Mar 3, 2022

Vriten 4 shqiptarë në Greqi, dyshohet se i vrau pronari i shtëpisë

Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në zonën e Andravidës në Ilia, ku një familje shqiptare me 4 anëtarë është gjetur e masakruar brenda banesës.
Fqinjët raportuan se fëmija më i madh i familjes 11-vjeçar nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja. Por ishte ai që gjeti në shtëpi vëllezërit e tij të vegjël dhe nënën e tij të gjakosur.