Duaje te afermin tend si veten
Te gjithe kane llogari ne e-Albania. Pa e-Albania nuk dilje dot gjate pandemise, prandaj nuk jane te rastesishme te gjitha keto. Pavaresisht se detyren e shantazhimit per voten ne kuti te rilindjes e kryen te dhenat tona.
Problem i madh nuk eshte, perkundrazi patronazhistet e rilindjes duhet te jene te informuar edhe sesa leke ke ti te depozituara ne llogarine tende bankare.
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Piramida e deformuar e Pagave ka demtur rëndë
Hierarkine Profesionale dhe Meritokracine
Krahas Skandalit ndaj daljes së të dhënave të Pagave në sketorin publik dhe privat, dhe të daljes së të dhënave të tjera për targat e makinave, madje dhe për të dhënat të tjera të data bazave shtetërore, një problem i madh është ngritur përgjigjet që duhet të jepen për pyetjet e shumta të publikut.
Se kush i nxorri dhe përse ruajtja e të dhënvae paska qënë kaq e dobët, për këtë do të përgjigjen individët që e kanë nxjerrë, dhe këtu luan rol Prokuroria dhe shteti që ka future në punë njerëz të pafatë, pa konkurim e të papërgjegjshëm e militantë.
Dihet që vetë shteti nuk është i interesuar të nxjerrë të dhënat e veta në publik, përpos rastit kur do të bëjë vetë transparencë për ti treguar populli të vet se çfarë ka bërë me sistemin e pagave.
SI i thonë çdo e keqe ka në vetvete edhe ndonjë të mirë.
Transparenca e bërë në mënyrë ilegale e pagave të 630.000 individëve tregon edhe njëhere se shteti në disa pika baza nuk ka vepruar drejt për të ndërtuar një piramidë të drejtë të pagave si në shtet ashtu dhe në privat.
Është e qartë që për sistetmin privat, shteti mund të saktësojë vetëm pagën minimale dhe pagën maximale, paga të cilat duhet të jenë koherente me systemin e pagave të sistemit shtetëror. Argumenti qëndron që në një sistem demokratik sigurisht nuk do të ketë paga të barabarta për punë të ndryshme fizike apo intelektuale, por piramida e pagave duhet ndërtuar në raport me Hierarkinë profesionale dhe Meritokracinë në këtë system.
Po të shohim sIstemin e pagave në vëndet e demokracisë perëndimore dhe po të marrim shëmbëll nga to në Shqipëri nuk do të kishte kurrfarë gafashdhe gabimesh në systemin e sotëm shqiptar të pagave të cilin po e shohim sot transparent falë hakerimit dhe shkeljes së ligjit.
Po të vazhdojmë argumentin mund të themi se në systemin e piramidës së pagave shtetërore dhe publike në Shqipëri vihen re këto gabime kryesore të cilat rëndojnë mbi popullsinë prodhuese dhe atë pensioniste:
-Së pari, nuk është vendosur ose është vendosur gabim paga minimale bruto dhe neto e jetesës për punonjësit e cila bazuar në llogaritjet e disahershme ndër vite duhet të jetë rreth 300 Euro. Asnjëherë të gjitha qeveritë e pas vitit`90 nuk e kanë miratuar.
-Së dyti nuk është vendour ose është vendosur gabim, paga minimale bazë për pensionet e cila duhet të jetë më e madhe se paga minimale bazë e jetesës. Sipas llogaritjeve duhet të jetë rreth 350 Euro.
-Së treti pagat e punonjësve të prodhimit dhe të punonjësve intelektualë duhet të jenë më të mëdha se pagat në administratën shtetërore, kjo për arësye që individët të mos synojnë të gjejnë një punë në shtet në raport me punën prodhuesi (fizike ose intelektuale). Në Shqipëri pagat e administratës shtetërore e publike janë më të larta se pagat e prodhuesve.
-Së katërti, pagat në sektorin shtetëror (po ashtu dhe në privat), duhen vendosur rreptësisht sipas hierarkisë profesionale në të cilën përfshihen: vjetërsia në punë, titujt dhe gradat shkencore, meritokracia,
- Së pesti pagat maksimale nuk duhet të jene më të mëdha se 4 herë mbi pagën minimale të jetesës.
- Së gjashti, Shpërblimet dhe bonuset në systemin shtetëror dhe public duhet të rivlerësohen sidomos punët jashtë orarit, rojet 24h, shërbimet e dokumentuara , etj.
-Së shtati, paga mesatare netto e punonjesve duhet të jetë tek 600 euro,
-Së teti, pagat në sektorin privat duhet të vendosen nga shteti si paga minimale dhe ajo maximale. Paga minimale në privat nuk duhet të jetë me pak se paga mesatare në shtet, por paga maximale në privat mund të jetë e lëvizëshme por i duhet vënë një tavan bazuar në hierarkinë profesionale dhe meritokracinë e individit, dhe duhet një legjislacion i veçantë, për të penguar shumat e mëdha që mund të jenë edhe shkak për pastrimin e parave të pista.
Së fundmi duke u bazuar në GDP e Shqipërisë për 2021, e cila është rreth 17.2 miliard dollarë amerikanë dhe duke vlerësuar të ardhurat per capita e cila për Shqipërine është 5.200 dollarë amerikanë ( e parafundit në Ballkan), duke shmanguar dhe korrigjuar PPP e gabuar në Shëndetësi, duke shtetëzuar Naftën e cila mbetet një asset strategjik, duke vendosur me ligj këshilltarë për ministrat, kryetarët e Bashkive dhe të Prefekturave, individë specialistë expertë sipas fushës me mbi 20 vjet punë, duke vendosur me ligj që këshilltarët të jenë jo më shumë se në një institucion për këshillime, Shqipëria do të mund të rregullojë në të mirë të popullit këtë skandal të pagave.
Duke ditur se Shqipëria ka akoma një informalitet prej 5-8 miliard dollarë amerikanë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në Shqipëri, do të jetë e nevojshme që të realizohet një Amnisti Fiskale, sa më parë, sesa të sekuestrohen me të drejtë apo pa të drejtë pronat dhe asetet e individëve.
Pika e pare eshte ;ti heqim politikes te drejten e punesimit ne shtet. Vetem nga ketu mund te fillohet çdo lloj aryetimi e diskutimi,te tjerat jane ide te pazbatueshme sepse nuk prekin thelbin e problemit qe ne radhe te pare eshte politik e pastaj moral.
Neteorm (29-12-2021)
Skandali me listën e pagave, VOA: Si u morën dhe u shitën të dhënat e qytetarëve nga dy punonjësit e Drejtorisë së Tatimeve
Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar të paktën 4 persona në kuadër të hetimit të nisur për rrjedhjen e të dhënave zyrtare mbi pagat e mbi 690 mijë qytetarëve, të cilat u shpërndanë përmes aplikacionit Whatsapp, pak javë më parë.
Mes personave të arrestuar dy janë punonjës së IT në Drejtorinë e përgjithshme të Tatimeve., Eni Qirjako dhe Andi Agaraj. Sipas Prokurorisë, ka qenë Qirjako e cila ka nisur punë në korrik të vitit 2020, dhe që vetëm pak muaj më pas rezulton t’i ketë kaluar herë pas here të dhënat kolegut të saj Agaraj. Ky i fundit mësohet t’i ketë kërkuar të dhënat nën justifikimin e një studimi.
Por sipas hetimeve rezulton se punonjësi i IT, i ka shitur me pjesë të dhënat e grumbulluara, në këmbim të shumave modeste prej 20 mijë lekësh, për çdo herë që ja jepte ato dy personave të tjerë, që rezultojnë të jenë përmbarues, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, që të dy të arrestuar.
Prokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj, deklaroi gjatë një konference për shtyp, se deri në këtë fazë të hetimit është zbuluar mekanizmi i rrjedhjes të së dhënave, dhe se po punohet për të kuptuar se cili ka qenë qëllimi i publikimit të tyre.
Hetimet janë shtrirë dhe në institucionet e tjera, duke qenë se kanë qarkulluar dhe të dhënat me target e automjeteve, apo më parë dhe të dhënat personale që qarkulluan si një listë e përdorur nga strukturat e Partisë socialiste në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
VOA
Pas daljes së të dhënave, specialistja e IT njoftoi eprorin te Tatimet, ora dhe data përkonin me e-maile-t për kolegun. Si kaluan në ‘4 duar’
E-mail-e, File dhe programe që rrodhën nga katër palë duar për të qenë në duart e miliona njerëzve me të dhënat e 690 mijë shqiptarëve. Prokuroria e Tiranës ka bërë publike sot detaje nga hetimi për skandalin e publikimit të pagave dhe emrat e 4 personave të arrestuar.
Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala dhe zbardhur nga “BalkanWeb” rezulton se pas daljes së të dhënave, vetë specialistja e IT te tatimet Eni Qirjako ka njoftuar eprorin e saj se krijimi i file-t përkonte me orën dhe datën e email-it dërguar kolegut të saj.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në datë 22 dhjetor 2021 ka regjistruar kryesisht procedimin penal dhe po zhvillohen hetime, pasi dyshohet se janë konsumuar elementë të veprës penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Objekti i hetimit lidhet me faktin se në rrjetet sociale në datë 22 dhjetor 2021, e konkretisht nëpërmjet aplikacionit “Whatsapp” është publikuar një raport në programin exel, lidhur me listëpagesat e muajit janar të vitit 2021, të pagave të punonjësve të punësuar në institucionet shtetërore dhe private. Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit Whatsapp dhe pastaj janë publikuar dhe në media. Këto të dhëna janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas.
Me urdhrin e datës 23 dhjetor 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka urdhëruar mbajtësin (administratorin) ose kontrolluesin e të dhënave kompjuterike të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, Institutit të Sigurimeve Shoqërore Tiranë, të dorëzojë të dhënat kompjuterike të memorizuara në sistemin kompjuterik e konkretisht të të gjitha logeve që kanë loguar në sistemin e të dhënave për pagat Janar 2021. Urdhër i cili është ekzekutuar nga policia gjyqësore me procesverbal përkatës të datës 23 dhjetor 2021.
Nga aktet hetimore paraprake të administruara ka rezultuar se shtetasja e dyshuar Eni Qirjako, ka filluar punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve më 20 korrik 2020, në pozicionin e specialistes IT. Ajo ka rënë në dijeni të shpërndarjes së të dhënave të pagave në datën 22/12/2021. Pasi është njohur me këto të dhëna ka konstatuar se ora dhe data e krijimit të file-t në Excel përkonte me datën dhe orën që këto të dhëna ajo ia kishte dërguar kolegut të saj shtetasit Andi Agaraj. Lidhur me këto fakte siç rezulton edhe nga aktet e dyshuara ka njoftuar eprorin e saj, drejtorin Ervin Muça, të cilit i ka bërë të qartë faktin se emri i userit nga i cili kanë dalë këto të dhëna me emrin Moza Seraj, është useri që ajo përdor në aksesimin e të dhënave nga ana e saj. Nga shtetasja Eni Qirjako është kërkuar ndryshim i userit me emrin ‘Moza Seraj’, dhe nuk është bërë.
Gjithashtu nga aktet hetimore është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 23.12.2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale hard diskun e kompjuterit te specialistes se IT Eni Qirjako në zyrën e saj pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Me vendimin e datës 24 dhjetor 2021 është vendosur sekuestrimi i provës materiale e konkretisht, hard diskut të kompjuterit të punonjësit Andi Agaraj. Me procesverbal të datës 24 dhjetor 2021 nga policia gjyqësore është bërë sekuestrimi i provës materiale e konkretisht hard diskut të kompjuterit të punonjësit Andi Agaraj.
Nga aktet hetimore e konkretisht referuar procesverbalit të këqyrjes së e-mailit të punës të specialistes së IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Eni Qirjako, janë konstatuar se të dhënat e kërkuara dhe të publikuara objekt hetimi, janë dërguar nga e-maili i saj i punës, në e-mailin e punës së shtetasit Andi Agaraj në datat e mëposhtme:
Në datë 21 tetor 2020, listë pagesat e muajit shtator 2020. Në datë 25 nëntor 2020, listë pagesat e muajit tetor 2020. Në datë 25 janar 2021, listë pagesat e dhjetorit 2020. Në datë 24 shkurt 2021 listë pagesat e janarit 2021. Më datë 29 prill 2021 listë pagesat e muajit mars dhe në datë 22 tetor 2021 listë pagesat e muajit shtator 2021. Këto të dhëna i janë dërguar nga adresa zyrtare e punës së Eni Qirjako në adresën e Andi Agarajt. Këto file siç rezulton nga këqyrja janë dërguar në programin we transfer.
Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Andi Agaraj ushtron detyrën e specialistit të IT në sektorin e rrjetit dhe infrastrukturës që nga viti 2013 në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve Tiranë. Nga aktet e administruara është konstatuar se shtetasi Andi Agaraj, të dhënat që i ka marrë nga shtetasja (kolegia) Eni Qirjako, të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, ia ka dhënë shtetasit Klodian Sota.
Shtetasi Klodian Sota ia ka dhënë materialet e marra nga kolegia Eni Qirjako në të gjitha rastet kundrejt vlerës 20 000 lekë sa herë që ai i ka dhënë të dhënat e kërkuara. Nga hetimi është konstatuar se këto të dhëna pasi shtetasja Eni Qirjako, ia kalonte në e-mail në programin We Transfer, i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD, dhe ia ka dërguar dorazi në periudha të ndryshme kohore shtetasit Klodian Sota.
Nga aktet e administruara konstatohet se shtetasi Klodian Sota, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ia ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi kundrejt një shpërblimi prej 20 000 deri në 30 000 lekë.
Gjithashtu nga veprimi hetimor është konstatuar se me procesverbalin e sekuestrimit të datës 28 dhjetor 2021, policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e shtetasit Klodian Sota një Hard Disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga shtetasi Andi Agaraj.
(m.k/BalkanWeb)
Ekskluzive | I arrestuari për skandalin e pagërrjedhjes punoi për një miliarder rus
Një nga të arrestuarit e Policisë për skandalin e pagërrjedhjes, Endri Ikonomi rezulton të ketë punuar deri së fundmi për kompaninë e një miliarderi rus në Shqipëri, e quajtur Credit 2 All (Digital Finance International SHPK), që sipas të dhënave të QKB të cilat Euronews Albania i disponon, është e specializuar në konsulencë financiare dhe në produktet elektronike në këtë fushë.
Biznesmeni 57-vjeçar rus Oleg Viktorovich Boyko raportohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarë sipas Forbes dhe përshkruhet në faqen e tij të internetit si një nga 100 biznesmenët më të pasur rus, investitor ndërkombëtar prej 30 vitesh në industrinë bankare dhe shërbimet digjitale financiare dhe drejtues i Finstar Financial Group.
Megjithatë një raport inteligjence i Senatit të SHBA e citon oligarkun rus Oleg Boyko si person “Me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, inteligjencën dhe shërbimet e sigurisë së Rusisë dhe me lidhje me krimin e organizuar”.
“Shtypi moldav ka raportuar se Boyko ishte i përfshirë në një operacion të mbeshtetur nga Kremlini për influencimin e jashtëm të zgjedhjeve atje,” shkruhet në raportin sensitiv të SHBA, ku disa paragrafë janë të censuruar.
Raporti i Inteligjencës Amerikane
Një investigim i platformës së gazetarëve rumunë anti-korrupsion “Black Sea” e citon Oleg Boykon si investitorin e Fashion TV që së bashku me një partner në Letoni e kanë përdorur Maltën si parajsë fiskale për të operuar në Europë dhe SHBA ndërsa kanë fituar shuma marramendëse për kredi emergjente tek më të varfrit e Europës pa paguar taksa.
Nga të dhënat e QKB rusi ka blerë 100% të aksioneve të kompanisë më 8 maj 2018 nga pronari i mëparshëm: Piressa Holding Limited një kompani që operonte në parajsën fiskale Qipro, një ditë pasi administrator i saj emërohet i arrestuarit i policisë Endri Ikonomi i cili ka punuar deri më 17 shtator 2021. Vlado Cvetkosvki rezulton administrator i kompanisë nga tetori 2021.
Oleg Viktorovich Boyko e përshkruan misionin e Finstar si pararojë në “përdorimin e teknologjisë së thellë dhe shkencës së të dhënave për të siguruar gjithëpërfshirje financiare globale”.
Zbulimi i të dhënave personale dhe pagave të qindra mijëra shqiptarëve tronditi vendin në muajin dhjetor dhe ngriti shqetësime për cënimin më të rëndë të privatësisë në këtë shkallë në Shqipëri.
Policia ka arrestuar sot katër persona për skandalin e pagërrjedhjes, dy prej të cilëve janë punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ndërsa dy personat e tjerë janë punonjës të sektorit privat.
Kush janë katër të arrestuarit për skandalin e pagërrjedhjes?
Eni Qirjako, specialiste IT-je në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Ajo i ka kaluar kolegut të saj Andi Agarajt të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë përmes e-mail-it. Qirjako rrezikon 6 muaj deri në 7 vite burg për shpërdorim detyre.
Andi Agaraj, specialist IT-je në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka marrë të dhënat nga kolegia e tij Eni Qirjako dhe i ka shitur te dy subjekte private për 20-30 mijë lekë. Agaraj rrezikon 6 muaj deri nës 7 vite burg për shpërdorim detyre dhe 2 deri në 8 vjet burg për korrupsion pasiv.
Klodian Sota, i punësuar si menaxher pranë kompanisë private “SMART Collection”. Kompania ku Sota punon ka si funksion mbledhjen e detyrimeve të prapambetura dhe kredive të këqija për bankat e nivelit të dytë dhe të tretë. Shërbimi i kompanisë është call-center me funksion përmbarues. Rrezikon 1 deri në 3 vite burg për korrupsion aktiv.
Endri Ikonomi, drejtor i kompanisë “Credit 2 All”, ofron ndërtimin e produkteve elektronike për institucionet financiare kredidhënëse dhe konsulencën financiare për shoqëritë e interesuara. Ai rrezikon gjobë ose burgim deri në 5 vite për korrupsion aktiv.
Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj sqaroi skemën e abuzimit, ndërsa theksoi se nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje në rrjetin kompjuterik por me punonjës që kanë shpërdoruar detyrën.
Lapsi
Përdhunimi i të dhënave personale/ Harrohet teoria me rusë pas vendimit të gjykatës
Janë kthyer në shtëpi 4 të arrestuarit për nxjerrjen e listave me pagat e Janarit dhe Prillit të 2021. Edhe punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë Civile që i shitën të dhënat, edhe ata që i blenë dhe i keqpërdorën, përfituan një masë të butë nga gjykata, meqënëse pranuan të rrëfejnë si dhe pse i nxorrën këto të dhëna nga serveri i Tatimeve.
Fabula sot është zbardhur. Eni Qirjako i shkarkoi të dhënat në kompjuter dhe ia kaloi kolegut Andi Agaraj. Ky ia shiti Klodian Sotës dhe Endri Ikonomit, të cilët i përdorën të dhënat për kompanitë e tyre të kredive.
Historia është provë e degradimit të institucioneve shtetërore nga korrupsioni dhe të masakrës që bëhet me të dhënat personale nga të punësuarit në shtet. Investimet qindra miliona euro që garantojnë sigurinë e të dhënave personale u zhbënë për vetëm 200 mijë lekë të vjetra. Kaq u ble lista e pagave, që u nxorr nga serveri i Tatimeve.
Do të kishte qenë një episod banal për t’u harruar brenda tre ditëve, një skandal nga ato që prodhon çdo ditë korrupsioni i administratës shtetërore, sikur prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj të mos u kishte thënë gazetarëve se e njëjta dorë që nxorri pagat, nxorri edhe të dhënat e qytetarëve për patronazhistët.
Në këtë moment, lista e pagave u shndërrua në një mjet, që mund të çojë në zbulimin e mekanizmit që keqpërdor të dhënat personale në interes të socialistëve.
Por pak ditë më parë në media u përhap një teori tjetër, sipas të cilës listat e pagave u shpërndanë nga njerëz të lidhur me shërbimet ruse.
Lajmi, që bën diferencën mes skandalit të patronazhistëve me atë të pagave, mori menjëherë hapësirën kryesore në mediat tona, duke qenë se Endri Ikonomi, personi që kishte blerë të dhënat punonte në kompaninë Credit 2 All, në pronësi të një miliarderi rus.
Si të dirigjuara nga e njëjta dorë, edicionet informative të televizioneve kryesorë në vend u mbushën me foton e oligarkut rus, të quajtur Oleg Viktorovich Boyko. Jetëshkrimi i 57-vjeçarit kapi titujt kryesorë të lajmeve, ku raportoheshin pasuri prej miliarda eurosh dhe lidhje okulte me shërbimet ruse.
Pak rëndësi pati fakti se të arrestuarit ishin rrëfyer tashmë se listën e pagave e paguan me vetëm 200 mijë lekë të vjetra nga punonjësja e AKSHI-t dhe e Tatimeve. Pak rëndësi pati se në dosje thuhej se lista nxirrej rregullisht nga institucionet, që prej vitit 2020 dhe përdorej nga kompanitë e kredive të vogla. Pak rëndësi pati deklarata e prokurores Elizabeta Imeraj se ishte e njëjta dorë që kishte nxjerrë të dhënat e pagave dhe ajo që nxori të dhënat për patronazhistët.
Konspiracioni bombardoi me titujt kryesorë përgjatë ditës së premte. Vetëm se, të hënën, kur të katër të arrestuarit lanë qelitë e burgut me vendim gjykate dhe kur e gjithw historia e konspiracionit u shfry, askush nuk pyeti më: Mos vallë edhe gjykatat shqiptare po kontrollohen nga ndonjë oligark rus?
Më poshtë disa nga lajmet sipas të cilave Shqipëria ishte në prag të destabilizimit me 200 mijë lekë të vjetra që u blenë listat e pagave.
Lapsi
Krijoni Kontakt