Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Shpërthim tritoli në shtëpinë e Armand Dukës në Durrës

    Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në Durrës.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj. Nga shpërthimi ka patur dëmtime të derës së jashtme të banesës dhe nuk ka persona të lënduar.

    Sipas informacioneve paraprake, tritoli i vendosur ka qenë në sasi të vogël.

    Lajmi për eksplozivin në banesën e Dukës u njoftua dhe nga drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu.

    “Kam një njoftim ma verifikoni pak. Më thonë se në këto moment ka vendosur eksploziv në shtëpinë e Armand Dukës është zyrtare më thotë dhe se shpërthimi ka ndodhur në Durrës. Ka qenë vetëm gruaja në Shtëpi. Shpërthimi është dëgjuar në Durrës. Dinamit tek Duka më thotë”-tha Fevziu./Opinion.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shpërthim tritoli në shtëpinë e Armand Dukës në Durrës

    Detaje të reja në shpërthimi i tritolit në banesën e Armand Dukës

    Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 3 të Durrësit në shtëpinë e kreut të FSHF-së Armand Duka. Mësohet se lënda plasëse është hedhur nga një person i panjohur në hyrje të banesës private.

    Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Në banesë ka qenë vetëm bashkëshortja e cila ka njoftuar më pas policinë.

    Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar. Ngjarja vjen në kulmin e përplasjeve që Duka ka pasur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. ©LAPSI.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Tema të Ngjashme

  1. Armand Çullhaj shpallet kampion evropian në WBU
    Nga Akuamarini në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2018, 12:48
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2014, 14:03
  3. Pogradec, shpërthim granate në shtëpinë e kreut të PD-së
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-01-2014, 23:44
  4. Fushë Krujë, shpërthim tritoli pranë Fabrikës së Çimentos
    Nga benseven11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2012, 15:32
  5. Shpërthim tritoli në Tiranë, dëmtohen 10 apartamente
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 04-11-2011, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •