Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Risia demokratike e Berishës: Kandidatët në zgjedhje i votojnë vetë antarët e partisë

    Berisha bën “Primaret”, premtimi i Bashës për 8 vjet që nuk u mbajt kurrë

    Emri:  Desktop223-2048x1152.jpg

Shikime: 452

Madhësia:  45.7 KB

    Mbështetësve të Sali Berishës iu dha mundësia këtë të dielë për t’u shprehur mbi kandidatin e preferuar më 6 Mars në bashkitë e Shkodrës, Lushnjës, Durrësit, Rrogozhinës, Vorës dhe Dibrës.

    Emri:  Screenshot_1-39.jpg

Shikime: 409

Madhësia:  39.4 KB

    Për “primaret”, votimi brenda partisë për kandidatin e preferuar sipas modelit të presidencialeve në SHBA, është folur shumë vitet e fundit. Sfida ka qenë për kryetarët e partive opozitare, të cilët kanë dashur të japin mesazhin se kanë një koncept më perëndimor të lirisë me bashkëpuntorët e tyre. Pavarësisht fjalëve, as Rama dhe as Basha nuk e vunë asnjëherë në zbatim.

    Listat e kandidatëve për deputetë të PS dhe PD dolën gjithnjë në momentet e fundit, pas mesnate dhe para mbarimit të afatit ligjor për regjistrimin në KQZ. Kjo shfaqje është parë gjithnjë si provë e kontrollit të partisë me dorë të fortë nga kryetari.

    Lulzim Basha ka folur shumë për “primaret”. I premtoi që pasi u zgjodh në krye të Partisë Demokratike, por nuk i zbatoi kurrë. Fillimisht pati idenë se mund t’i zbatonte në mënyrë të pjesshme në radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

    Emri:  basha-me-frpd-847x477-1.jpg

Shikime: 422

Madhësia:  36.2 KB


    Në takimin e 9 Marsit të 2015 u thoshte të rinjve:

    “Unë kam vendosur ti propozoj Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike adoptimin e kuotës së përfaqësimit të të rinjve prej 35 % në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Tani e thashë pak si gjë të madhe por nuk u kam dhënë më shumë seç u takon. Po tu kisha dhënë 50 % edhe mund ta meritoja kete duartrokitje. Kam vetëm një kusht dhe besoj se është kushti i gjithsecilit prej jush këtu. Nuk do t’i caktojmë. Do ti zgjedhim me debat dhe primare si republikanët e demokratët në Amerikë e do ti japim Shqipërisë një tjetër leksion demokracie”

    Të njëjtën ide ia thoshte edhe në takim amerikanëve gjatë vizitës në SHBA, kur u fliste për primaret në kuotat e të rinjve në PD. Në një pritje të Rrjetit të Sipërmarrësve amerikano-shqiptarë në Shtetet e Bashkuara në 30 Mars të 2015, Lulzim Basha shprehej:

    “Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën por që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA; 35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve”, tha Basha.

    Emri:  basha-me-amerikanet.jpg

Shikime: 406

Madhësia:  25.7 KB

    Të njëjtën ide ia tha gjatë vizitës edhe kreut të Institutit Republikan Amerikan, Mark Green, siç njoftoi PD në një mesazh për median. (Foto më lart)

    Premtimi për “primare” u përsërit edhe për ca kohë në takimet me të rinjtë dhe më pas u harrua. Dalëngadalë, u harrua edhe zgjedhja nga FRPD e 35% të kandidatëve për deputetë.

    Emri:  425A8233-1024x683-1.jpg

Shikime: 408

Madhësia:  25.8 KB

    Në fillim të vitit zgjedhor, në Janar të 2017 artikulimi ndryshoi. Basha thoshte se i donte “primaret” në Partinë Demokratike, por jo në ato zgjedhje, por të tjerat. Në një intervistë për emisionin Fakt, kreu i demokratëve madje shprehej i shqetësuar për efektin që do të kishin zgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia.

    Basha: Unë jam edhe për garë për kandidatin brenda partisë, “primare” sikurse i thonë në SHBA, kandidatin për deputet të mos e vendosë as kryetari, as kryesia, asnjë forum partiak, por ta vendosin anëtarët, me një anëtar një vote.

    Peka: Kur jeni për “primare”pse nuk e praktikoni?

    Basha: Unë jam për të gjitha këto dhe unë kam shpallur që primaret, pra votimi nga anëtarësia është objektivi im si kryetar i Partisë Demokratike. Sigurisht, do të jenë të vërteta jo fallse. Cfarë kam parasysh me këtë. Nëqoftëse do të jetë Cim Peka që është pesë herë në ditë në lajme me një tjetër që është shumë i gatshëm për të marrë përgjegjësinë e deputetit, sigurisht ti je më i njohur. Pra duhet të ketë dhe një platformë, të garantohet dhe një farë barazie dhe PD dhe unë jemi të angazhuar ta ndërtojmë këtë platformë dhe nuk bëhet shpejt, por do të fillojmë që këtë vit, që këto zgjedhje ta planifikojmë dhe do ta përdorim në një territor të caktuar me qëllimin, dhe unë këtë do ti kërkoj Këshillit kombëtar, që zgjedhjet e ardhshme parlamentare, jo këto, por në të tjerat të aplikojmë “primaren” në nivel kombëtar.

    Emri:  425A0283-847x477-1.jpg

Shikime: 414

Madhësia:  35.1 KB

    Para zgjedhjeve të 2017, Lulzim Basha ngriti në bulevard çadrën e protestës për largimin e Ramës nga posti i kryeministrit. Në ekzaltimin e mbështetjes së demokratëve në çadër, Basha shkoi më tej duke thënë se ishte gati për primaret, që sigurisht nuk i bëri kurrë.

    “Unë dua që të kemi një fuqizim total të qytetarëve, për të vendosur kandidatët. Kjo kompetencë të mos jetë siç është, de facto, e kryetarëve të partisë, por të jetë një kompetencë sa më afër qytetarëve. Do propozimin tim? Propozimi im është, me ligj, primare të detyrueshme për partitë, dhe pastaj sistem mazhoritar me korrektim proporcional. Por kjo, na fut në një diskutim që na nxjerr nga aktualiteti, nga gjendja akute ku ndodhet vendi” shprehej kryetari i Partisë Demokratike në 21 Mars në një intervistë për Vizion Plus.

    Emri:  425A5841-847x477-1.jpg

Shikime: 395

Madhësia:  34.2 KB

    Pas humbjes së zgjedhjeve, Basha nuk i harroi Primaret. Me maskën e liderit perëndimor, doli para gazetarëve me premtimin se do të niste nga puna për organizimin e primareve. Ishte mars i 2018.

    “Ky është modeli që unë ofroj. Ky është modeli që Partia Demokratike e ka në statutin e saj dhe me ndihmën e partnerëve tanë, shumë shpejt do të nisim hapat për të organizuar “primaret” brenda Partisë Demokratike, me qëllim evidentimin e zonjave, zonjushave, burrave, grave dhe djemve më të zotë që do ti përfaqësojnë në garën e ardhshme për një parlament të lirë nga krimi, për një parlament që do t’i takojë qytetarëve shqiptarë” shprehej Basha, duke mbajtur gjallë shpresën tek demokratëve se më në fund do t’i jepte atyre një proces për të zgjedhur kandidatët për deputetë.

    Emri:  maj-2019.jpg

Shikime: 403

Madhësia:  21.3 KB

    Primaret i kishte në gojë edhe gjatë protestave të dhunshme të vitit 2019. Sipas Bashës, atëherë partitë duheshin detyruar me ligj t’i jepnin mundësi anëtarësisë të zgjidhte vetë kandidatët që donte.

    “100 deputetë me dy dhoma, me senat apo proporcional kombëtar me lista të hapura apo sisteme të tjera që bëjnë të mundur primaret brenda partive në mënyrë të detyrueshme ligjore; Forcimi i kompetencave të tjera, duke përfshirë ato të presidentit, pse jo, një president të zgjedhur nga populli” shprehej kreu i PD-së.

    Emri:  WhatsApp-Image-2019-05-17-at-12.04.33-1-847x477-1.jpg

Shikime: 417

Madhësia:  34.6 KB

    “Primaret” i përmendi edhe në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër, kur u prit nga Kryetari i Partisë Konservatore britanike z. Brandon Leëis në Maj të vitit 2019. Atëherë fliste me britanikët për modernizimin e Partisë Demokratike dhe nuk ngurronte të premtonte fuqizimin e anëtarësisë sipas modelit britanik.

    Siç dihet tashmë, Lulzim Basha i zgjodhi vetë kandidatët për deputetë, me të cilët garoi në 25 Prill. Zarfi me listën e kandidatëve doli pas mesnate në afatet e fundit të përcaktuara nga KQZ dhe ishte ekskluzivitet i kryetarit dhe njerëzve pranë tij.

    Primaret sot i zhvilloi Sali Berisha. Një pjesë e mirë e demokratëve iu përgjigjën duke dalë në votime. Nga selia e Bashës doli një njoftim pa emër, që thoshte:

    “Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron, është vetëm vijimi i tollovisë së krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion”

    Në fakt, procesi që organizoi Berisha mund të ketë edhe probleme, por për 8 vjet Lulzim Basha nuk i dha anëtarëve të partisë së tij, atë që Berisha ua serviri brenda 8 ditësh.

    Lapsi.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,144
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Risia demokratike e Berishës: Kandidatët në zgjedhje i votojnë vetë antarët e partisë

    Shpallen fituesit e primareve

    Numërimi i votave për zgjedhjen e kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme lokale ka përfunduar për disa bashki.

    Ardian Muka është zgjedhur kandidat i Komisionit të Rithemelimit në Durrës. Në Durrës kanë marrë pjesë në votim 1546 demokratë. 1162 votuan për Ardian Mukën, 373 për Silvia Gjepalin, ndërsa 11 vota ishin të pavlefshme.

    Lulzim Vrana është zgjedhur kandidat në Vorë. Në Vorë votuan gjithsej 332 demokratë. 277 vota shkuan për Lulzim Vranën dhe 55 për Gani Betën.

    Në Dibër kandidat në zgjedhje do të jetë Premtin Kryemadhi. Në këtë bashki votuan 713 demokratë. 424 vota shkuan për Premtin Kryemadhin, 158 për Behar Demën, 121 për Dafina Mudën dhe 10 vota u shpallen të pavlefshme.

    Në Lushjë kandidati për zgjedhjet lokale nga lista e Berishës do të jetë Elton Bano.

    Për bashkinë e Rogozhinës do të garojë Hekuran Xhani.

    Ditën e sotme u zhvilluan votimet në 6 bashki, për të zgjedhur kandidatët e PD-së së Sali Berishës për zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen më 6 mars.

    Këta kandidatë pritet të garojnë në zgjedhjet ne pjesshme lokale për “PD-në e Berishës”.

    Flamur Noka deklaroi sot për Euronews Albania se në fillim të javës do të zbulojnë skemën për të zyrtarizuar kandidatët e tyre në këto zgjedhje. Ndërsa Arben Ristani tha se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit që do të garojnë në zgjedhjet e 6 marsit do të mbështeten nga disa parti dhe emri i koalicionit do të vendoset ditët në vazhdim.

    ORA NEWS

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Risia demokratike e Berishës: Kandidatët në zgjedhje i votojnë vetë antarët e partisë

    Ka te forta shoku Berisha,e la revolucionin paqsor tani eshte bere si shoku Koço Kokdhima, se edhe shoku Koço kishte premtuar primaret.
    Lulin, mos ma ngisni se ka jo vetem ide por edhe sjellje europiane;si ajo e vetem dy here mandatin e kryeministrit dhe pa limit mandatin e kryetarit te partise.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 05-08-2015, 09:41
  2. Demokratet votojne te zgjedhin kryetarin e ri te Partise Demokratike
    Nga Akili-A në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-07-2013, 20:26
  3. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 18-07-2013, 06:27
  4. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2013, 16:48
  5. [Partia Demokratike]:Prezantohen kandidatët për Këshillin Bashkiak
    Nga Flori në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 10:55

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •