-
Pėr: Ecja
Tė mirat e ecjes nė mal
Eksperienca e tė ecurit nė male apo siē njihet me termin nė gjuhėn angleze “hiking”, ėshtė diēka qė tė pastron trupin dhe mendjen. Studime tė shumta shkencore e vėrtetojnė se ka shumė benefite shėndetėsore pėr tė kaluarit kohė nė natyrė.
Hiking ju ndihmon ta reduktoni tė menduarit e tepėrt, transmeton Klan Kosova.
Ata qė mendojnė shumė, fokusohen nė mendime negative dhe kjo mund t’ju sjellė ankth, depresion dhe stres.
Ecja nė natyrė ėshtė ushtrim i mrekullueshėm
Tė gjithė e kemi dėgjuar shprehjen mendje e shėndoshė nė trup tė shėndoshė. Hikingu nė natyrė ėshtė njė formė e mrekullueshme e ushtrimeve dhe pėrmes ecjes nė mal mund tė digjni nga 400 deri nė 700 kalori pėr orė.
Rekomandohet edhe nga doktorėt
Mjekėt progresistė, janė dakord me faktin se tė kaluarit kohė nė natyrė ju sjellė mė pak stres dhe shėndet mė tė mirė fizik.
Ekonomia Online
https://ekonomiaonline.com/te-mirat-e-ecjes-ne-mal/
-
-
Pėr: Ecja
5 PĖRFITIMET
Pse ecja pasi ke ngrėnė i bėn mirė shėndetit
Nuk po flasim vetėm pėr rritjen e hormonit tė endorfinės, uljen e nivelit tė stresit, ndėrkohė qė ecja apo shėtitjet e gjata nxisin prodhimin e serotoninės. Ecja pas konsumit tė ushqimit, ka ndikime direkte nė: pėrmirėsimin e tretjes, mund tė zvogėlojė rrezikun e sėmundjeve tė zemrės, rregullimin e sheqerit nė gjak, njė peshė normale trupore si edhe gjumė mė tė qetė.
- Pėrmirėsimi i tretjes
Ecja pas ngrėnies stimulon stomakun dhe zorrėt, duke e bėrė ushqimin tė lėvizė mė shpejt dhe kjo ndihmon nė procesin e tretjes.
- Ulje e rrezikut tė sėmundjeve tė zemrės
Studimet kanė treguar se tė gjitha format e rregullta tė stėrvitjes janė tė shkėlqyera pėr shėndetin e zemrės. Madje, njė hulumtim i fundit thotė se kryerja e ushtrimeve tė vogla dhe tė shpejta, si njė shėtitje 10 deri nė 15 minuta pas ngrėnies mund tė jetė mė e dobishme pėr tė reduktuar shanset pėr sėmundjet e zemrės.
- Rregullim i niveleve tė sheqerit nė gjak
Ecja pas ngrėnies, sidomos nėse ju e ktheni nė njė ritual tė pėrditshėm, do tė ndihmojė nė uljen e niveleve tė sheqerit nė gjak dhe ėshtė njė mėnyrė efektive pėr tė minimizuar shumė rreziqe qė i vijnė trupit dhe organizmit nga sheqeri i tepėrt.
- Ruajtja e njė peshe normale
Ushtrimet e rregullta janė njė nga mėnyrat mė efektive pėr tė qenė tė shėndetshėm, por edhe njė shėtitje e shkurtėr pas njė vakti mund tė ndihmojė nė ruajtjen ose humbjen e peshės.
- Gjumė mė i mirė
Mjekėt shpjegojnė se ecja pas darkės ndihmon nė rregullimin e ritmeve cirkadiane: rregullon natyralisht ciklin gjumė-zgjim, duke e bėrė mė tė lehtė rėnien nė gjumė dhe shijimin e njė pushimi mė tė thellė dhe ēlodhės.
Sa kohė pas ngrėnies duhet tė ecni?
E gjitha kjo varet nga qėllimet tuaja. Nėse thjesht doni tė ndihmoni tretjen e ushqimit mė lehtė, njė shėtitje 10-minutėshe pas ēdo vakti mjafton pėr tė qenė e dobishme. Por, nėse po kėrkoni tė pėrmirėsoni qėllimet e pėrgjithshme ose tė arrini 10 mijė hapa, atėherė bėni njė shėtitje rreth 30 minuta.
Konica.al
https://konica.al/2023/11/pse-ecja-p...ire-shendetit/
-
-
Pėr: Ecja
Gabimet qė Bėni Gjatė Ecjes tė Cilat ju Dėmtojnė Gjunjėt
Ecja ėshtė njė formė e mrekullueshme dhe e thjeshtė pėr tu tonifikuar, dobėsuar dhe mbajtur zemrėn tė shėndetshme.
Por pavarėsisht pėrfitimeve tė shumta tė ecjes, ekziston njė pjesė e trupit tuaj ku mund tė ndjeni lodhje mbas ecjeve tė gjata. Ato janė pikėrisht gjunjėt!
Me disa ndryshime tė thjeshta nė rutinėn tuaj, ju mund tė shmangni dhimbjen e tyre, pa hequr dorė nga ushtrimet qė keni zgjedhur.
AgroWeb.org ju fton tė zbuloni se cilat gabime nė ecje mund tju dėmtojnė gjunjėt dhe si ti shmangni ato.
Zgjidhni kėpucė tė pėrshtatshme.
Kur zgjidhni kėpucėt pėr tė veshur gjatė ecjes, nuk duhet tė keni parasysh vetėm estetikėn.
Lloji i gabuar i kėpucėve mund ti pėrkeqėsojė problemet ekzistuese tė gjurit, thonė ortopedėt.
Pėr shembull, nėse keni sindromėn patella-femorale, dhimbje e kupave tė gjurit, atėherė duhet tė vishni njė kėpucė qė ofrojnė stabilitet dhe mbėshtetesin e harkun e kėmbėve.
Kujdesuni pėr harqet e kėmbėve
Harku i kėmbės siguron stabilitet, kėshtu qė ėshtė e rėndėsishme ti kushtoni vėmendje.
Nėse harku i kėmbėve tuaja mbėshtetet plotėsisht nė tokė gjatė ecjes, me kalimin e kohės ju mund tė ndieni dhimbje tė pėrkeqėsuara nė gju.
Nė kėtė rast AgroWeb.org ju sugjeron tė kėshilloheni me njė mjek ortoped pėr tė marrė ndihmėn e duhur.
Mos angazhimi i muskulaturės gjatė ecjes
Ecja ėshtė njė ushtrim i thjeshtė dhe i mrekullueshėm pėr trupin.
Por nė mėnyrė qė tė zbusni presionin tek gjunjėt ju duhet tė aktivizoni gjithashtu disa muskuj shtesė.
Njė mėnyrė pėr ta bėrė kėtė ėshtė tė forconi muskujt e ijeve tuaja.
Nėse nuk i pėrfshini muskujt gluteal, gjuri pėrfundon duke marrė mė shumė peshė ose ngarkesė nė ēdo hap qė hidhni.
Vazhdoni ecjen edhe kur keni dhmbje.
Tė gjithė njė njė moment e gjejmė veten duke pėrjetuar shqetėsime gjatė stėrvitjes.
Por kur vazhdoni stėrvitjen edhe pse ndjeni dhimbje tė gjunjėve, mund tė jeni duke rrezikuar tė pėsoni dėmtime serioze tė gjurit.
Dhimbja ėshtė njė shenjė paralajmėruese se diēka nuk ėshtė nė rregull dhe duhet tė ndaloni, thonė tekspertėt. Ju duhet tė shmangni ēdo gjė qė shkakton dhimbjen e tyre.
/ AgroWeb.org
https://agroweb.org/ne-forme/trupi-s...tojne-gjunjet/
-
-
Pėr: Ecja
https://www.youtube.com/watch?v=AbGOSouj48Q
E Diela Shqiptare - “Kujdes Shėndetin” - Pėrfitimet e ecjes (12 Maj 2024)
-
-
Pėr: Ecja
Ngjitja e shkallėve do t’ju ndihmojė tė jetoni mė gjatė
Pėrfitimet e ecjes pėr shėndetin tonė psikologjik dhe fizik janė tė shumta dhe tė gjithė e dimė se sa mirė ėshtė pėr trupin tonė tė ecim pėr ca kohė nė jetėn e pėrditshme. Hulumtimi i ri vėrteton se marrja e shkallėve, nė vend tė pėrdorimit tė ashensorit, mund t’ju bėjė tė jetoni mė gjatė.
Njė studim i botuar nė revistėn Atherosclerosis nė 2023 shikoi saktėsisht se sa hapa duhet tė ngjitė njė person ēdo ditė pėr tė pėrmirėsuar shėndetin e zemrės. Pra, pėrgjigja ėshtė 50 hapa nė ditė. Sipas shifrave tė cituara, nėse e ndiqni ēdo ditė, keni 20% mė pak mundėsi pėr tė zhvilluar njė sėmundje kardiovaskulare.
“Pėr fat tė keq, njerėzit qė ngjitnin shkallėt pėr njė kohė dhe mė pas ndaluan kishin njė rrezik 32% mė tė lartė tė sėmundjeve tė zemrės nė krahasim me ata qė nuk ushtroheshin fare”, tha doktoresha Yvonne Covin. Duhet theksuar se studimi nxjerr nė pah vetėm korrelacionet midis kėtij aktiviteti dhe shėndetit tė zemrės.
Ngjitja e shkallėve bie nė kategorinė e ushtrimeve aerobike, qė janė lėvizje qė rrit rrahjet e zemrės dhe nivelet e oksigjenit, duke pėrdorur aktivitete tė pėrsėritura. Nė tė njėjtėn kohė, ushtrimet aerobike reduktojnė rrezikun e presionit tė lartė tė gjakut, kolesterolit tė lartė dhe sėmundjeve tė zemrės.
Pra, nėse jeni tė mėrzitur vetėm tė ecni ose tė vraponi duket e lodhshme, pse tė mos filloni tė ngjitni shkallėt? Filloni me shkallėt e ndėrtesės sė banesės ose punės tuaj dhe ngadalė filloni tė rrisni ritmin me tė cilin i ngjitni ato. Nė njė kohė tė shkurtėr gjendja juaj fizike do tė pėrmirėsohet.
Konica.al
https://konica.al/2024/05/ngjitja-e-...toni-me-gjate/
-
-
Pėr: Ecja
Mund tė mos e bėni ēdo ditė, por ecja pas ngrėnies vjen me dobi tė shumta shėndetėsore
Ecja pas ngrėnies mund tė sjell disa pėrfitime shėndetėsore, tė tilla si pėrmirėsimi i tretjes dhe promovimi i humbjes sė peshės.
Ėshtė bėrė mė se e zakonshme tė bėni njė shėtitje tė shkurtėr pas ēdo vakti ushqimor.
Kjo shėtitje e shkurtėr pas ngrėnies mund tė ndikojė nė shėndetin tuaj nė njė mėnyrė pozitive, duke sjell dobi tė shumta shėndetėsore, por cilat janė ato?
Mė poshtė kemi listuar disa prej tyre.
Mund tė pėrmirėsojė tretjen
Njė pėrfitim i madh i mundshėm qė lidhet me ecjen pas ngrėnies ėshtė pėrmirėsimi i tretjes.
Lėvizjet e trupit mund tė ndihmojnė tretjen tuaj duke nxitur stimulimin e stomakut dhe zorrėve, duke bėrė qė ushqimi tė lėvizė mė shpejt.
Studimi ka treguar se ecja e barabartė me 10 orė nė javė parandalon kancerin nė sistemin tretės, i cili pėrfshin:
Gojėn
Fytin
Ezofagun
Stomakun
Zorrėn e hollė
Kolorektalin
Pankreasin
Fshikėza e tėmthit
Mėlēinė
Mund tė ndihmojė nė menaxhimin e niveleve tė sheqerit nė gjak
Njė pėrfitim tjetėr i dukshėm i ecjes pas ngrėnies ėshtė pėrmirėsimi i menaxhimit tė sheqerit nė gjak.
Kjo ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme pėr njerėzit me diabet tė tipit 1 dhe 2 – ērregullime qė dėmtojnė pėrpunimin e sheqerit nė gjak – sepse stėrvitja pas ngrėnies mund tė parandalojė rritjen e tepėrt tė sheqerit nė gjak.
Njė studim i vitit 2016 te njerėzit me diabet tė tipit 2 gjeti se ecja pėr 10 minuta pas ēdo vakti ishte mė efektive se sa ecja pėr 30 minuta nė ēdo kohė pėr menaxhimin e sheqerit nė gjak.
Ndonėse stėrvitja pas vaktit ėshtė veēanėrisht ndikuese pėr ata me diabet, tė tjerėt mund tė pėrfitojnė gjithashtu nga efektet e tij nė uljen e sheqerit nė gjak.
Mund tė zvogėlojė rrezikun e sėmundjeve tė zemrės
Pėr dekada, aktiviteti fizik ka qenė i lidhur me shėndetin e zemrės.
Mė konkretisht, hulumtimet kanė treguar se ushtrimet e rregullta mund tė ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin LDL (tė keq), duke reduktuar gjithashtu rrezikun e njė goditjeje ose sulmi nė zemėr.
CDC rekomandon 30 minuta ushtrime me intensitet tė moderuar tė paktėn 5 ditė nė javė. Duke pėrfunduar tre shėtitje 10-minutėshe nė ditė pas vakteve, mund ta pėrmbushni lehtėsisht kėtė udhėzim.
Mund tė nxisė humbjen e peshės
Dihet gjerėsisht se stėrvitja luan njė rol tė madh nė humbjen e peshės nė kombinim me njė dietė tė duhur.
Pėr tė nxitur humbjen e peshės, duhet tė jeni nė njė deficit kalori. Kjo do tė thotė qė ju digjni mė shumė kalori sesa merrni.
Ecja pas ngrėnies mund t’ju sjellė mė afėr arritjes sė njė deficiti kalori. Thėnė kėshtu, nevojiten mė shumė tė dhėna pėr tė pėrcaktuar efektet specifike tė ecjes pas ngrėnies nė humbjen e peshės.
Mund tė ndihmojė nė rregullimin e presionit tė gjakut
Ecja pas ngrėnies mund tė ndihmojė gjithashtu nė rregullimin e presionit tė gjakut nė njė masė tė caktuar.
Bazuar nė tė dhėnat aktuale, pjesėmarrja nė shėtitje pas ngrėnies mund tė ketė njė efekt tė fuqishėm nė uljen e presionit tė gjakut.
Telegrafi
https://telegrafi.com/mund-te-mos-e-...-shendetesore/
-
-
Pėr: Ecja
Nga zemra te truri, 5 pėrfitimet e jashtėzakonshme tė ecjes pas darkės
Tė bėsh njė shėtitje pas darkės, qoftė edhe pėr disa minuta, ėshtė njė zakon i shkėlqyer qė sjell pėrfitime tė shumta pėr shėndetin fizik dhe mendor.
Sipas studimeve tė kryera ecja pas njė vakti ėshtė njė praktikė qė mund tė zvogėlojė rrezikun e sėmundjeve kardiovaskulare, tė pėrmirėsojė tretjen dhe madje tė zgjasė jetėn tuaj.
Shėtitja pas darkės zvogėlon rrezikun e kancerit tė zorrės sė trashė
Sipas njė studimi tė kryer nga Universiteti i Regensburgut, ecja pas ngrėnies mund tė zvogėlojė rrezikun e kancerit tė zorrės sė trashė. Studimi, i cili analizoi tė dhėnat e mbi 86,000 njerėzve, theksoi se aktiviteti fizik nė mbrėmje, rreth orės 18:00, lidhet me njė ulje prej 10% tė rrezikut tė zhvillimit tė kėsaj forme kanceri. Ecja pas ngrėnies ndihmon nė uljen e stresit, pėrmirėsimin e qarkullimit dhe stimulimin e sistemit imunitar.
Redukton rrezikun e diabetit tė tipit 2
Ecja pas darkės jo vetėm qė ndihmon tretjen, por gjithashtu luan njė rol tė rėndėsishėm nė menaxhimin e sheqerit nė gjak. Disa studime kanė treguar se njė shėtitje 15 deri nė 20 minuta pas ēdo vakti mund tė ulė nivelet e sheqerit nė gjak, gjė qė pėrndryshe mund tė dėmtojė qelizat e pankreasit dhe tė rrisė rrezikun e diabetit tė tipit 2.
Pėr mė tepėr, njė shėtitje pas darkės ndihmon nė mbajtjen nėn kontroll tė peshės duke pėrmirėsuar ndjeshmėrinė ndaj insulinės.
Pėrmirėson shėndetin e zemrės
Njė nga pėrfitimet mė tė mėdha tė njė shėtitjeje pas darkės ėshtė pėrmirėsimi i shėndetit kardiovaskular. Sipas njė studimi qė monitoroi 200,000 njerėz, edhe vetėm 2,337 hapa nė ditė (rreth 15 minuta ecje) mund tė zvogėlojnė rrezikun e sėmundjeve tė zemrės. Nė fakt, ēdo 500 hapa shtesė ul rrezikun e vdekjes nga sėmundjet kardiovaskulare me 7%.
Ky efekt i dobishėm vjen nga fakti se ecja ul presionin e gjakut dhe ul nivelin e yndyrės nė gjak . Pėr mė tepėr, ky zakon ndihmon nė balancimin e niveleve tė kolesterolit dhe pėrmirėsimin e qarkullimit.
Ndihmon nė parandalimin e demencės
Lidhja midis ecjes dhe zvogėlimit tė rrezikut tė demencės ėshtė studiuar nga disa grupe kėrkimore , tė cilėt zbuluan se ecja e pėrditshme ul rrezikun e demencės me 25% . Nėse ecni rreth 10,000 hapa nė total, rreziku ulet me 51%. Ecja parandalon plakjen e parakohshme tė trurit duke rritur madhėsinė e hipokampusit, pjesės themelore tė trurit pėr kujtesėn.
Shėtitja pas darkės rrit jetėgjatėsinė
Thjesht duke shtuar dhjetė minuta ecje nė rutinėn tuaj tė mbrėmjes mund tė rrisė jetėgjatėsinė tuaj. Sipas njė studimi tė kryer nė Universitetin e Leicesterit, njerėzit mbi 60 vjeē qė shtojnė njė shėtitje tė shpejtė nė ditė mund tė fitojnė deri nė 17 muaj jetė. Nėse ecja zgjat 30 minuta, fitimi pėr sa i pėrket jetėgjatėsisė ėshtė edhe mė i madh. Kjo ėshtė pėr shkak tė efekteve tė kombinuara tė ushtrimeve tė rregullta nė shėndetin kardiovaskular, menaxhimin e stresit dhe cilėsinė e gjumit.
Shqiptarja.com
https://shqiptarja.com/lajm/nga-zemr...jes-pas-darkes
-
-
Pėr: Ecja
Ecja ul stresin dhe rrit kreativitetin
Njė studim ka zbuluar se ecja mund tė rrisė produktivitetin dhe kreativitetin, duke pėrmirėsuar pėrqendrimin dhe ulur stresin.Sipas ekspertėve, ecja stimulon rrjedhjen e gjakut nė tru, duke ofruar mė shumė oksigjen dhe ndihmuar nė zhvillimin e ideve kreative.
Studimi i vitit 2014 Jepuni ideve tuaja kėmbė: Efektet pozitive tė ecjes nė tė menduarit kreativ nga Marily Oppezzo dhe Daniel L. Schwartz, ka treguar se kreativiteti rritet me 60% gjatė ecjes krahasuar me uljen. Po ashtu, ecja nė natyrė mund tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e kujtesės dhe fleksibilitetit kognitiv, falė teorisė sė rikthimit tė vėmendjes.Ekspertėt sugjerojnė qė ecja mund tė jetė njė mjet efektiv pėr tė rikthyer energjinė dhe pėr tė kapėrcyer bllokimet mendore gjatė punės.
https://gazetablic.com/ecja-ul-stres...kreativitetin/
-
-
Pėr: Ecja
Studimi / Ecni 30 minuta nė ditė dhe keni zgjatur jetėn pa sėmundje
Ekspertėt e shėndetit thonė se ecja ėshtė njė mėnyrė e lehtė pėr tė pėrmirėsuar shėndetin fizik dhe mendor, pėr tė forcuar gjendjen fizike dhe pėr tė parandaluar sėmundjet. Doktoresha amerikane Sarah Eby thotė se njerėzit duhet tė shtojnė edhe aktivitete tė tjera nė kuadėr tė ushtrimeve tė tyre fizike, duke pėrfshirė ushtrime si ngritja e peshave, apo joga pėr njė shėndet tė mirė.
Ēfarė e bėn ecjen kaq tė mrekullueshme pėr shėndetin tuaj?
Ndėrsa ecja nuk ėshtė ushtrimi i vetėm qė njerėzit duhet tė bėjnė, sipas mjekėve ajo ėshtė njė hap i parė i madh drejt njė jete mė tė shėndetshme.
Nuk keni nevojė pėr asnjė pajisje dhe nuk keni nevojė pėr tė paguar pėr njė anėtarėsim nė palestėr. Ecni dhe pėrfitimet janė tė mėdha, thotė Sarah Eby, eksperte e mjekėsisė sportive nga organizata jo qeveritare General Mass Brigham.
Ecja mund tė ndihmojė nė pėrmbushjen e rekomandimit tė dhėnė nga autoritetet e shėndetit publik, qė tė rriturit tė bėjnė tė paktėn 2 orė e gjysmė aktivitet fizik, me intensitet tė moderuar, ēdo javė.
Kjo ndihmon nė uljen e rrezikut tė sėmundjeve tė zemrės, tesionit tė lartė tė gjakut, demencės, depresionit dhe shumė llojeve tė kancerit.
Ecja gjithashtu ėshtė njė ushtrim i lehtė pėr trupin, ndėrsa forcon zemrėn dhe mushkėritė.
Nga pikėpamja e pėrfitimeve shėndetėsore, 150 minuta aktivitet aerobik ēdo javė mund tė sjellin njė sėrė pėrfitimesh shėndetėsore, duke pėrfshirė uljen e rrezikut tė vdekshmėrisė nga tė gjitha shkaqet, rrezik mė tė ulėt tė sėmundjes sė arterieve koronare, goditjes nė tru, hipertensionit, diabetit, si dhe shumė lloje tė kancereve. Ecja ndihmon pėr uljen e ankthit, depresionit dhe pėrmirėson gjumin. Mund tė zvogėlojė rrezikun e sėmundjes nga Alchajmeri dhe demencat e tjera, thotė doktoresha Eby.
Megjithatė, ajo shton se ecja nuk ėshtė tėrėsisht e mjaftueshme pasi nuk forcon muskujt.
Pėrveē ecjes, ne rekomandojmė dy ditė ushtrime pėr forcimin e muskujve. Kjo mund tė jetė ngritje e peshave apo diēka e ngjashme, thotė doktoresha Eby.
Kjo ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme pėr shėndetin e kockave tė grave nė moshė.
Ekspertėt rekomandojnė shtimin e aktiviteteve tė tilla tė paktėn dy herė nė javė duke shkuar nė palestėr, si dhe bėrja e ushtrimeve qė pėrmirėsojnė fleksibilitetin si joga.
Njė ēėshtje qė pėrmendet shpesh ėshtė nėse ėshtė e mjaftueshme bėrja e 10 mijė hapave nė ditė?
Pothuajse tė gjithė kanė dėgjuar pėr kėtė synim, i cili filloi nė kuadėr tė njė fushate marketingu tė viteve 1960, nė Japoni. Ekspertėt, megjithatė, theksojnė se ky ėshtė vetėm njė udhėzim.
Ne tė gjithė kemi dėgjuar pėr bėrjen e 10,000 hapave nė ditė. Kjo u nxit nga njė fushatė reklamuese nė vitet 1960 qė mbijetoi nė mendjen e njerėzve pavarėsisht se nuk ėshtė vėrtet e bazuar nė ndonjė zbulim shkencor, shpjegon doktoresha Eby.
Vendosja e njė objektivi kohor mund tė jetė gjithashtu e dobishme. Doktoresha Eby sugjeron 150 minuta nė javė, tė ndara nė 30 minuta ecje nė ditė.
Nė kėtė mėnyrė, kjo ėshtė njė shėtitje e shpejtė 30 minutėshe, pesė ditė nė javė dhe me kėtė keni treguar kujdes ndaj vetės.
Gjatė motit tė keq, njerėzit mund tė ecin nė ambiente tė mbyllura si qendrat tregtare apo duke pėrdorur pajisjet pėr ecje dhe vrapim nė palestėr.
Me kalimin e kohes dhe pėrgatitjen fizike, mund tė shpejtohet ritmi i tė ecurit, ose duke ecur nė rrugė tė pėrpjeta.
Ecja me miqtė, ose me kafshėt shtėpiake, si qentė, ėshtė njė mėnyrė tjetėr motivimi pėr tė ecur.
Njė tjetėr mundėsi ėshtė ti bashkohesh njė klubi. Grupe tė tilla gjenden gjithandej Shteteve tė Bashkuara qė synojnė tė ndihmojnė njerėzit tė arrijnė qėllimet e tyre tė ecjes.
Koha Jone
https://kohajone.com/kryesore/voa-ec...n-pa-semundje/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-12-2024 mė 11:48
-
-
Pėr: Ecja
Pėr njė zemėr tė shėndoshė preferohet tė ecja
Tė ecurit duhet tė jetė pjesė e pandashme e javės, kjo pėr shkak tė tė mirave tė mėdha qė sjell pėr shėndetin dhe gjendjen tuaj emocionale.
Studimi i fundit i bėrė nga instituti kombėtar amerikan tregon se tė ecurit ndikon nė presionin e gjakut, kolesterolin dhe diabetin si dhe te shėndeti i zemrės.
Ky studim ka marrė nė analizė 33 mijė njerėz qė ecnin rregullisht dhe me intensitet tė moderuar dhe 15 mijė njerėz qė praktikonin joga. Pėr sa i pėrket humbjes sė kalorive, rezultatet janė mahnitėse.
Edhe ata tė cilėt nuk mund tė vrapojnė, pėr shkak tė problemeve me zemrėn apo pėr shkak tė moshės, kanė tė njėjtat pėrfitime shėndetėsore me personat qė vrapojnė: ulet kolesteroli, presioni i gjakut mbahet nėn kontroll dhe ulet rreziku i diabetit.
https://ekonomiaonline.com/per-nje-z...rohet-te-ecja/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 23-01-2025 mė 11:47
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt