Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Gjykata dënon vetëm me 3 vite burg ministrin e Edi Ramës, Saimir Tahirin, për shpërdorim detyre

    Nga vendimi i gjykatës te reagimi i Tahirit/ REL: Ish-ministri i brendshëm dënohet me burg për keqpërdorim detyre, dikur aleat i ngushtë i Ramës

    Emri:  993.jpg

Shikime: 224

Madhësia:  40.5 KB

    Një gjykatë në Shqipëri ka ndryshuar dënimin për keqpërdorim detyre ndaj ish-Ministrit të Brendshëm të vendit nga burgim me kusht në burgim.

    Saimir Tahiri u shpall fajtor në vitin 2019 për keqpërdorim detyre gjatë kohës që shërbente si Ministër i Brendshëm dhe u dënua me tre vjet e katër muaj me kusht.

    Ai u lirua nga akuzat për trafik droge.

    Prokurorët, të cilët akuzuan Tahirin për lidhje me një rrjet kriminal të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të marihuanës, e apeluan dënimin.

    Në vendimin e saj të datës 4 shkurt, Gjykata e Lartë tha se Tahiri kishte marrë favore dhe dhurata nga trafikantët e drogës dhe kishte abuzuar me pushtetin gjatë kohës që ishte Ministër i Brendshëm në vitet 2013-17 dhe duhet të vuante tre vjet e katër muaj burg, jo me kusht.

    Tahiri mohoi çdo akuzë.

    “Më vjen keq që shkoi në këtë mënyrë,” tha ai në Facebook. “Nuk e kam shkelur kurrë ligjin…Është thjesht padrejtësi.”

    Sipas ligjit, ai duhet të fillojë menjëherë vuajtjen e dënimit në burg.

    Tahiri ka qenë dikur aleat i ngushtë i kryeministrit Edi Rama.

    Rasti i tij nuk ndikoi në popullaritetin e Ramës, i cili siguroi mandatin e tretë si kryeministër në prill.

    Shqipëria është përpjekur të trajtojë korrupsionin e përhapur dhe trafikun e drogës me synimin drejt anëtarësimit përfundimisht në Bashkimin Evropian./REL/

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata dënon vetëm me 3 vite burg ministrin e Edi Ramës, Saimir Tahirin, për shpërdorim detyre

    Nga ndërhyrja në Lazarat te audiopërgjimi i Habilajve e qelia te 313/ Shkëlqimi dhe rënia e ish-ministrit Saimir Tahiri

    Vetëm pak vite më parë, Saimir Tahiri ishte ministri i suksesshëm, njeriu potent i punëve të brendshme, ndërsa flitej se sfida e tij e radhës ishte rruga për në majën e Partisë Socialiste e më tej edhe maja e qeverisë.

    Pushteti i Tahirit nisi të binte shpejt në sy, teksa forcoi rregullat e qarkullimit rrugor, deklaroi luftën kundër krimit dhe shfaqi një profil mjaft popullor.

    Teksa kishte mbushur një vit në detyrë, Tahiri hyri në Lazaratin e Gjirokastrës.

    Por në fakt ngjarjet nuk rodhën aspak ashtu si Saimir Tahiri do të donte, apo ashtu siç ai mund ta kishte imagjinuar. Kalvari i ish-Ministrit filloi kur emri i tij dëgjohej të përmendej në disa audio-përgjime të grupit të Habilajve.

    Shumë aludime u bënë në atë kohë dhe shumë analiza sidomos për një fjali që Tahiri leshoi nje dite teksa dilte nga shtëpia.

    Shprehje të dëgjuara me herët nga goja e kryeministrit Rama, Saimir Tahiri vijoi t’i përdorte si taktikë sa herë që ndihej në vështirësi.

    Kjo kthesë e befasishme e çoi Tahirin drejt qelisë, ashtu sic vetë e artikuloi në një emision televiziv.
    Vendosmëria dhe bindja e Tahirit për t’ia dalë në kalvarin e gjatë me drejtësinë u shkërmoq këtë të premte, kur gjyqtari dha vendimin për izolimin e tij në qeli.

    Nga Ministri kampion tek mbyllja në qeli, ishte shkëlqimi dhe rënia e Saimir Tahirit.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata dënon vetëm me 3 vite burg ministrin e Edi Ramës, Saimir Tahirin, për shpërdorim detyre

    Ministri ‘kampion’ iu dënua me burg, reagon për herë të parë Rama: S’komentoj vendimet e gjykatave. 100 herë të kthehesha pas…

    Skedarët e Bashkëngjitur 177565

    Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen, ndërsa ka folur për herë të parë në publik për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, diku ‘kampioni’ i qeverisë së tij. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë është pyetur nga gazetarët për kryefjalën e këtyre dy ditëve, arrestimin e Tahirit, i cili qëndron në qelitë e burgut 313 për shpërdorim detyre.

    “Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë se çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. 100 herë të kthehesha pas, do bëja të njëjtën gjë. Sot jemi këtu për një çështje krejt tjetër, dhe me një vlerë shumë pozitive për Shqipërinë. Unë nuk do të doja të shfokusoheshim nga kjo çështje. Do kemi plot kohë e mundësi të tjera të flasim edhe për ecurinë e reformës në drejtësi.” -tha ai.

    Kujtojmë se qëndrimi i kryeministrit Rama me Tahirin ka ndryshuar në kohë. Teksa në fillimet e qeverisjes së tij e cilësoi Tahirin ministrin ‘kampion’, gjatë kohës kur ishte nën hetim Rama e hoqi këtë togfjalësh, duke thënë se ai ishte; “pishmani im më i madh politik”. Ndërkohë që sot nuk ka pranuar që të komentojë këtë çështje.



    Balkanweb/Euronews

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata dënon vetëm me 3 vite burg ministrin e Edi Ramës, Saimir Tahirin, për shpërdorim detyre

    Saimir Tahiri qëndron i vetëm në qelinë e burgut 313

    Emri:  tahiri.jpg

Shikime: 194

Madhësia:  35.8 KB

    Pas arrestimit, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është vendosur në një dhomë më vete në godinën B të burgut 313 në kryeqytet.

    Ky vendim është marrë për arsye sigurie për shkak të postit që ka mbajtur.

    Ai ndodhet në një dhomë observimi me një afat 10 ditor dhe më pas do të kalojë në një regjim normal. Ish-ministri mund të transferohet në një tjetër burg.

    Gjatë kësaj periudhe ai nuk ka në dhomë televizor ose frigorifer, por këto mund të sigurohen nga familjarët e tij.

    Një ditë më parë Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës parë për ish-ministrin, me ndryshimin që Tahiri do të vuaj në burg dënimin me 5 vite heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj.

    Ai mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.

    Euronews
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-02-2022 më 16:41

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata dënon vetëm me 3 vite burg ministrin e Edi Ramës, Saimir Tahirin, për shpërdorim detyre

    Arsyet që çuan në dënimin e Saimir Tahirit, sipas Gjykatës

    Emri:  vendimi1.jpg

Shikime: 198

Madhësia:  49.5 KB

    Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vërtetuar me prova se Saimir Tahiri ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta duke dëmtuar interesat e shtetit.

    Në arsyetimin e Gjykatës lidhur me vendimin e sotëm për dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg të ish-ministrit thuhet se ai ka shpërdoruar detyrën në disa raste përmes lidhjeve të provuara me grupin e Moisi Habilajt duke çuar në infiltrimin e grupit kriminal në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit.

    Arsyetimi i përmbledhur i gjykatës për dënimin e Tahirit

    Në ngarkim të Saimir Tahirit rezulton lidhje e qëndrueshme në kohë dhe e dokumentuar me prova me të pandehurin Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj.
    Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm që janë të njohura në komunitetin e funksionarëve vendor dhe qendror kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit me pasojë të drejtpërdrejtë vështirësi dhe pengesa në drejtim të luftimit të veprimtarie kriminale.
    Shoqëruar në të njëjtën periudhë edhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese
    Shoqëruar në të njëjtën kohë me vazhdimësinë dhe ushtrimin e suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikut të narkotikëve me Moisi Habilaj e të tjerë në kuadër të një organizmi kriminale me këtë veprimtari.
    Gjykata ka konstatuar dhe mban në vëmendje shkallën e lartë të veprimtarisë së aktiviteteve të paligjshme furnizues me lëndë narkotike që në vlerësimin e gjykatës krijon lidhjen e drejtpërdrejtë të mosveprimit në mënyrë të paligjshme të autoritete shtetërore dhe pasojat kriminale të ardhura.
    Gjykata ka konkluduar se nuk janë marrë masat e duhura për ti dhënë eficenses të plotë strukturave më të lartë drejtuese të drejtorisë vendore të policisë Vlorë për parandalimin dhe zbulimin e këtyre veprave penale të evidentuara dhe në kundërshtim me ligjin.
    Gjykata ka konkluduar se i pandehuri Saimir Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit
    Për rrjedhojë Saimir Tahiri ka konsumuar elementë të veprën penale shpërdorimi i detyrës


    Euronews
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-02-2022 më 16:40

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata dënon vetëm me 3 vite burg ministrin e Edi Ramës, Saimir Tahirin, për shpërdorim detyre

    “Jeta e Tahirit në rrezik!”, ish-deputeti: Kush e dha urdhrin që ish-ministri të shkonte në burgun 313? Duan t’i mbyllin gojën

    Ish-deputeti i opozitës, Lefter Maliqi paralajmëron se jeta e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është në rrezik, pas dënimit të tij me 3 vite e 4 muaj burg.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale Maliqi pohon se 313-ta, burg ku po qëndron Tahiri, cilësohet si institucion me rrezikshmëri të lartë. Mes të tjerash ai nuk i ka kursyer akuzat për Ramën, duke e cilësuar atë si kreun e ‘mafias’.

    REAGIMI I MALIQIT
    Jeta e Tahirit ne rrezik.Kush urdheroj dergimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmeri te lart,kush do ti mbyll gojen Tahirit sepse eshte i vetmi qe di per urdheruesin e kanabizimit te vendit dhe kreun e mafies Rama.Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose eshte nen kercenim e presion te mbyll gojen! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij!Pasi i keq-përdori, i futi në burg ish-Ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u laguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes. E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!

    Balkanweb

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Gjykata dënon vetëm me 3 vite burg ministrin e Edi Ramës, Saimir Tahirin, për shpërdorim detyre

    Eshte nje denim qe nuk prek te gjithe fajtoret e kanabizimin te vendit. Me kete vendim lajne duart te gjithe dhe ai qe shpeton vertete nga historia e kanabizimit eshte i pari Edi Rama.

    Qe Tahiri do denohej ishte e thjeshte te parashikohej,se mos denimi i tije do te thoshte perfundimin e reformes ne drejtesi. Por reforma ne drejtesi ne kete rast kishte me shume nevoje per nje Tahir "pentito" se sa per nje Tahir te denuar. Pa te "penduarit",pra bashkfajtoret qe akuzojne do te jete shume e veshtire te funksjonoje Prokura bashke me reformen ne drejtesi,sepse nuk do kete pothuajse prova. Per Tahirin duhej nje denim i larte qe mundej te ulej nder vite ne baze te personave qe do akuzonte.

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Gjykata dënon vetëm me 3 vite burg ministrin e Edi Ramës, Saimir Tahirin, për shpërdorim detyre

    Ka disa dite qe jane hedhur ujqerit e PD-se, thua se kane fituar luften kur e dine vet qe heret a vone te gjithe aty e kane vendin pas hekurave..

  9. #9
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjykata dënon vetëm me 3 vite burg ministrin e Edi Ramës, Saimir Tahirin, për shpërdorim detyre

    Denimi i Sajmir Tahirit verteton edhe njehere nivelin qesharak te drejtesise. U shpenzuan miliona euro e dollare, zhurrme e madhe mediatike etj qe reforma ne drejtesi te beje padrejtesi.
    Po iken java dhe ne ende nuk dijme akuzen e ngritur nga prokuroria (nje tjeter karagjozllek). Flitet per shperdorim detyre, akuze qe mund te bjeri poshte duke u detyruar t’i paguajme serisht demshperblim ish-ministrit Tahiri. Po per kanabizimin e vendit, inkriminimin e policise, transportin e droges me makinen e Tahirit do mbaje kush pergjegjesi? Apo te parendesishme keto?

    Vidhni duke bere miliona na meson drejtesia e re, se qameti 1-2 vite burg rrezikoni. Nese ne te kaluaren vidhej me pak e nuk denohej askush, sot vidhet me shume duke denuar me 1-2 vite hallken me te dobet. Me pak fjale korrupsioni, vjedhjet, abuzimet, pastrimi i parave nuk preken!!!

    PS: Rrofte drejtesia e re!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Gjykata dënon vetëm me 3 vite burg ministrin e Edi Ramës, Saimir Tahirin, për shpërdorim detyre

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Ka disa dite qe jane hedhur ujqerit e PD-se, thua se kane fituar luften kur e dine vet qe heret a vone te gjithe aty e kane vendin pas hekurave..
    Kjo qe thua eshte me siguri matematike, apo e ke informacion nga Lali Eri TV?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjykata liron Saimir Tahirin, shfuqizohet “arresti i shtëpisë”
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-06-2018, 18:00
  2. Gjykata e dënon me 15 vjet burg, Nazime Visha
    Nga Akili-A në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2013, 21:06
  3. Përdhunoi vajzën e paralizuar, gjykata e dënon me 5 vite burg
    Nga Edvin83 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 30-12-2011, 14:23
  4. Gjykata Serbe denon me 101 vjet burg Shqiptarët nga Presheva
    Nga Argjendii në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2011, 11:42
  5. Gjykata e Apelit rrëzon akuzat për shpërdorim detyre nga Bollano
    Nga brooklyn2007 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 28-06-2010, 10:58

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •