Emri:  auto_fd1641634155.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  70.9 KB

Prokurori shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku përgëzon një snajperist shqiptar që për 30 vjet mbrojti presidentët e SHBA-ve si pjesë e Shërbimit Sekret.

Në foton e shkrepur në tarracën e Shtëpisë së Bardhë shfaqet snajperisti shqiptar teksa valvit një fanellë me simbolet e flamurit kuqezi.

“Përgëzime mikut dhe vëllait tim shqiptar pas përfundimit të misionit në Shërbimin Sekret. Nga tarraca e Shtëpisë së Bardhë në vende në mbarë botën, për më shumë se 30 vjet ai mbrojti presidentët e Shteteve të Bashkuara. Një duartrokitje për ty vëlla. Jem shumë krenar me ty!”, shkruan Gjon Juncaj në postimin në rrjetet sociale.

Emri:  auto_Screenshot_41641634174.jpg

Shikime: 54

Madhësia:  48.9 KB

Syri