Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17

    Policia padit ish deputetin Myslim Murrizi: Pastrim parash dhe transferta tė dyshimta bankare

    DETAJET/ Fshehje e pasurisė dhe pastrim parash, policia ēon nė prokurori ish-deputetin Myslim Murrizi. Mijėra euro transaksione, shoqėri tregtare e llogari bankare. Aksione dhe nė media

    Emri:  Murrizi.jpg

Shikime: 68

Madhėsia:  55.9 KB

    Policia e Shtetit ka dėrguar pėr hetim ish-deputetin Myslim Murrizi me akuzėn pėr dy vepra penale. Gazetarja Klodiana Lala raportoi pėr “BalkanWeb” se Policia e Shtetit i ka dėrguar ditėn e sotme prokurorisė sė Tiranės njė kallėzim penal pėr ish-deputetin Myslim Murrizi, i cili dyshohet pėr fshehje tė pasurisė dhe pastrim parash.

    Nė referimin qė disponon “BalkanWeb” thuhet se nė vitin 2006 shtetasi Myslim Murrizi rezulton tė jetė dėnuar nga Apeli i Durrėsit me 3 vite burgim pėr mitmarrje, qė ėshtė konvertuar nė shėrbim prove. Njė vit mė vonė, nė 2007 Gjykata e Lartė e ka pushuar ēėshtjen penale me argumentin se fakti nuk parashikohet si vepėr penale.

    Sipas kallėzimit, thuhet se Murrizi, ish-deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė ka pėrfituar nė forma joligjore nė kohėn qė ushtronte funksionin e zyrtarit tė lartė nė KLSH duke investuar para tė pista nė blerjen e pasurive tė paluajtshme. Myslim Murrizi si dhe familjarėt e tij, vetė ose nėpėrmjet subjekteve tregtare kanė kryer transkasione tė shumta dhe tė dyshimta nė disa nga bankat tregtare qė operojnė nė vendin tonė.

    Si e ka kryer veprėn penale murrizi sipas policisė?
    Janė pafund shoqėri tregtare, por edhe numra tė llogarive bankare. Nė qershor 2007-shtator 2008, sipas referimit rezulton se janė depozituar apo transferuar nga njė llogari tjetėr e Myslim Murrizit brenda bankės, nė njė nga bankat e nivelit tė dytė nė total 249 751 euro, tė cilat 248 mijė e 710 janė mbajtur cash nga ana e z. Murrizi. Ndėrkohė nė vitin 2010 ish-deputeti i Kuvendit tė Shqipėrisė, i zgjedhur fillimisht nė siglėn e PD-sė ka depozituar cash nė llogarinė e shoqėrisė ‘Murrizi 2009’, 60 mijė euro. Sipas referimit tė Policisė sė Shtetit bėrė nė prokurori, rezulton se sipas tyre ka gjasa qė kjo shumė nuk ėshtė deklaruar nė institucionin e lartė tė deklarimit dhe kontrollit tė pasurive apo konfliktit tė interesave. Sipas ligjit, z. Murrizi nė momentin qė ka marrė mandatin e deputetit duhet ta deklaronte kėtė shumė. Ai rezulton tė jetė aksioner nė disa shoqėri, pėrfshirė edhe shoqėri mediatike dhe universitare si dhe shoqėri ndėrtimi, por duke qenė se nuk ėshtė aksioner nė masėn 100% dhe ka edhe persona tė tjerė qė nuk kanė aspak lidhje me dyshimet pėr aktivitet kriminal, News24 do tė bėjė tė ditura hap pas hapi tė gjithė rezultatet qė do tė dalin nga ky hetim.

    A ėshtė regjistruar ēėshtja penale?
    Sot ka mbėrritur materiali nė Prokurorinė e Tiranės. Akoma nuk ka njė regjistrim tė procedimit penal sepse sipas ligjit, Prokuroria do duhet ta studiojė paraprakisht materialin dhe mė pas tė vendosė pėr regjistrimin e procedimit penal. Por sa herė Policia e Shtetit ka kėrkuar hetimin e cilitdo, jo vetėm zyrtar, prokuroria ėshtė e detyruar konform ligjit ta regjistrojė. Nė kėtė rast z. Murrizi akuzohet pėr dy vepra penale, fshehje e pasurisė dhe pastrim i produkteve tė veprės penale dhe duhet parė nėse kjo ēėshtje do tė mbahet nga ana e Prokurorisė sė Tiranės. Kjo, pasi dyshohet se z. Murrizi e ka fshehur pasurinė nė kohėn qė ishte deputet, nuk e ka deklaruar tė paktėn nė masėn e 60 mijė eurove dhe nga ana tjetėr ka kryer dhjetėra transaksione dhe hetimi mund t’i kalojė dhe Prokurorisė sė Posaēme.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Policia padit ish deputetin Myslim Murrizi: Pastrim parash dhe transferta tė dyshimta bankare

    “Neveri”, Myslim Murrizi reagon nė News24 pėr akuzat: Pasuria ime e deklaruar, ish-sigurimsat qė drejtojnė Policinė e Shtetit s’mund tė mė intimidojnė

    Ish-deputeti Myslim Murrizi ka mohuar akuzat e ngritura nga policia nė njė lidhje telefonike pėr News24. Murrizi tha se pasuria e tij ėshtė e deklaruar dhe nėse do kishte ndonjė paqartėsi apo dyshim pėr mosdeklarim pasurie do tė kishte qenė ILDKPI qė do kishte reaguar apo kallėzuar rastin nė prokurori. Sa i pėrket vendimit tė Gjykatės sė Apelit nė vitin 2006, ku e dėnonte pėr mitmarrje, ai deklaroi se ka marrė pafajėsinė nga Gjykata e Lartė.

    “Desha tė di kush ėshtė e vėrteta e policisė. Unė nuk kam njoftim zyrtar. Myslim Murrizi nuk kryen transaksione, ėshtė njė nga dy aksionerėt e ‘Murrizi 2009’. Nuk jam administrator dhe nuk kam tagėr tė bėj transaksione. Ēdo mosdeklarim i imi nėse ka ndodhur nė kohėn qė kam qenė deputet nuk ėshtė tagėr i krimit ekonomik, por ILDKPI-sė. Nėse do mendonte se Murrizi kishte fshehur lėvizjet bankare do kishte njė kallėzim nga ILDKPI.

    Ju ftoj tė mos e merrni tė mirėqenė deklarimin tim, por tė pyesni ILDKPI a ka pasur probleme deklarimi im i pasurisė.
    Gjatė kohės qė unė kam qenė deputet, nuk ėshtė subjekt i Tonin Vocit dhe atij halabakut qė drejton krimin ekonomik, sekseri Memushi. Deputeti ėshtė subjekt i Gjykatės sė Lartė kur ka ēėshtje, i SPAK dhe i GJKKO nė institucionet e reja tė drejtėsisė dhe pasuria verifikohet nga ILDKPI, jo nga sigurimsat.
    Paratė e kujt kam pastruar? Rama me Bashėn i kanė lavatriēet e tyre. Nė 31 vite aty kam qenė dhe kam qenė dhe herė tjetėr i verifikueshėm. Ajo qė shoh, ėshtė njė dashakeqėsi e njė grushti fundėrrinash. Unė figurokam i dėnuar, zagari Tonin Voci…Ju ftoj tė shikoni vendimin e Gjykatės sė Lartė qė ėshtė pafajėsia e Murrizit. Ka qenė njė ngjarje tjetėr e stisur nga fėlliqėsirat e asaj kohe. Unė kam marrė pafajėsinė nė Gjykatėn e Lartė. Nuk i jam fshehur Gjykatės sė Lartė me leje lindje si Basha apo me imunitetin e kryetarit tė opozitės si Rama.
    Murrizi ėshtė aksioner 50% tek firma ‘Murrizi 2009’. Kam qenė aksioner tek Justiniani I. Kam qenė aksioner nė njė televizion. Tė gjithė pasurinė time e kam deklaruar. Murrizi nė 30 vite nuk ka konkurruar dhe as ka fituar nga paratė publike. Dy shoqėritė ku kam qenė aksioner kontrolloheshin nga Tatimet.
    Me neveri i refuzoj ato akuza. A ka ndonjė biznes legal zoti Vocaj qė ka studiuar e bija 4 vjet nė Francė, si mund ta ēojė?!”, tha Murrizi.

    Lidhur me motivet e kėtij kallėzimi, nėse ka diēka pas tij, ai tha se nuk ėshtė beteja e parė e tij dhe se nuk intimidohet.
    “Nuk di se ēfarė tė them. Po nė 30 vite nuk ėshtė beteja e parė dhe nuk do hesht. Murrizi ka ikur nga KLSH nė 2005 dhe pėr atė kallėzim qė policia i referohet kam marrė pafajėsi.
    Gjykata e Lartė i ka dhėnė pafajėsi Murrizit dhe unė nuk kam qenė deputet.
    Mirėpres ēdo lloj kallėzimi tė kujtdo fundėrrine qė mendon se mund t’i mbyllė gojėn Murrizit. Do bėj gati menjėherė njė padi pėr atė qė deklarojnė se kam qenė i dėnuar. Nuk fshihem, si ata qė janė dėnuar jashtė shtetit dhe fshihen si qen. I kam deklaruar tė gjitha nė formularin e dekriminalizimit. Kam qenė i qartė nė atė qė kėrkonte ligji dhe i qetė sepse s’kam asnjė dėnim nė RSH.
    Kėsaj policie qė i mbushen kontejnerėt me drogė, qė i vriten qytetarėt, qė grabiten fonde tė BE-sė, qė nuk guxon tė merret me ish-ministra, por paska kohė tė merret me 60 mijė euro e pėrēmoj me neveri.
    Ish-sigurimsi Tonin Vocaj, i grupit ēiftelia, Mond Rizai, Rebani Memushi dhe ata ish-sigurimsa qė drejtojnė Policinė e Shtetit nuk mund tė mė intimidojnė”, tha Murrizi.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,460
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Policia padit ish deputetin Myslim Murrizi: Pastrim parash dhe transferta tė dyshimta bankare

    Transaksion e depozitime cash tė dyshimta/ Nė dy llogari bankare tė ish-deputetit Myslim Murrizi qarkulluan 734 mijė euro

    Emri:  myslim-murrizi-1-1-1536x864.jpg

Shikime: 43

Madhėsia:  23.1 KB

    TIRANĖ
    Nė kallėzimin e policisė ndaj ish- deputetit Myslim Murrizi, thuhet se ai dhe familjarėt e tij, vetė ose pėrmes subjekteve qė zotėrojnė kanė kryer transaksione tė shumta dhe tė dyshimta nė disa banka qė operojnė nė vend.

    Nė kallėzim thuhet gjithashtu se pėr periudhėn Dhjetor 2008 – Qershor 2021, natyra e transaksioneve tė kryera nė llogarinė e tij bankare nė euro, ėshtė nė disa lloje veprimesh bankare, si depozitime cash nga vetė shtetasi apo nga tė tretė, kalime mes llogarive tė shtetasi, kalime nė favor tė subjektit tė administruar prej tij, ‘Murrizi 2009’ shpk dhe tėrheqje Cash. Pėrkatėsisht:

    -Mė 15/01/2014 Mysli Murrizi ka kryer transferta 78 mijė euro nė favor tė subjektit T***pėr blerje makine.
    -Nė 6.10.2014, llogaria e tij ėshtė kredituar nė vlerėn 515 000 euro me pėrshkrimin, ‘Justiniani I’,kalim fondi pėr Myslim Murrizin, shpėrndarje e plotė dividenti. Nė tė njėjtėn datė, shtetasi Myslim Murrizi nga sasia e kredituar, nė emėr tė tij ka tėrhequr shumė prej 425 000 euro.
    -Nė 31.08.2016, llogaria e tij ėshtė kredituar nė vlerėn 11 000 euro, pėr Myslim Murrizin ja kalon si kėst i fundit pėr blerje apartamenti.

    2-Nė nė tjetėr llogari bankare po nė monedhėn euro, pėr periudhėn ( prill – Maj 2021), evidentohen tė jenė kryer transaksionet e mėposhtme:
    – Mė 29.04.2021 Murrizi ka depozituar nė cash shumėn 10 mijė euro, dhe me pas ka transferuar nė favor tė shoqėrisė A** S* A** me pėrshrkimin kalim pjesor, sipas kontratės shitje pasuri e luajtshme pėr blerje automjeti
    – Mė 04.05.2021 Myslim Murrizi ka pėrfituar njė transfertė prej 30 mijė euro nga subjekti Murrizi 2009 shpk.
    – Mė datė 11 maj 2021 Murriz ka transferuar 30000 euro nė favor tė shoqėrisė “A*S*A”, me pėrshkrim “Kalim pėrfundimtar sipas kontratės pėr blerje automjeti.
    Shoqėria “Murrizi 2009” shpk ėshtė bėrė klient i nje banke tė nivelit te dytw qė prej muajit nėntor 2016 dhe disponon dy llogari rrjedhėse nė monedhat “lek” dhe “Euro”, ku pėrgjithėsisht vihen re qė transaksionet e kryera janė me natyrė biznesi dhe konsistojnė nė:

    depozitime cash nga shtetasit Besnik, Agron dhe Roland Murrizi; kėmbime valutore; kalime nga/pėr tė tretė me qėllim likuidim detyrimesh; shitblerja pasurish tė paluajtshme; tėrheqje nė cash si dhe pagesa operacionale (si tarifa pastrimi, taksa etj). Nga tėrėsia e transaksioneve veēojmė se:

    Nė datė 12.12.2017, Murrizi ka kaluar nė llogari tė shoqėrisė “Murrizi 2009” shpk shumėn 20000 euro si ‘kalim ortaku’.
    Nė datė 21 tetor 2019, subjekti “Murrizi 2009” shpk ka kaluar 60000 euro nė favor tė shtetasit Myslim Murrizi, me pėrshkrimin “Murrizi 2009” shpk pėr Myslim Murrizi kthim kontribute tė mėparshme’.

    Nė datė 4 maj 2021, llogaria nė Euro ėshtė kredituar nė vlerėn 35000 euro nga shoqėria “V*R*” shpk me pėrshkrim “V*R*’ shpk pėr ‘Murrizi 2009’ shpk lik fat nr.71 dt.28.02.2021 shitje sipas situacionit”. Nė tė njėjtėn datė, janė transferuar 30000 euro nė favor tė shtetasit Mylsim Murrizi, me pėrshkrimin ‘Murrizi 2009 shpk pėr Myslim Murrizi kthim kontribute tė mėparshme’.

    Balkanweb

Tema tė Ngjashme

  1. PD: Nusja e Erion Veliaj, avokatja e tė akuzuarve pėr pastrim parash
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 07-07-2015, 16:22
  2. Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-03-2015, 12:44
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-09-2013, 11:41
  4. Banka e Vatikanit nėn akuzė pėr pastrim parash
    Nga Explorer nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 25-09-2010, 11:45
  5. SHBA: Pastrim parash nė Bankėn Kombėtare Shqiptare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-03-2005, 11:11

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •