Shqipėri: Ikėn rinia, pensionistėt rikthehen nė vendet e punės
Qershor 2021
Njė seri faktorėsh demografik, ku kryeson emigracioni i lartė po redukton me ritme tė pėrshpejtuara forcėn e punės tek tė rinjtė 15-29 vjeē.
Nė tė kundėrt, numri i pensionistėve nė punė po rritet ndjeshėm.
Tė dhėnat e INSTAT tregojnė se, nė tremujorin e parė tė vitit 2021 forca e punės nė grup-moshėn 15-29 vjeē shėnoi 326,106 persona, 27 mijė mė pak se njė vit mė parė ose 7.7% mė pak.
Forca e punės reduktohet pėr dy faktorė themelore.
E para, rėnia e pėrgjithshme popullsisė nė moshė pune dhe e dyta kur popullsia nė moshė punė bėhet inaktive (nuk dėshiron tė punojė).
Pėrgjithėsisht kur forca e punės bie rritet numri i personave “dembele” , inaktivėt. Por nė rastin e grup moshės 15-29 vjeē inaktiviteti ėshtė rritur shumė pak nė krahasim me rėnien qė ka ndodhur nė forcėn e punės, duke reflektuar qartė rėnien e popullsisė banuese nė vend nė ketė grup-moshė.
Nga tremujori i parė 2020 deri nė tremujorin e parė 2020, rreth 8800 tė rinj kanė rėnė nė inaktivitet, por ndėrkohė forca e punės ka rėnė me 27 mijė tė rinj.
Tkurrja e numrit tė tė rinjve tė forcėn e punės po vjen nga dy arsye kryesore. E para lidhet me emigracionin e lartė tė kėsaj grup moshe. Tė dhėnat e mėparshme tė Eurostat mbi azilkėrkuesit tregojnė se mbi 80% e azilkėrkuesve shqiptare janė tė rinj.
Arsyeja e dytė lidhet me rėnien e lindjeve pas vitit 2000. Rėnia sistematike e lindjeve ka ulur nė mėnyrė tė natyrshme grupin e tė rinjve nė forcėn e punės.
Projeksionet e popullsisė pėr tri nėnndarje tė grup-moshės sė tė rinjve, pėr vitet 2018-2021, tregojnė qartė qė prurjet e moshave 15-19 dhe 20-24 vjeē paraqesin rėnie tė dukshme gjatė viteve nė vijim, tendencė kjo qė shėnon pikėnisjen e trendit rėnės pėr forcėn e punės.
Shifrat flasin pėr vėshtirėsi tė punėsimit tė hasura kryesisht tek tė rinjtė. Tek grup-mosha 15-29 vjeē tregu i punės ėshtė i paqėndrueshėm.
Nė tremujorin e parė tė vitit 2021, shkalla zyrtare e papunėsisė pėr tė rinjtė ėshtė 23,3 %. Papunėsia e tė rinjve shfaqi tendencė rritėse. Krahasuar me tremujorin e parė tė vitit 2020, shkalla e papunėsisė pėr tė rinjtė, nė tremujorin e parė 2021, ėshtė 3,3 pikė pėrqindje mė e lartė. Krahasuar me tremujorin e katėrt 2020 ėshtė rritur me 1,6 pikė pėrqindje.
Tė rinjtė e moshės 15-29 vjeē qė deklaruan se janė nxėnės/studentė ose nė trajnim pėrbėnin 70,1 % te tė rinjve ekonomikisht jo-aktivė nė tremujorin e parė 2021, ndėrsa 9,0 % u klasifikuan si tė papunė tė dekurajuar.
Rritet me 30% numri i pensionistėve nė punė
Hendeku qė po lėnė tė rinjtė nė tregun e punės po zėvendėsohet me pensionistė. Sipas tė dhėnave tė INSTAT numri i personave mbi 64 vjeē qė janė raportuar nė punė arriti nė mbi 86 mijė nė tremujorin e parė tė vitit 2021 me njė rritje 30 % nė raport me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Numri i personave nė punė mbi 60 vjeē arriti rekord nė tremujorin e parė tė kėtij viti. Ata po bėhen gjithnjė e mė atraktiv nė tregun e punės pėr shkak tė zanateve qė zotėrojnė. Bizneset po gjejnė mė shumė aftėsi te moshat e vjetra. Tė rinjtė janė mė tė pakėt nė numėr dhe gjithnjė e mė pak po tentojnė tė mėsojnė zanate. Tendenca pėr tė fituar shpejt dhe shumė pa lodhje ėshtė tashmė evidente.
Shumė biznese sidomos nė sektorin e ndėrtimit dhe fasonit po vuajnė mungesėn e punonjėsve, teksa kanė nisur pėrpjekjet pėr ti plotėsuar nevojat me tė huaj nga Afrika dhe Azia.
/ B.Hoxha / MONITOR
http://aktualitet.al/2021/06/15/shqi...endet-e-punes/
Krijoni Kontakt