-
Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
KËSHILLA për COVID-19, simptomat, kujdesi dhe mbrojtja
Instituti i Shëndetit Publik jep përgjigje për pyetjet kryesore rreth Koronavirusit, si ta dallojmë dhe mbrohemi prej tij. Këshilla të thjeshta, por shumë të rëndësishme.
A mund të përhapet infeksioni nga Koronavirusi i ri nga një rast që nuk ka simptoma (rast asimptomatik)?
Sipas të dhënave të disponueshme aktualisht, njerëzit simptomatikë janë shkaku më i shpeshtë i përhapjes së virusit. OBSH e konsideron të rrallë infeksionin nga Koronavirusi përpara se të shfaqen simptomat megjithëse edhe kjo mundësi ekziston.
A është e vërtete që Koronavirusi i ri mund të transmetohet përmes kontaktit me shufrat apo dorezat mbajtëse të autobusëve duke qenë afër një personi që kollitet?
Bazuar në të dhënat e disponueshme konsiderohet shumë e pamundur që një infeksion te mund të merret përmes shufrave apo dorezave , mbajtëse të autobusit. Nga ana tjetër aktualisht jemi në mes të sezonit të gripit. Prandaj nëse shfaqen simptoma të tilla si ethe, kollë, dhimbje fyti, ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Sidoqoftë për të parandaluar infeksionet, përfshirë infeksionet e frymëmarrjes është praktikë e mire të lani duart shpesh dhe me kujdes pasi të prekni objektet dhe sipërfaqet potencialisht të ndotura para se të prekni fytyrën, sytë dhe gojën.
Sa i rrezikshëm është virusi i ri?
Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ringa Covid -19 mund të shkaktojë simptoma të lehta ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje
Rrallëherë mund të jetë fatale. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.
Cili është ndryshimi midis simptomave të gripit, një ftohje të zakonshme dhe Koronavirusit të ri?
Simptomat janë të ngjashme dhe përbehen nga kollë, ethe, ftohje. Sidoqoftë ato shkaktohen nga viruse të ndryshme, prandaj, në rast të dyshimit për Koronavirus është e nevojshme të kryhen teste laboratorike për të konfirmuar diagnozën.
Sa zgjat periudha e inkubacionit?
Periudha e inkubacionit paraqet periudhën e kohës midis infeksionit dhe zhvillimit të simptomave klinike. Aktualisht vlerësohet se ndryshon midis 2 dhe 11 ditëve, deri maksimumi në 14 ditë.
A mund të transmetohen koronaviruset dhe Koronavirusi i ri nga person tek tjetri?
Po, disa koronaviruese mund të transmetohen nga një person tek tjetri, zakonisht pas kontaktit të ngushtë të anëtareve të familjes ose në një mjedis të kujdesit shëndetësor. Koronavirus i ri, përgjegjës për sëmundjen Covid 19, gjithashtu mund të transmetohet nga person tek tjetri, përmes kontaktit të ngushtë me njëperson të infektuar.
Koronavirus i ri, përgjegjës për sëmundjen e Covid -19 gjithashtu mund të transmetohet nga një person tek tjetri.
Kush mund të infektohet nga Koronavirusi i ri?
Personat të cilët jetojnë ose kanë udhëtuar në zona të infektuara me Koronavirus-in e ri mund të rrezikojnë infeksionin. Aktualisht Koronavirusi i ri nisi në Kinë ku raportohet numri më i madh i rasteve. Në vendet e tjera shumica e rasteve kanë udhëtuar në vendet e prekura. Pak raste të tjera kanë ndodhur tek ata që kanë jetuar ose bashkëpunuar ngushtë me njerëz të infektuar në Kinë. Po ashtu ka vende ku ka qarkullim komunitar si psh në Korenë e Jugut, Hong Kong, Japoni, Tailandë si dhe kohët e fundit në Itali.
Cilat janë rregullat për dezinfektimin?
Larja e duarve dhe dezinfektimi janë çelësi për parandalimin e infeksionit. Duhet të lani duart shpesh dhe tereshit me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdoret gjithashtu solucion për duart me bazë alkooli me të paktën përqendrim 60%.
A është e sigurt marrja e pakove nga vendet e prekura?
Po, është e sigurt. OBSH deklaron se njerëzit që marrin pako nuk rrezikojnë që të bien në kontakt me Koronavirusin-in e ri, sepse ai nuk është në gjendje të mbijetojë në sipërfaqe për një kohë të gjatë.
Sa kohë mbijeton Koronavirusi i ri në sipërfaqe?
Informacionet paraprake tregojnë që virusi i rimund të mbijetojë disa orë, edhe pse është ende në studim. Përdorimi i dezinfektuesve të thjeshte është në gjendje të vrasë virusin duke frenuar aftësinë e tij për të infektuar njerëzit, për shembull dezinfektuesit që përmbajnë 75% alkool ose me 1 % me bazë klori zbardhues.
A transmetohet virusi përmes rrugës ushqimore?
Zakonisht sëmundjet respiratorë nuk transmetohen në ushqim, i cili megjithatë duhet të trajtohet duke respektuar praktikat më të mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të përpunuar dhe të pagatuar.
A mundet që një llambë dezinfektimi me rreze ultraviolet të shkatërrojë Covid -19?
Llambat UV nuk duhet të përdoren për të sterilizuar duart ose zona të tjera të lëkurës, pasi rrezatimi UV mund të shkaktojë acarim të lëkurës.
A janë tharësit e duarve efektivë në shkatërrimin e Covid-19?
Tharësit e duarve nuk janë efektivë në shkatërrimin e Covid -19. Për të mbrojtur vetën kundër koronavirusit të ri, duhet të lani shpesh duart me ujë dhe sapun dhe të përdorni dezinfektues me bazë alkooli. Pasi lani duart, duhet ti thani ato plotësisht duke përdorur shami ose kartopecete.
G.M./Shqiptarja.com
https://shqiptarja.com/lajm/keshilla...i-dhe-mbrojtja
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
6 mënyra si të kujdesesh për shëndetin tënd mendor gjatë periudhës së koronavirusit
Ndërsa lajmet për koronavirusin (COVID-19) mbizotërojnë gjithandej dhe shqetësimi i publikut është në rritje, grupet e shëndetit mendor në Europë dëshirojnë t’ju kujtojnë se sa e rëndësishme është të kujdesesh për shëndetin mendor, po aq sa edhe për shëndetin fizik, transmeton Class.
Shëndeti i mirë mendor dhe mirëqenia pozitive mund t’ju ndihmojnë të përballoni më mirë kërcënimin e COVID-19 dhe pasigurinë që po krijon.
Ka shumë mënyra për të mbajtur një sens kontrolli për të lehtësuar ankthin ndaj këtij virusi të tmerrshëm, por jo vetëm! Këtu janë gjashtë prej tyre:
1. Kërkoni informata të sakta nga burime legjitime
Kufizoni veten në leximin e informacioneve vetëm nga burime zyrtare si Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ose Komisioni Evropian. Këto burime të besueshme informacioni janë thelbësore për të shmangur frikën dhe panikun që mund të shkaktojë dizinformimi.
2. Kujdesuni për veten tuaj
Kujdesi për veten në vazhdën e shpërthimit të koronavirusit përfshin përqendrimin në gjërat që mund t’i kontrolloni (si të keni higjienë të mirë) në vend të atyre që nuk mundeni (ndalimi i virusit). Kur është e mundur, mbajini aktivitetet tuaja rutinore normale: të hani ushqime të shëndetshme, të flini mjaftueshëm dhe të bëni gjëra që ju pëlqejnë. Konsideroni të krijoni një rutinë të përditshme që i jep përparësi mirëqenies dhe shëndetit pozitiv mendor.
3. Mbështesni njerëzit përreth jush
Mbajtja në kontakt me miqtë dhe familjen tuaj mund të lehtësojë stresin e shkaktuar nga COVID-19. Të flasim përmes shqetësimeve dhe ndjenjave mund t’ju ndihmojnë të gjeni mënyra për t’u marrë me sfidat. Ndihma për njerëzit e tjerë në kohën e tyre të nevojës dhe për të arritur tek dikush që mund të ndjehet i vetëm është po kaq e vlefshme për shëndetin tuaj.
4. Mbani një ndjenjë shprese dhe mendimi pozitiv
Provoni dhe përqendrohuni në gjëra që janë pozitive në jetën tuaj. OBSH rekomandon të gjesh mundësi për të forcuar zërat, tregimet pozitive dhe imazhet pozitive të njerëzve vendas që kanë provuar koronavirusin dhe janë rikuperuar ose që kanë mbështetur një të dashur përmes rimëkëmbjes dhe janë të gatshëm të ndajnë përvojën e tyre.
5. Njihni ndjenjat tuaja
Është normale të ndjeheni të mbingarkuar, të stresuar, të shqetësuar ose të mërzitur, midis një game të gjerë reagimesh të tjera emocionale, në situatën aktuale. Kjo mund të jetë kohë e mirë për të shkruar në një ditar, për të folur me të tjerët, për të bërë diçka krijuese ose për të praktikuar meditimin.
6. Merrni kohë për të biseduar me fëmijët tuaj për shpërthimin e COVID-19
Aktualisht është po aq e rëndësishme për të ndihmuar fëmijët të përballen me stresin dhe t’i mbroni ata nga ndonjë histeri koronavirus. Përgjigjuni pyetjeve të tyre dhe ndani fakte në lidhje me COVID-19 në një mënyrë që fëmijët të mund të kuptojnë. Përgjigjuni reagimeve të fëmijës suaj në një mënyrë mbështetëse, dëgjoni shqetësimet e tyre dhe kushtojini kujdes, vëmendje. Siguroni fëmijët tuaj se ata janë të sigurt.
https://www.kosovarja-ks.com/6-menyr...koronavirusit/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Flet psikologia "Izoluar nga Coronavirus"
Ja ç’duhet të bëni këto ditë që fëmijët janë pushim!
Situatat e emergjencave padyshim krijojnë tension madje dhe panik , jo vetëm për shkak të rrezikshmërisë, por edhe për shkak te fokusimit duke marrë vazhdimisht informacione, shumë prej të cilave nuk janë te besueshme. Megjithatë të gjithëve na bie si detyrë të mbrojmë veten , familjen dhe sidomos fëmijët, jo vetëm fizikisht duke i mbajtur sa më larg vendeve te populluara, por edhe emocionalisht , pasi ata nuk janë të përgatitur për të kuptuar dhe për tu përshtatur ndaj ndryshimeve të tilla të rutinës, që për hir të së vërtetës janë të domosdoshme.
Disa hapa të rëndësishme për të se ç’mund të bëni me fëmijët në ditët e pushimit.
1.Mobilizohuni/ Vlerësoni situatën dhe jepini rëndësinë e duhur. Situata të epidemive nuk duhen nënvlerësuar . Po ashtu fëmijët do të mësojnë nga ju të rrisin vigjilencën dhe ta marrin më seriozisht higjienën personale. Vigjilenca na ndihmon, paniku jo.
2.Ruani qetësinë/ Megjithëse është normale që të frikësohemi dhe të përjetojmë ankth, duhet si fillim të menaxhojmë veten. Fëmijët janë shumë të vëmendshëm ndaj gjendjes sonë emocionale, prandaj duhet të kemi kujdes me mesazhin që përcjellim. Atyre duhet t’u transmetojmë siguri.
3.Informohu nga burimet formale dhe të besueshme për masat që duhen zbatuar dhe flisni me fëmijët që është e rëndësishme të respektohen me përpikmëri rregullat e higjienës, dhe se ky kujdes i shtuar është në të mirën e tyre.
4.Bisedoni me ta për situatën dhe pyetini se si ndihen dhe se çfarë kanë kuptuar. Sigurohuni që t’u shpjegoni sipas kapacitetit te tyre konjitiv dhe moshës.
5.Jepuni informacione të qarta dhe të thjeshtuara.
6. Kujdesuni që të mos përjetojnë ankth. Kontrolloni sjelljen, dhe jini të vëmendshëm nëse përjetojnë ndryshime me komunikimin, ushqyerjen, gjumin, nëse po përjetojnë makthe etj. Nëse vini re simptoma te shtuara të ankthit, atëherë komunikoni me një psikolog pa u alarmuar. Ai do tu japë udhëzime të mëtejshme.
7.Qëndrimi i detyruar në shtëpi nuk është burg. Ai është “Rregulli Artë” që shpëton veten dhe të tjerët nga përhapja e virusit. Shumë shpejt do të kalojë dhe ne do t’i kthehemi normalitetit.
8.Organizoni ditën e tyre brenda shtëpisë. Duke qenë se është domosdoshmëri të qëndrojmë sa më larg vendeve publike dhe të shmangim kontaktet me të tjerët, duhet bërë sa me e lehtë për fëmijët, pse jo dhe ta kthejmë këtë qëndrim në një kohë të dobishme duke lexuar , pikturuar dhe biseduar me anëtarët e familjes. Madje kjo kohë mund të shërbejë edhe për “riparimin” defekteve apo mangësive në marrëdhëniet midis nesh.
9.Më shumë se kurrë jepuni dashuri. Le të shërbejnë këto sinjale për të reflektuar dhe për të dhënë më të mirën nga vetja. Jemi të vetëdijshëm që jemi përballë një rreziku të panjohur më parë. Megjithëse shpesh jemi përballur me katastrofa natyrore apo rreziqe, kjo është e një dimensioni tjetër, duke na vënë dhe një herë në vëmendje shenjtërinë e asaj më të shtrenjtës : Jetës. Ne nuk e dimë kohën në të cilën segmentohemi në të, por ne kemi në dorë ta mbushim dhe të përmirësojmë cilësinë e saj.
Me shpresë tek Zoti që të na japë forcë. Do t’ia dalim! Psikologe Elona Durmishaj.
https://konica.al/2020/03/ja-cduhet-...t-jane-pushim/
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 16-03-2020 më 22:10
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Dhjetë lajme që japin shpresë për koronavirusin
E dimë se çfarë është
Rastet e para me AIDS janë përshkruar në qershor të vitit 1981 dhe u desh dy vite për të identifikuar virusin HIV që e shkaktonte sëmundjen. Në rastin e Covid-19, rastet e para me pneumoni të rëndë u raportuan në Kinë më 31 dhjetor 2019 dhe më 7 janar, virusi ishte identifikuar. Gjenomi ishte gati që në ditën e dhjetë.
Ne dimë si ta pikasim virusin
Që prej 13 janarit, një test për të pikasur virusin ka qenë gati.
Situata po përmirësohet në Kinë
Kontrolli i fortë dhe masat e izolimit të imponuara nga Kina po japin fryte. Për disa javë, numri i rasteve të diagnostikuara po bie çdo ditë. Një analizë e detajuar po bëhet edhe në vende të tjera. Shpërthimet janë shumë specifike për disa zona, çka bën që të kontrollohen më lehtë.
80 përqind e rasteve janë të buta
Sëmundja nuk shkakton simptoma ose është e butë në 81 përqind të rasteve. Sigurisht në 14 përqind të rasteve shkakton pneumoni të rëndë dhe në 5 përqind të rasteve mund të bëhet kritike ose fatale. Ende nuk dihet se cila është përqindja e vdekshmërisë. Por mund të jetë më e ulët nga sa llogaritet deri më tani.
Njerëzit shërohen
Shumica e raportimeve fokusohen te të dhënat që lidhen me numrin e rasteve të konfirmuara dhe numrin e vdekjeve, por shumica e njerëzve të prekur shërohet. Janë 13 herë më shumë raste të shëruara se vdekje dhe kjo shifër po rritet.
Simptomat shfaqen të buta te fëmijët
Vetëm 3 përqind e rasteve ndodhin te njerëzit poshtë 20 vjeç. Vdekshmëria poshtë 40 vjeç është vetëm 0.2 përqind. Simptomat janë kaq të buta te fëmijët sa kalojnë pa u vënë re.
Virusi mund të pastrohet me lehtësi
Virusi mund të pastrohet në mënyrë efektive nga sipërfaqet me një solucion me etanol, peroksid hidrogjeni dhe hipoklorit sodiumi në vetëm një minutë. Larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë është mënyra më efektive për të shmangur infektimin.
Shkenca ka nisur punën globalisht
Kjo është epoka e bashkëpunimit global shkencor. Pas vetëm një muaji, 164 studime shkencore për Covid-19 ishin të pranishme online. Janë punime për trajtimin, vaksinat, gjenetikën, epidemiologjinë, diagnozat, aspektet klinike, etj. Artikujt janë shkruar nga 700 autorë dhe janë shpërndarë kudo në planet. Në vitin 2003 për epideminë e SARS u desh një vit që të shkruhej gjysma e këtyre studimeve.
Ekzistojnë që tani prototipa të vaksinave
Aftësia jonë për të krijuar vaksina të reja është spektakolare. Ka që tani tetë projekte që po kërkojnë vaksinën e re kundër koronavirusit të ri. Ka grupe që po punojnë për projekte vaksinimi kundër viruseve të ngjashme. Prototipet mund të testohen shumë shpejt te njerëzit.
Testimet antivirale kanë nisur
Vaksinat janë parandaluese. Për momentin, kurimi i njerëzve të sëmurë është i rëndësishëëm. Që tani kanë nisur mbi 80 testime klinike për kurimin e koronavirusit. Janë edhe antiviralët që janë përdorur për infeksione të tejra, të cilat janë miratuar edhe tani dhe dihet se janë të sigurta. Janë një seri ilaçesh që po testohen dhe kanë treguar efikasitet.
Ignacio Lopez-Goni/THE CONVERSATION
https://gazetainfokus.com/dhjete-laj...koronavirusin/
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 17-03-2020 më 11:02
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
A përhapet koronavirusi nga buka dhe ushqimet?
Ajo çka shqetëson shumë qytetarët në ditët e sotme është fakti nëse ka shanse të ndodhe infektimi me Koronavirus përmes kontaktit me ushqimet apo bukës.
Për të sqaruar këtë shqetësim, mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, është përgjigjur duke larguar kështu edhe ankthin e konsumatorëve për kontaktin e sigurt me produktet që konsumojnë.
-Jo, nuk ka studime që Covid-19 të përhapet nga ushqimet. Frutat dhe perimet duhet pastruar disa herë. Prandaj ju bëjmë thirrje që të qëndroni në shtëpi. Sa herë bëni një punë, lani duart me ujë dhe sapun’– tha Pipero.
https://konica.al/2020/03/a-perhapet...-dhe-ushqimet/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Nga koncerti në party, italianët nuk humbin shpirtin e festës as në karantinë
https://www.syri.net/bote/323928/nga...-ne-karantine/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
‘Hapni dritaret dhe lëreni muzikën të hyjë në shtëpinë tuaj’, dhjetra instrumentistë i bashkohen kësaj nisme (VIDEO)
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka publikuar rastet e shumta të të rinjëve dhe jo vetëm, që i janë bashkuar nismës “Hapni dritaret dhe lëreni muzikën të hyjë në shtëpinë tuaj”.
Shqipëria ndodhet në karantinë pas masave të marra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, të njohur ndryshe si COVID-19.
Në këtë kontekst, ministrja Margariti prezantojë nismën, ku i bënte thirrje të gjithë të apasionuarve dhe profesionistëve të muzikës, instrumentistëve që mesditën e të dielës të përdorin muzikën e tyre duke ja përçuar fqinjëve dhe zonës ku jetojnë.
“Le ta kthejmë qëndrimin në shtëpi në një mundësi për të qenë më të mirë, të bashkuar dhe të vlerësojmë lirinë që na ofron muzika”,- shprehet Margariti.
Kështu, nismës së Margaritit i janë bashkangjitur studentë nga Shkodra dhe dhjetra insturmentistë të tjerë.
“Qëndro Në Shtëpi. Trego Kulturën Tënde. Muzikë në Dritare “,- tha Margariti. /atsh/ KultPlus.com
https://www.kultplus.com/muzika/hapn...j-nisme-video/
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
Shkencëtarët australianë zbulojnë si e lufton koronavirusin sistemi ynë imunitar dhe katër qelizat që aktivizohen
Shkencëtarët në Australi thonë se kanë zbuluar se si sistemi imunitar i trupit të njeriut lufton virusin Covid-19. Në studimin e publikuar në revistën Nature Medicinë, tregohet se si njerëzit po shërohen nga virusi Covid-19 njëjtë si me gripin. Dhe aktiviteti i qelizave imune në momentin kur trupit i futet një virus i tillë mund të ndihmojë në krijimin e vaksinës.
Katherin Kedzierska, e cila është bashkëautore e studimit thotë: Ky zbulim është i rëndësishëm sepse është hera e parë që zbulojmë se si sistemi ynë imunitar e lufton koronavirusin e ri.
SHumë njerëz janë shëruar nga virusi i ri që do të thotë se sistemi ynë imunitar e lufton edhe vetë me sukses virusin. Për herë të parë u identifikuan katër lloje të qelizave imune të cilat u aktivizuan më shumë se të tjerat për të luftuar Covid-19.
Sutdimi u krye tek një pacient në gjendje të moderuar nga koronavirusi, që nuk kanë pasur pasur komplikacione shëndetësore të mëparshme. Mes tyre është një grua 47 vjeçe nga Wuhani i Kinës e cila u shtrua në një spital në Australi dhe u shërua brenda 14 ditëve. Kedzierska thotë se ekipi i saj kishte ekzaminuar fuqinë e përgjigjes imune tek pacientja.
Tre ditë para se gruaja të fillonte të përmirësohej, 4 qelizat specifike u identifikuan në venat e gjakut. Tek pacientët me grip, të njëjtat qeliza shfaqen në kohën pak para shërimit.
Për të zbuluar këtë shkencëtarët punuan pa pushim për katër javë, për të kapur aktivizimin e qelizave imune dhe shfaqjen e tyre para shërimit.
Kjo mund të parashikojë gjithashtu edhe aktivitetin e virusit dhe në cilën gjendje është pacienti.
Hapi tjetër që shkencëtarët duhet të zbulojnë është se pse reagimi imunitar ishte më i dobët tek rastet më të rënda ose çfarë mungese kanë në trup pacientët që nuk e mposhtën dot virusin dhe ndërruan jetë.
Miliarderi kinez Jack Ma dhe qeveria australiane kanë dhënë fonde shtesë që shkencëtarët të vazhdojnë me studimin dhe të nxjerrin një vaksinë nga kjo qendër.
https://tiranapost.al/shendeti/shken...in-sistemi-yne
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
“Ka dhënë rezultat në Kinë dhe po përdoret dhe në Itali”, mjeku Kalo flet për ilaçin që po bën ‘mrekulli’ kundër koronavirusit
Mjeku infeksionist Tritan Kalo në një intervisrtë në Abc News, ka thënë se gjendja e pacientëve të prekur me COVID-19 është e stabilizuar dhe vetëm tre janë në gjendje më të ndërlikuar.
Mjeku ka thënë se pacientët po trajtohen me ilaçe dhe ka shpresa që të shërohen e të mos ketë humbje jete. Kalo më tej shtoi se çdo vend aplikon në përputhje më të dhënat ato medikamente që i gjykon se mund të jenë të efektshme.
“Edhe në Kinë eksperiencat janë të ndryshme nga një klinikë në tjetrën. Dozat e mjekimit nuk janë të njëjta sepse varen nga produkti bazë. Protokolli bazë ka dy preparate. Tocilizumab është përdorur si një preparat që vepron mirë me artritin dhe ndikon mirë në mekanizmat inflamatorë që ndodhin në majisjen e mushkrive dhe në pjesë të tjera të organzimit. Ndërsa të tjerët përveç suportit duke mbajtur në ekuilibër sëmundjet bazë dhe duke i kombinuar më këto preparatë të bëjnë të mundur në kohëzjgjatjen 10 ditore të mbajnë këtë kontroll dhe komunikim. Preparatet që kanë dhënë rezultate në Kinë po përdoren edhe në Itali. Epidemiologët janë ato që marrin të dhënat dhe bëjnë studimet. Është vështirë që SARS COV 2 ta rëndojë gjendjen”, u shpreh mjeku infeksionist.
https://sot.com.al/aktualitet/ka-dhe...mjeku-kalo-fle
-
-
Për: Covid-19 ..... Këshilla, VetëIzolimi, Të Reja shpresëdhënëse
“Të shohim nga dritarja e jo nga pasqyra”, apeli i Dom Gjergjit: Prania e tjetrit është dhuratë, por edhe përgjegjësi
Nuk është as viroza e parë e as e fundit në këtë planet. E ne nuk jemi as brezi i parë e as i fundit mbi këtë tokë.
Por beteja jonë për jetën sot duhet të bëhet sikur të ishte e para, e fundit dhe e vetmja.
Kjo sepse këtë jetë, e vetëm këtë, ne dhe tjerët, është e vetmja që kemi në dispozicion në këtë botë.
E po ashtu ky është një parim që duhet të udhëheqë çdo zgjedhje tonën në të mirë të jetës, të shoqërisë e të botës ku na është dhënë të banojmë.
Njerëzimi dhe jeta na tejkalojnë si individë, por përgjegjësia e secilit prej nesh është e domosdshme që asnjë hallkë të mos thyhet a këputet nga papërgjegjësia, sepse çdonjëri nga ne është një ngjarje unike në këtë planet e vlen shumë.
Dikush thotë se jemi në luftë. Edhe luftërat i ka bërë njerëzimi e ka gjasa (Mos o Zot!) që do t’i bëjë përsëri.
Në këto momente një pjesë po lufton me jetën, një pjesë me virusin, kurse për pjesën më të madhe lufta më e ashpër po zhvillohet brenda nesh.
Këtë luftë, me instiktet tona egoiste kishim harruar ta bënim, sepse kishm marrë për të mirqënë që kishim vetëm të drejta e jo detyra. Tani po shohim ndryshe e shpresoj të vazhdojmë kështu.
Nxitimi që kemi për të dalë, rrezet ftuese të diellit, mungesa e rutinës së përditshme, malli për miqtë, shokët e të dashurit e zemrës po mundon shumë njerëz.
E megjithatë momenti na kërkon një kufizim të lirisë, një vetëkufizim si një akt heroik, një armë lufte kundër një armiku të padukshëm e të panjohur.
Nuk mund t’ia lejojmë vetes ta shohim botën vetëm nga këndvështrimi ynë e aq më keq akoma nga pasqyra e instikteve tona.
Pasqyra lejon vetëm një pamje, atë të vetes tonë, si Narcizi në pellgun e ujit.
Duhet ta shohim botën nga dritarja, sepse vetëm dritarja, e jo pasqyra, na lejon të shohim të tjerët, të shohim jashtë nesh e më në fund të dimë të jetojmë me dhe për të tjerët.
Është një shikim ky jo vetëm për kohë krize, por në mënyrë të veçantë tani që rrezikojmë shumë.
T’i hapim dritaret e zemrës e të shohim jashtë. Ka edhe njerëz të tjerë, nuk jemi vetëm. Prania e tjetrit është dhuratë, por edhe përgjegjësi.
Kurajo miq! Të përdorim më shumë dritaren e më pak pasqyrën!
E.D./Shqiptarja.com
https://shqiptarja.com/lajm/te-shohi...he-pergjegjesi
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt