Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Zëri i Amerikës: A ka shans Kosova të pranohet në NATO?

    A ka shans Kosova të pranohet në NATO sipas “Zëri i Amerikës”?

    Emri:  Capture-10.jpg

Shikime: 1623

Madhësia:  22.1 KB

    “Kosova në NATO”, një thurje që bën thirrje për anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, është përhapur në rrjete sociale, që nga fillimi i agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, që ka nxitur edhe shqetësimet për mundësinë e destabilizimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Autoritetet më të larta të Kosovës dhe partitë politike po kërkojnë nga faktorët ndërkombëtarë që të mbështesin Kosovën në përshpejtimin e anëtarësimit të saj në NATO.

    Emri:  01e50000-0aff-0242-0521-08d9fd41e799_tv_w650_r1.jpg

Shikime: 1522

Madhësia:  39.3 KB

    Të martën, presidenti turk Recep Tayip Erdogan, pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Turqia do të ndërmarrë hapa, sikurse në rastin e njohjes edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha mbrëmë se ministria e Jashtme e Serbisë ka përgatitur një notë proteste, pas komenteve të presidentit turk.

    Rreth 3 mijë e 800 trupa të KFOR-it kujdesen aktualisht për sigurinë në Kosovë.

    Por, cilat janë kriteret për anëtarësim në NATO?

    Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zëdhënësja e NATO-s, Daniele Riggio, tha se kriteret për anëtarësimin në NATO janë të përfshira në Nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit, ku theksohet se “palët, me marrëveshje të njëzëshme, mund të ftojnë çdo shtet tjetër evropian që është në gjendje të çojë përpara parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut për t’anëtarsuar në këtë Traktat”.

    Por cilat janë pengesat e Kosovës për anëtarësim në NATO?

    “Pengesa më e madhe është fakti që NATO-ja edhe më tutje ka një qasje neutrale nëse jo edhe pasive në raporte formale sa i përket bashkëpunimit me Kosovën, për faktin që katër shtete të NATO-s edhe më tutje nuk e njohin Kosovën dhe për të qenë anëtare e NATO-s duhet domosdo me pas konsensus të plotë, të paktën mos të ketë vota kundër”, thotë për Zërin e Amerikës, drejtori i Qendrës së Kosovës për studime të sigurisë, Mentor Vrajolli.

    Zoti Vrajolli thotë se kohët e fundit ka tendenca që Rusia përmes aleatëve të saj në Ballkanin Perëndimor të nxise destabilizim.

    “NATO duhet të jetë syhapur dhe t’u hap rrugën këtyre vendeve tjera të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, që të jenë pjesë e NATO-s me qëllim që të sigurohet që këto tendenca me domosdoshmëri kanë me rezultu me tendenca të dështume”, tha ai.

    Qeveria e Kosovës themeloi të martën “Fondin e Sigurisë”, për pranimin e donacioneve dhe kontributeve të diasporës dhe qytetarëve të Kosovës, që do të përdoren në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë shtetërore, infrastrukturën e sigurisë dhe menaxhimin e katastrofave natyrore.

    Zoti Vrajolli thotë se kjo nismë është e mirë por sipas tij një formë më e mirë për forcimin e sektorit të mbrojtjes është përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

    “Ka partner të cilët janë të interesuar që forcojnë strukturat vendore për shkak se Ukraina po tregon që është më ekonomike për intervenim ndërkombëtar në qoftë se i jep mbështetje forcave vendore se sa që të pritet që komuniteti ndërkombëtar të intervenojë”, tha ai.

    Autoritetet në Kosovë thonë se janë duke bashkëpunuar me aleatët perëndimorë për të kundërshtuar agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe për t’u përballur me ndikimet e mundshme në rajonin e Ballkanit.

    VOA

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Zëri i Amerikës: A ka shans Kosova të pranohet në NATO?

    E veshtire eshte, megjithate te shpresojme..., por nuk eshte serbia njelloj si rusia, se jemi ne evrope jo ne stepat dhe uraletm ku nuk hyjne as valet e televizionit. Nga 1999 ka kaluar shume kohe, populli serb ne 90 perqind nuk do lufte...,
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zëri i Amerikës: A ka shans Kosova të pranohet në NATO?

    Kosova në NATO, Serbia kërcënon me luftë

    Emri:  -640-0-8jpg-1646388670.jpg

Shikime: 68

Madhësia:  32.5 KB

    Serbia ndihet e kërcënuar nga shprehja e dëshirës së Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO. Sipas ministrit të Brendshëm Vulin kjo do të nxiste provokime të cilat do ta detyronin Beogradin të ndërhynte ushtarakisht.

    Disa ditë pasi Kosova bëri thirrje për anëtarësim në NATO, Serbia thotë se akti kërcënon Serbinë dhe do ta detyronte vendin t’i përgjigjej ushtarakisht.

    Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin, i cili pretendon se anëtarësimi është i pamundur edhe proceduralisht.

    "Anëtarësimi i Kosovë në paktin e NATO-s është kërcënim për Serbinë me konfrontim të armatosur dhe asgjë tjetër. Anëtarësimi nënkupton anulimin e Rezolutës 1244, shfuqizimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe të gjitha garancive të dhëna nga OKB-ja, por edhe detyrimin e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s që të mbrojnë integritetin e tyre territorial të anëtarëve të sapo pranuar siç thuhet në nenin e 5 të traktatit" tha Vulin, citon agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

    Ministri pretendoi se nëse Kosova do të anëtarësohej në NATO, qeveria do të ndërmerrte sulme ndaj serbëve në veri të vendit dhe do të provokonte konflikte me Beogradin.

    Vulin: A dyshon dikush se Kurti do të hezitonte të ndërmerrte një sërë sulmesh ndaj serbëve në veri të Kosovës dhe të provokonte konflikte që të detyronin Serbinë të futej ushtarakisht për të mbrojtur popullin e vet?!

    ORA NEWS

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-03-2023, 19:14
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-02-2019, 22:59
  3. Reforma zgjedhore, Zëri i Amerikës dhe telefonata me Shtëpinë e Bardhë
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-02-2019, 17:29
  4. Zëri i Amerikës shënon sot 65 vjetorin
    Nga DYDRINAS në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:01
  5. Zeri i Amerikes dhe Debati Nano-Berisha.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 10:28

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •