Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22

    Shpërthen Kazakistani: Protesta masive të dhunshme kundër pushtetit autokratik

    Protestat në Kazakistan për rritjen e çmimit të naftës, kryeqyteti shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Raportohen 8 të vdekur dhe qindra të lënduar

    Emri:  220104213258-02-kazakhstan-protest-emergency-010522-exlarge-169-1.jpg

Shikime: 1150

Madhësia:  37.7 KB

    Protestat në Kazakistan kanë lënë të vdekur tetë personel sigurie, si dhe 317 persona të tjerë të lënduar, njoftojnë autoritetet.

    Sipas medieve të huaja, fillimisht të zemëruar nga rritja e çmimit të karburantit për ditën e Vitit të Ri, protestuesit kanë sulmuar dhe djegur ndërtesat shtetërore dhe kanë brohoritur kundër Nursultan Nazabayev, i cili mbajti autoritet të gjerë edhe pse u largua nga posti i presidentit në vitin 2019 pas gati tre dekadash.

    Po ashtu, raportohet se për shkak të protestave të shumta është shpallur gjendja e emergjencës në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan.

    Në tre qytete, zyrtarët e administratës lokale u sulmuan, ndërtesat u dëmtuan dhe “u përdorën gurë, shkopinj, gaz dhe molotov”, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme.

    Një gazetar në Almaty tha për CNN se po përjetonin një ndërprerje të internetit dhe dritat janë të fikura në ndërtesat pranë rezidencës së Presidentit dhe zyrës së kryetarit.

    Tokayev e shkarkoi atë nga posti i kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën, ndërsa kabineti i tij gjithashtu dha dorëheqje.

    Disa raportime që cituan ministrinë e brendshme të Kazakistanit thanë se policia dhe trupat e gardës kombëtare u vranë dhe u plagosën në disa rajone të martën dhe të mërkurën gjatë trazirave më të rënda të Kazakistanit në më shumë se një dekadë.

    Protestuesit morën kontrollin e aeroportit në Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, tha për reuters një burim i njohur me çështjen. Të gjitha fluturimet për dhe nga Almaty janë anuluar.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shpërthen Kazakistani: Protesta masive të dhunshme kundër pushtetit autokratik

    Protesta masive në Kazakistan, shpërndahet qeveria, qytetarët i vënë flakën godinës së një bashkie. Shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    Emri:  Screenshot_4-2.jpg

Shikime: 207

Madhësia:  18.6 KB

    Protestuesit dhe policia janë përleshur në disa qytete të Kazakistanit, ndërkohë që zgjerohen protestat pas rritjes së çmimeve të energjisë. Në qytetin më të madh të Kazakistanit, Almati, qindra protestues, disa të pajisur me shkopinj gome, kanë hyrë sot në zyrën e kryetarit të qytetit, ndërkohë që policia është përballur me ta përmes gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës.

    Ka pasur raportime për shpërthim të zjarrit në ndërtesë. Presidenti, Qasym-Zhomart Toqaev, ka shkarkuar Qeverinë dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë të Kazakistanit – duke përfshirë Almatin dhe kryeqytetin Nur-Sulltan – me qëllim të zvogëlimit të protestave, të cilat kanë shpërthyer tri ditë më parë për shkak të rritjes së çmimeve për gaz të lëngshëm, i cili përdoret për makina në shtetin e pasur me naftë.

    Protestat shumë shpejt janë përhapur në gjithë shtetin, duke shfaqur mbështetje për protestat që kanë shpërthyer fillimisht në Mangastau. Në protesta janë përmendur edhe pakënaqësi lidhur me çështjet si korrupsioni, papunësia dhe pagat e ulëta. Sipas Ministrisë së Brendshme, më shumë se 200 persona janë ndalur gjatë protestave “në disa rajone” mirëpo vëzhguesit kanë thënë se shifra reale mund të jetë më e madhe. Ministria ka thënë se të paktën 95 persona janë plagosur në përleshje.

    Për protesta është raportuar edhe në qytetet tjera të Kazakistanit si Aqtau, Zhanaozen dhe Oral, pavarësisht problemeve me internet, të cilat janë parë si tentime të autoriteteve për të kufizuar aftësinë e protestuesve për t’u mobilizuar.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shpërthen Kazakistani: Protesta masive të dhunshme kundër pushtetit autokratik

    Trazirat e përgjakshme, Kazakistani kërkon ndihmë nga Rusia pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, çfarë pritet të ndodhë

    Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të trazirave në vend, Kazakistani kërkon ndihmë nga CSTO-ja, të drejtuar nga Rusia.

    Paqeruajtës të një trupe të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), të drejtuar nga Rusia, e cila përbëhet nga vende aleate të ish-Bashkimit Sovjetik, do të shkojë në Kazakistan për të ndihmuar për stabilizimin e vendit pas protestave masive. Këtë e deklaroi të enjten (06.01) kryeministri armen, Nikol Pashinyan.

    Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i kishte bërë më herët thirrje për ndihmë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake mes Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.

    SHBA dhe OKB bëjnë thirrje për përmbajtje

    Shtëpia e Bardhë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kazakistanit të tregohen të përmbajtur në trajtimin e trazirave të dhunshme civile, pasi qeveria e vendit shpalli pas protestave gjendjen e jashtëzakonshme.

    SHBA hodhi poshtë “pretendimet e çmendura ruse” se pas demonstratave masive është dora amerikane duke i quajtur si “absolutisht të rreme dhe si pjesë e qartë e librit standard rus të dezinformimit”.

    Gjendje e jashtëzakonshme

    Kazakistani është trazuar që nga fillimi i vitit nga protesta, të cilat u përshkallëzuan të mërkurën në përleshje me policinë. Autoritetet vendase ndërprenë lidhjet me internetin dhe telefonët celular në mbarë vendin dhe shpallën fillimisht gjendjen e jashtëzakonshme në epiqendrat e mitingjeve.

    Më pas gjendja e jashtëzakonshme u shtri në mbarë vendin, pasi protestat për rritjen e çmimit të karburantit kaluan në përleshje dhe demonstruesit sulmuan ndërtesat qeveritare. Disa burime njoftojnë edhe për përdorimin e armëve nga autoritetet. Njoftohet edhe për të vdekur, por deri tani nuk ka të dhëna konkrete për shifrat.

    DW

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shpërthen Kazakistani: Protesta masive të dhunshme kundër pushtetit autokratik

    Horror në Kazakistan, protestuesit presin kokat e dy policëve

    Emri:  upload-2022-01-06T061350Z_1594418935_RC2ITR9S9OJL_RTRMADP_3_KAZAKHSTAN-PROTESTS-pic_32ratio_1200.jpg

Shikime: 203

Madhësia:  46.1 KB

    Trupat e dy zyrtarëve të sigurisë u gjetën të prerë në ditën e pestë të protestave sot në Kazakistan. Mediat lokale raportojnë se nuk kanë munguar edhe të shtënat më armë në sheshin qëndror në Almati. Qindra protestues u mblodhën në shesh ku nuk mungoi dhuna edhe ndaj gazetarëve. 300 ushtarë u përleshën me protestuesit, dhjetra njerëz humbën jetën.

    Mediat në Kazakistan raportuan mbi 1000 qytetarë të plagosur gjatë protestave, mbi 400 kanë marrë plagë të rënda dhe janë hospitalizuar. Ministria e shëndetësisë në Kazakistan raportoi për televizionin Khabar-24 se 62 protestues janë në terapi intensive. Më herët, Ministria e Punëve të Brendshme të raportoi për 13 policë të vdekur dhe 300 të plagosur. Horror ishte dhe raportimi nga autoritetet e larta të rendit se dy oficerë policie u gjetën me kokat e prera gjatë traziarave.

    Protestat e para u ndezën më 2 janar në qytetet Zhanaozen dhe Aktau në rajonin Mangistau (në jugperëndim të vendit) për shkak të rritjes së çmimit të gazit. Dy ditë më vonë, trazirat shpërthyen në Almaty (në juglindje të Kazakistanit) dhe mbuluan pothuajse shpërthyen në të gjitha qytetet e vendit.
    Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Zhomart Tokayev, mori disa masa për t’i bërë ballë situatës: ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për dy javë, shkarkoi gjithë kabinetin qeveritar dhe premtoi se do të ulë çmimet e gazit. Kështu, ai përmbushi disa kërkesa të protestuesve të pakënaqur.

    Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev i kishte më herët thirrje për ndihmë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake mes Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit. Shtëpia e Bardhë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kazakistanit të tregohen të përmbajtur në trajtimin e trazirave të dhunshme civile, pasi qeveria e vendit shpalli pas protestave gjendjen e jashtëzakonshme.SHBA hodhi poshtë “pretendimet e çmendura ruse” se pas demonstratave masive është dora amerikane duke i quajtur si “absolutisht të rreme dhe si pjesë e qartë e librit standard rus të dezinformimit”.

    Balkanweb

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shpërthen Kazakistani: Protesta masive të dhunshme kundër pushtetit autokratik

    Trupat ruse hyjnë në Kazakistan, Moska: Pas protestave qëndron dora e Amerikës!

    Emri:  kaz.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  32.0 KB

    Një aleancë ushtarake e drejtuar nga Rusia do të nisë trupa në Kazakistan, pas ftesës së presidentit vendas i cili kërkoi ndihmë për t`i bërë ballë trazirave në vend dhe protestave që sa vjen e përshkallëzohen.

    Paqëruajtiësit i përkasin një trupe të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), e cila përbëhet nga vende aleate të ish-Bashkimit Sovjetik. Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev i kërkoi ndihmë më herët aleancës ushtarake mes Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.

    Kryeministri armen, Nikol Pashinyan ishte ai që bëri njoftimin se trupat do të stacionohen në Kazakistan për një periudhë të shkurtër kohe, deri sat ë rikthehet rendi e qetësia, por nuk sqaroi ndërkohë sesa ushtarë do të dërgohen në vendin e trazuar.

    Shtëpia e Bardhë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara u kërkuan autoriteteve të Kazakistanit të tregohen të përmbajtur në trajtimin e krizës. Washingtoni hodhi poshtë dhe ato që i quajti “pretendime të çmendura ruse” se pas demonstratave masive është dora amerikane duke i quajtur si “absolutisht të rreme dhe si pjesë e qartë e librit standard rus të dezinformimit”.

    Kazakistani është trazuar që nga fillimi i vitit nga protesta, të cilat u përshkallëzuan të mërkurën në përleshje me policinë. Në vend u shpall gjendja e jashtëzakonshme pasi protestat për rritjen e çmimit të karburantit kaluan në përleshje dhe demonstruesit sulmuan ndërtesat qeveritare. Njoftohet edhe për të vdekur, por deri tani nuk ka të dhëna konkrete për shifrat.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,024
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shpërthen Kazakistani: Protesta masive të dhunshme kundër pushtetit autokratik

    Nje renie drastike u vu re sot ne tregun e bitcoin, i cili eshte i lidhur direkt me trazirat ne Kazakistan. Kazakistani eshte vendi i dyte me i madh ne bote per minierat e bitcoin. Duke qene se vendi eshte i pasur me qymyr guri si burim energjie, eshte nje vend ideal per germimin elektronik te bitcoin. Kur Kina perzuri shume prej minierave te saj te bitcoin nga territori i saj, ato shtegtuan ne Kazakistan, duke qene se eshte ne kufi me Kinen.

    - A po e ze Zoti bitcoinin me gure?

    Amani ore te keqen mos na i ndodhi ndonje gje ketij me poshte:

    Emri:  MV5BMjA3MDA4NTUtYzY5YS00ZDlmLWI4ODUtODg4Y2Q1ZTkxMDVhXkEyXkFqcGdeQWFybm8@._V1_.jpg

Shikime: 196

Madhësia:  38.2 KB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-01-2022 më 00:00

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-01-2022, 11:15
  2. Spanjë, protesta masive kundër monarkisë
    Nga Archon në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2013, 12:31
  3. Protesta të dhunshme në Romë
    Nga eralni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 21-10-2011, 06:18
  4. Egjipt: Vendi përfshihet në protesta të dhunshme. Largohet Mubarak
    Nga Qyfyre në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 20-02-2011, 17:35
  5. Rama pergatitet per protesta te dhunshme
    Nga REALIST në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 17:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •