Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    29,825
    Postimet nė Bllog
    17

    Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Kuvendit pėr shkarkimin e presidentit Meta

    Ilir Meta qėndron nė detyrė/ VOA: Gjykata Kushtetuese rrėzon parlamentin, presidenti nuk shkarkohet

    Emri:  gjykatakushtetueseilirmeta.jpg

Shikime: 10102

Madhėsia:  47.2 KB

    TIRANĖ
    Nė vendimin e saj pėr presidentin e Republikės Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese vėren se kreu i Shtetit nuk ka shkelur rėndė kushtetutėn sikundėr pretendohet nė kėrkesėn e Kuvendit, ndaj edhe pėr kėtė arsye Kreu i Shtetit nuk shkarkohet.

    “Nė lidhje me shkaqet pėr tė cilat Kuvendi ka vendosur shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi pėrcaktoi elementet objektive tė “shkeljes sė rėndė tė Kushtetutės” tė parashikuar nė nenin 90, pika 2, tė Kushtetutės, si dhe vlerėsoi kėrkesėn e nenit 90, pika 3, tė Kushtetutės pėr tė vėrtetuar fajėsinė e Presidentit, arriti nė pėrfundimin se:

    1. Faktet e paraqitura si shkelje tė nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 tė Kushtetutės, nuk pėrbėjnė shkelje tė rėnda tė Kushtetutės.

    2. Nuk ka shkelje tė rėndė tė nenit 88, pika 3, tė Kushtetutės, pasi:
    – Faktet qė lidhen me tė drejtat nė procesin zgjedhor nuk pėrbėjnė shkelje tė rėnda tė Kushtetutės.
    – Faktet qė lidhen me marrėdhėniet me partnerėt strategjikė nuk pėrbėjnė shkelje tė Kushtetutės.
    – Faktet e paraqitura si shkelje qė lidhen me pavarėsinė e organeve publike nuk pėrbėjnė shkelje tė Kushtetutės.
    – Faktet e paraqitura si shkelje tė rendit dhe sigurisė publike nuk pėrbėjnė shkelje tė Kushtetutės.

    3. Faktet e paraqitura si shkelje tė nenit 94 tė Kushtetutės nuk pėrbėjnė shkelje tė Kushtetutės.

    Pėr kėto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, bazuar nė nenet 90, pika 2 dhe 131, pika 1, shkronja “dh”, tė Kushtetutės, si dhe nenin 63, pika 2, tė ligjit nr. 8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė” tė ndryshuar,” thuhet nė njoftimin e Kushtetueses.

    Njoftimi i plotė:

    Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė mori nė shqyrtim nė seancat plenare publike tė datave 01.02.2022, 03.02.2022 dhe 07.02.2022 vendimin nr. 55/2021, datė 09.06.2021 tė Kuvendit tė Shqipėrisė “Pėr shkarkimin e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė pėr shkelje tė rėnda tė Kushtetutės”.

    Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė kėsaj ēėshtjeje, Gjykata Kushtetuese vlerėsoi se:
    Ajo ka juridiksion pėr shqyrtimin e kėsaj ēėshtjeje, nė pėrputhje me parashikimet e neneve 90 dhe 131, pika 1, shkronja “dh” tė Kushtetutės dhe brenda kufijve tė shqyrtimit tė saj hyjnė si verifikimi i procedurave tė ndjekura nga Kuvendi, ashtu edhe pėrcaktimi i shkeljes sė rėndė, si dhe provueshmėria e fakteve pėrkatėse.
    Kuvendi ka legjitimitet pėr tė qenė palė nė kėtė proces. Legjislatura X e Kuvendit, bazuar nė parimin e vazhdimėsisė institucionale, ka legjitimitet pėr tė pėrfaqėsuar Legjislaturėn IX tė tij.
    Po ashtu, Legjislatura IX e Kuvendit, ka pasur legjitimitet substancial, nė vlerėsim tė momentit tė konstituimit tė Kuvendit, zėvendėsimit tė deputetėve, numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve, mungesės sė vendimeve tė organeve kompetente pėr tė deklaruar parregullsinė apo pavlefshmėrinė e zėvendėsimit tė mandateve dhe mundėsisė sė kėsaj Legjislature pėr tė arritur kuorumet e nevojshme, si dhe tėrėsisė sė ligjeve dhe vendimeve tė miratuara.
    Gjykata Kushtetuese, pasi verifikoi procedurėn e ndjekur nga Kuvendi pėr ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e sė drejtės sė Presidentit pėr t`u dėgjuar dhe pėr t`u mbrojtur dhe duke mbajtur nė konsideratė pavarėsinė organizative tė Kuvendit, nė tėrėsi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatė kėsaj procedure.
    Nė lidhje me shkaqet pėr tė cilat Kuvendi ka vendosur shkarkimin e Presidentit, Gjykata Kushtetuese, pasi pėrcaktoi elementet objektive tė “shkeljes sė rėndė tė Kushtetutės” tė parashikuar nė nenin 90, pika 2, tė Kushtetutės, si dhe vlerėsoi kėrkesėn e nenit 90, pika 3, tė Kushtetutės pėr tė vėrtetuar fajėsinė e Presidentit, arriti nė pėrfundimin se:

    1. Faktet e paraqitura si shkelje tė nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 tė Kushtetutės, nuk pėrbėjnė shkelje tė rėnda tė Kushtetutės.

    2. Nuk ka shkelje tė rėndė tė nenit 88, pika 3, tė Kushtetutės, pasi:
    – Faktet qė lidhen me tė drejtat nė procesin zgjedhor nuk pėrbėjnė shkelje tė rėnda tė Kushtetutės.
    – Faktet qė lidhen me marrėdhėniet me partnerėt strategjikė nuk pėrbėjnė shkelje tė Kushtetutės.
    – Faktet e paraqitura si shkelje qė lidhen me pavarėsinė e organeve publike nuk pėrbėjnė shkelje tė Kushtetutės.
    – Faktet e paraqitura si shkelje tė rendit dhe sigurisė publike nuk pėrbėjnė shkelje tė Kushtetutės.

    3. Faktet e paraqitura si shkelje tė nenit 94 tė Kushtetutės nuk pėrbėjnė shkelje tė Kushtetutės.

    Pėr kėto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, bazuar nė nenet 90, pika 2 dhe 131, pika 1, shkronja “dh”, tė Kushtetutės, si dhe nenin 63, pika 2, tė ligjit nr. 8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė” tė ndryshuar,

    VENDOSI:

    – Shfuqizimin e vendimit nr. 55/2021, datė 09.06.2021 tė Kuvendit tė Shqipėrisė “Pėr shkarkimin e Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė pėr shkelje tė rėnda tė Kushtetutės”.

    Vendimi pėrfundimtar do tė shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore tė parashikuara nga ligji nr. 8577, datė 10.02.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja pėr procedurat gjyqėsore tė Gjykatės Kushtetuese.

    Balkanweb
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,447
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Kuvendit pėr shkarkimin e presidentit Meta

    me kosore, shata, e lopata per zgjedhje, si dhe duke share ameriken, ky moralisht nuk mund te quhet president
    (gjykata le te vendose si te doje)
    Duaje te afermin tend si veten

Tema tė Ngjashme

  1. PS nis procedurat pėr shkarkimin e Presidentit Meta
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-01-2022, 22:52
  2. Presidenti Ilir Meta shfuqizon dekretin, nuk ka zgjedhje mė 30 qershor
    Nga Neteorm nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-06-2019, 05:23
  3. Vettingu, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin
    Nga Neteorm nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-01-2017, 13:59
  4. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-01-2015, 00:22
  5. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-12-2003, 11:42

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •