Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20

Tema: . uji

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    . uji

    Jo rralle me qellon te krijoj nga azgjeja qenie, ekzistenca, qe ne me te shumten e rasteve jane aq te vogela sa me rreshkasin ne hapesirat e mendimit, e me firojne ne te zakonshmet e jetes. Mjafton nje perplasje e lehte drite, mbi fytyre per te me shtyre te te krijoj ty, apo te pakten per tu perpjekur te gjej dicka te perbashket mes saj dhe teje. Dije te mbajta ne mollezat e gishtave deri ne agim, deri sa u bere njesh me driten qe me pushtoi dhomen, e pastaj me mori gjumi me ty ne krahe. Sot dua te te rikrijoj, te te pjelle nga zeri yt, te te terheqe zvarre nga frymarrja jote, e te te mbaj me vete. Te te krijoj nga fryma, sepse kjo eshte e vetmja trajte qe te njoh, e vetmja trajte qe me prek. Njohja eshte prekje, gjithcka tjeter eshte nje ecejake pafund ne supermarketin e fantazise sime, ku une po perpiqem te gjej trupin e pershtatshem per ty, qe tashme ekziston vetem si nje rryme ajri qe luan me disa korda zanore, e ben jetesore mendimet, ndjenjat, te vertetat e pa-thena. Tani ti je nje plug i padukshem ajri, qe me leron shpirtin e mbjell brenda tij faren tende. Me mbars me imazhe, me lag me buze argjilin e shpirtit e hedh mbi mua zjarre krijesash, zan-shtriga ime.
    Te fshikulloj fort me fjale terbimi, te hap mbi gjoks nje vrime te madhe, e aty te vjell cdo dite vrerin tim. Te te helmoj me poshtersine time, te dhuroj cdo dite nje dobic qe ta duash sa une, e pastaj te te pagezoj si banoren e trete te qytetit tim.
    Te bashkangjitem cdo mbremje mbi buze, te kaleroj deri ne agim, deri sa bardhesia qe te rrjedh nga kofshet, behet njesh me bardhesine qe pjell kjo dite e njomesht, e ti humbet ne si zakonisht ne supermarketin e imagjinates sime.
    Pastaj!!!
    Nuk flas dot, nuk flas dot.

    Ps: Sot po te krijoj shiun qe te premtova dije.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nitROSHI : 07-07-2002 mė 11:10

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    .pa

    numeron fjalet e menidmit
    duke luajtur me nje drite
    te krijuar ze-shem

    mbas drites me gishtin e tepruar
    krijon nje hije
    qe me ngjan persoshmerisht
    (hijeve iu jep emra dritash)

    Hena lag xhamat e pertej pritjes
    me durimet e mija
    per te ti prekur gjunjet
    e per te te lepire majat e gjumit
    te zbuluar.

    Nuk kam cfare te numeroj vec tingujve
    qe me rreshqasin zhurm'shem
    brendesisht,
    dhe...
    rrenimet e mia rrefehen
    nga rrenjet...reniet...ringjalljet.
    Re'ja ka ngjyren e re...
    qe e njeh vec ti , per te ma treguar
    ...
    ose do ta deh ngjyren
    ose do ta pije te dehem.
    (droga ime e pazbuluar).

  3. #3

    niti

    SHUME E BUKUR.

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    nit'

    po shiu???

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Te pezmatuar nga instiktet e frikes per zhdukjen e species, ashtu si kafshet e tjera, me shpresen per te rruajtur cfare koha tymos...krijuam inkubatoret. E ndersa me gjithcka tjeter, pudrosem faqe Perendish, lotet i futem neper inkubatore shartuar me fareza kondesimi. Gjetem me ne fund dhe gjilperen ne kashte, atehere kur "boshatisem".

    Ndersa rrjedhjet e jetes vazhdojne te thahen, ne tregojme legjenden e "Lotit".

  6. #6
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ...

    "legjenden e lotit"=bukur.
    inkubator=?
    (inkubator ne krijime e nitit?)

    ps.
    fior, ...une prap jam duke te dashur...pak. po ama duke te dashur jam!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga macia_blu : 09-07-2002 mė 07:19

  7. #7
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126
    ahhh, rrofsh e na rikrijofsh edhe pse veten ke per ta grimcuar njemije here ne vit gjate procesit. une s'kam merak per ty. mire do vazhdosh sic e ke nisur. shkruaj rrusho e te fala!

    ani

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Me kishte marre malli per kete, po vetem per kete ama.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655
    uji nuk e krijon shiun
    po rete e lageshta i mbledh ne grusht krijuesi
    i ndrydhe e shtrydhe fort me duar fortunash dhe rrufete e fjaleve plasin neper mjegulla, e sa me fort t'i shtrydhi krijuesi rete, dalin edhe me te tmerrshme shtrengatat
    po, mrekulli eshte kur krijuesi i shtrydhe embel rete e mllefosura i bjen ne vete ngadale, prajte dhe rigon shiu i bute, i embel, sa kenaqe edhe faqet e luleve kur ia kthejne fytyren perpjete
    uji nuk krijon shiu, po krijuesi i zbute rete... pale pale zotsuprem

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej nit'ime!!!
    duro....se asgje nuk ka ndryshuar nga premtimi i shiut.
    Ti e njeh piken e ujit.... mos dysho se shterret.
    do behet shiu ashtu si do e si je duke pritur ti.
    nit' muah''''''''
    (edhe mua me kish marre malli per kete, por nuk u cmallem se...)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •