Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-07-2020
    Postime
    225

    A ndikohet Projekti Ballkan i Hapur nga Konflikti në Ukrainë?

    Dihet se nisma apo Projekti Ballkan i Hapur është iniciuar nga BE dhe përkrahur fuqimisht nga SHBA dhe ka për qëllim forcimin dhe lehtësimin e marëdhënieve midis gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor përfshi dhe Serbinë. Sihurisht kjo nismë ka patur për qëllimin dhe afrimin e Serbisë ndaj perëndimit dhe BE duke forcuar lidhjet ekonomike dhe tregëtare . Sigurisht nuk asgjë politike në bashkëpunimin me Serbinë të pestë vëndet e tjera ballkanike përveç lehtësirave tregëtare dhe përfitimeve ekonomike.
    Me shpërthimin e luftës midis Ukrainës dhe Rusisë ndoshta kjo nismë mund të realizohet pak më vonë sepse ka sigurisht përkrahjen e BE dhe SHBA, por në Shqipëri dhe Kosovë ka individë që mezi presin të krijojnë konflikte qoftë reale qoftë konflikte iluzioniste duke patur parasysh qëndrimin e Serbisë ndaj konfliktit Ukrainas.
    Në Shqipëri si zakonisht analistë dhe opinionistë të shortës së karavidheve të cilë janë bërë të neveritshëm me profesitë dhe dëshirën e tyre kundër qeverisjes së maxhorancës së sotme, shigjetojnë Edi Ramën duke ironizuar këtë nismë si nismë të vetë Kryeministrit. Thjesht për të dëmtuar imazhin e tij si një Kryeminister shqiptar i suksesëshëm i cili për herë të parë fitoi një mandate të tretë qeverisës për shkak të angazhimit të tij për punë dhe Projekte në Shqipëri, per përballimin e tërmetit, përballimin e pandemisë, dhe krijimin e një hapësire dhe klime të qetë pune dhe investimi në Shqipëri megjithë vështirësitë e hasura.
    Midis këtyre anal-istëve dhe opinionistëve na ka dalë edhe një personazh që ngeli duke lavdëruar veen cdo dy ditë në një nga gazetat surrogate të përditshme fake-neës.
    Mesa duket paska sipas të dhënave që na jep z.Frank Shkreli ish, ishi Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë, duke na sqaruar me kompetencat e tij prej ish Drejtori se Kryeministri Rama e paska gabim kur kërkon të realizohet Projekti Balkan i hapur. Dhe përse sipas këtij ish Drejtori të famshëm katolik?
    Arësyeja gjëndet në shkrimin e tij në një nga gazetat e përditëshme. Një nga ato dhe më groteske, qënka sepse Kryeministri Rama nuk paska pyetur ish Drejtorin që në fillim për këtë Projekt ekonomik, sepse po ta kishte pyetur atëhere me siguri z. Rama Kryeministër i Shqipërisë do të kishte hequr dorë që në fillim dhe do ta kishte falenderuar nga zemra këtë ish Drejtor të famshëm i cili në artikujt tij nuk le gjë pa shkruar se si ai një besnik i SHBA dhe i demokracisë perëndimore është `ideologu` i Shqipërisë se si duhet të ecë Shqipëria me ndihmën e tij në kërkim të një demokracie të plotë perëndimore me LGBTQ, dhe me përfitimet nga globalizmin `katolik` në kohën tonë.
    Arësyet e tjera, kanë të bëjnë sipas vetë Frank Shkrelit ideologut të Demokracisë perëndimore ime faktet se çfarë përfitimesh u arrittën duke cituar Romney dhe Obamën të cilët të dy realizuan `pranverën e famshme arabe` në tetë shteteve të botës për të përcjellë me dhunë demokracinë perëndimore, gjatë drejtimit të tyre të SHBA.
    Sigurisht duke qënë një ekspert i luftës së ftohtë, mendon se po ajo periudhë e para viteve `90, po instalohet edhe tani, dhe mendon se Social imperializmi sovjetik duke qënë më i keq se imperializmi amerikan duhet asgjësuar me të gjiithe aleatët e Rusisë si Serbia, Bjellorusia, Pakistani, Kina, Venezuela, Siria, etj. Duke mos parë shkaqet e konfliktit në Ukrainë, ai harron se vetë SHBA e la Ukrainën vetëm para Rusisë por duke e zëvëndësuar me sanksione të rrepta kundër Rusisë , duke sugjeruar fjalët e z. Biden se nesër Botës i duhet nëj Rusi e dobët por një Perëndim i fortë.
    Duke mos lënë gjë pa thënë kundër Kryeministrit Rama, ish Drejtori harron se vetë Kryeministri Rama është një nga përkrahësit më të fuqishëm të NATO-S dhe SHBA, një nga kërkuesit më me ngulm për tu integruar në BE, një nga favoritët më të mëdhenj shqiptarë të Papës së Romës.
    E këtu mesa duket na qënka pika e dobët e ish Drejtorit të nderuar: Nuk mund të ketë tifoz më të madh se ai ndaj Papës dhe Vatikanit, e në këtë rast Edi Rama po i bën karshillëk , e kjo nuk durohet…
    Kështu që ish Drejtori e sulmon Projektin Ekonomik të Ballkanit të hapur duke bërë një lidhje dirkete më luftën në Ukrainë, dhe mesa duket ideologu i demokracisë për Shqipërinë z. Shkreli, paralajmëron shqiptarët se ky Projekt i rekomanduar nga SHBA dhe BE për Shqipërinë na qënka i gabuar, pikërisht se këtë po kërkon ta realizojë Karshillëk-isti i tij - z. Rama. Këtë e mbulon me qëndrimin kundër Serbisë e cila është në këtë Projekt.
    Dhe nuk ka sesi Kryeministri Rama të jetë më i madh se ish Drejtori i Zërit të Amerikes për periudhën e Luftës së Ftohtë. Ethet e kësaj luftë z. Shkreli i barazon me të ethet e Sanksioneve të SHBA dhe BE kundër Rusisë, dhe se Kryeministri i Shqipërisë pavarësisht se çfarë mund të bëjë apo mund të ketë sukses në arenën ndërkombëtare, ka një notë negative nga inderuar z.Shkreli. Shpresojmë që konflikti të mbarojë shpejt dhe Sanksionet kundër Rusisë të kenë sukses në mënyrë që të vërtetohen fjalët e këtij profeti të kohës së shkuar.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-07-2014
    Postime
    202

    Për: A ndikohet Projekti Ballkan i Hapur nga Konflikti në Ukrainë?

    Citim Postuar më parë nga pirro2020 Lexo Postimin

    Që në fillimin e fjalisë së parë të kësaj paçavure, të cilën edhe e kam nënvizuar, autori gënjen pa pikë turpi. Kështu që nuk ka kuptim që të merresh me një shkrim të tillë qesharak.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: A ndikohet Projekti Ballkan i Hapur nga Konflikti në Ukrainë?

    Nga ana ekonomike Ballkani i Hapur eshte nje idiotsi ekonomike,ndersa nga ana politike eshte thjesht nje tradheti kundrejt Kosoves.

Tema të Ngjashme

  1. A lehtësohet hapja e Negociatave me BE, nga Konflikti Rusi Ukraine?
    Nga pirro2020 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-12-2021, 05:19
  2. Përse Kosova kundërshton Projektin `Ballkan i Hapur` ose Minishengen
    Nga pirro2020 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-08-2021, 03:44
  3. Konflikti Ukrainë -Rusi dhe e Drejta për Vetvendosje
    Nga pirro10 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2017, 14:39
  4. Turqia tronditet nga konflikti i hapur me rebelët kurd
    Nga RaPSouL në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 10-10-2008, 17:58
  5. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-09-2007, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •