Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Kosovë: Rritet çmimi i energjisë, qytetarët në protesta

    Energjia elektrike në Kosovë do të kushtojë 9% më shtrenjtë



    Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë do të rritet. Sipas njoftimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) rritja parashikohet të jetë me 9%, por që do të ketë edhe një kategorizim të konsumatorëve, në bazë të sasisë së energjisë që ata shpenzojnë.

    Propozimi dhe rritja progresive, është pranuar edhe nga ekspertët, duke marrë parasysh rritjen e energjisë ne tregun ndërkombëtar.

    Kundër kësaj rritje dhe propozimit te ZRRE ka dalë opozita e Kosovës, e cila thotë se është e padrejtë dhe diskriminuese.

    “Rritja reale totale është 42%, por për shkak të blloktarifave, rritja te konsumatorët 800 dhe 1000 kW/h është 57% dhe 87%. Pra, përsërisim se është tërësisht e padrejtë dhe thellësisht diskriminuese që 30% e konsumatorëve të bartin koston e rritjes të krejt sistemit apo të 70% të konsumatorëve të tjerë. E në fakt kemi të bëjmë me më shumë se 50% nëse llogariten amvisëritë reale ku jetohet dhe punohet çdo ditë e të cilat shpenzojnë më shumë se 600 kW/h në muaj”, thotë Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, në një konferencë për medie të martën, tha se mungesa e përgjegjësisë dhe profesionalizmit të ekzekutivit do të vështirësojnë jetën e qytetarëve.

    “Mungesa e përgjegjësisë, profesionalizmit, njohurisë dhe vullnetit për punë pro aktive e qeverisë do të rëndojë kuletën e qytetarit duke rritur çmimin e faturës së energjisë elektrike për 42 për qind. Pavarësisht tentimeve për të manipuluar me kalkulime që kinse rezultojnë në mos rritje të çmimeve, çmimet e faturës elektrike do të ngritën drastikisht. Këto i vështirësojnë jetën qytetarit krahas rritjes enorme të çmimeve të produkteve bazë që ka përjetuar gjatë muajve të fundit”, tha Mustafa.

    Nga ana tjetër, qeveria ka parashikuar edhe një fond prej 75 milionë eurosh të cilat do të shkojnë si subvencion për konsumatorët që do të shpenzojnë deri në 600 kW.

    Për ekspertët, subvencionimi është veprim i gabueshëm, pasi këto para mund të shërbejnë për të zgjidhur krizën.

    Kosova do të duhet të përballet me tarifat e reja pas 1 shkurtit.

    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kosovë: Rritet çmimi i energjisë, qytetarët në protesta

    Në Kosovë protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë

    Emri:  Protesta-Kosove.jpg

Shikime: 146

Madhësia:  101.5 KB

    Qytetarë të shumtë të organizuar nga Partia Socialdemokrate kanë protestuar të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë.

    Ata janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të godinës së qeverisë , ku edhe kanë hasur në rezistencë dhe e forcave të shumtë ta policisë

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka akuzuar policinë si të ndikuar politikisht duke qenë se nuk kishin ndërhyrë në protestën e së mërkurës dhe se kishin lejuar të mbanin fjalimin po aty tek shkallët e hyrjes së objektit të qeverisë.

    “Kjo polici mbrapa është e dirigjuar politikisht. Para tre ditësh është mbajtur protestë me të njëjtën kauzë, dhe këtu nuk ka pasur policë dhe këtu është mbajtur fjalimi. Siç e shihni kanë humbur mbi shpinën time thua se çfarë po bëjmë. I kërkova me mirëkuptim më ranë sipër e filluan me arrestuar, polici e pasjellshëm e të dirigjuar politikisht”, tha Molliqaj.

    Kreu i PSD-së u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që ta faturojë energjinë elektrike edhe për katër komunat veriore në Kosovë. Ai u zotua se nuk do të lejojnë që propozimi i ZRrE-së të kalojë.

    “Propozimi i ZRRE-së duhet të hidhet poshtë, ai propozim nuk do kalojë sa të ketë qytetarë aktiv, sa të jemi ne gjithë bashkë, pavarësisht dallimeve partiake. Këtë zotim nuk do ta lejojmë të kalojë”, tha ai

    Zyra e Rregullatorit për Energji ka shtyrë diskutimin publik për vendosjen e bllok-tarifës deri më datë 31 janar 2022 deri në orën 16:00.

    Euronews

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kosovë: Rritet çmimi i energjisë, qytetarët në protesta

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Në Kosovë protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë

    Emri:  Protesta-Kosove.jpg

Shikime: 146

Madhësia:  101.5 KB

    Qytetarë të shumtë të organizuar nga Partia Socialdemokrate kanë protestuar të shtunën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë.

    Ata janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të godinës së qeverisë , ku edhe kanë hasur në rezistencë dhe e forcave të shumtë ta policisë

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka akuzuar policinë si të ndikuar politikisht duke qenë se nuk kishin ndërhyrë në protestën e së mërkurës dhe se kishin lejuar të mbanin fjalimin po aty tek shkallët e hyrjes së objektit të qeverisë.

    “Kjo polici mbrapa është e dirigjuar politikisht. Para tre ditësh është mbajtur protestë me të njëjtën kauzë, dhe këtu nuk ka pasur policë dhe këtu është mbajtur fjalimi. Siç e shihni kanë humbur mbi shpinën time thua se çfarë po bëjmë. I kërkova me mirëkuptim më ranë sipër e filluan me arrestuar, polici e pasjellshëm e të dirigjuar politikisht”, tha Molliqaj.

    Kreu i PSD-së u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që ta faturojë energjinë elektrike edhe për katër komunat veriore në Kosovë. Ai u zotua se nuk do të lejojnë që propozimi i ZRrE-së të kalojë.

    “Propozimi i ZRRE-së duhet të hidhet poshtë, ai propozim nuk do kalojë sa të ketë qytetarë aktiv, sa të jemi ne gjithë bashkë, pavarësisht dallimeve partiake. Këtë zotim nuk do ta lejojmë të kalojë”, tha ai

    Zyra e Rregullatorit për Energji ka shtyrë diskutimin publik për vendosjen e bllok-tarifës deri më datë 31 janar 2022 deri në orën 16:00.

    Euronews

    Shume interesante keto levizjet tektonike te partise social-demokrate ne Kosove. S’i kane lene asgje mangut Mjaft-it te Lali Erit: qeverine e ka Vetvendosja kurse « opoziten » e zhurmshme e bene gjysma tjeter e kalbur e Vetvendosjes, ne kete rast PSD-ja. Me te njejtat metoda te Mjaft-it, ku prevalon fasada e jo thelbi, operon partia e kryesuar nga Dardan Molliqaj, bashkeshorti i ish ministres se arsimit Besa Shahini.
    Ne fakt Dardani duhet t’i kerkoj Albinit te n’a thote interesin e energjise te marre hua nga vlla Rama. Pavaresisht se mediat e vlla Rames e shiten energjine qe shteti shqiptar i dha Kosoves si dhurate, te gjithe e dijme se vlla Rama nuk jep asgje falas. Mbase tek ky interesi i energjise hua, duhet kerkuar edhe shtrenjtimi i ngrohjes me korent.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Rritet çmimi i miellit, qytetarët: Buka 20 lekë më shumë
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-09-2021, 15:12
  2. Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 14-01-2015, 21:12
  3. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-10-2014, 10:39
  4. ERE vendos: Të mos rritet më çmimi i energjisë
    Nga shigjeta në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2010, 19:51
  5. Shqipëri: Rritet çmimi i energjisë në masën 13%
    Nga davidd në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 12-02-2010, 14:16

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •