Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Eurodeputetët Bashës: Dorëhiqu pa përçarë PD dhe pa krijuar parti tjetër!

    Emri:  auto_a71641572716.jpg

Shikime: 145

Madhësia:  64.8 KB

    Letra e Parlamentit Europian për Bashën është e qartë e paekuivoke: respekto vendimet e kuvendit të PD në 11 dhjetor dhe të referendumit të anëtarësisë në 18 dhjetor!

    Eurodeputetët i kujtojnë Bashës se ata kanë përkrahur qendrimet korrekte të partisë tij gjatë viteve të fundit; madje edhe gjatë momenteve shumë të vështira siç Basha personalisht duhet t'a kujtojë.

    Ata i thonë Bashës se një opozitë funksionale është vetëm një PD e bashkuar dhe prandaj ai duhet të dorëhiqet pa krijuar parti tjetër e të mos përçajë PD.

    Teksti më poshtë:

    Zotit Lulzim Basha, deputet i parlamentit
    I dashur Lulzim Basha,

    Po ndjekim me shumë preokupim zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ne kemi mbështetur vitet e fundit qëndrimet korrekte të PD-së edhe në momente shumë të vështira siç do t'a mbani mend personalisht. Shqipëria ka nevojë tashti, më shumë se kurrë, për një opozitë funksionale që siguron kontroll dhe ekuilibër demokratik ndaj një qeverie socialiste gjithnjë e më arrogante. Për ta arritur këtë, PD duhet të gjejë unitetin e saj; prandaj ju e keni detyrim të respektoni vullnetin e kongresit të partisë dhe të anëtarësisë siç u shpreh përkatësisht në 11 dhe 18 dhjetor të vitit të kaluar.

    Emri:  auto_letra_e_plote1641572064.jpg

Shikime: 124

Madhësia:  33.7 KB

    Syri

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eurodeputetët Bashës: Dorëhiqu pa përçarë PD dhe pa krijuar parti tjetër!

    Një personalitet i BE negocioi me Lulzim Bashën dorëheqjen e tij, oferta u refuzua

    Një personalitet i njohur në politikën e Bashkimit Europian mësohet se ka qenë në kontakt me Lulzim Bashën për të negociuar dorëheqjen e tij dhe largimin e butë nga selia.

    Burime në Bruksel bëjnë të ditur se janë shkëmbyer sms dhe biseda por ende nuk është arritur në një konkluzion.

    Basha ende nuk e ka pranuar ofertën e paraqitur. Por kontaktet e shkëmbimet vazhdojnë. Personaliteti në fjalë është pranë Partisë Popullore Europiane por edhe me lidhje me të majtën europiane.

    PPE si rregull nuk përzihet zyrtarisht në çështjet e brendshme të partive anëtare. Në rastin e Bashës thotë se mbështet një PD të bashkuar si opozitë efektive ndaj qeverisë socialiste të Edi Ramës.

    Burimet të sigurta thonë se duke shpresuar që Basha të pranojë nuk do të ketë për momentin prononcim publik.

    Syri

Tema të Ngjashme

  1. PD mbetet sot Parti e Pareformuar dhe per momentin- Parti Anarkiste
    Nga pirro10 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-07-2021, 05:42
  2. Tërmet në PD/ Tjetër listë emrash të njohur kërkojnë dorëheqjen e Bashës
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 05-07-2017, 22:14
  3. Njerëzit e rinj të PD së Bashës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-08-2013, 18:17
  4. Përgjigje: 112
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 08:53
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2010, 21:18

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •