nė Tiranė.
GURI I THEMELIT TĖ ARSIMIT SHQIP
Eshtė fakt i pamohueshem historik, ashtu siē trajtuam me sipėr, qė shkolla shqipe e Korēės nuk ishte
shkolla e parė shqipe nė historinė e arsimit shqiptar, por pėrcaktimi i datės 7 Mars si Dita e Mėsuesit dhe e
festės kombėtare tė arsimit ėshtė e llogjikshme. Nuk e vė nė diskutim kėtė ēėshtje, pavarsisht se kohėt e fundit ka patur pretendime nga studiues tė ndryshėm qė data perkujtimore e arsimit kombėtar tė rishikohet, me
pretendimin se shkolla ka patur edhe para asaj tė 7 Marsit te vitit 1887. Eshtė e pranueshme qė historia e
popullit shqiptar ka nevojė tė rishikohet pėr rivlerėsimin objektiv tė ngjarjeve dhe te figurave jashtė cdo
paragjykimi dhe politizimi te saj, por pėr rastin konkret nuk ka tė dhėna mė bindėse se ato qe po praqesim mė
poshtė:
Duke mbėshtetur argumentat qė historiani H. Myzyri sjell nė veprėn e tij te cituar, fq 61, theksoj se
shkolla e Korēės nė ndryshim me ato pararendėse i plotėsonte kriteret qė pėrmban koncepti "shkollė" si
intitucion arsimor, ku mėsohet dhe edukohet nė mėnyrė tė organizuar me program dhe tekste mėsimore, nė njė
ndėrtesė qė i takon kėtij institucioni.
sė dyti, ajo ishte njė shkollė kombėtare dhe laike qė i pėrgjigjej idealeve qė i kishin vėnė pėrpara vehtes
patriotet rilindas brėnda dhe jashtė vendit. Ēelja e saj ishte rezultat i pėrpjekjeve tė pėrbashkėta duke kapėrxyer dallimet fetare, pra nė kėtė aksion kontribuan ortodoksė, muslimanė e katolikė.
sė treti, mėsonjtorja e Korēės ishte shkollė ku nė themel te saj ishte gjuha shqipe, e cila qėndronte zonjė
nė vėnd tė vet dhe jo shėrbėtore e ndonjė gjuhė tė huaj.
sė katėrti, pėr hapjen e shkollės shqipe nė Korēė u dha pėr herė tė parė leja zyrtare nga Porta e Lartė, gjė qė indirekt e detyroi atedetyroi atė tė njohė ekzistencen e kombesise shqiptare pavaresisht pėrkatesise fetare te saj, sidomos pėr krahinat e Shqiperisė sė Jugut ku pretendimet ishin tri demensinale!
sė pesti, nė mėsonjtoren e Korēės, i gjithė personeli mėsimdhėnes ishin laikė dhe nxėnėsit djem dhe vajza i pėrkisnin tė dy besimeve fetare tė krahinės, duke vėnė nė bazė parimin e kombėsisė mbi fenė.
sė gjashti, programi mėsimor pėrvec gjuhės dhe letėrsisė shqipe, kishte edhe lėndė plotėsuese tė
njohurive si histori, gjeografi, dituri natyre dhe morali , mėsime qė ndikonin nė formimin dhe rritjen e
ndėrgjegjes kombetare si dhe nė bashkimin e vėllazerimin jo vetėm tė nxėnėsve por edhe tė prindėrve tė tyre.
sė fundi, shkolla e Korēės nuk ishte vepėr apo dėshirė e njė personi tė vetem, por ishte rrjedhim i njė
angazhi total tė patrioteve brėnda dhe jashtė vendit, shkollė e cila hapi rrugėn pėr njė sistem masiv arsimor laik e demokratik, aq i dėshirueshėm nga masat e gjėra, barierė ndaj shkollave tė huaja.
Pra si konkluzion njohja zyrtare e 7 Marsit tė vitit 1887, si data e festimit tė shkollės sė parė shqipe, jo vetėm qė nuk i mohon pėrpjekjet qė u bėnė ndėr shekuj pėr arritjen e kėsaj dite tė shėnuar, por ajo ishte
kurorėzim i tyre. Kjo datė simbolizon paraardhjen dhe mbasardhjen e tė gjitha sukseve qė arritėn patriotėt
klerikė dhe laike pėr ēėshtjen e shėnjtė tė arsimit kombeėtar, prandaj duke pėrkujtuar dhe festuar kėtė ngjarje ne pėrkulemi me respekt para veprės sė tyre, vepėr qė shėrben si gur themeli pėr arsimin e sotėm nė Shqipėri.
RAFAIL LIPI
Mars, 2022
Krijoni Kontakt