Lajm i mirė pėr shqiptarėt, Shqipėria dhe Italia arrijnė marrėveshjen pėr pensionet
Shqipėria dhe Italia sapo kanė pėrfunduar negocimin teknik tė marrėveshjes pėr pensionet.
Lajmi u bė me dije nga kryeministri Edi Rama pėrmes njė postimi nė faqen e tij zyrtare nė Facebook.
“Pas pėrfundimit tė procesit teknik do tė ndiqen procedurat pėr ratifikimin e kėsaj marrėveshje dhe mė nė fund, pas njė pėrpjekje tė gjatė e thuajse tė pamundur, rreth 500 mijė shqiptarė pritet tė pėrfitojnė me hyrjen e saj nė fuqi,” – shkroi Rama.
Mė herėt, ambasadori italian Fabrizio Buēi deklaroi pėr Euronews Albania se ka nisur tė trajtohet ēėshtja e pensioneve.
Ai tha se shqiptarėt qė jetojnė nė Itali prej shumė vitesh nuk ju janė njohur pensionet dhe kjo situatė pritet tė marrė zgjidhje brenda kėtij viti.
Lajmi ėshtė bėrė me dije edhe nga Ministria e Jashtme pėrmes njė njoftmi nė Twitter. Sipas MEPJ ky ėshtė njė hap afėr finalizimit tė marrėveshjes qė synon bashkimin e kontributeve shoqėrore pėr shtetasit qė kanė punuar nė tė dy vendet.
"Nis punėn Komisioni i pėrbashkėt pėr njohjen e sistemit tė pensioneve dhe tė sigurimeve shoqėrore, si dhe arritjen e marrėveshjes mes dy vendeve.Njė hap afėr finalizimit tė marrėveshjes qė synon bashkimin e kontributeve shoqėrore pėr shtetasit qė kanė punuar nė tė dyja vendet”, shkruan ministria.
Gazeta Shqip
https://www.gazeta-shqip.com/aktuali...hjen--i1184242
Krijoni Kontakt