https://trekendeshididaktik.wordpres...19/12/29/4181/
[/url]
Alfabeti i gjuhës shqipe
Manastir,o qytet i alfabetit
Shkronja të bukura na ke dhuruar
Shkronja të bukura me shkronja shqipe
Alfabetin tonë na e ke zbukuruar.
U hap drita e kongresit me urtësi
Nga shoqëria„Bashkimi” në ILIRIDË
Nëntori,muaji i festave kombëtare
Çdo fëmijë e paise me abetare.
Mitat Frashëri e Gjergj Fishta
Më 22 Nëntor agoi dita
Luigj Gurakuqi e Ndre Mjeda
Në kongres ju shkelqeu pena.
Alfabeti sot,lexohet e shkruhet
Me shumë dinjitet ai ruhet.
Me këtë alfabet shkruan Presheva
Shkruan e lexon,Malësia e Preveza.
Alfabeti shqip në zemrat tona,
Në institute e nëpër shkolla.
Margaritarët në gjerdan rradhiten,
lulëzojnë shkronjat,lulëzon gjuha shqipe.
Zeqirja Latifi,Nëntor 2019
Krijoni Kontakt