Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Shqipëria dhe Kosova, me pagën minimale më të ulët në Europë, edhe në vitin 2021

    Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë pagat minimale më të ulëta në Europë.

    Eurostat ka publikuar të dhënat e pagës minimale për shtetet e Europës që e zbatojnë atë, për tremujorin e dytë 2020.

    Për Shqipërinë, paga minimale sipas tabelës së Eurostat është 209 euro, por që i referohet vitit 2020, kur ishte 25 mijë lekë. Nga 1 janari 2021, paga minimale është bërë 30 mijë lekë (245 euro), por edhe në këto nivele vijon të mbetet më e ulëta në Europë, se bashku me Kosovën.

    Eurostat nuk publikon të dhënat për Kosovën, por të dhënat e Ministrisë së Financave të Kosovës bëjnë të ditur se aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.

    Qeveria e Kosovës po shqyrton mundësin që paga minimale të bëhet 250 ose 300 euro.

    Pas Shqipërisë dhe Kosovës, pagën më të ulët minimale e ka Bullgaria (312 euro), e ndjekur nga Mali i Zi (331), Maqedonia e veriut (342)

    Nga 1 korriku i këtij viti, paga minimale në vend do të bëhet 32 mijë lekë (260 euro), duke mbetur sërish 16% më e ulët sesa e Bullgarisë 9 e dyta pas nesh me nivelin më të ulët të pagës minimale).



    Europa
    Sipas Eurostat, në 1 janar 2022, 21 nga 27 Shtetet Anëtare të BE-së kanë paga minimale kombëtare, duke bërë përjashtim për Danimarkën, Italinë, Qipron, Austrinë, Finlandën dhe Suedinë. Bazuar në nivelet e pagave në euro, 21 Shtete Anëtare mund të ndahen në tre grupe kryesore.

    Paga minimale mujore nën 1 000 euro në 13 vende të BE-së, mbi 1 500 euro në 6 vende.

    Në janar 2022, 13 shtete anëtare, të vendosura në lindje dhe jug të BE-së, kishin paga minimale* nën 1000 euro në muaj: Bullgaria (332 euro), Letonia (500 euro), Rumania (515 euro), Hungaria ( 542 euro), Kroacia (624 euro), Sllovakia (646 euro), Çekia (652 euro), Estonia (654 euro), Polonia (655 euro), Lituania (730 euro), Greqia (774 euro), Malta (792 euro ) dhe Portugalia (823 euro).

    Në Slloveni (1 074 euro) dhe Spanjë (1 126 euro) pagat minimale varionin pak më shumë se 1 000 euro në muaj, ndërsa në gjashtë shtetet e mbetura anëtare, pagat minimale ishin mbi 1 500 euro në muaj: Franca (1 603 euro), Gjermania (1 621 euro), Belgjika (1 658 euro), Holanda (1 725 euro), Irlanda (1 775 euro) dhe Luksemburgu (2 257 euro).

    Për krahasim, paga minimale federale në Shtetet e Bashkuara ishte 1 110 euro në janar 2022.

    [ Paga minimale (Euro), Shqipëria janar 2021, të tjerat 3 mujori i dytë 2020 ]

    Albania 245
    Bulgaria 312
    Montenegro 331
    North Macedonia 342
    Serbia 344
    Turkey 383
    Latvia 430
    Hungary 452
    Romania 461
    Czechia 546
    Croatia 546
    Slovakia 580
    Poland 583
    Estonia 584
    Lithuania 607
    Portugal 741
    Greece 758
    Malta 777
    Slovenia 941
    Spain 1,108
    United States 1,122
    France 1,539
    Germany 1,544
    United Kingdom 1,583
    Belgium 1,626
    Netherlands 1,680
    Ireland 1,707
    Luxembourg 2,142

    burimi/monitor.al

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Shqipëria dhe Kosova, me pagën minimale më të ulët në Europë, edhe në vitin 2021

    Paga minimale ne Shqiperi duhet te jete shume me e ulet se 200 e ca euro.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shqipëria dhe Kosova, me pagën minimale më të ulët në Europë, edhe në vitin 2021

    Paga minimale nuk eshte detyrimisht nje tregues i prosperitetit ekonomik te nje vendi. Nuk mund te dalesh ne perfundimin se ai shtet qe ka pagen minimale me te larte, eshte shteti me i zhvilluar ekonomish. Paga minimale duhet pare gjithmone e lidhur me koston e jeteses. Nese nje vend ka page minimale te ulet, por edhe kostoja e jeteses eshte e ulet, kjo eshte dicka pozitive. Katastrofa ekonomike ne Shqiperi eshte se pagat e uleta perballen me nje kosto jetese qe eshte e larte, duke ua bere jeten keshtu te pamundur qytetareve te atij vendi, sidomos shtresave me te ndjeshme, familjeve me te ardhura te ulta dhe pensionisteve.

    Problemi i madh ne Shqiperi eshte qe Edi Rama e ka kthyer Shqiperine ne Shqiperi Socialiste duke shtetezuar cdo aspekt te jetes private te qytetareve te vete, qe nga arsimi, shendetesia e me rradhe. Kjo prodhon korrupsion galopant, nje rritje te ndjeshme te barres fiskale mbi taksapaguesit shqiptare, ose ne ate metoden e re qe Rama ka zbuluar, shtimin e borxhit publik duke marre kredi ne bankat e huaja ne emrin e shqiptareve. Keto politika sociale sjellin uljen e mundesive per punesim, uljen e cilesise se sherbimeve per qytetaret, dhe sjelljen edhe ngeljen e pagave ne vend numero. Pagat rriten vetem tek privati, pasi privati qe shikon rritje te kerkeses per produktin e sherbimin e tij, rrit edhe pagen per te afruar e mbajtur punetoret e tij. Kurse per buxhetoret, rritja e pages eshte vetem nje "vendim Qeverie" ne vit zgjedhjesh.

    Keto politika sociale jane ato prej se cilave Shqiperia po vuan e do te vuaje me gjate. Kjo u be e dukshme me pandemine, ku sipas shume shqiptareve te infektuar me virusin, "nje shtrim ne spitalin publik ishte njesoj si nje denim me vdekje", shumica e shqiptareve zgjodhen sherbimin me cilesor tek privati, per te shpetuar jetet e tyre.

    Sa me pak nderhyrje te shtetit ne sektorin privat, aq me shume hov merr ekonomia dhe mireqenia e atij populli. Ajo qe i rrit pagat dhe rrit edhe cilesine e sherbimeve per qytetaret eshte konkurrenca e bizneseve private. Kjo konkurrence sjell uljen e cmimeve dhe uljen e kostos se jeteses, rritjen e mundesive te punesimit ne vend tek privati, dhe rritjen e pagave, jo kur e dikton Kryeministri, por kur e dikton tregu i lire privat.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-01-2022 më 20:13

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (31-01-2022)

Tema të Ngjashme

  1. Zotimet tuaja personale për vitin e ri 2021
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-05-2024, 05:56
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-06-2021, 16:47
  3. Zvicra, referendum për pagën minimale
    Nga Wordless në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 04-06-2014, 21:30
  4. Shqipëria dhe Kosova me pagën minimale më të ulët në rajon
    Nga Antiproanti në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 23-03-2014, 12:35
  5. Si u shit Shqipëria dhe a po shitet edhe Kosova?
    Nga ZANOR në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 06:06

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •