Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22

    Sarandë: Etno Fest ekspozon punimet artizanale nga gjithë Shqipëria

    ‘Etno Fest’ në Sarandë, punimet artizanale, të ekspozuara për publikun

    Emri:  IMG_5441-800x445.jpg

Shikime: 206

Madhësia:  36.0 KB

    Punimet artizanale nga trojet shqiptare janë shfaqur këto ditë për publikun në Sarandë. Vizitorët vendas dhe të huaj kanë mundësi të njihen me objektet artistike të edicionit të radhës të Etno Fest.

    Në kulmin e sezonit turistik Etno Fest ka mbërritur në Sarandë.

    Për 9 ditë radhazi në stendat e panairit do të ekspozohen punime të mjeshtërisë artizanale, vepra të artistëve vendas, rite të vjetra shqiptare, ndërsa nuk do të mungojnë këngët dhe vallet tradicionale.

    “Ky aktivitet është një etnomozaik dhe bën së bashku rreth 40 artizan zejtar piktor skulptor të gjithë së bashku ,për të promovuar trashgiminë kulturore duke qenë dhe një produkt turistik i shtuar për qytetin e bukur të Sarandës”- tha Eneida Çobani, organizatore.

    Etno fest Saranda organizohet disa ditë pikërisht në qytetin e bukur të Sarandës ku bën të gjithë së bashku valltarë, këngëtarë, artizanë, piktorë, skulptorë për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare, janë nga të gjitha trevat jo vetëm brenda shqipërisë por edhe nga të gjitha trevat shqipfolëse, janë të gjithë së bashku në Sarandë gjatë këtij sezonit të verës disa ditë.”

    Artani ka mbërritur nga Shkodra, për të ekspozuar qeleshen, punimin e së cilës familja e tij e ka mjeshtëri të trashëguar nder breza.

    “Unë jam Artan Bilani nga Shkodra, jemi këtu për prodhimin e qeleshes i cili është punim artizanal i Shkodrës, e kemi trashëgimi prej disa brezash prodhimin e qeleshes ,dhe kemi qejf për ta ruajtur traditën edhe për breza të tjerë për qeleshen ,sepse është autoktone shqiptare

    Kanë shumë interes dhe duan të dinë sesi punohet dhe sesi bëhet, këtu në këtë panair kemi dhënë vetëm aktivitetin për mënyrën e bërjes”- tha ai.

    Panairi i kushtuar trashëgimisë kulturore po vizitohet edhe nga të huajit, duke u dhënë atyre mundësinë të njohin kulturën autentike shqiptare.

    “Me pëlqejnë stendat dhe shqiptarët janë shumë të ëmbël ,dhe kjo është shumë e lezetshme. Nuk njihja kulturën më parë, dhe mu duk interesante të shihja çdo gjë, dhe më pëlqeu shumë, do ta rekomandoja si vend, për pushimet. Po kërkoj diçka impresionuese dhe mezi po pres ta gjej, jam nga Franca.”- tha turisti nga Franca.

    Etno Fest Saranda po bën bashkë të gjitha trevat shqiptare, në panairin kulturor që shpalos vlerat kombëtare.



    Euronews

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sarandë: Etno Fest ekspozon punimet artizanale nga gjithë Shqipëria

    ‘Etno fest’ në Sarandë, ekspozita me punime tradicionale shqiptare

    Emri:  etnofest-728x430.jpg

Shikime: 128

Madhësia:  33.6 KB

    Tradita dhe kultura shqiptare janë bërë bashkë në Etno Fest në Sarandë. Në shëtitoren buzë detit pushuesit mund të njihen me piktura të artistëve shqiptar e punime artizanale të trevavve të ndryshme.

    Qeleshen e prezantojnë shkodranët. Autenticiteti shihet si një vlerë e shtuar për turizmin.

    Panairi Etno Fest në Sarandë do të qëndrojë i hapur për nëntë ditë.

    Mbrëmjeve në Sarandë kjo shëtitore është e mbushur me pushues anë e kënd botës vëmëndjen e të cilëve këtë mes sezoni e ka tërhequr dhe tradita shqiptare.


    KultPlus

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2012, 23:53
  2. Etno Engjujt
    Nga Mira_Prifti në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 28-09-2010, 18:56
  3. Shqiptarët s`kanë pse të druajnë nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  4. Pije artizanale Permetare
    Nga dardajan në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-10-2007, 14:15
  5. Vidio e Etno Engjejt - Albanian
    Nga thebadboy në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 08:02

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •